Policia rrugore: Arrestohen 15 shoferë të dehur, masa të ashpra ndaj shkelësve këtë fundjavë

11 Janar 2016, 10:26Kronika TEMA
Policia rrugore: Arrestohen 15 shoferë të dehur, masa të ashpra

Policia Rrugore e Tiranës mbështetur nga forcat “Shqiponja”, gjatë fundjavës kanë qenë ndjekje të shoferëve të dehur.

Megjithë masat e marra muajt e fundit, drejtues të policisë thonë për TemA-n, se ende ka një numër shqetësues të drejtuesve të mjeteve që abuzojnë me alkoolin dhe shpejtësinë, veç problematikës me këmbësorët që bëhen shkak për gati gjysmën e aksidenteve.

Masat:
○ 15 drejtues mjeti janë arrestur në gjendje të dehur
○ 25 drejtuesve iu pezullua leja e drejtimit për konsum alkooli
○ 45 drejtuesve të mjeteve u është pezulluar leja e drejtimit pasi kanë tejkaluar normat e shpejtësisë, matur me radar
○ 64 drejtues, janë ndëshkuar pasi janë konstatuar me mjete me xhama të riveshur
○ 27 drejtues mjetesh janë ndëshkuar pasi kanë qarkulluar në sensin e kundërt të lëvizjes.

“Policia e Tiranës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të zbatojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor“, thuhet në njoftimin për mediat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje