Arrestohet i riu shqiptar në Itali, pas kërcënimeve dhe dhunës së vazhdueshme ndaj ishtë dashurës, pasi nuk pajtohej dot me faktin se ajo e kishte lënë.
Ngjarja ka ndodhur në Savona dhe shqiptari është 26vjecari me inicialet R.S.
Një ditë më parë ai me anë të tubit të jashtëm u zvarrit dhe u ngjit deri në katin e katërt të pallatit ku banon ish e dashura e tij, shqeu derën dhe u fut në kuzhinë, shkruan Panorama.
Vajza, e cila e kishte pikasur, arriti të dilte nga dera kryesore duke e mbyllur atë brenda dhe njoftoi policinë. Djali për të shpëtuar ndoqi prapë të njëjtën rrugë, duke u kacavjerrë për të zbritur poshtë, por është kapur në kohë nga policia.