Ndalohet ish-shefi i shërbimeve në Shëngjin, tjetërsoi pronat në bregdet

3 Janar 2016, 16:25Kronika TEMA

Ish-shefi i shërbimeve në ish-Komunën e Shëngjinit është ndaluar nga policia pasi akuzohet për tjetërsim prone.

“Me datë 03.01.2016 , Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomiko – Financiar, kanë ndaluar shtetasin në kërkim: Agostin Gjini, 51vjeç,  banues në Ishull Lezhë,  me funksion ish- shef i Shërbimeve (protokoll dhe arkivist) pranë Komunës Shëngjin.

Pasi ky shtetas në kohën kur kryente funksionin e shefit të Shërbimeve pranë Komunës Shëngjin , në bashkëpunim me persona të tjerë të administratës publike të cilët janë ndaluar më parë nga policia, kanë shpërdoruar detyrën  duke ndarë tokat  si  bujqësore në zonën turistike Kune – Shëngjin me dokumente të falsifikuar.

Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin datë 18.11.2015 e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale ” Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.

2 komente në “Ndalohet ish-shefi i shërbimeve në Shëngjin, tjetërsoi pronat në bregdet”

  1. tonini says:

    e hengri dhe ky i shkreti ne shengjin per tokat qe mori aleksander frangaj ne Shengjin. Sandri perlann e gusti hyn ne burg!!! he me te lumte ajo palle o frangaj!! ti vjedh e te tjeret hyjne ne burg per ty sikur nuk shkon ..

    e bleve dhe kete edi ramen. vodhe nga berisha per 8 vjet rrjeshte euro, tokam, pallate,etj dhe tani burgun po e marrin te tjeret.

    Edhe ky agusitn gjini per toakt e sadnrit shkoi ne burg.

  2. ednazjen says:

    Ca esht 1 vit burg,,,,asgje hic. Tjetersoi pronat thote, ai i rrembeu me dhune e mashtrim. Kadaif me lesh,,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje