Prokuroria e Tiranës merr të pandehur biznesmenin Rezart Taçi për akuzën e “mospagimit të taksave dhe tatimeve”.
Task-forca e Prokurorisë, pas hetimeve disa mujore, ka arritur të gjejë element të veprës penale të konsumuar nga Rezart Taçi në kohën që ishte administrator i shoqërisë “ARMO”.
Sipas prokuorisë, Taçi me cilësinë e administratorit të ARMO-s, menjeherë pas blerjes së aksioneve nga shteti shqiptar, nuk ka paguar detyrime tatimore për disa vite, duke i sjell shteti një dëm prej miliona eurosh, raporton ABC News.
Burimet thanë se Rezart Taçi nuk ka preferuar të paraqitet në prokurori për t’u njohur me provat dhe të marr dijeni për ngritjen akuzës, duke ia deleguar të gjitha këto veprime avokatit mbrojtës.
Prokurorët thonë se avokati pavarësisht njohjes me akuzën nuk e ka pranuar atë, duke pretenduar se klienti i tij nuk ka konsumuar ndonjë vepër penale.
Ndërkohë, mësohet se janë sekuestruar të gjitha praktikat e ndjekura nga Drejtoria e Tatimpaguesve të mëdhenjë, të cilët kanë përpiluar procesverbalet e gjobave për kompaninë “ARMO” për mos pagimin e detyrimeve.
Disa nga këto gjoba janë ankimuar në gjykatë, disa të tjera rezultojnë se janë pezulluar pa ndonjë argumentim, por që në total hetuesit thonë se Rezart Taçi nuk ka paguar detyrimet shtetërore për disa vite.
Me komunikimin e akuzës ndaj biznesmenit Taçi, prokuroria thotë se shumë shpejt do mbyllen hetimet dhe do të dërgohet dosja pranë Gjykatës së Tiranës, për t’iu përgjigjur akuzës së “mospagim të taksave dhe tatimeve” ku nëse deklarohet fajtor, rrezikon një dënim nga gjobë deri në 3 vjet burg.
Burimet thonë se hetimet do të veçohen për ish-zyrtarët të drejtorisë së tatimeve të kryeqytetit për shkak ekzistojnë dyshime se disa prej tyre janë përfshirë në afera korruptive duke favorizuar biznesmenin Rezart Taçi, i cili tashmë ia ka shitur kompanin ARMO disa biznesmenëve azerbajxhanas.
Rezart Taçi, disa herë është përfolur në media për afera të ndryshme korruptive, që për mënyrën e privatizimit të ARMO-s, administrimin e saj e deri në shitjen e aksioneve tek azerët.
Hic qejf qeder hic qejf qeder muhaaaaaa
Bravo Rilindja! Me ne fund po ben shtet. Nje xhepist qe vjedh 10 mije leke te vjetra, po u kap, denohet me 10 vjet burg. Ky miku ka vjedhur miliona euro dhe u denoka me 3 vjet burg. 1 vit i falet se pranon fajin, 1 vit per sjellje te mire, perfundimisht ja hedh me nje vit arrest shtepie tek vila ne Lalez…
REZART THAQI NUK U PARAQIT NË PROKURORI !!!
Ky zotëria është i burgosur në Gjenevë të Zvicrës !!!
Lexova qe Fevzo po Ben nje emision per hajdutin Taci,qe nga kamarier u ba milionier ne mengjez.Fevzo e ka marre seriozishht dhe ka thirrur ne Salle mama Berishen,disa bisnesmene azerbajxhanas dhe Fullanin.Frangaj eshte kryesori qe do te jete present me disa hajdutesh te tjere qe te mesoje se si vidhet shteti ,edhe Llalla eshte I ftuar.
3 vjet per nje pasuri milionash. I bej une 10 vjet te jete per kete. Drejtesia qe vlereson xhambazet dhe denon te varferit…
Me gjithe ata zullume, vetem 3 vjet burg? Jam gati une te bej burg, mjafton te kemi nje pjese te vogel te pasurise se tij!
Nuk kishte si te ndodhte ndryshe kur te dyja palet iu futen per ta zhvatur. Po ia arrijne qellimit.