Familjarët e gjyqtarëve shqiptarë të punësuar në poste të privilegjuara në sistemin e drejtësisë

10 Janar 2016, 15:05Kronika TEMA

Gjyqtarët e republikës janë vendosur nën shënjestër për shkak të reformës në drejtësi, e cila do të fillojë së pari me një vlerësim të të gjithë trupës gjykuese, por dhe asaj hetimore ekzistuese.

jë nga kriteret e verifikimit do të jetë dhe analiza e pasurisë së tyre, ku do të shihet nëse ajo justifikohet.

Në këtë mënyrë, jo vetëm ata, por edhe familjarët e tyre do të jenë objekt i hetimit.

Por cilat janë pozicionet e punës së familjarëve të tyre?

Gazeta “Shqiptarja.com” ka analizuar disa prej deklaratave të pasurive të gjyqtarëve në faqen Open Data, dhe ka vënë re se punët e deklaruara së bëjnë familjarët e tyre, janë nga më elitaret.

Ajo që vihet re, është mbizotërimi i profesionit të noterit, një licencë kjo shumë e dëshiruar nga shumica e juristëve në vend, dhe marrja e së cilës, përherë është konsideruar si një sfidë e aspirantëve, madje akuzat publike për korrupsion në këtë proces nuk kanë munguar në të gjithë historinë e demokracisë sonë.

Mirëpo, për familjarët e gjyqtarëve kjo duket se nuk ka qenë e vështirë.

3 komente në “Familjarët e gjyqtarëve shqiptarë të punësuar në poste të privilegjuara në sistemin e drejtësisë”

  1. stili says:

    Për korrupsionin është folur shumë e në mënyrë të përgjithshme në drejtësi,por nuk po shohim në mediet të trajtohet mirë e gjerësisht edhe nepotizmi i lidhur nga këta të dreqësisë me të gjithë sektorët e shtetit,si i kanë lidhjet fijet ,tarafet e farefisnitë,ku punojnë e sa paguhen për të kuptuar pastaj se kush janë ata që rezistojnë për ketë reformë apo si fshihen e mbulohen të ardhurat e të vjedhurat.Dhe së dyti për nepotizmin dreqtësi- politikë ,kush janë ata në politike qe kanë pjesë edhe në të.Një pasqyrim I tillë do të na ndihmojë si popull për të kuptuar se ku e si I ka këmbët gjarpëri që po kafshon çdo ditë këtë vend.

  2. stili says:

    Përse nuk ma botoni komentin tim,,,?

  3. Sali Qeni qeni i qenit says:

    Fjale, fjale dhe vetem fjale. Se doni te luftoni me te vertete korrupsionin eshte fare e thjeshte, Deklarimi i Pasurise nga te gjithe Qytetaret Shqiptare qe jane Rezidente ne Shqiperi. Behet thjeshte me vetedeklarim dhe per mosdeklarim te sakte te pasurise sekuestrimi i menjehershem i pjeses se padeklaruar te fshehur. Ne modulin e deklarimit duhet te kete edhe vend per shpjegime te ndryshme mbi origjinen e pasurise duke shpjeguar konkretisht sa ka marre sa taksa ka paguar dhe sa shpenzuar per te jetuar etj etj. Nuk duhen bere ligje te reja qe nuk sjellin asgje te re duhen respektuar ligjet ekzistente. Por qe te behet kjo duhet te behet nje amnisti e pergjithshme psh deri ne 100.000 euro, shume e cila nuk eshte e madhe, keshtu ne rrjete do te mbeten peshkaqenet. Etj. etj. etj. por me nje kusht kjo mund te behet, nuk duhet te jete popull me bisht por popull qe din te besh shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje