Vidhet kasaforta në kompaninë e bashkëshortit të deputetes socialiste, grabitësit marrin 6 mijë euro

11 Janar 2016, 17:27Kronika TEMA

Bastisen zyrat e kompanisë ku është aksioner bashkëshorti i deputetes socialiste Mimoza Hafizi.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e të dielës, ndërsa autorët mundën të merrnin pa thyerje kasafortën e zyrës në të cilën ndodheshin rreth 300 mijë dollarë.

Ndërkaq, zyrtarë të policisë së komisariatit nr.2, thanë për Shqiptarja.com se janë vjedhur vetëm 6 milionë lekë të vjetra dhe jo 300 mijë $.

Vjedhja u konstatua vetëm pasditen e të dielës nga administratorët, që më pas njoftuan edhe policinë, e cila nisi hetimet me kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe marrjen e dëshmive të ndryshme.

Sipas policisë persona të paidentifikuar mëngjesin e të dielës, hynë në zyrat e kompanisë së ndërtimit, aksioner i së cilës është edhe Hasan Hafizi. Që aty autorët arritën të shkëpusnin kasafortën në të cilën ndodhej shuma e parave.

Nga dëshmitë e marra nga policia është mësuar se autorët janë afruar me një triçikël që përdoret për transport mallrash të vjetra, për t’u fshehur më mirë.

Nga informacionet e marra nga policia dyshohet se autorët kanë qenë së paku tre persona të veshur me xhupa me kapuç dhe së bashku mundën të zbrisnin kasafortën duke u larguar në drejtim të panjohur.

Pamjet e disa kamerave filmike, të zonës aty pranë nuk e kanë ndihmuar policinë për të zbardhur krimin.

Hetuesit ndërkaq kanë shoqëruar në ambientet e policisë së paku 10 persona të dyshuar për ngjarjen.

1 komente në “Vidhet kasaforta në kompaninë e bashkëshortit të deputetes socialiste, grabitësit marrin 6 mijë euro”

  1. adi says:

    a ka ndonje deputet te PS qe nuk ka ne pronesi te vet ose te ndonje familiari ndonje firme te madhe qe punon kryesisht me tendera publike?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje