Të bësh një analizë pak a shumë të saktë e gjithpërfshirëse të Enver Hoxhës është një mision i vështirë e, me sa duket, i parakohshëm. Misioni bëhet edhe më i vështirë në këtë klimë intolerance prej lufte të ftohtë, të krijuar nga lukunia e spiunëve dhe e komunistëve të konvertuar që kanë qeverisur vendin këto 23 vjetët e fundit. Aq më shumë, bëhet e vështirë të flasësh në mënyrë të paqme për Enver Hoxhën dhe për çdo ngjarje e personazh të periudhës së komunizmit shqiptar, kur ftohesh ta bësh një gjë të tillë në 20 shkurt, datë që lukunia në fjalë e ka zgjedhur si ditën e saj të Shën Bartolomeut.
Kështu, çdokush që rreket të shkruajë ndonjë mendim për Enverin, siç po bëj unë tani, instinktivisht priret t’i masë fjalët, për të qenë politikisht korrekt me lukuninë e spiunëve dhe të të konvertuarve, që veteksitohen deri në kafshim. Ndërsa them këto, vetvetiu më fanepset histori e vitit 1991, që ka për protagonistë z. Sali Berisha dhe z. Edi Rama.
Ishte janar, kur në sallën “Dea” të Pallatit të Kulturës Partia Demokratike e porsakrijuar kishte organizuar një bashkëbisedim me intelektualë të kryeqytetit. Mes të tjerash, një i pranishëm në atë takim e pyeti z. Berisha se cili ishte qëndrimi i tij dhe i PD ndaj figurës së Enver Hoxhës.
Z. Berisha u përgjegj ngatërrueshëm, duke thënë, hiç më shumë e hiç më pak, atë që po them edhe unë, pas 23 vjetësh, në hyrje të këtij shkrimi: “Enver Hoxha është një figurë komplekse, me të mirat e të këqijat e tij”.
Me të mbaruar këto fjalë, nga gjysmëerrësira e rreshtit të fundit ia befi Edi Rama, i cili rrëmbeu thuajse me forcë mikrofonin dhe me një “ua tregoj unë se kush ishte Enver Hoxha”, filloi t’i tregojë sallës, e sidomos Doktorit që nuk ishte çliruar ende nga hija e Komandantit, se Enver Hoxha nuk ishte aspak një figurë komplekse…
Të gjithë e dinë se çfarë mendon Edi Rama për Enver Hoxhën, ndaj nuk dua të zgjatem as me pasionin e tij antienverist, të sinqertë, të kuptueshëm por antihistorik, dhe as me antienverizmin e antikomunizmin e z. Berisha, që është i vonuar, i shtirë, antihistorik e gjithashtu amoral.
Për Enver Hoxhën është shkruar shumë kohët e fundit, por kryesisht duke e analizuar atë kryesisht në marrëdhëniet me demokracinë dhe me të drejtat e njeriut. Kjo është e kuptueshme, e pashmangshme dhe e domosdoshme Ai i përkiste, qysh në nisje, një bote dhe një ideologjie që e shkelte individin, liritë dhe të drejtat e tij, në emër të rendjes pas një projekti utopik që do t’u sillte të gjithëve, njëherësh e njëlloj, mirëqënien e lumturinë e kërkuar.
Kundërshtarët e tij politikë, nga bashkëluftëtarët e bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, e deri te përfaqësuesit e “klasave të përmbysura”, u dënuan me një ashpërsi që nuk e pati shoqen as në Rusinë e Stalinit. Në mënyrë të veçantë, histeria represive e shpërthyer pas vitit 1970, kur pas “kërleshjes” me SHBA dhe BRSS regjimi bëhej gati t’i hidhte dorashkën edhe Kinës dhe për rrjedhim kishte nevojë më shumë se kurrë për një “paqe të brendshme”, nuk mund të shpjegohet veçse me një degradim politik dhe intelektual të regjimit dhe të vetë Enver Hoxhës.
Por, për marrëdhëniet negative të Enver Hoxhës me demokracinë e me të drejtat e njëriut është folur mjaft pas vitit 1990. Edhe biografitë mbi të, të shkruara vitet e fundit, vërtiten në mënyrë të pashmangshme rreth këtij motivi. Ndërkohë, aspekti represiv i shtetit dhe i vetë personalitetit të Hoxhës nuk përfaqëson të gjithë qënien e tij si politikan e burrë shteti. Për një analizë më të thelluar e më historike, do të ishte e nevojshme të hetoheshin edhe marrëdhëniet e liderit komunist me gamën e madhe të veprimtarive partiake e shtetërore, që ai drejtoi me dorë të hekurt për më shumë se 40 vjet.
Pak ose aspak është shkruar lidhur me raportet e tij me pavarësinë e sovranitetin, me mbrojtjen e sigurinë, me industrinë, bujqësinë, energjinë, arsimin, shëndetësinë, politikën e jashtme, kulturën, shkencën, sportet etj. etj. Nëse ne e pranojmë si një të dhënë të paracaktuar nga ngjarjet e Luftës II Botërore instalimin e sistemit komunist në Shqipëri, dhe në rast se analiza jonë nuk abstragon nga kjo premisë e rëndësishme, atëhere kuadri i realizimeve dhe i dështimeve të regjimit të Enver Hoxhës në këto fusha nuk del aq i zi, sa ç’rezulton kuadri i rrënuar i raporteve të tij me të drejtat e individit dhe me demokracinë.
Ajo që unë dua të trajtoj posaçërisht këtu dhe që me siguri do irritonte shumë vetë, ka të bëjë me raportet e Enver Hoxhës me nacionalizmin dhe me Kosovën, si thelbi i çështjes kombëtare shqiptare. Shumica e autorëve dhe e teksteve të huaja, që janë marrë me historinë e Shqipërisë të pas Luftës, janë të një mendje kur thonë se Enver Hoxha ishte një komunist nacionalist. Sigurisht, në vendin e shqipeve nuk është pa rrezik ta thuash një gjë të tillë: rrezikon të mbytesh në detin e urrejtjes, të pështymëve e të jargëve të të ashtuquajturve “nacionalistë të opingës”. Ndaj, më së pari duhet sqaruar terminologjia.
Tashmë është bërë e modës të kategorizohen si “nacionalistë” figura si Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari, Halil Alia, Selim Kaloshi, Isa Toska, Taf Kaziu, Bektash Cakrani etj. etj. Mirëpo, thotë Bernd Fisher, në rastin më të mirë, nacionalizmi i këtyre figurave ishte thjesht një “nacionalizëm krahinor”. Gjatë Luftës I dhe Luftës II Botërore, kush më shumë e kush më pak, çdonjëri prej tyre ra në ujdi me pushtuesit. Termat e ujdisë qenë të thjeshta: ju mos na hyni në sinoret e fshatit tonë, ne do t’iu ndihmojmë të shtypni çdo rezistencë jashtë sinoreve tona. Sigurisht, kundrejt pagesës. Kështu, këta trima, ndërsa betoheshin e përbetoheshin për “Shqipërinë Etnike”, e kaluan kufirin e krahinës së tyre vetëm për të vrarë e për të prerë shqiptarë të tjerë, pikërisht ata që luftonin për lirinë e vendit të tyre. Kështu bënë në Vlorë, në Berat, në Shkodër e Tiranë në dimrin e vitit 1943-1944.
Nuk u mjaftuan me kaq. “Legalistë” si Musa Juka e Muharrem Bajraktari qysh në 1942, dhe “ballistë”, si Mithat Frashëri në 1944, i propozuan marrëveshje të fshehta përfaqësuesve të së djathtës nacionaliste serbe e greke, Drazha Mihajlloviçit dhe Napoleon Zervës. Këto parashikonin, hiçmosgjë, bashkimin e Shqipërisë në një federatë me Serbinë, gjegjësisht me Greqinë . Në 1948, kur E. Hoxha i preu marrëdhëniet me Jugosllavinë, përfaqësuesit e “nacionalizmit” në mërgim (mes tyre edhe Ernest Koliqi), i shkruanin letra Titos, ku e grishnin atë të sulmonte Shqipërinë, të rrëzonte regjimin e Enver Hoxhës dhe t’ua besonte atyre drejtimin e atij vendi, me premtimin se Shqipëria “e tyre” do të ishte një mike besnike e Jugosllavisë. Ishte skema e përpunuar nga “arqi-nacionalisti” Esat Pashë Toptani (1914)dhe e zbatuar nga Ahmet Zogu (1924).
Sigurisht, në raport me ta, nacionalizmi i Enver Hoxhës ishte krejt tjetër. Hoxha e shpalli të paprekshme atë Shqipëri që trashëgoi, Shqipërinë e Londrës. Në marrëdhëniet me jugosllavët e Titos, vuri qysh në kohën e luftës çështjen e Kosovës dhe të bashkimit të saj me Shqipërinë. Në 1943, Titua e pranoi se Kosova ishte shqiptare dhe pas luftës duhej t’i bashkohej Shqipërisë. Në janar 1944, me inisiativë të komunistëve shqiptarë këndej dhe andej kufirit (Fadil Hoxha shkruan se inisiator ishte Enver Hoxha dhe ai vetë), u mblodh Konferenca e Bujanit, ku u ritheksua vullneti i popullit të Kosovës për t’u bashkuar me Shqipërinë.
Në vitin 1946, Ambasadori i Jugosllavisë në Shqipëri, Gjegja, i cili shoqëroi Enver Hoxhën gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd, deklaronte se gjatë bisedimeve me Titon, lideri shqiptar kishte kërkuar “në një mënyrë të papërshtatshme” bashkimin e premtuar të Kosovës me Shqipërinë. Po me atë rast, Hoxha këmbënguli që problemi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë të përfshihej edhe në Traktatin e Miqësisë e Bashkëpunimit, që dy vendet bëheshin gati të nënshkruanin. Pas prishjes me Jugosllavinë, në 1949, Hoxha i shkruante një letër të gjatë Stalinit, ku pasi paraqeste një histori të detajuar të shqiptarëve nën regjimin e Karagjeorgjeviçëve e të Titos, konkludonte se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do ta forconte këtë të fundit, “aleate besnike e BRSS”dhe do ta dobësonte Jugosllavinë e Tito-Rankoviçit.
Nuk ka dyshim se afrimi i Krushovit me Titon në 1955, ishte një nga shkaqet kryesore të krizës në marrëdhëniet sovjeto-shqiptare. Hoxha nuk mund të harronte që pas vitit 1948 Jugosllavia ishte bërë bazë kryesore ku organizoheshin veprimtaritë e zbulimeve jugosllave, amerikane e greke kundër regjimit të Tiranës.
Mbi të gjitha, mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë mbetej problemi i mprehtë i Kosovës. Qëndrimet e Enver Hoxhës pas vitit 1960 për çështjen e Kosovës zhvishen gjithnjë e më shumë nga mbulesa ideologjike dhe dominohen nga retorika nacionaliste, herë-herë edhe me nota raciste. Hoxha lëshohet me të njëjtim tërbim kundër “qelbësirave frikamane maqedonase që terrorizonin shqiptarët” (1969), por edhe kundër shërbëtorve shqiptarë të regjimit të Beogradit, duke filluar nga “qeni serb” Sinan Hasani (1982).
Në vitin 1966 shkruante artikullin “Kush përgjigjet për krimet e genocidit të kryera në kurriz të popullsisë shqiptare të Kosovës, Malit Zi e Maqedonisë”, ku nënvizonte si momente kryesore vrasjet e të rinjve kosovarë në Mal të Zi (Tivar), ato të kryera në Kosovë kundër gjoja kundërshtarëve të Luftës, terrori gjatë aksionit për grumbullimin e armëve. Denoncon gjithashtu politikat shkombëtarizuese në dëm të shqiptarëve nëpërmjet rrudhjes së vazhdueshme të të drejtave kombëtare të tyre, duke filluar nga ajo e shkollimit në gjuhën shqipe. E trembte ajo që do të vinte pas vdekjes së Titos, kur edhe në të gjallë të tij zhvillohej një luftë e egër mes klaneve të ndryshme brenda Lidhjes së komunistëve jugosllavë. “Në kuadrin e kaosit e të shqyerjeve mes klikave të Jugosllavisë, Kosova dhe banorët e saj shqiptarë gjenden kurdoherë të ekspozuar ndaj rreziqeve të mëdha”, shkruante në 19 shtator 1966.
