Dy ditë më parë tre persona të maskuar vodhën kasafortën e kompanisë “Albavia” ku është aksioner bashkëshorti i deputetes së PS Mimoza Hafizi.
Autorët vodhën 6 mijë dollarë sipas njoftimit të policisë.
Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 02:30 në rrugën ‘Sulejman Devina’ në Tiranë.
Gazeta “Panorama” shkruan se këta të fundit u afruan në zyrat e kompanisë me një mjet “dum-dum” triçikël, që përdoret për transportin e mallrave dhe u larguan sërish po me këtë mjet.
Vjedhja me dum-dum është realizuar për të mos rënë në sy gjatë transportit të kasafortës me shumën e madhe të parave. Autorët kanë qenë të veshur me xhupa të zinj dhe me kapuçë, ndërkohë që policia ka gjetur disa gjurmë gishtash në derën e jashtme të kompanisë.