Skandali/ Gjykata e Tiranës liron përdhunuesin e një 17-vjeçareje

30 Dhjetor 2015, 16:48Kronika TEMA

Besnik Barashima 42 –vjeçari që mori peng dhe përdhunoi një 17-  vjeçare  ne Villarika të Napolit, rezulton të jetë dënuar nga gjykata e Prizrenit për veprën penale të “trafikut te qenieve njerezore” dhe është denuar  nga kjo gjykatë me 1 vit burg.

Por më 15 mars, siç shihet në këtë dokument, ky vendim është njohur nga Gjykata e Tiranës, e cila vendos përfundimisht ta denojë 42 –vjeçarin e lindur në Tapizë të Fushë – Krujes dhe banues në Dritas të Tiranës, me 42 mijë lekë gjobë.

Besnik Barashima, ky që po shihni në këtë foto, është baba i 5 fëmijëve.

Ai rezulton të ketë kaluar në Itali më 22 dhjetor me një traget të linjës Durrës – Bari, ditën e rrëmbimit të vajzës 17 – vjeçare.

Adoleshentja që kishte shkuar në Itali për të festuar Krishtlindjen, u mbajt peng për 4 ditë në një shtëpi të braktisur.  Ajo i tha Karabinierisë se ishte përdhunuar nga rrëmbyesi i saj, i cili synonte ta shfrytëzonte për prostitucion.

Karabinierët që po hetojnë mbi ngjarjen kanë dyshime se Brashima është vetëm një nga anëtarët e një bande që merret me trafikun e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

Pjesë e rrjetit dyshohet të jetë edhe një vajzë nga Shqipëria dhe dy persona të tjerë nga Fushë Kruja.  Karabinierët e Villarika, pranë Napolit, e zbuluan vendin ku mbahej vajza pasi një person u kërkoi të afërmve të saj pasaportën që ajo kishte lënë në shtëpi. Duke ndjekur personim që mori pasaportën, ata ranë në gjurmë të vendit të braktisur, në Castel Volturno dhe e liruan vajzën më 25 dhjetor.

5 komente në “Skandali/ Gjykata e Tiranës liron përdhunuesin e një 17-vjeçareje”

  1. Kevin says:

    Nuk behet shtet me gjyzelet.

  2. Creasy says:

    Ka gjasa qe ky gjyqtari te jete i korruptuar . . .

    1. qipidhasi says:

      waw, i madh je, si e gjete!!!?

  3. deni says:

    kush,cili,une,ti,ai,ajo,ne,ju, ata, ato.20 veta ne foto o shoku

  4. Gimi says:

    Dhemb per dhemb,vajza e gjyqtRite te perdhunohet …,nuk duan drejtesi ateher vetegjyqesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje