Qëllohet me thikë punonjësi i policisë në Durrës

28 Dhjetor 2015, 18:16Kronika TEMA
Qëllohet me thikë punonjësi i policisë në Durrës

Një oficer i Antidrogës në drejtorinë e Policisë së Durrësit është plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, pranë urës së Dajlanit, ku Sami Gjyzeli qëndronte.

Një person i cili udhëtonte me motor, ka zbritur nga mjeti dhe ka goditur me thikë oficerin.

Gjyzeli ndodhet në reanimacionin e spitalit të Durrësit ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Gjendja e tij shëndetësore mësohet se është kritike për jetën

Burime nga policia e qytetit bregdetar thanë për Shqiptarja.com se është identifikuar autori i dyshuar, i cili është banues në rrugën “Sabri Noka”.

Policia është vënë në ndjekje të tij dhe pritet që shumë shpejt të ndodhë edhe arrestimi.

2 komente në “Qëllohet me thikë punonjësi i policisë në Durrës”

  1. tfgs1 says:

    pune gyzelesh,varu kkkkkkkkk………….

  2. zhaneta Spaho says:

    Me keqardhje e pranojme se jemi rrace kriminelesh…qe bredhim me arme zjarri e me thika neper duar, gati per te vrare shoket tane edhe per budallalliqe…Sa keq qe jeta vlen kaq pak ne kete vend te mallkuar…ose me sakte mallkuar qofshin egersirat!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje