Sarandë, sekuestrohen droge e armë. Në pranga 2 trafikantët

11 Janar 2016, 10:55Kronika TEMA
Sarandë, sekuestrohen droge e armë. Në pranga 2 trafikantët

Strukturat e Policisë së Sarandës, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative, ndiqnin dy persona do të transportonin një sasi lëndë narkotike nga fshati Kuç i Vlorës, në drejtim të qytetit të Sarandës dhe më pas me destinacion final në shtetin grek.

Shërbimet e Policisë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në aksin rrugor Çorraj – Borsh, kanë kapur në flagrancë të Olgert Lamaj, me mjetin tip “NISAN” me targë AA948JN, në të cilin gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua 76 kg lëndë narkotike kanabis.

Lënda narkotike ishte e ndarë dhe e paketuar në 38 pako të mbështjella me letër natribani të tejdukshme.

Gjithashtu, në të njëjtin vend është gjetur i parkuar mjeti tip “BMV-X5” me targë AA564MP, me drejtues Taulant Lamaj, në të cilin shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje