Rindërtohet ngjarja e vrasjes së Gazmend Çollakut

9 Janar 2016, 18:01Kronika TEMA

Vrasja e Gazmend Çollakut ditën e enjte po hetohet nga policia në disa pista ndërsa paralelisht ekspertët e grupit hetimor po punojnë në provat dhe faktet e gjetura në vendin e ngjarjes në fshatin Murqin ku u gjet dhe trupi i pajetë.

Në këtë rindërtim grafik duket trupi i Gazmend Çollakut. I shtrirë përmbys anës rrugës.

Duart e lidhura me dy fasheta ngjyrë të zezë i ka patur të shtrira në drejtim ballor.

Në duar janë konstatuar hematoma të shkaktuara nga gërvishtjet dhe goditjet që  sipas ekspertëve, viktima para vrasjes mund të jetë tërhequr zvarrë.

Në fytyrë dallohen katër shenja të plumbave që ka marrë, dy ngjitur me veshin e djathë dhe dy në kokë.

Sipas policisë Çollaku është qëlluar me puthitje, pra nga shumë afër me armë zjarri pistoletë 9mm, raporton Klan.

Në kokë në krahun e djathtë sipër veshit dhe në krahun e majtë konstatohen tre hematoma, të cilat mund të jenë shkaktuar nga goditjet me sende të forta ose qytë e pistoletës.

Gjithashtu edhe në fytyrë janë konstatuara hematoma të tjera përreth syve dhe gërvishtje.

Viktima ka qenë i veshur me xhup ngjyrë të zezë  pantallona blu xhins dhe atletete të zeza me nuancë gri. Nga vendi i rrëmbimit deri në vendin ku u gjet trupi i pajetë janë 45 kilometra. Nga të gjitha detajet, ekspertët po përpiqenm të hedhin dritë mbi elementë  që mund të çojnë në zbulimin e autorëve.

6 komente në “Rindërtohet ngjarja e vrasjes së Gazmend Çollakut”

  1. usa says:

    kujt i plasi trapi o gazetar bythe!

  2. Qafë Bodë says:

    Kjo eshte eshtje policise jo e popullit ne pergjithesi. Ky ne bar nuk ishte Mozarti qe t’i perkiste te gjitheve.

  3. Luna says:

    Zoterinj gazetare, kujt i sherben ky lajm, qe na e jepni neper gazeta e televizione, sikur keni bere shpikjen e shekullit. Pervec se trazoni dhe mbingarkoni njerezit qe e shikojne, nuk beni asnje te mire tjeter.

  4. Tarrasi says:

    Me keta budallenjte e Klanit po e mbushni gazeten ju Tema ?!
    Lajmet e Klanit jane si raporte te mjeksise ligjire qe te kallin datën !

  5. Iliria says:

    Me ne fund pordhicia shqiptare zbuloi si behet “rindertimi grafik”, arritje e madhe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje