Shkëlqim Hajdari ankimon transferimin e tij në Shkodër

13 Janar 2016, 17:53Kronika TEMA

Ish- drejtuesi i Prokurorise së Apelit nga 2008-2014, Shkëlqim Hajdari dhe kryetari i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, ka ankimuar vendimin e transferimit të tij në Gjykatën Administrative të shkallës së parë në Tiranë.

Ankimimi ka të bëjë me transferimin e tij nga Prokuroria e Apelit në Tiranë, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkoder.

Transferimi i Hajdarit është bërë në dhjetor, kohë e cila përkon me mbështetjen e fortë në tryezat e organizuara për reformën në drejtësi, në prani të ekspertëve të nivelit të lartë dhe ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, raporton Javanews.

Paralelisht me trasferimin e Shkëlqim Hajdarit, është krijuar edhe Unioni i Prokurorëve, i cili me datë 9 janar, në prani të Ministrit të Drejtësisë, u tregua shumë kritik me reformën e pritshme në prokurori.

Vlen të shënohet se Hajdari doli me kritika të forta në mediat e huaja ditët e fundit, ndaj punës së prokurorisë dhe në lidhje me nevojën urgjente të reformimit të të gjithë sistemit.

1 komente në “Shkëlqim Hajdari ankimon transferimin e tij në Shkodër”

  1. Gjoni says:

    Shum mir e ke bo er bish . Dhalli e ka mar peng qat prokurori ene ai ilir meta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje