Bilanci i vrasjeve ndër shqiptarë, në tre ditët e para të këtij viti, duket se ia ka kaluar edhe ISIS-it. Por, më shumë se numri i viktimave, ajo që vlen të “analizohet” janë motivet, që duket se janë unikale.
Njëri vret gruan për xhelozi, e pastaj edhe veten natën e vitit të ri, tjetri vret dy vëllezër se nuk i jepnin vajzën për nuse. Dhe vulën ia vë qytetari nga fshati Luz i Vogël i Kavajës.
Ai vrau fqinjin pse po priste plepin që ishte në kufi mes dy parcelave të tokës dhe degët ranë në tokën e tij. Saktësisht, një njeri u vra për atë grumbullin e druve që tregohet në foton e parë.
Cdo koment duket i kotë!
Situata duket vërtet e rëndë dhe është një rast i mirë për opozitën të ngrejë zërin politikisht.
Por unë jam i bindur, tragjikisht, se nuk ka polici në botë të parashikojë e për pasojë të parandalojë këto lloj krimesh mes shqiptarëve.
Sepse nuk ka polici në botë të parandalojë zemërimin e sedrës së vrarë të malësorit shqiptar kur i refuzojnë nusen.
Sepse nuk ka polici në botë të parashikojë e parandaloje një hajvan që merr ciften e i bie komshiut pse ranë degët e pemës në arën e tij.
A ka të tjerë krime që mund të parandalohen? Padyshim, ka dhe ka shumën, vecanërisht ato që kanë për shënjestër persona që kanë qenë njëherë në burg për vrasje, apo që nuk janë arrestuar fare, e kanë dalë të “pafajshëm”. Por ka ca vrasje që janë vetëm “Made in Albania”.
Po aksidentet?
Ato janë pak, seriozisht e them që janë shumë pak.
Mjafton të shkoni, të paktën, në ndonjë vend fqinj dhe të shikoni standartin e rrugëve dhe korrektesën e shoferave. Nëse shikoni ndonjë idjot që fluturon e shkel rregullat, dije që është shqiptar.
Pastaj hajdeni këtu e shikoni rrumpallën, pa sinjalistikë e pa tabela, të rrugëve dhe lukuninë e shipove që nxitojnë si të çakërdisur, që s’pyesin as për sinjalistikë, aty ku është, as për polici e për asgjë.
Nuk besoj se ka shofera në ndonjë vend tjetër që shkuajnë sms apo hedhin foto në facebook duke drejtuar makinën!
Ik mor sherbetor i ndyre i hajduteve e komunistave
o gazetar injorante se te tille ka plote ne shqiperi, qe nuk ja vlejne te jen gazetar,cfare titulli eshte ky, qe kraheson shqiperine me isis, ti se ke idene cfare do te thote isis na ben si gazetar apo mesove te thuash isis qe pas goditjes ne paris,se per kaq vite qe ekziston isis dhe per krimet qe ben cdo dite nga 2011 qe u shfaqe hapur ne skene, nuk e ke iden, lexo edhe ndonje lajme ne ndonje site te huaj dhe pastaj jep opinione, sepse ke filluar te lexosh lajme shume vone. vetem pas goditjes ne paris per 5 vjete qe vazhdone konflikti ne siri dhe irake nuk e ke iden,, po gazetar qe e kalone diten duke pire kafeneve, sdo mend qe keto mendime do te kete, respekte per ata gazetar qe jane shembulle ne punen e tyre ,,,
Z.Mentor ! Shqetesimi eshte i drejte ,por titulli tendecioz.Qe te bindesh per kete (dhe per frazen e fundit te shkrimit tuaj), mjafton te shohesh sikur vetem “kroniken e zeze” te lajmeve te djeshme te Italise .Per mos te folur per shoferat e autobuzeve me smartfone ne dore…
Ky quhet seleksionim natyror.
Z.Mentor, me te gjitha sa the jam dakord, jane fakte, nuk i mohon dot kush. Por mund te veçoje si akte barbare dhe pa kuptim, ate psiqikun qe vrau dy vellezer pse nuk i dhane motren per nuse, dhe psiqikun tjeter qe vrau nje djale te ri per nje peme. Keto po, mund te quhen akte unike ne bote, jane gjera se veshtire mund te ndodhin ne ndonje cep tjeter te planetit.
Krahasimi me Isisin nuk ka fare kuptim, se Isisi jo vetem qe ka vrare dhe vret me shume, por vrasjet e Isisit nuk dihen te gjitha, se s’ke si i merr vesh, kurse vrasjet ne Shqiperi merren vesh. Edhe krahasimi ideologjik me Isisin eshte i pakuptimte. Atje po behet nje lufte fetare, kurse njerezit ne Shqiperi jane te stresuar, me depresion, disa edhe kane shkalluar.
Gjithsei, per faktin qe thua qe vetem te ne ndodhin gjera te tilla, po te jap nje shembull, dje apo pardje, nje djale italian vrau nenen e tij dhe nxorri foton apo lajmin ne Fb, diçka e tille, nuk em kujtohet mire. Po kete si t’a quajme? Behet fjale per italiane, jo shqypo.
Kurse per drejtues automjetesh qe vozisin duke shkruar SMS apo duke deeguar foto ne FB, te jesh i bindur qe ketu ne Itali mbajne vendin e pare ne Europe, ne mos ne bote. Vetem t’a dije sa aksidente behen ketu nga te dehurit, te droguarit, apo ata qe perdorin celularin gjate vozitjes. Ja, keta jane italiane, europiane, jo shqiptare.
Te perqendrohemi tek hallet dhe problemet tona, mos te bejme krahasime pa lidhje..
nuk ka sesi te ndodh ndrishe,pune sunitesh varu kkkkkkk……………
Nje krahasim te tille kaq idiot dhe pa vend vetem gazeta tema mund ta shkruante