Hoxha tregon se e njihte mirë gjendjen në Kosovë, kur bën përgjegjës kryesor të politikave antishqiptare klanin serb të përfaqësuar nga i njohuri i vjetër i tij, Dushan Mugosha dhe nga “xhelati” Rankoviç (ndërkohë, vetë Fadil Hoxha i vlerësonte këta të dy si dashamirës të shqiptarëve!). Eliminimi i Rankoviçit në 1966 si dhe denoncimi që Hoxha dhe Tito i bënë pushtimit të Çekosllovakisë në 1968, krijuan kushtet për një normalizim të marrëdhënieve me Jugosllavinë. Hoxha pati meritë të padyshimtë që këtë afrim ta kanalizonte thuajse tërësisht në drejtim të Kosovës, sidoqë jugosllavët insistonin që marrëdhëniet të zhvilloheshin paralelisht me të gjitha republikat jugosllave. Njohja e autonomisë së Kosovës dhe sanksionimi i saj me Kushtetutën e vitit 1974, themelimi i Universitetit , i Akademisë së Shkencave dhe institucioneve të tjera mësimore e shkencore të Kosovës, shkëmbimi i pedagogëve, studjuesve, artistëve, sportistëve midis Tiranës e Prishtinës, organizimi i veprimtarive shkencore me tonalitet të lartë kombëtar, siç qenë ato për 500-vjetorin e Skënderbeut (1968), Konsulta e Prishtinës për unifikimin e gjuhës (1968), Konferenca për 100 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit (1978) etj., krijuan një klimë të ngrohtë mes dy anëve të kufirit, e mbi të gjitha nxorrën në sipërfaqe një shtresë të re intelektualësh e studentësh kosovarë, që do të bëheshin protagonistët e ngjarjeve që do të vinin.
E pra, askush nuk mund ta mohojë që Enver Hoxha i ka ideuar dhe i ka ndjekur deri në detaj këto zhvillime. Madje edhe duke korrigjuar vetveten. Deri në vitin 1981 ai ishte shprehur kundër parrullës “Kosova-Republikë” dhe mbronte projektin e bashkimit të thjeshtë të saj me Shqipërinë. Për këtë arsye, në 1973, kishte refuzuar të nënshkruante edhe Aktin Final të Helsinkit, që sanksiononte pandryshmërinë e kufijve në Evropë. Por, pas ngjarjeve të mars-prillit 1981 në Prishtinë, ai doli pa hezitim në mbrojtje të demonstratave të studentëve dhe të parrullave të tyre, mes të cilave më kryesorja ishte “Kosova-Republikë”. Me rastin e zhvillimeve në Kosovë, Hoxha korrigjoi edhe qëndrimin e vet ndaj demokracive perëndimore. Për herë të parë pas 40 vjetësh, marrëdhëniet preferenciale të regjimit me Francën njohin një periudhë krize. Arsyen e shpjegon vetë Hoxha: Franca, e shqetësuar nga proceset dizintegruese në Jugosllavinë e pas-Titos, kishte marrë nën mbrojtje politikën represive kundër shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.
Ndërkohë Hoxhës nuk i kishte shpëtuar mbështetja që po i jepnin lëvizjes së shqiptarëve shtypi dhe mjedise politike të Gjermanisë Perëndimore. Pikërisht në maj të vitit 1981, në një shkrim të botuar tek “Zërit të Popullit”, ai artikuloi tezën e “së drejtës së kombit gjerman për të jetuar i bashkuar”, që pas ndonjë muaji e nënvizoi me më shumë forcë në Kongresin e Partisë së Punës. Hoxha shprehte bindjen, se në kushtet e mungesës së një marrëdhënieje çfarëdo me SHBA, do të ishte pikërisht Gjermania ajo që do sensibilizonte e do të tërhiqte aleatin amerikan në mbështetje të luftës së shqiptarëve në Jugosllavi. Sinjali nuk shpëtoi pa u kapur në Bonn. Ishte fillimi i një marrëdhënieje shumë të rëndësishme, që u konkretizua me vizitën e papritur të Franc Jozef Shtrausit në Shqipëri, në 1984, por që për fat të keq, pasardhësit e Hoxhës e lanë të shuhet me frikërat dhe pavendosmëritë e tyre.
Sigurisht, e gjithë kjo trajektore e shpejtë e qëndrimeve të Enver Hoxhës ndaj çështjes së Kosovës, si thelb i çështjes kombëtare shqiptare në shek. XX, shënohet edhe nga dyshimet e pasiguritë e veta. Mjafton të kujtojmë, se përvoja negative e marrëdhënieve me Jugosllavinë, gjatë dhe pas Luftës, bëri që regjimi i Hoxhës të dyshonte si “agjentë titistë”, dhe shpesh herë të keqtrajtonte, shumë nga patriotët kosovarë që kalonin kufirin për t’u shpëtuar përndjekjeve të organeve jugosllave. Çështë më e keqja, angazhimi i madh politik në mbrojtje të luftës së rinisë e të popullit të Kosovës, nuk u shoqërua të paktën me një relaksim të luftës së klasave dhe me një çfarëdo liberalizimi të ekonomisë të super-kolektivizuar e të pashpresë shqiptare. Përkundrazi. Por, me sa duket nuk mund të pritej më shumë prej Enver Hoxhës. Ishte nacionalist, por ishte edhe komunist. Dhe nacionalizmi i tij mbulohej herë pas here nga dallgët e një dogmatizmi ideologjik, që në vitet e pleqërisë u bë gjithnjë e më mbytës.
MJAFTE ME,me pederin islamik E.Hoxha,ai nuk duhet te ket as varr e te ndalohet me ligj sjellia e emerit te tij ne historine e shqiperise,kjo pasi shkaterroi nje komb te tere qe ne qeliz…………
Cpune ke me shqiptaret o zvarranik i zi! Pirdhu ne Egje a Qipro !
Enveri – HERO KOMBETAR I SHQIPTAREVE ?
RRespekte profesor PELLUMB XHUFIT per te vertetat qe shpreh ne kte artikull kjo esht e verteta qe antishqiptaret e fshehin e denigrojn dhe duan qe kjo e vertet te harrohet sa me par,duhet te thuhen te vertetat siç jan nese duam te hecim perpara, ka ardhur koha ti jepet rrespekti vleres dhe te perçudnohet me forc antivlera ne kte vend, nese nuk dalin heronjt e vertet ne piedestal ne kte vend dhe nese nuk i thuet e verteta ish tradhtarve te kombit siç kan qen ne realitet dhe persa koh kto dy gjera te ngaterrohen dhe te fshihen nga llumi kti kombi ne kte vend nuk do ket kurr perparim,por ky popull do terhiqet zvarr nga te pa ndershmit maskarejt kriminelet dhe antishqiptaret,rrespekte PROFESOR XHUFI.
TE FALENDEROJME PROFESOR
JE TEPER I SAKTE DHE BINDES NE KETO QE THUA,I NDERUAR PROFESOR .MERITON
VLERESIM E RESPEKT TE VECANTE PER SHPALOSJEN ME VERTETESI E KURAJO TE ASAJ, QE
SHUME KOLEGE TE TU JANE SHPERFYTYRUAR NE KETO KOHE TE TURBULLTA .
Natyrisht qe ishte edhe nacionalist. Duke vene bustin e skenderbeut ne mes to tiranes dhe duke dashur ti nguliste popullit te tij ne mendje se feja e shqiptarit esht shqiptaria, natyrisht qe te ben nacionalist.
Historian tamam! Figura e EHoxhes, pikture nga dhendri i tij, Pellumb Xhufi! Po masakren e Tivarit si na e le menjane?! Aty, bash aty ne Tivar shfaqet dashuria e Hoxhes tend per Kosoven dhe Kosovaret e verbuar qe te lexojne ty dhe hymnizojne kriminelin, gjyshin gjakatar te gruas tende.
Naqua,lirohu nga halucinacionet e një pjese të shqiptarëve të ndikuar nga ënddrrat utopike se shqiptarët mund te benin dhe sot mund të bëjnë qfarë te duan në territorret që sju përkasin politikisht,dmth që nuk janë te njohur nga faktori ndërkombëtar.Bile ,e vërteta është edhe më e hidhur , edhe brenda terrritorit shqiptar në Kongresin e Londrës në vitin 1912 ka qenë Italia shteti që ka pasur të drejta të veqanta mbi shtetin shqiptare .Edhe pas dëbimit nga Vlora ato të drejta Italia i k shfrytëzua .nuk ka qenë e rastit pushtimi i Shqipërisë më 1939 ende pa fillue Lufta e 2 Botërore.Shqipëria ,dhe sidomos ajo e Enver Hoxhës do duhej fajsue për lëshimet e saj pas vitit 1948.Sepse edhe deri në vitin 1948 nën ndikimin Rus por edhe Anglez Shqipria ka qenë zonë e ndikomit Jugosllav nga këto superfuqi .Sigurisht edhe nga gabimet që ka mund ti ketë bër Hoxha ndaj Titos si përmes ndikimit ideologjik.Prandaj të akuzohen shqiptarët për Tivarin është baras me shfajësimin e xhelatëve të vërtetë.
Proçes verbal I mbledhjes së Byrosë Politike të Partisë së Punës Shqipërisë
më 25 mars 1949.
Liri Belishova:
Në bazë të vendimeve të Byrosë Politike, disa shokë janë dërguar poshtë në Jug, për të rekrutuar elementa nga refugjatët Çamë, që duhet të shkojnë e ti bashkohen Ushtrisë Demokratike Greke. Kjo direktivë u është thënë qartë dhe prerë gjatë takimit me antarët e partisë, pa u diskutuar me të tjerët. Por ata kanë demaskuar antarët e partisë dhe e gjithë popullata është në dijeni për këtë. Kjo është edhe arësyeja që janë vetëm 30 njerës që duan të shkojnë, kështu që antarët e partisë nuk kanë asnjë lloj entuziasmi për këtë çështje.Partia e Punës nuk mirëpritet ashtu siç mendohej, kundërshtarët e kanë bërë punën e tyre duke pregatitur edhe terrenin përkatës për këtë veprim. Refugjatët grekë në 2-3 raste janë dërguar forcërisht atje. Në përgjithësi Çamët nuk duan të shkojnë në Greqi. Arësyeja është se ata nuk u besojnë grekëve, ata duan të jetojnë në Shqipëri, ose tu lejohet të shkojnë në Turqi, por nuk duan në Çamëri( kur më 1945 u kthyen një pjesë e tyre atje, u masakruan dhe u vranë përsëri nga forcat greke-SB) Ne duhet të shikojmë me kujdes masat që duhet të marrim për këtë çështje .Përsa u takon antarëve të partisë që kanë paraqitur tendencat se situata është e vështirë, ne këtu duhet të vendosim për problemin tjetër. Janë dy propozime nga ana e shokëve çamë, të organizojmë mobilizim të detyrueshëm dhe të marrim masa ndaj elementëve kundërshtarë.Ata gjithashtu thonë që në mbledhjen me çamët antarë partie, duhet të marri pjesë një delegat I Komitetit Qendror, por unë jam kundër kësaj ideje që partia e jonë ti bashkangjitet kësaj çështje.
Bedri Spahiu:
Ne kemi punuar shumë me ata për të pasur të drejtën e mobilizimit. Këtu ata konsiderohen shtetas grekë. Greqia ka nevojë për bashkëluftëtar. Do ishte më mirë sikur të bëhej nëpërmjet agjitacionit, por kjo metodë nuk mund ti shpjerë ata në Greqi. Bile as nga ana ndërkombëtare nuk meret parasysh. E rëndësishme është që të mos zbulohet se jemi ne, prandaj duhet bërë brenda natës. Ne mund të pyesim edhe sovjetikët për këtë,
Mehmet Shehu:
Petrit Shahini nga Elbasani thotë se për rastin e mobilizimit të çamëve, elementat kundërshtarë filluan ta përgojojnë Partinë Komuniste Greke. Ne rast se do I lejojmë çamët të vazhdojnë të flasin në këtë mënyrë, partia do të diskreditohet nga kundërshtarët.
Me këtë rast ne zbuluam se masat çame nuk janë nën kontrollin tonë. Pra në rast se dërgojmë njerës nga partia e jonë tek ata, do të shohim shenja proteste kundër qeverisë sonë. Këtu e vlen të kuptohet se partia e jonë qëndron shumë larg këtyre organizimeve. E rëndësishme është të veprojmë menjiherë ndaj këtyre armiqëve reaksionarë( të gjithë antarët e tjerë bien dakord me propozimet e shokut Mehmet). Pastaj ne duhet ti mbikëqyrim këta elementa, antarë partie, që I kanë trajtuar në këtë mënyrë të deleguarit tanë. Ata duhen përjashtuar nga partia dhe të dërgohen në kampe(shokët e tjerë bien dakord gjithashtu me këtë propozim). Përsa I takon elementave të tjerë, në rast meren me forcë do jetë e vështirë nga pikëpamja ndërkombëtare gjë që është I vetmi risk, pra duhet bërë brenda natës.
Pra duhet kryer brenda një nate, pa marre vesh askush se çfarë po bëhet. Përndryshe ata do të largohen-arratisen. Tashti për tashti nuk do të përdorim forcën ndaj tyre sepse ata janë shtetas të huaj. Ne duhet të këshillojmë komitetet e partisë në rrethe që ta lejnë në gjumë këtë problem, dhe brenda një nate ti grumbullojmë ata e ti dërgojmë në kufi.
Tuk Jakova:
Në këtë rast të gjthë njerëzit kundërshtarë do të fshihen.Ata njerës kanë vuajtur mijëra poshtërsira nga monarkofashistat dhe ata nuk duan të shkojnë e të luftojnë për vendin e tyre.
Mehmet Shehu:
Ne kemi për tu thënë atyre që të mos I vendosin në të njetën njësi.
Tuk Jakova:
Ne nuk mund ti dërgojmë ata, shokë, është më mirë të marrim masat që propzoi shoku Mehmet.
Mehmet Shehu:
le t’ja paraqesim problemin sovjetikeve, nga pikëpamja ndërkombëtare. Ne u kemi dhënë familjeve të tyre tokë. Kështu që ata mund të punojnë atje.
Hysni Kapo:
Ne duhet të veprojme simbas atyre që tha shoku Mehmet.
Beqir Balluku:
Ata duhen arestuar dhe të dërgohen të punojnë në Lozhan, aty është vendi më I përshtatshëm.
((AQSH, F. 14/AP, V.1949, D.16, page 14)
Dhe ky qendrim vazhdohet edhe sot, tamam ashtu sic porosit janullatosi
O ti cam qe ke nxjerre kete dokument: Pse nuk vajten camet te luftojne e te clirojne tokat e tyre? Kush do tua jape juve Camerine? Apo jeni vetem per llafe e pordha dhe e doni dhurate nga bota sic na dhane Kosoven?
Kosovaret luftuan ore moterq… grekofil nuk ja fali njeri lirine derdhen gjakun o kurve e Kishes Janulliste
Mjaft me “patriotizma te opinges”! Kosoven nuk e cliruan shqiptaret (pavaresisht se luftuan dhe derdhen gjak). Kosova ju dha (ashtu sic ju morr) shqiptareve nga Fuqite e Medha!
Kush ka ndonje dyshim nuk eshte ne rregull nga trute e kokes ?
Mos po lexon gje ne shkrimin tim qe Kosoven e cliruan shqiptaret ore trulesh lexoje mire teksin pastaj ha m… sa te duash kokrra e kkkk na mbyten b…q…e b…shiturit
kd (ose kar-dashes) shko o budall pi ilacet! Patriot i bythes! TRAP ?
kush taka dhanë ty kosovën nemo? more stupc po qfarë te dhanëme .ata ta kanë marr , nuk ta kanë dhënë.Stupc,dhe po don me spjegue diqka .
Do e zejë lemza xhihadistin e ngordhur Enver me kete shkrim te ketij autori qe s’e ka zene gjumi duke pritur vitin e ri. Qfar halli ka ky autor: ishte apo nuk eshte?!
He mor DERDIMEN,leshove nje pordhe dhe ti o TUHAF ?
Keto jane pordhi kali.
Enver Hoxha jo vetem Kosoven qe se deshi po sdeshi edhe Shqiperine.
Ai e beri Shqiperine nje ‘geto”te rrethuar me tela gjemba dhe shqipetaret ishin shteti me i varfer ne Europe ekonomikisht,Sa per te drejtat dhe lirite e individit as qe behej fjale.
Sa per kosoven,per ata qe se dine :te gjithe kosovaret qe iknin nga kosova dhe vinin ne Shqiperi per ti shpetuar represionit serb perfundonin ne burgjet e Enver Hoxhes.
Se ku eshte nacionalis Enver Hoxha vetem ju zoteri (shoku) Pellumb Xhufi mund te shpjegoni.Me shume ka vrare regjimi komunist shqiptare se italianet apo gjermanet qe e pushtuan Shqiperine.
Keto shkrime jane “pure propagande”per nostalgjiket e Enver Hoxhes.
Demet qe ka shkaktuar regjimi komunist Shqiperise ne nje fare mase jane te pariparueshme,ose do te duhen shume vite qe ne te behemi si Europa.
Ik o Debil Abedini bej propagande ne ndonje lagje jevgjish,se aty mund te te marrin per te mencur! Profesori te jep FAKTE (dokumente historike te pandryshuara),ti i pergjigjesh me VLERESIME (mendime relative,qe ndryshojne sipas koheve). E di ndryshimin midis FAKTIT dhe VLERESIMIT!? Fakti eshte absolut,Vleresimi eshte relativ. Po ndryshimin midis absolutes dhe relatives e di!? Ik o KATUNAR Ziguri,u bo bytha jote me dhon mend ?
Zoti Xhufi me vjen keq qe tju them se ju po genjeni. Me mire merruni me historine e mesjetes per te cilen jeni specialist.
Artikulli I me poshtem ju nxjerr bllof me prova e citime te cilat ju nuk denjoni ti permendni.
http://www.trepca.net/2004/02/040221_el_a_e_shiti_enver_hoxha_kosoven.htm
Ore gomere qe s’keni tru. Shqiperia mire qe shpetoi pa u ndare mes Serbise e Greqise e ju thoni pse e shiti E.Hoxha Kosoven? Hajde tranguj hajde.
Zoti Xhufi me ke po talleni?
Komunizmi eshte ideollogji e internacionalizmit proletar qe eshte e kunderta e nacionalizmit prandaj ndodhi dhe perplasja e Ashper e Gjermanise nacional socialiste me Bashkimin Sovjetik Komunist.
Po perplasja e Gjermanise nacional-socialiste me Britanine nacional-konservatore pse ndodhi mor TRAP!?
Mero, shume i sakte ky Xhufi me kete artikull. Por gjera te vjetra keto, sikur i kemi lexuar njehere. Nuk keni gjera te reja? Apo nxirr artikuj nga Dossier e mbush faqet e gazetes.
Nje shkrim me te veretet shkenc or dhe tejet realist Pergezime profesor Xhufin.. !
T-urku
E-nveri
R-amizi
S-ala…..plotesojne profecine e zeze te nje populli-milet-ters…Sa per sh. Edi, po nuk beri mutacion me lsi dhe pd, mbetet nje specie drejt zhdukjes…Nacionalizmi antikrisht i birit te kajmekanit te Gjirikastres, nuk shkonte me larg se hunda e karrikes se pushtetit te tij personal…
T-urku
E-nveri
R-amizi
S-ala…..plotesojne profecine e zeze te nje populli-milet-ters…Sa per sh. Edi, po nuk beri mutacion me lsi dhe pd, mbetet nje specie drejt zhdukjes…Nacionalizmi antikrisht i birit te kajmekanit te Gjirikastres, nuk shkonte me larg se hunda e karrikes se pushtetit te tij personal……
Për Z. Pëllumb Xhufi
Shkrimet e Z. Xhufi i respektojmë duke i lexuar me mendimin se do të gjejmë një trajtim objektiv të paanshëm të historisë dje dhe sot, pra një drejtim real dhe frymëzues për drejtëkuptim të ngjarjeve dhe të personaliteteve duke u mbështetur në ligjet e përgjithshme dhe rregullat e funksionimit të një shtetit që të mund të kryej funksionet, detyrat dhe qëllimet e tij.
“Të bësh një analizë pak a shumë të saktë e gjithpërfshirëse të Enver Hoxhës është një mision i vështirë dhe, me sa duket, i parakohshëm”, thotë Z. Xhufi, “është e vështirë të flasësh në mënyrë të paqme për Enver Hoxhën dhe për çdo ngjarje e personazh të periudhës së komunizmit shqiptar” se shteti dhe politika në fuqi kanë krijuar një klimë intolerante prandaj ai përpiqet të jetë politikisht korrekt sepse ka pasoja. Pas një deklarate të këtillë Z. Xhufi thotë “rroftë mbreti, poshtë mbreti”. Pjesa “poshtë mbreti”, kuptohet, e parathënë e vështirë, e parakohshme dhe jo e paqme, e bën atë politikisht korrekt në dëm të autoritetit të tij si historian që për oportunitet nuk krahason shtetin dje dhe sot në Shqipëri dhe në botë, por veçon nja dy aspekte që i degradon kaq keq sa që fjala e paqme bëhet e papastër, e pandershme, metazori- punë e pisët, sidomos mbulimi i minimit të ekonomisë dhe të pushtetit nga forcat kundërshtare të brendshme e të jashtme së bashku deri në shkatërrimin dhe përmbysjen e një epoke që mishëron sakrificën e madhe të një populli të tërë për të bërë shtetin e tij shqiptar të fortë e të pavarur dhe që, për lavdinë e tij, e bëri në kohë rekord dhe u njojt nga bota më mirë se ca kombe të tjerë që në fillimet e tyre shfrytëzuan dhe aneksuan edhe popuj të tjerë. “Iso burra kundër socializmit që vate e shkoi!”
Nëse është e parakohshme për të thënë një të vërtetë historike, pse qenka në kohë ta deformoshë atë, ta transferoshë fajin nga sabotatorët dhe shkatërrimtarët e vërtetë të vendit tek komunizmi i Enver Hoxhës?! Dhe për t’i vënë kapak të “paqtë” edhe pjesës “rroftë mbreti” se mos duket shumë e stolisur historiani ynë i njohur Xhufi e cilëson atë si nacionalizëm me dallgë dogmatike. Tamam analizë gjithpërfshirëse dhe pritshmëri me “me sa duket “! Ndoshta vjen koha e duhur për të folur në mënyrë të paqme kur të bëhet bashkimi shqiptar në BE ! Si janë pritshmëritë për këto padrejtësi historike?! Një rrugë e dy punë! Po edhe kjo e do herë pas here nga një të shtyrë popullore. Kasandra.
Durim s’ke ci ben,kemi ende shume halabake e injorante ne shoqerine e sotme shqiptare!!! Bashke me “poshte mbreti” le te degjojne dhe marrin sadopak edhe nga “rrofte mbreti”. Dalngadale do degjojne perhere e me shume nga “rrofte mbreti”,s’ka dyshim per kete!Ndryshimi gradual eshte me i qendrueshem sesa ai i menjehershem,pra DURIM …
Ngrihen llumi dhe pjellet e llumit te kti kombi qe te paret e tyre kan ber pazare me interesat e kombit ton dhe kerkojn ti japin mend profesor XHUFIT, ca injorant qe nuk din nga lidhet gomari, po mir jeni o hale pse qaeni sot per qeverin qe keni, shtroni bythen dhe paguani taksat kokerr me kokerr nuk ka kapitalizem pa taksa apo kerkoni kapitalizem me teori komuniste se nuk ja u ka qefi te paguani taksat e kti sistemi,sa per ate çamin qe komenton lart ka te drejt se mos i kish hapur kufijt ENVER HOXHA greku dio ja qinte robt do i kalonte ne thik te ter,por sot e kan kaluar lumin dhe po dhjesin kalin siç e kan traditen çamt qe sot kan dal me prona ne territorin SHQIPTAR, pun legenash dhe maskarejsh,keshtu ju pafsha te terve paguani dritat kokerr me kokerr kush si paguan ne burg popull gabel qe vetem te shani te kaluaren tuaj dini,kosova kurr nuk ka qen e SHQIPRIS qe nga koha SKENDERBEUT çfar faji i kishte ENVERI kosoves AMERIKA ANGLIA FRANCA DHE RUSIA ja dhan kosoven jugosllavis perse nuk i shani kto shtete per çfar ben por sot per kto shtete jepni dhe bythen nuk e keni problem dhe ja kerkoni ENVERIT KOSOVEN, per sa ka ber ENVERI shum ka ber se edhe ata qe luftuan ne luften e kosoves ishin adhurusit e atij burri shteti qe ju shani dhe poshteroni sot, se te tjeret lan nenat e motrat dhe çan ferren dhe bridhnin me turma ne Tiran duke ngren byrek me gjiz e dim te ter te verteten, ishin ata kosovar te mbrujtur me dashurin per vendin e tyre nga regjimi i ENVERIT qe luftuan dhe lan jeten per kosoven se rugovet e bukoshet benin stervitje ne laprak kur te tjeret luftonin dhemb per dhemb me serbin kjo esht historia RRESPEKTE PROFESOR XHUFI sa te egzistojn njetez si ty qe thon te verteten ne kte vend do egzistoj SHQIPRIA diten kur vendi do zotrohet nga njerez pa vler si kta qe te shajn ty profesor, ky vend nuk do egzistoj me se kta ja pjesa matrapazve te kti vendi.
te ky artikull kam komentuar 3 here ne gazeta te ndryshme dhe eshte “vjeteruar”
ajo qe me ben pershtypje te populli shqiptar eshte se ka shume monstra qe i lepinin bythen enverin para 1990 dhe po i hane kockat pas 1992
nje nga keto monstra eshte dhe komentuesi tfgs1.
po a mund te na spjegoje ky komentues qe mamaja e tij kalonte ne orgazem kur i kendonte me qifteli atij bac enverit ?
KENDON MAMAJA E TFGS1
Jam nji çikë nga Dragobija
Hije m’ka sot çiftelia
Vetë e gdhena me nji dru mali
Dern’e shpellës bac’Bajramit
Vetë e thura o kangen time
Enver Hoxhës me gjith’ urime
O vetim (vetetime) o qe shkrep n’mes reve
Lavdi venit ku ti leve
Pyet Evropa e pyet Bállkani
Kush po i prin ktij karvani
Nji parti trimneshe e rrallë e
Enver Hoxha gjithmon n’ball e
O vrulli ynë o nuk mund të nálet
Sup me sup jem lidh si malet
Per rrethimin n’katër anet
Kemi zemrat bashë si t’parëve
E leta dinë mirë tradhëtia
O pushken top e ka Shqipnija.
8888888888888
O SQIPTARE NGA TFGS1…20000000
KU E KENI SHTETIN..NE GOP TE SEMES ?
NE KOHEN E ENVERIT KISHTE DIKTATURE( ISHTE E NEVOJESHME PER KOHEN)POR SOT KENI VETEM KOQET E EDI RAMES DHE BOLET E FISHKURA TE BERISHES DHE GRINI SALLATE NEPER KETO FORUME.
JEPINI CEZARIT ATE QE I TAKON ..SE NJETHUNDRAKE SI PUNA JUAJ E KISHIT HALLALL DAJAKUN E ENVERIT..ISHTE I VETMI ILAC PER FERMEN KAFSHEVE
E Hoxha nuk ishte as nacionalist, as komunist, por nje diktator megaloman qe vepronte ne varesi te konjukturave.
Ishte ai qe I servilosej Titos dhe pranonte aneksimin e Shqiperise nga Jugosllavia, pa folur per aneksimin e Kosoves.
Nga ana tjeter ishte po ky qe pasi mori sinjalin nga Stalini u soll si patriot ndaj Titos.
Ne fakt Enverit I interesonte vetem pushteti personal dhe jo kombi.
Edhe prishjen me B.S. e me pas me Kinen I beri se I rrezikohej pushteti personal, pavaresisht se vendi do te perparohej dhe paksa demokratizohej.
Perfundimisht udheheqesi me regresiv dhe i dhunshem I kombit shqiptar, te cilit parlamenti ” demokratik ” shqiptar nuk I ka hequr asnje medalje te “fituar” me dhune nga vartesit e tij servile.
Dekomunistizimi I vendit duhej te nisej nga kjo figure dhe pasi te denoheshin krimet e komunizmit ti kerkohej falje viktimave dhe mbare popullit per mjerimin dhe katrauren e krijuar.
Jemi I vetmi vend ne Europe ku kriminelet e djeshem drejtojne te pashetesuar ekonomine dhe politiken shqiptare te te dy kraheve.
Sa klase shkolle ke ti mor DERDIMEN ?
Per mua as qe vihet ne pyetje nese Enver Hoxha ishte apo jo nacionalist. Nese ai nuk ishte nacionalist une nuk e kuptoj atehere se çfare do te thote nacionalizem. Dhe sot kam bindjen se balanca e arritjeve dhe krimeve te Enver Hoxhes anon nga pozitivja. Edhe une me 1990-ten te Enver Hoxha shifnja djallin e zi. Por shume ujera kane rrjedhur qe atehere. Njohem me mire edhe sistemin kapitalist qe zevendesoi diktaturen komuniste. Dhe njohem me mire edhe boten. Dhe tani mendoj se Enveri do te mbetet nje figure tejet pozitive ne historine e kombit shqiptar. Siç veren edhe profesori i nderuar Xhufi, gjate asaj epoke pati edhe krime monstruoze dhe te panevojshme. Enver Hoxha nuk eshte pa njolla. Madje ka shume, sidomos ne shtypjen e te drejtave themelore te njerezve. Por bilanci i pergjithshem i tij mbetet pozitiv.
Analize e shkelqyer! Te lumte prof. Xhufi!
Pellumb Xhufi – nje historian i formatit te madh po humbet kohen me artikuj bocete ne pikepamje shkencore, te diskutueshem per bindjet e njerezve dhe te pa vlere per fondin shkencor te historise se Shqiperise.
Ti qe mbiemri te tregon qe hane xufk shovare Je nje katerkamsh me diplome
te doktorr Hajvanit Historine e njofim se pse ate e kemi jetu
Enver Hoxha eshte nje komunist Naconalpist ! Kosoven e ka shite gjate
Lufte , Mbledhjen e Bujanit e rezoluten kurr se ka permend 6000 shqipetar qe u pushkatuen ne Tivat kurr si ka permende Kosovaret e ikur nga kosova ne shqiperi e kan jetue jeten ma keq se Adem Demaqi ne burgjet jugosllave Secilin kosovar e ka trajtue si shpijun Se pse ai nuk ka pase kurr besim ne vehte vehte Si munesh Kuqesh e xufkut Te thurish rrena Kur Enver Hoxha lidhet me Stalinin mikun historik te serbise Enver Milladin Mugosha Eshte krejt nje stojniq bektash i hu hu ve gjirokurace Emnin e kosoves Enveri e ka permend per ti vue ne gjum shqipetret e skamosur te persekutuar ne shqiperi Na kosovaret ne regjimin e titos ne krahasim me shqiperine Ishim amerike Xufk mos ha ma boll hangre bagla te Enver kukuraci
Ik mbaro shkollen fillore o Toc,se bere pis me peshtyma ekranin e kompjuterit ? ? ?
Enver Hoxha e coi vendin ne nivele qe mendja e nje populli te prapambetur gjys feudal si populli yne as mund te shkonte neper mend.Nje vend mizerabel pa asnje baze zhvillimi qofte ekonomik ,politik ,kulturor,arsimor e coi aq larte per nje prriudhe vetem 40Vjecare sa edhe qeveria me e mire e botes nuk do bente me shume.Pse do thone ca mendje shkurter?..Sepse xotrinj ay mori ne udheheqje nje popull gjithsejt sa eshte Tirana sot nga te cilet 80perqind e ketij numuri ishte analfsbet,mori nje popull qe skish nje universitet ,zotrinj a kuptoni cdomethene kejo?..Mori nje vend qe kishte vetem nja dhjet punishte edhe ato te shkaterrusra nga lufta dhe coi ne nivele te pabesushme ,ne ate te ndertimit te makinerive,mund ta imagjinoni?..cfare prodhohet sot ne shqiperi ju lutem?..dhe mos harroni se avash avash po behen 25 demokraci qe do te thote dhe pesembedhjet vite duhen qe behen 40Vite demokraci..me thoni cfare prodhohetne vend…asgje sepse edhe domatet per turp te botes i marrim nga Maqedonia .Pra ne sprodhojme asgje vetem shesim prodhimet o botes.Po mund te jetoje nje vend vetem duke tregetuar malle bote jo,jo,jo,Prandaj me shume se gjysma e vendit ka marre arratine neper bote ,dhe nje gjysem tjeter e popullsis se ngelur eshte pa pune.Sikur te mos mjaftoje kejo edhe ato pak pasuri publike qe nuk u shkaterruan ju dhane dhe vszhdojne tu jepen te huajve per shfrytezim dhe fitimet kryesore jane per kompanit e huaja.Keshtu u veprua me naften ,me kromin ,me areodromin e sa e sa te tjera.Ne kohen e diktstures beheshin investime ne te gjithe sektoret e jetes,dhe forcat prodhuse te vendit u ngriten ne nivele te pabesushme per nje vend si yni.Po Hoxha ishte nje nscionalist komunist.,nderkohe qe keta qe kemi sot nje drew e di cfsre jane kur edhe detin tone kerkojne tua dhurojne te huajve,ahere cfare eshte me jona…asgje e pra Hoxha e shpetoi dhe e ruajti kete vend nga coptimi perfundimtsre greko serb dhe nuk shiti pjes shqiperie di Zogu dhe Saliu. doni me ?..Eshte e pamundur se ka shume e shume.prr te thene zotrinj,,nje here tjrter.,..
Kosoven dhe shqiperine nuk e braktisi Enveri o Topuz.Kosoven dhe shqiperine po e braktis vet populli shqipetare qe u punon mendja si e si te perbuzin vendin e tyre per te fituar azil prapa diellit.Enveri e mori nje shqiperi gjys feudale e prapambetur me popullsi sa eshte vetem Tirana sot dhe e futi vendin deri ne fazen industriale te ndertimit te makinave dhe popullsia ne fund te rrgjimit po shkonte drejt 4miljonshit ,kurse tash po kthehet prape aq sa ishte para 40viteve.Besoj se u kuptuam kush e ka shit kosoven dhe shqiperine..zotri,..
ENVER HOXHA yll fanar qé te ndrij Shqiperia mbaré.
Ishte nji e sbohen dy.
Zoti Xhufi meriton falenderim dhe pergezim per kurajon personale dhe kompetencen profesionale qe ngjarjet historike i shkruan ashtu sic kane qene sipas dokumentave arkivore historike!
Ketu ka lloj lloj shares te figures te Enver Hoxhes dhe kujtojne se per inate personale e familjare se i bejne mire vetes dhe kombit duke e share ,por,ne fakt u sherbejne me zell vetem armiqve te kombit shqiptar sepse me kete i tregojne botes se ky popull eshte pa histori,pa lidere udheheqes e qe smeriton te kete shtet!
Me thoni o shares cdo bente Franca nese do te poshteronte hidtorine e Napilon Bonapartit a nuk vrau ky kundershtaret e vet francez,a nuk ishte ky diktator gjakatar ,a nuk ishte ky pushtues e vrases?
Por ai vleresohet si shtetar dhe si figure historike qe udhehoqi Francen per 15 vjet!
Atehere pse duhet ta shajme e poshtrojme Enver Hoxhen qe ne 103 vjet histori shteti qeverisi 45 vjet,qe luftoi fashizmin dhe cliroi vendin,qe shpetoi Shqiperine nga coptimi ne vitin 1946 dhe 1955,qe diti te zhduke analfabetizmin,zhvilloi arsimin ,shkencen ekonomine dhe trefishoi popullsine !?
Nuk bej asnje gabim ta percaktoj se Enver Hoxha eshte figura me rendesishme e historise kombetare pas asaj te Skenderbeut!
Ju them sharesve behuni sadopak qytetare europiane dhe pranoheni historine ashtu sic eshte!
Ju them historianeve kini kurajon ti shkruani gjerat sic jane pa mllefe politike e familjare!
Sepse edhe po se bete,dokumentat arkivore jane kudo do ta bejne brezat qe do vijne qe jane te xhveshur nga mllefet apo inatet personale!
Mos u nxito,se ne fakt Enveri eshte shume me i madh se Gjergj Kastrioti ?
Përralla
Nga një grumbull argumentesh se Enveri ishta antinacionalist (DUKJEN NACIONALISTE e përdorte si vitrinë dite se natën i shkonte në thikë atdhetarët shqiptarë) duhet sjellur parulla në staDIUMIN “Q.STAFA” – “LAVDI MARKSIZËM – LENINIZMIT”. Komenti është i tepërt.
Argument shume bindes per gjithe GOMERET e lagjes tate ?
Enver muti mund te krahasohet vetem me Kaligulen.Shndroj shqiptaret nga njerez te lire ne skllever pa dinjitet.POR ne e paskemi hak te kishim nje perandor si Kaligula dhe Neroni.
Karitanguli eshte i sigurte se ti dhe prinderit e tu “u shnderruat” ne skllever pa dinjitet! Kjo duket qe vazhdon edhe sot e kesaj dite!
Por mos merr persiper te flasesh ne emer te “popullit” mor leshko Ruzhdia. E mos guxo te flasesh ne emrin tim mor debil,se ta leroj ate racen e felliqur! Une dhe njerezit e mij nuk kam qene kurre skllav e pa dinjitet,ti fol per veten tende e per sat’eme po deshe! BAJGE ?
Enveri ishte gati dhe po punonte për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë.Për këtë dëshmojnë edhe marrëveshjet e përbashkëta shqiptaro-jugosllave për unifikimin e doganave, të çmimeve, të monedhës si edhe të planeve të zhvillimit ekonomik.Këto janë fakte të njohura historikisht.Një shtet që humbet sovranitetin e tij në këto fusha nuk mund të jetë më sovran.
O trupeshk!Kur e humbi Shqiperia sovranitetin!? Ne kohen e Enverit!? Ik o pirdhu!!! Apo mos deshe te thoshe se Enveri po punonte per bashkimin e Shqiperise me Bashkimin Evropian!?
IDIOT!
Kur ca koqe kanari si ziguri japin mend , merret me mend ca pjace bi muhabeti ! Ai burre do mbetet perjetesisht figura me e ndritur ne tere historine e shqiptareve ! Provoni ta testoni ju b.q , mercenare te klysheve te tradhetareve dhe shifni ca vendi ze !
Kam Respekt për Historianin Pëllumb Xhufi dhe Analizat Konkrete Historike.
Në këtë Artikull më pëlqyen veçanërisht Konkluzionet: Në Tre Fjalitë e Fundit.
POR GJITHASHTU DËSHIROJ TË SHTOJ SE:
Enver Hoxha udhëhiqej nga parimet e internacionalizmit proletar dhe të manifestit marksist komunist sipas të cilit. “proletariati nuk ka atdhe”.
OPINIONI IM PËR KOMUNIZMIN E ENVER HOXHËS :
Enver Hoxha ishte teorikisht 100% komunist, por realisht “komunist” në thonjëza, në relacion me teorinë që propagandoi.
Opinioni im është që pavarësisht nivelit “të lartë” relativ exterior të komunizmit, Enver Hoxha klasifikohet si diktator piramidal monist, pra shkurtimisht dhe praktikisht 1/2 (gjysëm) komunisti.
OPINIONI IM PËR NACIONALIZMIN E ENVER HOXHËS :
Enver Hoxha ishte teorikisht 50% nacionalist, por realisht ” “nacionalist” ” në dy palë thonjëza, në relacion me teorinë që propagandoi.
Opinioni im është që pavarësisht nivelit “të lartë” relativ interior të nacionalizmit, Enver Hoxha klasifikohet “komunist” internacionalist, shkurtimisht dhe praktikisht 1/4 (çerek) nacionalisti.