Raporti: ISIS po lufton me municione të prodhuara në Shqipëri

29 Dhjetor 2015, 17:34Kronika TEMA

Në depot e armëve të organizatës terroriste e Shtetit Islamik në Siri janë zbuluar municione luftarake të prodhuar në vendin tonë dhe mendohet që këto municione janë trafikuar nga Shqipëria.

Organizata “Conflict Armament Research” me bazë në Londër, e cila investigon zonat të konfliktit në botë, ka kryer një hulumtim në depot të armëve të braktisura nga luftëtarët të Shtetit Islamik në Siri.

Nga ky hulumtim është zbuluar që Shqipëria figuron në mesin e disa shteteve, të cilët kanë prodhuar municione që janë në përdorim të kësaj organizate terroriste.

Municionet shqiptare janë zbuluar në baza të ISIS-it dhe janë gjetur aty para se Shqipëria të dërgonte armatime luftarake për ndihmë ushtrisë irakiane. Vendimi i qeverisë shqiptare i gushtit 2014 për të dërguar armë në Irak erdhi pas kërkesës së NATO-s, për të ardhur në ndihmë këtij vendi në luftën e saj kundër Shtetit Islamik.

Por armët e gjetura dyshohet se janë trafikuar ilegalisht nga Shqipëria drejt Sirisë para këtij vendimi. Policia e Shtetit arrestoi dy muaj më vonë, 8 persona, që akuzohen se trafikonin armë drejt Sirisë.

7 komente në “Raporti: ISIS po lufton me municione të prodhuara në Shqipëri”

  1. Barboon says:

    kujdes se mos e merr vesh Lu Lu DHE BEHET XHELOZ…..


    PYETJA eshte , nese vertet po perdorin prodhime te Shqiperise,sa futi shteti ne arken e shtetit , apo shkuan dollaret ne xhepat e kujt?

    1. Tim says:

      Sa bukur? Terroristet e IS jane te armatosur deri ne dhembe me tanke, antitanke, veshje speciale, armatime speciale dhe na u gjet se kush i paska furnizuar me arme, Shqiperia. Fuck you! Shqiperia delja e zeze. Armet i akne cuar ata qe shpenzojne miliarda e miliarda per ushtrite dhe per luften e jo Shqiperia me breket e grisura. Kjo eshte qesharake. Trafikantet me te medhenj te armeve dihen por ata nuk raportohen sepse duhen gjetur dele si Shqiperia qe te urrehen dhe te tregohen me gisht. Sa gazrtare objektive! Hahahaha sa poshte ka rene gazetaria. Ku qenkan keta observues qe kane shkuar dhe studiokan armet e IS? Ata ja u kane prere kokat te gjitheve qe kane guxuar te shkojne prane tyre? Po tanket nga i moren, po kamionet nga i moren, po naften kujt ja shesin, po veshjet nga i marrin, po antitanket nga i marrin, po parate nga ju vine? Te gjitha nga Shqiperia. Po Turqia, Irani, Izraeli, Rusia, Arabia Saudite, Kina, US, Jordania, Bahreni e shume te tjere cfare kane bere? Apo i kane lene armet dhe tanket te kaalojne pa zhurme. Shqiperia! What a joke?

  2. tomorri says:

    Mire ja u bejne keture jeziteve.

  3. dhiz iz a mirikell of fridom, ui uin dhe reis says:

    O ca gallate po mjetet e blinduara amerikane ne Shqiperi jane prodhuar?

  4. shqiptar says:

    futja kot edhe putini lufton isis po te gjithe armatimet e isis jane kallash edhe made in rusia trafikantet rus kane bere million dollare me armet qe shesin ne lindjen e mesme ku te ajo zone pelqehen armet ruse
    te gjithe shesin arme atje perse shqiperia mos ta beje

  5. Lili says:

    Po deligjorgji me ate ‘masaxherin’ amerikan e me Zenin ,ku mendoni ju se i Kane shitur armet?edhe israeli kur bejne arme ne Shqiperi mendoni ju se seriozisht i biens se nuk ka arme vete ne israël? Jo i bejne si CIA si israeli ne Shqiperi qe faj te jeté i ynii e jo i tyre….

  6. Crusader says:

    Taktikat e armatosjes se grupeve rebele nga CIA dhe agjensite e tjera te inteligjences jane te tilla. Nepermjet kontraktoreve te trete, keto agjensi blejne arme neper bote dhe pastaj ju a kalojne rebeleve. Zakonisht keto arme jane te prodhimit Rus apo Kinez. Kjo per arsyen e thjeshte, qe te mos kete implikime ne te ardhmen per financimin dhe suportin e tyre. E bene me Talebanet, Al-Kaiden dhe e kane bere edhe me IS-in.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje