FOTOT/ Cilat janë lidhjet e supozuara të ISIS me drogën e Lazaratit

18 Janar 2016, 10:23Kronika TEMA

Në marsin e 2015-s, pas një sulmi te armatosur ndaj një makine policie në Lazarat, një raport i DITA-s bazuar në një hetim të policisë lokale të kaluar në heshtje hodhi dritë mbi një dukuri shqetësuese:

Atentatorët fare të rinj në moshë shfaqnin simpati të qarta për ISIS-in dhe terrorizmin islamik.

Rioshë mendjelehtë që e mbushin kohën me drogë dhe kokën me një ideologji vrastare që u duket si videolojë?

Ndoshta, por neglizhenca ndaj tyre solli një krim shumë më të rëndë: Të njëjtët çunakër vranë në 24 qershor 2015 një anëtar të RENEA-s, Ibrahim Bashën.

Ai u kishte mbijetuar në dy misione ndaj talebanëve në Afganistan dhe e gjeti të keqen në Lazarat. Për ironi tragjike, mesazhi i fundit i tij në FB ishte një urim për agjërim të lehtë të besimtarëve gjatë Ramazanit.

Pas vrasjes së Ibrahimit, policia arrestoi të parin adoleshentin Xhuliano Malo.

Edhe ky e kishte mbushur faqen Facebook me foto me gishtin lart, simbol i ISIS.

Më pas policia identifikoi të rinjtë Arbion Aliko, Alban Aliko, Viktor Aliko dhe Bervin Basha

Para se të përfundonin te vrasja e Bashës, ata organizuan asokohe sulme të armatosur mbi një postbllok policie dhe vendosjen e sasive të ndryshme tritoli në banesa dhe biznese të banorëve në Lazarat.

Krerët e bandës së të rinjve ishin vëllezërit Aliko, vetëm 18-19 vjeçar.

Policia i arrestoi ata në 28 qershor 2015, pas 108 orë kërkimesh intensive nga toka dhe ajri, pasi qëlluan dhe vranë efektivin Basha.

Pas arrestimit ndër të tjera drejtori i Policisë së Shtetit Çako e preku edhe temën e fotove të tyre në rrjetet sociale.

“Nga investigimi i bërë deri tani, të gjitha profilet e tyre kanë elementë të tifozllikut të veprimeve të ISIS, por nuk rezulton të jenë pjesë e ISIS. Komuniteti i Lazaratit bektashian dhe ata burojnë nga një komunitet i tillë” – tha ai.

Më poshtë mund të shihen foto të luftëtarëve të ISIS-it, foto me gishtin tregues lart, flamuj të ISIS, parulla arabisht – që shiheshin asokohe në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Janë këta adoleshentë, tashmë të arrestuar – (foto kryesore Arbjon Aliko në gjykatë) – alibia për lajme si ato që janë shfaqur ditët e fundit si me komandë në disa media të huaja për lidhje mes Shqipërisë dhe Shtetit Islamik.

RaiUno raportoi se kallashnikovët e përdorur në masakrën e Parisit vinin nga tregu i zi i Shqipërisë.

Britanikja Mirror raportoi dje se Lazarati është qendra prej ku ISIS kontrollon trafikun e marijuanës drejt Europës.

Më shumë se spekulime apo lajme naive duken teprime të qëllimshme dhe dashakeqe.

 

3 komente në “FOTOT/ Cilat janë lidhjet e supozuara të ISIS me drogën e Lazaratit”

  1. Klimax says:

    A eshte ndaluar trafikimi i droges nga Lazarati dhe jo vetem nga Lazarati, por nga shume territore te Shqiperise drejt Europes?
    A eshte ndaluar trafikimi i armeve nga Shqiperia drejt Europes?
    A eshte ndaluar propaganda ekstremiste e Islamit ne Shqiperi dhe territoret shqipefolese?
    A eshte minimizuar jo vetem simpatia e grupeve ekstremiste, por edhe largimi i tyre per tju bashkuar Shtetit Islamik ne Luften per Xhihad?
    Aspak!
    Cuditerisht per Ju shkrimet e shtypit te huaj jane “spekulime” apo me keq akoma “te qellimshme dhe dashakeqe”!!!!!!
    Po, po, “nuk na duan” se jemi populli “me i vjeter” ne Europe, kemi gjuhen “me te vjeter” ne Europe, jemi raca “me e paster” ne Europe!!!!!
    E njejta histori, e njejta propagande, “fajtor” per gjendjen e Shqiperise dhe te “viktimave te perjetshme”, shqiptareve, nuk jane shqiptaret, por te huajt, armiqte e tyre, greket e serbet, Europa kurve, civilizimi i shthurrur Perendimor!!!!
    Po te mos ishin “miqte” tane, sulltanet me Islamin e tyre, Turqia e Djalli me te bir, shqiptaret “nuk do te egzistonin”!!!!!

  2. kreator says:

    Dashakeqe dhe te qellimshme???? S besoj. Thjeshte e
    verteta. Te cilat ashtu si te gjitha te tjerat te verteta. Nuk preferohen ketu ne Shqiperi.

  3. jdhfjkd says:

    ju qifsha motrat mu ne pith qe te gjithve rrropqirat e mutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje