Nga Arqile Teta/
Lidhur me kombësinë e gjeologut të mirënjohur Stanisllav Zuber në librin “Shqiptarët dhe Hebrenjtë, mbrojtja dhe shpëtimi”
Kohët e fundit më ra në dorë libri i studiuesit Shaban Sinanit me titull “Shqiptarët dhe Hebrenjtë, mbrojtja dhe shpëtimi”botimi i dytë 2015, Bot. “Naimi”, 398 fq. Këtë libër, me tematikë interesante e të veçantë e lexova me shumë kërshëri.
Në fund të faqes 59 të librit shkruhet: “Në vitet 1930 vërehet një lëvizje e shtuar e hebrenjve drejt shqipërisë. Midis tyre kishte dhe studiues, si prof. Stanislav Zuber, një prej etërve të gjeologjisë shqiptare” dhe në fq. 60 jepet referenca 17, e gjatë dhe me disa çështje. Aty shkruhet disa herë se prof. S. Zuber ishte hebre-polak e të tjera të pavërteta e pasaktësi. Cilësimi hebre për Zuberin e kam lexuar dhe në ndonjë shkrim tjetër. Por në këtë rast kemi të bëjmë me një punim serioz të një pene të njohur, prandaj detyrohem të vë në vend një të vërtetë të padiskutueshme, meqë jam marrë vetë vite me radhë me jetën dhe veprën e këtij gjeologu të shquar me famë ndërkombëtare. Për këtë figurë të pavdekshme të gjeologjisë shqiptare kam mbledhur e studiuar materiale të shumta, duke udhëtuar edhe jashtë vendit, sidomos në Poloni.Më 2010 kam botuar librin monografik “Profesor Stanisllav Zuber, jeta dhe vepra “, Sht.Bot. ILAR, 310 fq. Ky libër (më poshtë:Monografia), nga të rrallët libra monografik shqiptarë, tërhoqi vëmendjen e të huajve për t’u përkthyer e botuar jashtë.
Për hir të së vërtetës detyrohem të bëj këtë replikë dhe të rendis sqarimet e mia lidhur me çështjet se kush ishte Stanisllav Zuberi, si erdhi në Shqipëri dhe cili qe fundi i tij.
Prof. S. Zuber nuk erdhi në Shqipëri “në vitet1930”, siç thuhet në libër, me valën e hebrenjve që ndiqeshin nga nazistët hitlerianë. Ai erdhi në Shqipëri në kapërcyellin e viteve 1926 – 27 i punësuar nga shoqëri italiane për kërkimin e naftës në Shqipëri. S. Zuberi u zgjodh mes shumë të tjerëve si figura më e spikatur e gjeologjisë europiane në ato vite (lexo Monografinë).
Për prof. S. Zuber gjithmonë është shkruar (kur ishte në jetë dhe pas vdekjes) “Gjeologu i shquar polak”, “Kolosi polak”, etj. Libri më i freskët ku përmendet Zuber-i është ai i profesorit të Universitetit të Napolit F. De Sio-Lazzari me titull “Antonio Lazzari dall’ Albania alla Val d’Agri”, (A. Lazzari, prof. gjeolog, babai i autorit, bashkëpuntor i afërt e nga miqtë më të ngushtë të Zuber-it në Kuçovë). Ky autor shkruan: “Zuber era un grande geologo polacco…”. Dhe më 30.12.015 në një e-mail (në përgjigje të pyetjes sonë a ishte hebre) konfirmon se Zuberi ishte thjesht polak.
Kam patur rastin të bisedoj me nipin e Zuber-it (djalin e të vëllait) prof. dr hab. ing. Andzhej Zuber, gjeolog, shkencëtar i shquar në përcaktimin e moshës së shkëmbinjve dhe ujrave. Ishte në moshën 70 vjeç. Sa ishte kthyer në Krakov nga një ekspertizë në Brazil. Kur folëm për këtë çështje m’u përgjigj. “ E pavërtetë. Jemi polakë, por fatkeqësisht polakët me talent e intelekt të spikatur shpesh i quajnë żyd (hebre)”. Më tregoi se gjyshi i tij kishte banuar në Lvov, Rruga Dllugosha 31 dhe të tjera hollësi të familjes Zuber. Motra e S. Zuber-it, Julia, si besimtare e devotshme katolike, e rrëmbyer nga predikimet e kohës, u mbyll në manastirin të krishter kontemplacijn deri sa vdiq. (Lexo Monografinë).Në Poloni, ku gjuetia e hebrenjve nga nazistët gjermanë ishte nga më të egrat, asnjë anëtar i familjes Zuber apo dhe kushuri, nuk u çua në Oświęcim (Auschwitz). Po të ishin hebrenj me siguri do të ishin shfarosur pamëshirshëm (së paku një ose dy).
Si argument që Zuberi ishte hebre thuhet se emrat e njerëzve të afërt si “Rudolph (i ati), Matilde (e shoqja)” janë emra hebrenj. Po emri i nënës Stanisllava (Zofia) Topolnicka, po i të vëllait e i së motrës, po i nipërve Andrzej dhe Kazhimiezh, po e kunata Marilka (nga familja e vjetër fisnike polake Rozwadowski) çfarë janë? Babai i Rudolfit (S. Zuberi kudo e shkruan emrin e të atit me f dhe jo meph. Kështu është dhe në “Enciklopedinë polake”) nuk ishte as tregtar, as avokat, as bankier. Ishte vetëm oficer në ushtrinë austro-hungareze (që shtrihej edhe në Galici, pra në Krakov, Lvov, etj). Shumë miq, shokë e ushtarë të tij kanë patur emrin Rudolf (Rudi). Pse mos t’i vinte djalit këtë emër, që e mbajnë të krishterë dhe hebrenj. Ndërsa Matilda Zuber është krejtësisht e pabesueshme të ishte hebreje. Aristokratja italiane M. Filippa Giampietro (pas 1942, M. Zuber) punoi në gazetën e Vermachtit “Signal”. Paulseni (komandanti gjerman në Kuçovë) në varrimin e saj (1943) në varrezat katolike mbajti një fjalim lavdërues dhe u varrosë si heroinë. Distilerisë i vunë emrin “Zuber”. Një rrugë të Kuçovës e quajtën “Straβe Zuber”.Në dosjen e Zuberit kemi lexuar mbi16 letra në gjermanisht me përgëzime e urime dërguar asaj nga oficerë a titullarë të revistës.
Me që jemi te emrat po i referohem toponimisë që në gjuhësi është element bazë i lashtësisë.Tatrat janë mal i adhurueshëm për polakët e sllovakët, siç është për ne mali Tomor. Në Tatra është lugina më e madhe dhe më e bukur, e cila mban emrin “Zuberowska dolina”. Këtë emër nuk e kanë vënëhebrenjtë, sepse nuk i çonte puna në male, por malësorët vendas. A mund të ketë në Tomor një luginë me emër të një fisniku apo kalorësi të huaj italian apo grek?
Memorail ne Kuçove per Inxh. Zuber.
Dëshmia e shkrimtarit tonë të njohuar, bashkëvuajtës në të njëjtën qeli me Zuberin, Petro Marko, është e mjaftueshme. Ai më 14 prill 1991 në gazetën e atëhershme “Republika” botoi artikullin tronditës “Krim kundër kulturës universale”. Ndërmjet të tjerash ai shkruan “Orë të tjera ai (Zuberi) i lutej zotit, si katolik polak që ishte. Ai lutej në polonisht”.(Lexo dhe “Intervistë me vetveten” faqe 478 ku shkruan “ai ishte katolik dhe lutej” dhe më poshtë Zuberi thotë: “Ja tani, kur unë i falem Krishtit, …”). Pse nuk e besoni shkrimtarin e ndjerë që Zuberi ishte katolik dhe falej polonisht (jo hebraisht)? P. Marko, në moshën 78 vjeç, nuk flet pa baza e nuk trillon. Ai bisedonte gjatë me Zuberin e patjetër ullia e bisedës do të ketë shkuar tek besimi dhe etnia (shih po aty fq. 478, 479). P. Marko në veprat e tij shpalos një galeri të tërë miqsh e shokësh intelektualë, që e njihnin nga afër dhe S.Zuberin. Askush nga ata nuk i paska thënë se Zuberi është hebre? Nuk ia paska thënë as miku Andrea Xega (erudit i jashtëzakonshëm, të cilin e kam njohur nga afër) e as ndonjë tjetër? Po të ishte hebre P. Markoja patjetër do ta dinte, sepse Zuberi nuk qëndroi disa ditë apo muaj, por plot 20 vjet.
A keni ndonjë fakt apo dëshmi që Zuberi takohej me hebrenjtë e strehuar në Berat (fare pranë Kuçovës), p.sh. te Petro Shkurti, apo në ndonjë qytet tjetër? Miq të Zuberit ishin intelektualët shqiptarë A. Xega, R.Alizoti, S.Klosi, Sh.Toptani, S.Kasimati, A.Ashiku, Gj.Gjadri,E.Çabej etj. A keni ndonjë dëshmi të tyre që e quajnë hebre? Qoftë dhe në hetuesi (sepse një pjesë e tyre kaluan kalvarin e torturave të diktaturës). Në Tiranë Zuberi vizitonte diplomatin Thoma Luarasi që kishte bashkëshorte polaken J. Kaçkovska. Shtëpia e Luarasit ishte fare afër kishës katolike në rrugën e Kavajës. Para ose pas vizitës tek ata, Zuberi hynte në kishë. Kur shkonte në ekspedita gjeologjike në Veri, shoqëruesi i tij ishte Zef Boriçi (pronar i minierës së Rubikut, i ati i Loro dhe Mark Boriçit).Të djelave ata shkonin e faleshin në kishën e Rubikut. Në Kuçovë mik të afërt kishte priftin katolik (shih denoncimet në hetuesi). Nuk ka asnjë dëshmi apo fakt që Zuberi të ketë hyrë në ndonjë sinagogë apo të ketë patuar miqësi me ndonjë rabin.Ai i kishte të gjitha mundësitë të udhëtonte ku kishte të faltore hebraike.Lexoni letrat e tij të vitit 1934 e1937 (gjuetia e hebrenjve prej kohësh ishte egërsuar). Qeveria italiane e shumë titullarë të lidhur me Gjermaninë hitleriane, i ngarkuan Zuberit të udhëhiqte kërkimet e naftës në Itali. Si nuk doli një fashist italian e të thosh “kë caktoni një hebre?”. Atë post e lakmonin shumë gjeologë me emër: italianë, gjermanë, amerikanë (lexo Monografinë).
Në libër shkruhet se në arkivin i MPB ndodhet dosja e Zuberit me 200 faqe. Njohësi i arkivit të MPB Kastriot Dervishi në të përditshmen 55 në datat 14, 15, 16 ,17 tetor 2015 e shteroi atë dosje tërësisht. Ai shkruan; “Zuberi ka vdekur i vrarë në burgun nr.5 të Tiranës (më vonë 313) në birucën e tretë…>. Kështu dëshmon dhe P. Marko. Ju jepni versionin se vdiq në Gjirokastër. Mbi ç’baza ky pohim? Edhe shpjegimi pse e vranë Zuberin në librin e studiuesit Sh. Sinani nuk është bindës. Për arin?! Sigurimi do ta detyronte ta gjente me kobure pas kokës e ai do të ishte gjallë. Arsyet janë më të thella dhe kryesorja është Shoqëria Shqiptare-Jugosllave e Naftës e v. 1947 (lexo Monografinë).
Zuberi nuk ka deklaruar dhe as ka shkruar ndonjëherë se është hebre. Në burg (në faqen me nr.82 të dosjes) hetuesi shkruan “është me origjinë e kombësi polake”. Ndonëse ishte poliglot (dinte mbi 10 gjuhë), nuk e zotëronte as jidishten (yiddish – gjuhë e hebrenjve të Europës) as hebraishten. Mendoni ju se kur e akuzonin dhe e torturonin si spiun i gjermanëve, ai nuk mund të lozte kartën ehebreut, po të ishte i tillë? Zuberi nuk ka dhënë asnjë shenjë të njohjes së doktrinës e të praktikës zakonore të judaizmit. Pse doni me domosdo që të mbajë këtë kombësi hebre-polak? A është e drejtë që dikë që është dhe e quan veten shqiptar ta quajmë egjipto-shqiptar apo turko-shqiptar vetëm se neve (p.sh.nga ngjyra) mund të na duket i tillë?
Në asnjë dokument të firmosur nga Zuberi nuk do gjeni kombësinë hebre. Edhe sikur dikush ta ketë shënuar në ndonjë listë apo fletushkë si hebre kjo është hamendje, sikurse edhe e juaja kur thoni “është njohur si hebre-polak”. Këto hamendje “është njohur”,“është dëgjuar”ose “është thënë”, janë të papranuashme në një studim monografik. Ndërsa kundër supozimit tuaj –zoti Sinani- flet dokumenti i identitetit për të cilin vet shkruani se “për kombësi shenjon polake”. Pse lejoni të hyjnë në studim kundërshti e qendrime evazive?.
Ju shkruani për prof. S. Zuberin “më shpesh i përmendur me mbiemrin Zuper”. Këtë formë Zuper nuk e kemi hasur as në 551 punimet e tij, as në hartat dhe korrespodencën e tij, as nga kolegët e tij; as në botimet shqiptare, as në ato të huaja. Nuk është përmendur nga asnjë autor në dy simpoziumet shkencore kushtuar Zuberit 1992, ’93(!).Nuk përmendet as në 200 faqet e hetuesisë.(Atje përmendet herëpashere Zyber). Po të ishte “shpesh i përmendur Zuper ”-siç thoni ju z. Sinani- do ta kishte hasur ndonjë nga gjeologët tanë (!).Mos vallë Zuper është bankier apo financier dhe me të ka lidhje dhe ekonomisti anglez lordi J.M.Keynes?(!). Po ndonjë letër e lordit si nuk u gjet në shtëpi apo në arkivin e Zuberit, kur në hetuesi gjenden letra të personave më pak të njohur?(!). Prova e fundit për t’u bindur është të vizitoni e të pyesni gruan e prof. Andzhej Zuber (e nipit të Zuberit), e cila banon në Krakov.
Profesor Stanisllav Zuber është figurë monumentale e gjeologjisë shqiptare. Për të duhet shkruar saktë, me vërtetësi, mbështetur në dokumente e fakte. Ai ishte polak, vdiq si polak dhe ta lëmë të prehet si polak.
Libri juaj ka synim të paraqes “mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve”. Profesori i ndjerë as nuk u mbrojt, as nuk u shpëtua por u vra pa gjyq e u la pa varr. Është në dinjitetin tuaj ta hiqni krejt pjesën për prof. Stanisllav Zuber. Kështu studimi do të shpëtojë dhe nga përplasja flagrante e dy linjave, e asaj të humanizmit të popullit shqiptar dhe e linjës gjakatare të krimit e tragjedisë ndaj një shkencëtari. Do ta kuptoni këtë kontradiktë të madhe të punimit tuaj po të lexoni fq.297 (të Monografisë) dëshminë e prof. L. Pezës në artikullin e botuar “Viktimë e diktaturës” kur një profesor polak pa të drejtë i thotë, kur ishte student: “ju shqiptarët jeni gjaksorë aq sa vrisni dhe shkencëtarë”. Profesori polak, nuk e njihte regjimin totalitar dhe nuk e imagjinonte makabritetin e ithtarëve mizorë të diktaturës sidomos në hetuesi, burgje e internime. /javanews.al/
Merruni me te VRARET,VETVRARET,TE HUMBURIT,TE PUSHKATUARIT PA GJYQ,TE NGUJUARIT NGA GJAKM<ARRJA etj te ketyre 25 vjeteve,pastaj merruni me historite e shkuara!!!
Merruni me shqiptaret e gjalle e pasi te mbaroni me keta,filloni me te vdekurit!
Ka dicka që nuk shkon ne këto materialet e DOSSIER-IT.
Konkretisht ky shkencetar i madh nuk kishte aresye qe shteti shqiptar ti eliminonte..Tregimet e Petro Markos duhen marre me rezerve sepse ka fakte dhe deshmi qe ai ishte viktime e KLANIT SERB TE KOQI XOXES..
PSE REAGOJ ?
SEPSE PIKERISHT ATO FILOSERBE QE VRANE SHKENCETARIN E MADH POLAK. NE 1947 ..RIHYNE NE SHQIPERI ME SALISERBIN DHE NE VEND TE KOQI XOXES ESHTE DAMIR FAZLLICI…
ja cfare shkuajne te njejtet autore…pak rendesi ka a ishte hebre apo polak
RENDESI KA QE VRASESIT E VERTETE TE ZYBERIT NE 1947..NA PUSHTUAN PAS 1992…
Serbët izoluen dhe likujduen kundërshtarët e tyre shqiptar dhe Profesorin polak – Stanisllav
Për ta realizuar këtë, ata u munduan të izolonin e likuidonin elementin kundërshtues shqiptar dhe Zuberin, pengesën e pakapërcyeshme të synimeve gllabëruese. Një përpjekje e tillë ishte urdhri djallëzor për të shmangur praninë e specialistëve shqiptar dhe sidomos të Zuberit në grupin e kontrollit, në puset e naftës. Pikërisht në këtë kohë, pala shqiptare e kryesisht Nako Spirua, që kishte në stafin e tij këshilltar kryesor, inxhinierit Stanislav Zuber, kundërshtoi ofertën e jugosllavëve për ta kaluar tërësisht varësinë e shoqërisë së përbashkët të naftës nga Beogradi. Ishte ky reagim i qartë e i prerë, i cili i parapriu fatit të keq të tij, Zuberit dhe të disa specialistëve të tjerë.
Sipas logjikës së njerëzve të Titos, shoqëria Shqiptaro-Jugosllave e Naftës, e cila tashmë ishte vënë plotësisht nën kthetrat e tyre, duhej të drejtohej nga gjeologët e inxhinierët jugosllav. Stanisllav Zuber ishte për ta i “panevojshëm” dhe pengesë serioze e planeve kolonialiste.
Jugosllavët dhe Koçi Xoxe – ministër i brendshëm e piketouen për likujdim
Jugosllavët dhe sejmenët e Koçi Xoxes e dinin që Zuberi nuk mund të blihej e shitej në dëm e shpërdorim të pasurive nëntokësore, për zbulimin e të cilave kishte punuar 20 vite me radhë. Pikërisht për këto arsye ata ishin të interesuar që aparati represiv i Koçi Xoxes ta mbante në qeli profesorin e nderuar, e pse jo edhe ta zhdukte. Dhe plani ogurzi u realizua, ashtu si e deshën interesat e Beogradit. Do të ishin realizuar edhe synimet e tjera, por, fatmirësisht, në gjysmën e dytë të vitit ’48, kjo shoqëri dhe përgjithësisht marrëdhëniet me Beogradin u prishën e u acaruan deri në armiqësi për disa dekada.
Zoti Sinani është i njohur për paraqitje të shtrembëruar të situatave, personave dhe ngjarjeve që kur ka qenë gazetar në Zërin e popullit.Ai edhe është kritikuar për këtë gjë.Shtrëmbërimi i së vërtetës në këtë rast ka të bëjë me një dëshirë të tij për të mbrojtur diktaturën që e trajtoi në mëyrë tragjike një personalitet të tillë si Zuber.
Per KOQE XOXE….
Koment fare idiotik, nuk justifikohet kriminaliteti i E.Hoxhes me supozime, ngase nuk ishte vetem prof polak qe sigurimi zhduku.E.HOXHA , M. Shehu. K.Hazbiu etj me banden e vet kriminele vrane, zhduken me qindra intelektual shqipetare.
Vdekja e Stanislaw Zuber ishte nje barbaritet ipor kjo nuk na ben as me te keqinj e as me te mire se te tjere. Po pse ne Poloni pas luftes komunistet ruse e polake nuk zhduken, vrane e syrgjynosen ne gulage shume intelektuale e anti-komuniste? Harroni se te paret qe u goditen ishin luftetaret e Armia Krajowa? Si per paradoks lufutan per lirine e vendit te tyre por u denuan per shkak ideologjie . Po oficeret polake te vrare ne Katyn? E pra doja t’i thosha Arqiles qe nuk e kuptoj sesi nje profesor polak qe e njeh shume mire vuajten e komunizmit paska guxim t’i thote studentit se <>? Ose e ke sajuar kete ndodhi ose e ke shtremberuar sipas deshires. Shfleto pak o Arqile historine e Polonise nga ’81-’83 kur gjeneral Jaruzelski deklaroi ligjin e luftes dhe mbajti vendin ne terror per dy vjet ne menyre qe te shtypte veprimtarine e Solidarnostit. Komunizmi ka qene i pashpirt kudo dhe askush me mire se nje lindor nuk e di kete gje.
S’eshte vetem njeri koqe. Jane te gjithe. Ik o Lea megjithe Sinanat se ka shume prblemete te tjera sot. Futi ndinje pjate fasule.
Stanisllav Zuber me gjithe respektin e mundshem, me ose pa deshire punoi ne sherbim te italianeve dhe gjermaneve ne nje moment kur Shqiperia ishte e pushtuar dhe bota e perfshire ne lufte boterore. Ta kete parasysh Arqile Teta se edhe po te kishte jetuar ne Poloni, pas luftes inxhinierin do ta kishin vrare me akuzen e kloaboracionistit. Ja kaq ishte e gjitha, shkurt e sakte. Po ty Arqi te takon te behesh me polak se vete polaket ngaqe te ikin leket dhe financimet. Gjergj Sinani dihet qe eshte dallkauk dhe cuditem perse nuk paska nxjerre edhe veten hebre per te perfituar ndonje kocke!
per komentuesin XENI
Mbasi dhe Meron e kemi gjeollog po te pergjigjem;
Supzojme qe Enveri u fut te qelia e Stanisllavit dhe e vrau me doren e tij.( SHTOJ SE ENVERI NE ATE KOHE I KISHTE DITET E NUMERUARA NGA KOQI XOXE).
Por le te krahesojme krimet e Enverit ne Miniera me krimet e KUPOLES KRIMINALE TE BERISHAJVE)
SALI BISHA KA QENE DJALLI PERFEKT QE E SHKATERROI ATE VEND ME KEQ SE TE NA KISHIN PUSHTUAR SERBET DHE GREKET BASHKE
lexo materialin e meposhtem dhe flasim prape
Industria minerare u ngrit pothuaj nga hiçi pas çlirimit të vendit dhe arriti një nivel të atillë, sa ishim krenarë të krahasoheshim dhe me vende me tradita minerare. Nxirrnim nga thellësi mesatare 300-600 m rreth 1.3 milion krom, e renditeshim si vendi i tretë në botë për prodhimin e këtij minerali, ndërsa ishim të parët për prodhimin e sasisë së kromit për frymë. Po kështu, edhe për bakrin ishte mbyllur cikli i përpunimit të tij, deri në prodhimin e telave e kabllove elektrike.
Ndërsa për hekur-nikelin u ndërtua një kombinat i fuqishëm metalurgjik. Zgjeronim e thellonim minierat me kapacitetet tona intelektuale. Në miniera dhe në institucione projektimi, nuk kishte të huaj. Në to punonte vetëm stafi shqiptar, i përgatitur në universitetin tonë dhe fare pak jashtë shtetit. Projektonim dhe ndërtonim puse vertikale deri 500 m thellësi dhe me diametër 4-5m. U zbatuan teknologji bashkëkohore të nxjerrjes dhe të pasurimit të mineraleve.
Zhvillimi i minierave dhe i fabrikave të pasurimit, civilizoi mjaft vende të largëta pa rrugë, pa drita e pa punësim. Pra, ishte një industri e ngritur që sigurisht kishte nevojë për modernizim, mekanizim, automatizim, që me fonde e koncesione do t’u afrohej e do të barazohej me standardin evropian. Por nga 1992 e deri 1997 ajo dalëngadalë u la pas dore e u shkatërrua nën parullat demagogjike, që u shndërruan në ideologji vetëvrasëse të “rrafshimit në zero” dhe të “çekut të bardhë”, deri sa më 1997 minierat e fabrikat e pasurimit të mineraleve u bënë rrënoja. U shkulën dhe shinat e u sharruan kullat metalike të puseve, e së bashku me makinat ngritëse të ashensorëve minerar, me kosto disa qindra mijëra euro secila, u dërguan për skrap.
Krahas industrisë minerare, keq e mos më keq e pësoi dhe industria mekanike. E keqja më e madhe është se e gjithë ajo masë specialistësh të mesëm e të lartë, e përgatitur në vite, u largua, ose iku jashtë, ose u specializua në fusha e profesione të tjera.
Industria minerare, pasi u shkatërrua, u privatizua. Asnjë vend, edhe nga ato anëtare të BE-së nuk e kanë të privatizuar 100% industrinë minerare deri më sot, pa përmendur pastaj vendet e Ballkanit. Madje u avancua aq në rrëmujë e pa largpamësi, sa pa patur një ligj të plotë e të saktë (pa dashur të them të fortë), filluan të jepen minierat me koncesion. Kështu u dha me koncesion kromi, nafta, bitumi asfaltik, polimetalet, me një fjalë gjithë pasuria jonë nëntokësore. Le të japin dhe gratë me koncesion
Pse jepen objektet industriale me koncesion? – pyesin njerëzit tanë shpesh. Dhe unë e shpjegoj kështu këtë fenomen. Me koncesion jepen atëherë kur nuk di ta vësh në punë një objekt, kur nuk ke stafin e përgatitur dhe kur nuk ke fondet apo mjetet financiare, për të ecur procesi teknologjik. Asnjë nga këto kushte ne nuk na mungonte për minierat. Na mungoi vetëm mendimi, arsyetimi i shëndoshë, largpamësia. Sigurisht, në këtë çështje ndikoi kryesisht amullia e politikës ekonomike dhe korrupsioni i politikanëve që drejtonin ekonominë. Një miku im, me të drejtë thotë, “e di pse u dhanë me koncesion minierat?”. Dhe vetë përgjigjet: “U dhanë sepse politikanët tanë deshën t’i hiqnin qafe(!), dhe sigurisht të merrnin shpejt e shpejt ca ryshfete të majme nga koncesionarët”.
zoti zen sypeshkaqeni:
berisha ka qene nje trap funksional dhe e vetmja gje qe beri dhe e “perkrahin ” miqte” e huaj ishte kanibalizmi ndaj sistemit kaluar dhe sidomos shkaterrimi i minierave ..dhe ja arrti qellimit duke i shitur totalisht.
Jam i bindur qe asnje qeveritar sot nuk e di:
SA NAFTE/KROM PRODHOHET SOT NESHQIPERI
SA FITON FIRMA NXJERRESE..
SA FITON SHTETI SHQIPTAR
po ta them une sekretin:
asnje lek nuk hyn ne buxhetin shqiptar se keto nderrmarje fantazme (ne off shore) raportojne humbje kur ne fakte fitimet e tyre kalojne miljardin..
Pra as koxi xoxe..as enver hoxha nuk bene nje krim kozmik kombetar….nqs ata vrane nje stanislav (qe nuk ka asnje dokument ta vertetoje) qe eshte nje person..
kurse PERBINDESHI BERISHE VRAU NJE KOMB..SHFROSI NJE SHTET DHE ZHDUKU NGA PASURIA KOMBETARE MINIERAT QE ISHTE NJE FLORI I FALUR NGA ZOTI
–
Prej qysh u gjend sekretar i Ramis Alias, Shaban Sinani nisi pergatitjen e nje Dosjeje te Madhe per gjoja hebrejte e shkrete: Dosja u sajua shpejt e shpejt, per t’ja paraqitur Sekretarit te Pare te OKB-se, Kuelar, qe do vizitonte Shqiperine nen Komunizem (me rastin e Vellezerve Popa, ne ambasaden Italiane). Komunistet qe kishin ndeshkuar aq keq popullin e vete, terhoqen vemendje, duke rrefyer se kishin shpetuar Hebrejte! Dhe aty ishte rasti per te zene ne goje edhe qeverine “colaboracioniste” qe edhe sot e kesaj dite e mallkojne, por qe ajo ka luajtur rolin e pare me se paku hehstjen e saj ndaj hebrejve. Por Shaba e ka marre detyren dhe nuk pyet per shkencetaret, akademite, simpoziumet, arkivat: ai i krijoin arkivat nga e para: sic beri edhe me Dosjen K, te ciles i doli kallaji shpejt…
Ne kete kuader ka shnderruar polakun ne hebre…!
Shabani sharron me sharre, kete e kemi mesuar ne klasen epare fillore ne! Sharra ben shs sh shsh!
“Prinderit e Stanisllav Zuber nuk ishin avokate, bankiere ose tregtare” dmth nuk kishin profesione qe mund t’i damkosnin si hebrenj? Pse vetem hebrenjte punojne si avokate, bankiere ose tregtare o i uruar? Mbas budallallekut qe paska bere Shaba kjo qe sapo lexova nuk mbetet prapa. I shkreti Stanisllav Zuber qe nuk ka as varr ku te prehet dhe pas 69 vjetesh akoma nuk i jane gjetur eshtrat. Kurse intelektuhalet shqiptare shiko se cfare kurdisin ne kurriz te rahmetliut. Po ky gabim mund te ishte sqaruar shume mire duke permendur faktet qe ke parashtruar dhe kaq. Melodramatizmin prej servili stalinist me prirje antisemite mbaje per vete. Turpi i ngelet Shabes dhe te paafteve qe punojne me te. Dikush nga injoranca mund ta merrte prof. Zuber per cek ose hungarez. Cfare profesioni do nxirrje per te perbuzur keto kombesi aman se jam shume kurioz ta di.