Hetimet e deritanishme per vrasjen e Gazmend Çollakut nuk kane sjelle ndonje rezultat perfundimtar, por kane dale detaje te reja.
Hetueset dyshojne se autoret qe ekzekutuan ate kane vrare edhe Ervin Kodren dhe Endri Çaushaj.
“Audi” me ngjyrë të zezë, me të cilin u rrëmbye Gazmend Çollaku mbrëmjen e 6 janarit, dyshohet është i njëjti automjet që u përdor në ekzekutimin e dy të rinjve Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj ne 20 dhjetor të 2015-ës.
Sipas grupit hetimor, automjeti ishte vjedhur në fillim të muajit dhjetor në autostradën Tiranë-Durrës, nga katër persona të cilët mbanin veshur uniforma policie, të ngjashme me ato të përdorura në rrembimin e Çollakut, raporton ABC News.
Pas analizimit të pamjeve filmike të subjekteve private , të cilat për shkak të errësirës nuk kanë ndihmuar shumë në identifikimin e autorëve, hetuesit sqarojnë se konstatuan ngjashmëri të automjetit të perdorur në dy ngjarjet e ndodhura në harkun kohor të 16 ditëve në qytetin e Durrësit.
Pas rindërtimit të skenës krimit të dy ngjarjeve, ata ngrenë dyshime se ekzekutorët janë të njëjte, ashtu sikurse edhe porositësi i eliminimit të tre të rinjve, pjesë e një grupi kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.
Nisur nga skena e krimit si dhe ushtrimi i dhunës mbi Çollakun, policia dyshon se autorët e kanë tortuar më herët me qëllim nxjerrjen e informacioneve dhe në momentin që i kanë marrë e ekzekutuan atë.
Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar mbi 100 persona në komisariat, mes tyre të identifikuar më herët me precedent penal, apo të dyshuar si pjesë e rrjetit kriminal. Por pa mundur të hedhë dritë mbi ekzekutimin me 4 plumba te Gazmend Çollakut i cili me pare u lidh dhe u torturua per tu lene ne ane te rruges te fshatit Murqin të Krujës.
I vetmi person qe eshte ne dijeni per vrasjet e diteve te fundit eshte sali berisha .C’do gje qe ndodhe ne shqiperi ai eshte ne dijeni