Në gjykatën e Apelit shortet janë të paracaktuara. Një përshtypje të tillë e ka dhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili sot në një takim me kancelarët e gjykatave paralajmëroi masa deri në largimin nga puna.
Ylli Manjani: “Asnjë çështje nuk mund të kalojë apo anashkalojë procedurën e shortit. Shorti nuk është shpikje e shqiptarëve. Është instrument ligjor që ndihmon në paanësinë në gjykim. Po jua them troç na është krijuar përshtypja që për çështje të caktuara në varësi të faktit se kush gjykon në shkallë të parë dihet se kush gjykon në Apel. Për fat të keq më është krijuar kjo përshtypje.
Çfarë kodosh shorti qenka ky që e paska parazgjedhë gjykatësin. E pamundur të jetë e besueshme, unë nuk e besoj, jo më të presin të tjerët se çfarë shërbimi japim.”
Manjani tha se Drejtori i përgjithshëm i Inspektoriatit ka marrë detyrë të qartë e të prerë të mos jetë intolerant ndaj këtyre praktikave, ne po i vërsulemi gjyqtarëve sot.
Ylli Manjani:“Ama kjo nuk e mbron kurrsesi shërbimin, kancelarin dhe personelin e shërbimit. E kuptoj që personeli është keqpaguar por kjo nuk është arsyeja që në emër të keqpagesës të kërkosh pagesë ekstra në rrugë të jashtëligjshme, sepse në një logjikë fare të thjeshtë jashtë derës së gjykatës ka po aq njerëz që kërkojnë tju zënë vendin. Ka po aq njerëz jashtë dhe të shkolluar që presin jashtë sistemit tju zënë vendin dhe ju siguroj se do jua zënë vendin nëse gjendeni përpara këtyre situatave”./ Ora News
nuk na the ndonje gje te re z.minister…por shyqyr qe te qenka krijuar pershtypja…
O Manjani,
Drejtori i pergjitheshem i Inspektoriaotit duhet te mosjete intolerant apo te mosjete tolerant ???
jami dakort me ty.
por cfare ti bej ghykats administrative te apelit tirane
Ceshtja ime ka me shume se nje vit ( nga data e regjistrimit ne ate gjykate) dhe akoma nuk eshte caktuar data e gjykimit te saj .
ne web e gjykates shoh se ceshtje te regjistruara ne vitin 2015 kane dale per gjykim
e imja ne 2014 nuk ka dale akoma
nuk njohim ndonje njeri qe te mundesoje qe ceshtjes sime ti dali data e gjykimit.
mund te mdihmoni per kete zoti manjani ?
Shihet se rrjedh nga nje parti me taban moral ky honxho bonxhoja, e ka amanet nga Iliri çeshtjen e drejtesise. Zoti ua shperblefte me xhehmem ishalla.