Policia ka ushtruar kontrolle për persona në kërkim, persona me precedent penal dhe me armë pa leje, verifikimin dhe ndjekje konflikteve të dhunës në familje, monitorimin dhe ndalimin e shkelesve te Kodit Rrugor.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë kapur, janë arrestuar 33 persona për vepra të ndryshme, si dhe u sekuestrua armë e drogë:
– 8 persona, të shpallur në kërkim
– 8 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor
– 2 persona për dhunë në familje
– 4 persona për trafikim të lëndëve narkotike
– 2 persona janë arrestuar nga Krimi Ekonomik
– 4 persona janë në flagrancë duke vjedhur
– 2 persona për armëmbajtje pa leje
– 3 persona për vjedhje të energjisë elektrike.
Policia Rrugore ka vendosur 1.798 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe janë pezulluar 29 leje drejtimi, e bllokuar 12 automjete pa dokumentacion përkatës.
Gjithashtu policia ka shoqëruar për verifikime të ndryshme, 55 persona në të gjithë vendin.
Me urdhër gjykate, janë plotesuar 11 kërkesë padi për Urdhër mbrojtje.