Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat ka deklaruar se viti 2015 ka qenë një vit i suksesshëm i punës së policisë së shtetit. Këtë fakt ai e mbështet në rezultatet e arritura, ku shifrat sipas tij tregojnë qartë punën e bërë nga policia në të gjtihë vendin.
Sipas Tahirit, gjatë vitit të shkuar është rritur besimi i qytetarëve tek polcia e shtetit, ku janë shtuar kapacitetet reaguese e parandaluese ndërkohë që është rritur mundësia e qytetarëve për të denoncuar.
Tahiri vuri theksin në krijimin e një baze solide të besimit të ndërsjelltë mes qytetarit dhe Policisë së Shtetit.
“Numri i telefonatave është mbi 194 000, pra mbi 500 telefonata në ditë, gjë që tregon besimin e qytetarit ndaj shtetit. Tregon edhe gatishmërinë e qytetarit për të pasur partner policinë në zgjidhjen e problemeve. Aplikacioni i Komisariatit Dixhital është shkarkuar mbi 35 mijë herë. Falë transparencës dhe punës në shërbim të qytetarëve, është rritur besimi i tyre ndaj Policisë së Shtetit”, tha Ministri.
Më tej, ministri nënvizoi se Policia e Shtetit duhet të jetë model i respektimit të ligjit në detyrë dhe jashtë detyrës: “Gjej rastin të falenderoj qytetarët për denoncimet që kanë bërë ndaj punonjësve të policisë. Mënyra e vetme për të kuptuar korrupsionin, fillon me vënien e policisë në shinat e ligjit”.
Sipas Ministrit Tahiri policia tashmë është model i respektimit të ligjit ndërkohë që prioritet për vitin 2016 do të jetë vendosja e kamerave trupi për të gjithë punonjësit e policisë, lufta ndaj korrupsionit brenda radhëve të policisë së shtetit , ligji për sigurinë publike si dhe përfundimi i programit të popullimit dhe regjistrimit të emigrantëve, shkruan Shqiptarja.com.
Gjatë rezymesë, Tahiri ka thënë se gjatë vitit 2015 nuk është shënuar asnjë vrasje për motive gjakmarrje, ndonëse kjo çështje meriton më shumë vëmendje.
Tahiri ka shtuar se në vitin 2015 ka patur rritje të aksidenteve e viktimave, është ulur me 8 herë kultivimi i bimëve narkotike ndërkohë që për herë të parë në 25 vite, niveli i vrasjeve është ulur, ashtu siç është ulur edhe numri i plagosjeve të rënda.
Sa i takon personave të shpallur në kërkim, që janë kapur nga policia, Tahiri tha se janë kapur 19% më shumë persona të shpallur në kërkim.
Sipas Ministrit në vitin 2015 janë realizuar mbi 4450 takime sensibilizuese me komunitetin, ku kanë forcuar partneritetin dhe besimin e qytetarëve tek policia. Janë kryer mbi 194 mijë telefonata në numrin 129, duke treguar rritjen e besimit të qytetarëve tek policia, ka patur 35 mijë shkarkime të programit të komisariatit dixhital ku janë regjistruar 35 mijë raportime në këtë komisariat për çështje që shqetësojnë ata, komunitetin dhe shoqërinë, ku janë parandaluar edhe vrasje.
Sipas tij, gjatë vitit 2015 ka patur 1 mijë punonjës policie të proçeduar, ku 243 janë proçeduar penalisht e ku 790 kanë marrë proçedim disiplinor. Janë evidentuar 54 vrasje, ku viti i shkuar kishte numrin më të ulët krahasuar me çdo vit të 25 viteve të fundit. 39% e vrasjeve, sipas tij, janë kryer për motive të dobëta, 35% vrasje brenda familjes 8% vrasje nga pakujdesia, 3% për motive pronësie dhe 8% për motive të panjohura.
Ai ka shtuar se gjatë vitit të shkuar është vërejtur një ulje e numrit të vrasjeve brenda familjes ndërkohë që ka pësuar ulje me 10% edhe plagosjet e rënda, 20% plagosjet e lehta.
Sa i takon konfiskimit të pasurive që janë vënë në bazë të aktiviteteve kriminale, Tahiri ka thënë se asetet e sekuestruara me iniciativë të policisë janë 39% më shumë se vitit 2014. Sipas tij, në vitin 2013 u sekuestruan 1.2 milion euro pasuri, në 2014 u sekuestruan 19 milion euro pasuri dhe në vitin 2015 janë 31 milion euro pasuri.
Gjatë vitit të shkuar janë 30 mijë vepra penale të trajtuara nga policia, persona në kërkim të kapur janë 19 % më shumë se 2014 ose rreth 2400 persona të shpallur në kërkim ndërkohë që ka patur 13.8 % më pak vjedhje me armë.
Ai shtoi se janë 24.5% më shumë vepra penale për zyrtarët që kryejnë korrupsion në detyrë.
Lidhur me drogën janë 620 raste më shumë të evidentuara me 319 autorë të proçeduar penalisht me shumë krahasuar me vitin 2014. Në bashkëpunim me partnerët janë 12 mijë informacione të shkëmbyera ndërkohë që janë kryer 16 operacione të përbashkëta me partnerët.
Gjatë vitit të shkuar janë evidentuar 1614 ndërtime pa leje, 318 raste prerje pyjesh, 1905 raste vjedhje energjie, 224 vëpra penale në kaudë rtë luftës me informalitetin ekonomik si dhe 1892 drejtues mjetesh të arrestuar për përdorim alkooli e drejtim mjeti pa patentë.
Në vitin e shkaur 120 mijë fëmijë morën 6 milion dollarë për lindjen e tyre që nga vitit 2009 dhe 970 familje morën dëmshpërblime 5.4 milion dollarë nga dëmtimet e banesave të tyre prej situatave emergjente.
Duke folur për çështjen e vrasjes së dy vëllezërve në Shkodër, Ministri Tahiri ka thënë se Policia e Shtetit nuk është përgjegjëse për dikë që vret dy persona se nuk gjen dot grua, ndërkohë që nuk është bërë pjesë e debatit për dorëzimin ose jo të autorit të kësaj ngjarje.
“Policia e Shtetit nuk ka përgjegjësi për vrasjet në Shkodër dhe në Kavajë. Policia, jo përgjegjëse për dikë që vret dy persona se nuk gjen grua. Refuzoj debatin për vrasësin e Shkodrës nëse u dorëzua, apo u arrestua” tha ai.
Po per “vetvarjest”ne komisajate,apo burgje,a ndjen pergjegjesi ligjore kjo fare ministrie qe eshte nder me te superkorruptuarat pas gjygjesorit,prokurorise dhe spitaleve?Apo beje baba qe t’u ngjaje i thone kesaj deklarate te ministrit Tahiri?
Ne te mire te ketij fare ministri te katapultuar me porosi nga eterit dhe bijte e mostrat e tyre,do te ishte me mire nje doreheqje,se sa nje justifikim si pjelle e jashteqitjes shqiptare ne vite.Praktikave se viktima u kap,sikurse Olldashi dhe Santo,etj,por kriminelet iken ne drejtim te paditur,(u bene deputet,ministra,kryeparlamentare,president,apo ministra e kryeministra,dolen demode;thote populli.
Bota e krim-korrupsionit e riciluar ne te tri pushtetet grabit miljarda dollare e euro me fuqine e pushteteve taksapaguesit shqiptare dhe ky palo minister na flet per sukese te lekeve te xhepit.Turp dhe bashkefajesi,qe do te kete nje fund te turpshem dhe pa kthim.
Askush te mos mendoje se do ti shpetoje drejtsise,dita e gjykimit po troket ne deren Shqiperi,duan apo nuke duan ustallaret e Tiranes zyrtare.