Përdorimi i emisionit “Opinion” për të rihapur një histori të konsumuar në vjeshtë me debatin CEZ- DIA, duket se ka ndodhur pas njoftimeve se prokuroria po heton për një përpjekje të re për të tërhequr në këtë histori Ilir Metën.
Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se ka mbi një javë që ajo po heton një komunikim me sms nga njerëz të afërt të Ismailajt, që tentojnë të përfshihen në këtë histori.
Lajmi se prokuroria ka nisur të hetojë këtë çështje, duket se ka nxitur nevojën për të rihapur një debat të vjetër, dhe të fokusuar tek raportet Meta – Ismailaj.
Shfaqja në emisionin “Opinion” në mënyrë selektive e një dosje po ashtu selektive hetimore, është jashtë cdo standarti profesional, pasi ajo nuk ishte temë e emisionit dhe ishte po ashtu e ballafaqueshme nga pikëpamja profesionale.
E vetmja gjë e qartë aty ishte se emisioni po përdorej për një sulm politik, për t’i dalë përpara përfundimeve që mund të arrihen pas hetimit që ka nisur prokuroria për ndonjë sms të re të javëve të fundit, që është dorëzuar si provë në prokurori.
Nga ana tjetër, kjo histori, e cila duket se nuk po ngjit shumë në opinionin publik, për shkak të stërpërsëritjes së saj, ka dhe anët e saj banale, që nga nevoja për ndonëj azil politik të personave që janë përfshirë, e deri tek tentativa për të bërë përpjekjen e fundit për konspiracion dhe diversion politik brenda shumicës, në prag të reformës për drejtësi.
Historia ngjit vetem nese mass-mediat flasin mbi kete histori. Tregojne gjithçka mbi kete histori pa i vene filtra informacionit. Mua me shume se qellimi i pse-se se ketij informacioni, me intereson vertetesia e tij. Fatkeqesisht mediave shqiptare u mungon serioziteti (dhe ky eshte problemi me i madh i demokracise shqiptare) dhe kjo ben qe edhe informacionet e tyre te mos merren seriozisht.
Nuk ngjit ky lajm ne opinionin publik sepse nuk eshte më lajm qe Likja merret me korrupsion e afera te pista!
Paske dal mire n pazar me Ilir metn mero , jeni mjeshter
Gazeta Tema nuk duhet te marr ne mbrojtje Meten per disa arsye:
– Deri para do vitesh ishit ju qe e akuzonit me te drejte per hajdutizem dhe korrupsion;
– Gjithe shqiptaret e dine qe Meta eshte symbol I korrupsionit dhe te perpiqeni ta lezetoni akuzen ndaj tij nuk shkon;
– Te mbrojturit qe mundoheni ti beni Metes vetem ju ule pike si gazete qe para do vitesh ishit symbol I luftes kunder te korruptuarve,.
Faleminderit.