INTERVISTA/ Pjetër Arbnori; Të fshehtat e krijimtarisë sime letrare në burg

19 Janar 2016, 17:54Dossier TEMA
INTERVISTA/ Pjetër Arbnori; Të fshehtat e krijimtarisë sime

Intervista ribotohet me rastin e ditëlindjes së të ndjerit Pjetër Arbnori. Ai ka folur për gazetën Tema në këtë intervistë të gjatë, në vitin 2005.

Ditët e fundit jeni shfaqur në media me një përkthim. Ndaj të ndalemi pak të letërsia. Thuhet se autorët e mëdhenj janë njerëz të dramave të mëdha. është kështu edhe për ju?

Pyetjen e kam të paqartë. Kam dy vepra të përkthyera dhe të paraqitura në media kohët e fundit. Një vepër timen “Martirët e rinj në Shqipëri” të përkthyer anglisht dhe italisht, dhe një vepër madhore historike, diplomatike, sociale me titullin “William Shirer” që unë e kam përkthyer në burg. Vepra e parë përbëhet nga ligjërata të ndryshme që kam mbajtur në seminare ndërkombëtare dhe në universitete të ndryshme të Europës lidhur me historinë e të përndjekurve politikë në Shqipëri. Meqë më tepër kam patur interesim për veprën “Martirët e rinj në Shqipëri” në Europë e në SHBA (letra falenderimi kam marrë nga ish-kryeministri Andreoti, nga ministri Butilione, nga kapiteni i Papës Monsinjor Duca, nga ish zëvendës kancelari Alois Mock, nga kongresmenë e senatorë të SHBA, etj.) por nuk kam patur ndonjë përkrahje në Shqipëri.

Them se duhet të flasin për përkthimin tjetër që kam bërë në burg para rreth 20 vjetësh. Vepra për nazizmin është voluminoze dhe ka qenë në listën e dhjetë librave më të mirë e më të shitur për një kohë të gjatë. Duhet të dini që intelektualët e njohur të dënuar nëpër burgjet e kampet komuniste, përdoreshin për punë prej skllavi, për të ëelur kanale, për të tharë këneta, për të nxjerrë minerale nga minierat, për të ndërtuar fabrika, aeroporte, për të bërë diga dhe gjithashtu për të përkthyer vepra të ndryshme historike, letrare, teknike, speciale për të cilat kishin nevojë hierarkët komunistë, por që nuk dëshironin t’ua jepnin në dorë përkthyesve të lirë. Edhe ne të burgosurit kishim nevojë të përkthenim, sepse kishim 200 gram bukë më tepër, kishim 270 lekë të vjetra në muaj rrogë pra 1250 gram vaj në muaj ose rreth 3 kg marmalatë (mos i kuptoni të dyja bashkë). Mesagjeritë e përkthimeve janë krijuar që në vitet 1950 dhe njiheshin si përkthyes; ish ministri i Arsimit, Mirash Ivanaj, i vdekur në burg, Mitrush Kuteli, nxënësit e shkollës amerikane të mbetur gjallë Ali Cungu, përkthyes i latinishtes Pashko Gjeëi, ministri jurist Engjëll ëoba, profesor Koëo Tasi, shoku im i shkollës Qami ëollaku, oficeri madhor Dilaver Radeshi, gazetari Vangjel Lezho, profesor Mark Dema, sekretari i partisë Xhavit Qesja, i ngritur në përkrahje të revolucionit hungarez, të gjithë në kohë të ndryshme e në burgun e Tiranës e Burrelit.

Unë kam punuar si përkthyes në dy periudha të ndryshme nga dy ose tre vjeëare. Herën e parë me denoncoi i burgosuri Jorgo Jengo se u kisha dhënë shokëve të vuajtjes përkthimin e ndaluar dhe më hoqën e më ndëshkuan për shkeljen e rregullave. Herën e dytë më caktuan një dhomë të izoluar ku në periudhën e dimrit gjendej një fuëi e prerë përgjysëm që bënte punën e sobës në ditët shumë të ftohta, gjë e padëgjuar në burgun e Burrelit. Librat që më sollën ishin cilësorë, botime të vona nga New Yorku, Londra, Roma e Parisi. Kam përkthyer nga anglishtja, frëngjishtja, italishtja e rusishtja. Ndër librat e shumtë zgjodha të parin nga vëllimet e mëdha të William Shirerit “Ngritja dhe Rënia e Rajhut të Tretë” një libër tepër serioz e i vlefshëm, i mbështetur në kujtimet direkte të autorit, i cili ishte gazetar i rëndësishëm në Gjermani tamam në kohën e ngritjes së nazizmit dhe rolit të Hitlerit në historinë e Gjemanisë pas Luftës së parë botërore deri në fillimin dhe katastrofën e Gjermanisë naziste. Kisha lexuar nga Javaharlar Nehru, kryeministër dhe mendimtar i Indisë që kishte thënë: Nazizmi dhe Komunizmi janë vëlla e motër.

