Çudirat e gjykatave shqiptare/ Gjykata e Korçës bën motër e vëlla paditesen me borxhliun

13 Janar 2016, 21:00Kronika TEMA

Gjykata e Apelit në vendimin e saj shpall si motër e vëlla paditesen dhe borxhliun e saj, për të cilin i ishte drejtuar gjykatës

Historia e një huaje të marrë nga një banor i Korçës, Kristaq Kafexhiu, tek zonja Fotini Çobaj në vitin 2012, hua e pashlyer prej tij, përfundoi në një proces gjyqësor

Pas një kalvari të gjatë seancash gjyqësore, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Korçës, Brunilda Orhani, në vendimin e saj, e shpall të pavleshme kontratën e huasë të lidhur mes paditëses dhe borxhliut të saj, të cilët, sipas vendimit të gjykatës, janë motër e vëlla

Rreth dy vjet me pare ne emsionin “Fiks Fare” Fotini Cobaj, nje zonje nga Korca, pretendoi shkelje te renda proceduriale dhe ligjore gjate procesit gjyqesor te nisur mbi nje kontrate huaje me zotin Kristaq Kafexhi. Gjatë intervistës së saj ajo deklaroi se në Gjykatën e Korçës, pavarësisht se faktet ishin shumë të qarta, nuk u mor asgjë parasysh, dhe një shtëpi e cila kishte kaluar në emrin e saj, madje edhe e regjistruar ne hipoteke, ishte bërë më vonë objekt i një procesi gjyqësor kur kishin kaluar të gjitha afatet për ta bërë këtë.

Historia

Ne vitin 2012, Fotini Cobaj lidh me Kristaq Kafexhiun nje kontrate huaje me baze hipotekore. Debitori Kristaq Kafexhiu nuk arriti të shlynte ne kohe borxhin dhe kjo kontrate noteriale perfundoi me nje urdher ekzekutimi, ku shtepia e Kristaq Kafexhit kaloi ne emer te znj Fotini Cobaj. Ne kete moment nis dhe kalvari gjyqësor mes Fotini Cobaj dhe Roland Demko, nje person i trete, i cili pretendonte se Kristaq Kafexhi, në baze te nje deklarate noteriale të njëanshme, i detyrohej 300 milion leke. Kjo deklarate me vone eshte shfuqizuar, por pavaresisht kesaj, gjyqi per kthimin e ketyre lekeve nuk ka perfunduar akoma, duke perfshire ne rrjedhën e tij edhe znj Fotini Cobaj, e cila akuzohet nga Roland Demko se ne bashkepunim me Kristaq Kafexhiun, kane bashkepunuar per t’i zvogeluar pasurine per shkak te debise.

Kalvari gjyqesor

Sipas Kristaq Kafexhiut, ne Gjykatën e Korçës vetëm drejt tij, që në vitin 2011 janë hapur rreth 200 procese gjyqësore, të cilat kanë rrjedhur pas nje shit-blerje te përfunduar keq dhe me bazë të vetme një deklaratë noteriale të njëanshme.

Sipas tij, në bazë të deklaratës noterial, nuk nxirret urdhëri i ekzekutimit, duke ditur që pas kësaj deklarate ishte edhe nje kontratë huaje 300 milionë. “Në atë kohë unë kam qenë kreditor dhe jo debitor nga Roland Demko”, shprehet ai.

Gjatë këtij kalvari të pafund gjyqesh, ata që dikur ishin kundërshtarë dhe pa asnjë lidhje farefisnore mes tyre, gjykata i bëri motër e vëlla.

“Unë zonjën Fotini e njihja si korcare, nuk e kam as… mua me në një vendim të Gjykatës së Apelit më kanë bërë motër e vëlla. Shiko çfarë gjykatash janë”, deklaroi Kristaq Kafexhiu. Ai akuzon gjithashtu se gjatë këtyre proceseve janë tërhequr nga gjykimi me kërkesa të Roland Demkos, më shumë se 5 gjyqtarë. Ai e quan këtë një lëvizje të qëllimshme për të shtyrë pa fund gjyqet, duke mos dhënë asnjë arsye konkrete për dorëheqjen e tyre.

“Motër e Vëlla me vendim gjykate”

Në vendimin e Gjykatës së Apelit nr 45 datë 15.10.2014 nder te tjera trupi gjykues me gjykatese kryesuese Brunilda Orhani, arsyeton se jane deklaruar te pavlefshme aktet juridike te kontrates se huase midis Kristaq Kafexhi dhe Fotini Cobaj (ne marrëdheniet vella e moter midis tyre).

Fiks Fare u interesua edhe pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë lidhur me këtë rast dhe sipas tyre pas verfikimit rezultoi se ky gabim kishte ardhur pas një gabimi materjal, dhe se ky pasqyrim nuk ishtë bërë qëllimisht nga ana e trupit gjykues.

Por, ai qe ka nisur si nje gabim mekanik qe ne formulimin e vendimit tek paditesi, ku e bija Abedinit cilesohet si e bija e Ligorit, ka vijuar edhe me poshte gjate arsyetimit te bere nga trupi gjykues para dhenies së vendimit përfundimtar.

3 komente në “Çudirat e gjykatave shqiptare/ Gjykata e Korçës bën motër e vëlla paditesen me borxhliun”

  1. Taqo Babuci says:

    Ane shan ane Bagdat , moj Brunilke, moj Kolonjarke me pashaporte Amerikane,,,,,,,,,,,,

  2. lapsi says:

    Drejtesi skandaloze !!!!

  3. Iliria says:

    Kalvari?? Ca dmth? O gazetare italiane, kur do mesoni shqip?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje