Shërbimet e Policisë së Vlorës arrestuan në flagrancë 2 persona, të cilët dispononin armë zjarri.
Në orët e para të mëngjesit, gjatë kontrollit të ushtruar në një nga lokalet e natës të qytetit të Vlorës, janë kapur në flagrancë 2 persona me precedentë penalë:
– Ernid Dredhaj, 29 vjeç, banues në Vlorë.
– Masimiliano Haxhiraj, 21 vjeç, banues në Vlorë.
Në momentin kur kanë konstatuar prezencën e shërbimeve të Policisë, dyshohet se shtetasi Masimiliano Haxhiraj, në tentativë për të fshehur armën pistoletë të llojit “GLOK”, ka plagosur lehtë nga pakujdesia shokun e tij, shtetasin Ernid Dredhaj, në pulpën e këmbës së majtë.
Masimiliano Haxhiraj dhe Enrid Dredhaj, njihen nga Policia si persona me precedentë penalë, si të përfshirë në veprat penale “Krime kundër personave” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– një armë zjarri Pistoletë të llojit “Zastava”
– një armë zjarri Pistoletë të llojit “Glok”
– 20 fishekë të kalibrit 9 mm,
– një gëzhojë.