Kur lexon përkthimin e Shirerit të mbushet mendja, mbështetur në mijëra dokumente e dëshmi, se kjo është krejt e vërtetë. Mund të shtojmë se komunizmi duke pasur një eksperiencë më të gjatë dhe një hipokrizi më të madhe, e ngriti shtypjen e krimin deri në përsosmëri. Unë e kam kuptuar më mirë nazizmin, sepse kam provuar dhe burgjet e kampet komuniste, përveë kësaj kam lexuar edhe dokumentet e marrëveshjeve Molotov-Ribentrop (Ministrat e jashtëm respektivë sovjetik e nazist që u morën vesh për ndarjen e katërt të Polonisë në përgatitje për të ndarë më vonë botën). është e vërtetë se unë kam parë e dëgjuar drama të mëdha të Shqipërisë dhe kryesorja është t’ia bëjmë të ditur Shqipërisë dhe botës të vërtetat e rënda që kanë kaluar dhe që nuk duhen harruar. Unë deri tani kam shkruar pak, shumë pak lidhur më historinë e zezë të diktaturës. Kam shkruar vetëm të vërtetën dhe ftoj shokët e vuajtjes të japin kontributin e tyre të domosdoshëm.

 Në këtë moshë ndieni se keni lënë shumë gjëra pa realizuar?

Eshtë përgjegjësi e madhe për cilindo të thotë se X-i ka hyrë në histori. Aq më tepër vetëm një i ëmendur mund të pretendojë se ka hyrë në histori. Sa për të menëurit, ata janë aq modestë sa të ruhen nga një gabim i tillë. Vlerësimi i historisë është si vlerësimi që bën dikush në pinakotekë. Ka shumë rëndësi distanca që ka vizitori nga objekti artistik. Po iu afrua shumë shikon hollësitë, imtësitë, vogëlsitë dhe kap të përgjithshmen. Po kështu mendoj që në histori është distanca në kohë ajo që të ndihmon të vësh re imtësitë historike apo të bësh përgjithësimet. Më duket se 60 vjet nuk janë pak, por unë mendoj se edhe 40 vjet të tjera do të ishin të mjaftueshme për të dhënë gjykimin përfundimtar të periudhës. Sa për vete jo për modesti, por jam larg së futuri në histori. Jam një dëshmitar jo pa rëndësi. Nuk kam qenë dëshmitar i rastit po i futur me ndërgjegje në vorbullat e kohës. Roli i individit në histori i përngjet lëvizjes së Brown-it në fizikë ku lëvizjet, ërregullsitë e miliarda dhe miliarda atomeve japin rregullsinë e lëvizjes së kërkuar. Rastësisht një dy apo tre atome shkëputen e dallohen në këtë miriadë lëvizjesh. Ato atome mund të krenohen për shkëputjen e tyre, por ata që gjykojnë se duhet thonë se është rasti që i dallon ato.

Në përfundim, a do të mund t’i përmblidhnit këto shtatëdhjetë vite në pak fjalë?

Njëzet e ca vjet më parë kam shkruar një roman në burg. Si gjithnjë, për ta fshehur romanin tim, i vura emrin e autorit Majkëll Krizi, i cili ishte një autor anglez me prodhimtari fenomenale. Ngjarjet i kam transferuar në Irlandë dhe Angli ku zhvilloheshin fillimi i lëvizjes nacionaliste të fundit në Irlandë. Aty ku lexoni Belfast, Brighton e Londër mund ta përkthesh Shkodër, Durrës, Tiranë. Titulli i romanit është “Brajtoni-një vetëtimë e largët” “Brighton- a summer lightning”. Një mjeshtër i vjetër i ofiëinës, një njeri i ndershëm e i pjekur i thotë një ditë një djali të ri personazh kryesor i romanit: “Të ecësh përpara është mirë, por mos i pështy shkallët që kapërcen. Ajo majë ku dëshiron të ngjitesh ti, do të ta marrë frymën. Dhe kur të ngopesh duke parë së largu ato bukuri që kujtove se i arrite, do të vish prapë tek ne. Ashtu sië guxove të ngjitesh, guxo dhe të zbresësh.”

Gazeta TemA Janar 2005

1 komente në “INTERVISTA/ Pjetër Arbnori; Të fshehtat e krijimtarisë sime letrare në burg”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje