Dhjetori i perëndimit të komunizmit: tri rrëfime nga Shqipëria

27 Dhjetor 2015, 21:24Dossier TEMA
Dhjetori i perëndimit të komunizmit: tri rrëfime nga

Familja Zefi në Fishtë po sfidonte tinëz regjimin e hekurt të Enver Hoxhës. Shqipëria ishte shpallur shteti i vetëm ateist në botë pas fushatës vrastare ndaj klerikëve dhe shkatërrimit të objektit fetare anembanë vendit në fund të viteve gjashtëdhjetë. Në shtëpinë e Paulin Zefit, familjarët i luteshin tinëz Zotit. Ishte gjyshja e Paulinit që kishte «maskuar» ikonën e Shën Marisë në vendin ku më së paku do t’u shkonte mendja edhe besimtarëve më të devotshëm. Paradoksi i madh qëndronte varur në faqen e murit të shtëpisë. Askush nuk e vërente. Por portreti i diktatorit po e mbronte shenjtoren.

Ditën diktatori, natën shenjtorja

«Gjyshja ime e ruante në shtëpi ikonën e Shën Marisë, e cila ishte pajtorja e famullisë Troshan-Fishtë (fshatra të Lezhës, v.j.) dhe e mbante ngjitur pas fotografisë së diktatorit Enver Hoxha», rrëfen duke u qeshur Zefi, profesor historie, studiues e arkeolog. Të gjithë mysafirët në shtëpinë e tyre ditën i priste fotografia e diktatorit në ballë të dhomës së ndejës. «Kurse në darkë korniza përmbysej, duke ekspozuar anën tjetër të saj, atë të Shën Marisë, ku gati çdo natë, mbaj mend që këndoheshin lutje të krishtera».

Në Shqipërinë komuniste, ku mysafiri në konak mund të ishte «sigurims», nuk u besohej as miqve të shtëpisë. Dhe Zefët ruheshin prej të gjitha anëve në shtetin pa Zot.

«Pra, Shën Maria/Enver Hoxha, një dualizëm që s’do ta harroj për sa të jem gjallë», shton Zefi, duke bërë të ditur kjo histori rrëfehet shpesh në familje dhe në mesin e miqve. «Por sot ne qeshim pasi edhe vetë nuk na besohet që e kemi përjetuar një ngjarje të tillë».

Zefi ka thënë se ky ishte vetëm një prej rrëfimeve të familjes, që mund t’u kushtonte me jetë në kohën e komunizmit gjysmëshekullor që qeverisi me grusht të hekurt Shqipërinë. Një nga burrat e fisit të Zefit kishte marrë gjak pas Luftës së Dytë Botërore dhe po kërkohej më 1947 nga komunistët triumfues. Grupi «reaksionar» i prirë prej anëtarëve të tij do të vriste disa partizanë. Prijësi ishte kapur dhe pushkatuar.

Të zezat nuk kishin të sosur për anëtarët e familjes së ngushtë e të gjerë. Gjysma prej tyre ishte internuar në kampin famëkeq të Tepelenës. Gjyshi i Paulinit ndërroi mbiemrin nga Koleci në Zefi që t’i shpëtonte përndjekjes komuniste. Megjithatë daja i babait të Paulin Zefit, dom Nikoll Troshani, do të vuante 26 vite burg, prej të cilave 20 në kampin-burg të Spaçit. Vetëm pas lirimit do ta pagëzonte Zefin pak pa rënë komunizmi. Përsëri tinëz po kryhej ceremonia në shtëpinë e Zefit.

Shqipëria burg

Të dhënat në «muzeuimemories.com» – portal që ofron të shënime për viktimat dhe pasojat komunizmit – tregojnë se në Shqipërinë e Enver Hoxhës janë pushkatuar 5’548 persona, 91 prej të cilëve gra. Janë burgosur 14’563 persona, prej të cilëve 445 gra. Kanë vdekur në burg 987 persona, prej të cilëve 7 gra dhe janë dërguar në psikiatri 308 persona, prej të cilëve 35 ishin gra. Komunizmi stalinist internoi 21’401 persona, prej të cilëve 9’322 gra.

Por cila ishte jeta e qytetarëve të rëndomtë në shtetin më të izoluar në Evropë?

Tre persona kanë ndarë rrëfimet dhe kujtimet e tyre. Përveç Zefit (32), që kujton përjetimet fëmijërore në fund të komunizmit, Ilir Kadia (58), veteran i gazetarisë, dhe Gjergj Marku (58), ish-mësues dhe ish-drejtues i rinisë komuniste të Mirditës, publicist dhe drejtor i Pallatit të Kulturës në Rrëshen, rrëfejnë «dy anët» e komunizmit dhe të demokracisë nëpërmjet aktiviteteve e përjetimeve të tyre.

Komunizmi stalinist kishte prishur edhe raportet e familjeve të një fisi. Nëpërmjet ndikimit që kishte shtrirë dora e shtetit nëpër familjet shqiptare, e analizon Marku sistemin e kaluar. «Sepse nga familja jote mund të konkludosh më saktë për mënyrën se si ishte ndërtuar ai sistem që ndërsente njërën pjesë të shqiptarëve kundër pjesës tjetër», thotë ai.

Njërit prej të parëve të Markëve i ishin pushkatuar më 1946 katër djem në «lule të moshës», siç thotë ai, si persona që ishin rreshtuar në vijën e parë të rezistencës antikomuniste. Dhe familja e Markut frikësohej të kontaktonte me «pjesën tjetër, pjesën e prekur politikisht», edhe pse ishin njerëz të një gjaku. «A ka tmerr më të madh se ti të mos mundesh me taku dhe shku për ngushëllime morti apo dasmë, e të tjera raste, tek njeriu i gjakut tënd!», kujton Marku, që më 1990 kishte arritur të merrte detyrën e drejtuesit të rinisë komuniste në Mirditë.

Kur banania hahej me lëvore

«E di shumë mirë se kur disa t’i lexojnë këto, do thonë, po ti ke qenë mësues, ke qenë këtu e aty, çfarë persekutimi ke pasur?! As nuk e kam thënë e as nuk do ta them se kam qenë disident i hapur, sepse do gënjeja», thekson Marku, teksa shton se ka ndërgjegje të pastër meqë disa gjëra i kishte shprehur «hapur vetëm me njerëz tepër të besueshëm».

Si gazetar i gazetës së parë në Mirditë i ishte dërguar një ftesë nga Tirana që t’i bashkohej një ekipi që katër vite para rënies së komunizmit ta vizitonte Parisin. Por kryeredaktori i kishte kërkuar t’ia jepte ftesën meqë ishte në moshë të plakur. Eprori pas kthimit do t’i tregonte shumëçka për Perëndimin. Në besim të plotë i kishte rrëfyer për qendrat e mbushura tregtare dhe dëfrimet e jetës së natës në «Qytetin e dritës».

«Gjithçka atje është luks, më thotë, dhe nuk ka të krahasuar, por na kanë porositur të mos flasim», kujton bisedën Marku. Dhe gojëhapur do të mbetej kur kryeredaktori nxori nga çanta një stilolaps dhe një banane të sjellë nga Parisi enkas për të.

«E mora, i them: <Çfarë është?> <Një frutë ekzotike>, më thotë. <Haje>. Mora ta ha ashtu me gjithë lëkurë, por më tha se duhet qëruar», kujton Marku momentin interesant të gjysmës së dytë të viteve tetëdhjetë. «Edhe sot e asaj dite qesh me vete. Pikërisht, kur kisha ngrënë bananen e parë kapitaliste!»

Familja Marku përballej me kufizime të jashtëzakonshme ushqimore. Nëna e tij punonte edhe natën duke ujitur arat e kooperativës. Njëkohësisht duhej të kujdesej për motrën dhe vëllain e Gjergjit. «Dhe në krye të arës ishin dy djepa, sepse lindjet erdhën shpejt e shpejt në kohë. E pra vëllezërit dhe motrat e mi qanin në ata djepa pasi nuk e kishim të mjaftueshëm as qumështin e gjirit të nënës, që rropatej në arat e kooperativës, dhe as qumësht lope, sepse nuk kishte asgjëkundi! Çfarë të them më tepër!»

Molla nuk qërohet trashë!

Kadia, që në fund të viteve tetëdhjetë punonte si gazetar te «Zëri i Rinisë», tregon një detaj interesant familjar. Çdo 5 maj, familja e tij hapte dyert për të pritur veteranët dhe veprimtarët e ndryshëm. Daja i Kadisë, Jahja Mulla, ishte dëshmor partizan.

«Ahere për të sajdisur miqtë, Fronti na jepte dy pako kafe më shumë, si dhe pesë kilogramë mollë. Të haje mollë në maj ishte luks i madh ahere», kujton Kadia, atëherë në fillim të tridhjetave. Nëna e tij kujdesej që t’ia jepte mollët resë, Nini, që t’i shijonin nipat Arbri dhe Besi.

«Kanë vitamina, thoshte nëna, u forcojnë kockën. Para se të lindin ata, ajo i shante veteranët kur iknin, se i qëronin shumë trashë».

Por krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë, e pranon Kadia, familja e oficerit ushtarak «nuk jetonte keq». Madje ishte bërë një ndarje «e paqenë» familjare që të merreshin më shumë djathë, mish dhe vezë me racione nga shteti. Me autorizim kishin marrë një lavatriçe dhe një frigorifer, ku «edhe miu do të thyente kokën po të mos ishte ftohtë», shton Kadia, duke iu referuar frigoriferit të thatë. Sapunin e Rogozhinës, nëna dhe gruaja e tij e ndanin copë-copë që të shkrihej sa më shpejt në lavatriçe.

Një herë në vit, pas shumë mundimeve, shteti i jepte me autorizim familjes së ushtarakut një «kabinë me dërrasa» në plazhin e Durrësit. «Dhe nuk mbaj mend, pushimet t’i kemi bërë pa ndonjë familje tjetër», thekson Kadia. «Gjithsesi, hareja e mbyste varfërinë dhe kushtet e këqija».

Kadia, që në kohë demokracie raportoi tetëmbëdhjetë vjet nga Tirana për BBC-në, e kishte dëgjuar qysh në vitet gjashtëdhjetë, në fëmijëri, «Radio Londrën» në «Orionin» sovjetik. Atëherë ua kishte shprehur dëshirën prindërve që të blinin një televizor, «si të Hasanit, fqinji i vetëm» që e kishte sjellë një nga Bashkimi Sovjetik.

Drita e jetës

«S’kisha parë asnjëherë televizor, por antenën e madhe si vinç majë tjegullave të kuqe të pallatit të Hasanit e shihja çdo ditë si diçka misterioze», kthehet në kohë fëmijërie Kadia, duke treguar se më 1969 kushëriri Gani Zeqo ua dërgoi një televizor nga Argjentina në këmbim të mbulimit të shpenzimeve të varrimit të nënës së tij në Devoll. Por ishte dashur ndërhyrja e komandantit të babait të Kadisë që televizori të arrinte në Shqipërinë hermetike.

«Kur hyri televizori në shtëpi, për mua hyri drita e jetës! Rrija me ditë e net para tij dhe shumë mësova italishten», thekson Kadia, tani drejtor i televizionit «Telesport». Rusishten e kishte mësuar në shkollë para se Enver Hoxha të prishej me Bashkimin Sovjetik në fillim të viteve gjashtëdhjetë. Gjermanishten do ta mësonte nëpërmjet italishtes. «Të mos e zgjas! Televizori dhe radio ishin burimet e informacioneve! RAI dhe TV Beogradi ishin kryesorët!»

Por pas vitit 1974, autoritetet komuniste kishin marrë masa që t’i «nxinin» këto kanale. «Zëri i Amerikës» dhe «Radio Jugosllavia» ishin burime të tjera «ilegale» që përçonin informacione për zhvillimet në botën përtej kufijve me rrethoja të elektrifikuara të Shqipërisë.

Kadia thotë se komunizmi ishte «squllur» edhe në Shqipëri në fund të viteve tetëdhjetë dhe «vetëm budallenjtë» kishin frikë të ndiqnin televizionet dhe radiot e huaja.

Mirditori Marku, që kishte punuar një vit si nxënës i shkollës së mesme në kampin e Spaçit, do ta merrte vesh aty në kodrat e zhveshura të Shqipërisë se fryma e ndryshimit po rrihte. E kur kishte marrë librezën partiake si drejtues rinie dhe nismën «prej kokëkrisuri» për të hyrë në burgun e Spaçit, ku do t’i takonte të rinjtë e burgosur, prej pyetjeve të tyre do të kuptonte se komunizmit po i dridheshin themelet edhe në Shqipëri.

Muri i Berlinit dhe shpresa e bashkimit kombëtar

«Mund të ketë qenë mesi i vitit 1989. Ka qenë një praktikë që sipas një plani, dërgoheshin në burg instruktorë partie për <forma edukimi> me të burgosur politikë. Skena absurde dhe ironike të pashoqe! Unë hyra pa marrë leje askund, por komisari i kampit dhe drejtori aty, nuk më nxorën pengesa», kujton Marku. Ishte një sallë e tejmbushur. Pas fjalimit të tij kishin pasuar pyetjet e të burgosurve për komunistin e ri, të cilave thotë se nuk dinte «t’u jepte udhë».

«Nga e kishin marrë atë informacion ata njerëz?! Habitesha për atë informim që ishte aq i saktë dhe vizionar. Njëri prej tyre më tha se nuk do zgjasë shumë dhe ne do të dalim nga burgjet! E në fakt as dy vite nuk zgjati», thotë publicisti Marku.

Historiani Zefi, pak e mban mend rënien e komunizmit në bllokun lindor sepse ishte vetëm gjashtë vjeç. Por e kujton se rinia kishte filluar të fliste hapur për çarjet e sistemit komunist gjithandej. Ishin të vjetrit që këshillonin të rinjtë të ruheshin nga regjimi komunist shqiptar që ende po mbahej në këmbë.

Në familjen Kadia, fillimi i rënies së komunizmit po përcillej nëpërmjet televizioneve italiane dhe jugosllave. Ilir Kadia, atëherë gazetar i ri, thotë se Ramiz Alia nuk iu frikësua shumë rënies së Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, sepse «mendoi se ashtu si dy Gjermanitë që u bënë një, ashtu edhe Shqipëria mund të bëhej një me Kosovën».

Thotë se kjo nuk kishte dalë prej gojës së pasardhësit të diktatorit që ndërroi jetë më 1985, por kështu ishte interpretuar qëndrimi i tij në fund të vitit 1989.

Karrigia do t’i lëkundej Alisë më 25 dhjetor të atij viti kur rumunët e rrëzuan nga pushteti dhe e vranë diktatorin Nicolae Ceausescu.

8 dhjetori i ndryshimit të madh

U trimëruan edhe shqiptarët në fillim të vitit 1990, duke detyruar regjimin të tregohej më tolerant ndaj protestuesve antikomunistë në Shkodër e Kavajë dhe që kulmuan në shtator me heqjen e shtatoreve e busteve të Stalinit para lëvizjes studentore që marshoi më 8 dhjetor. Rinia sfidoi regjimin e frikës.

Kadia ishte në shtëpi rreth orës pesë të pasdites kur kunati i tij, skenaristi Nexhat Tafa, e kishte informuar se ishte thirrur një takim urgjent me njeriun e dytë në hierarkinë e Partisë së Punës, Xhelil Gjoni. Tafa e kishte njoftuar për dhunën e shtetit ndaj studentëve të pakënaqur. Kadia nuk ishte anëtar partie dhe nuk i lejohej pjesëmarrja, thekson ai, por Gjonin e kishte incizuar tinëz me diktafonin «Sony».

«Të nesërmen përmes Blendi Fevziut, kasetën ia dhashë Azem Hajdarit, ndërsa çova në shesh dhe përgatita fjalimin një grupi të djemve e vajzave të <Poligrafikut>, ku shtypnim gazetën, të cilët shpallën në shesh se do të bojkotonin punën nëse kërkesat e studentëve nuk do të plotësoheshin», kujton Kadia, duke thënë se vetëm më vonë do ta shihte veten në ekran në orët e para të lëvizjes studentore. «… dhe ndihem krenar! Mbaj mend çdo sekondë të atyre ditëve».

Shumë kujtime i sjell kjo datë edhe Markut, që ngulmon se ishte ndërmjet «dy kampeve». Si funksionar rinie merrte pjesë në takimet e «partisë staliniste» kur i ftonin zyrtarët të dëgjonin «broçkulla të disa <pleqve të rrjedhur> që kishin humbur busullën». Ai thekson se njëkohësisht kishte ruajtur lidhjet me pedagogun Zef Brozi dhe shokët e tij nëpërmjet të cilëve kishte hyrë në takimet e tyre me Azem Hajdarin në qytetin Studenti për të kuptuar se «çfarë e mirë i duhej vendit përmes një sistemi të ri demokratik», shton Marku, që pas ndryshimit të madh për dhjetë vite do të punonin me bashkëshorten si tregtarë të vegjël në Rrëshen, dhe si gazetar në gazetën “Shekulli”.

Shkolla e fortë dhe puthjet «e vjedhura»

Është ndalur shpeshherë dhe ka analizuar «të mirat» dhe «të këqijat» e komunizmit. Përveç ndërhyrjes vendimtare të shtetit komunist në sistemin e bujqësisë, konsideron se zhdukja e analfabetizmit dhe shtrirja masive e arsimit i kanë sjellë dobi vendit.

«Jo pak nxënës shqiptarë që ikën në vitet nëntëdhjetë në shkolla perëndimore shquheshin atje pikërisht prej atij brumi që kishin marrë nga <shkolla komuniste> shqiptare», vlerëson Marku. «Gjithashtu u bë kujdes për sistemin shëndetësor, për vendet e punës, minierat pafund dhe qytezat e reja të ngritura gjithandej».

Kadia ndërkaq mendon se e mira më e madhe e komunizmit ishte tek e keqja më e madhe e tij. «Tek varfëria! Ajo i bënte njerëzit më solidarë, më afër njëri-tjetrit! Vuajtjet e përbashkëta në aksione <vullnetare> e në zbore të bënin t’i shijoje shumë mbrëmjet e vallëzimit, apo puthjet e vjedhura në rreze të ullinjve e pishave netëve me dhe pa hënë», kujton Kadia, që ishte këshilltar për marrëdhënie me publikun në mandatin e dytë qeveritar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Trazirat e vitit 1997 i konsideron si të keqen më të madhe të kohës së demokracisë.

Është përqendruar vetëm te «një e mirë» dhe «një e keqe» e kohës së demokracisë që kishte nxitur entuziazëm në mesin e shqiptarëve në fillim të viteve nëntëdhjetë kur Shqipëria iu hap botës. Por shumë shpejt nisën të dëshpëroheshin shqiptarët, duke migruar gjatë viteve nëntëdhjetë me mijëra sish në vendet evropiane.

«E mira është cilësia e jetës për gjithkënd që e vlerëson jetën. Është krejt, krejt tjetër gjë! Edhe në ëndrrën më të guximshme», thekson Kadia. «E keqja, edhe këtë nuk e kisha imagjinuar, tjetërsimi i njeriut nga korrupsioni! Na ka zënë për fyt dhe sulmuar në çdo qelizë të shoqërisë! Po na vdes!»

Dikur «njeriu i ri», tani «militanti i protestave»

Kadia nuk ka marrë pjesë në protestën e tetë dhjetorit, ku opozita shënoi 25-vjetorin e lëvizjes studentore. Protesta pati edhe akte të dhunshme. Kadia përcolli nga zyra e stacionit televiziv, meqë po e prisnin të ftuarit në një emision për gjuhën shqipe.

«Por me zë të ulët, një sy e kisha nga ekrani i televizorit! Atje pashë dy djemtë e mi në shesh, Arbrin dhe Besin, me gishtat lart! Dhe u ndjeva mirë!»

Marku ndërkaq nuk ka qenë fare i interesuar të ishte pjesë e protestës së mbajtur në kryeqytetin shqiptar. Është marrë në Rrëshen me përgatitjet e fundit për vendosjen e bustit të veprimtarit të pajtimit të gjaqeve, Anton Çetta, «me prejardhje nga Mirdita». Kur ai analizon «qytetarin e thjesht shqiptar aty sheh thembrën e Akilit». Mendon se transicioni i pafund e ka stresuar dhe ia ka shuar shpresat shqiptarëve, njëherësh politikanët përfitojnë pa djersën e ballit. Qytetarin e kanë bërë, siç thotë ai, «të flasë më vete».

«Kam arrit në një përfundim, sipas mendimit tim, se në Shqipëri në vend të <njeriut të ri> të dikurshëm, tashmë është ndërtuar <militanti i protestave>, parazit dhe gjakësor, i përbetuar ndaj pushtetit të radhës», këmbëngul Marku. «Dhe në këtë arketip, politika shqiptare punon mjaft vetëm sa është në opozitë, pastaj kur vjen në pushtet, punon për xhepat dhe aspak për të përmirësuar jetën e shqiptarëve». Dhe për Markun, ky rreth vicioz në kohë demokracie po vazhdon «pambarimisht».

Një krahasim ka edhe historiani. Për të mirat e vetme të komunizmit ishin rendi, siguria. «…dhe marmelata, e cila ishte ushqimi më i preferuar për bashkëmoshatarët e mi, që kur do ta lexojnë këtë intervistë timen do të shkrihen së qeshuri pasi kështu ishte realisht», thotë Zefi.

«Të zezat» e komunizmit i përmbledh me «pafundësinë e paskajshme». «Gjithçka dua që ta përkufizoj me një fjalë të vetme: <ferr>, kështu e kanë përjetuar mbi 80 për qind e popullsisë shqiptare», thotë ai./dialogplus.ch/

7 komente në “Dhjetori i perëndimit të komunizmit: tri rrëfime nga Shqipëria”

  1. Gregor says:

    Djali i Sul Kadise, komunist i devotshem, njeri i mire e punetor, sic jane ne pergjithesi devollinjte, por i biri, Iliri, flet si e jema e Zeqos maje thanes.

  2. O ZEF ISH KOMUNISTI

    O ZEF FAMILJE VETERANI

    O TRIMI JUTBINES QE JA RRUJTE DIKTATURES SA TE SHPETONTE CICI..

    e kam jetuar ate kohe plot 50 vjet dhe pa frike mund te them se po ja ngul vetes.

    nga 3 miljon shqiptare po dalin 7 miljon disidenta…

    po pse sa here le pushtetin pushti berishe aq here do hapni defterin e enverit.

    PO KET DEFTERIN E SALI MATHERFUCKERIT KUR DO TA HAPESH O ZEF KRESHNIKU I MALEVE QE JO VETEM I RRUJTET LESHIN DHE PESHTONTE SHURRA POR ISHIT DHE NUMERORE TE SAJ…

    Veprimtaria e Sali Berishës është një dosje e zezë voluminoze, mbushur me fakte prapaskenash, mashtrimesh, aferash e krimesh, të cilët e kanë sjellë dhe e kanë mbajtur atë në politikë, në pushtet, në opozitë e përsëri në pushtet.

    Edhe pse ka bërë gjithçka që e etiketon ” si “kryebandit” dhe “anti-shqiptar”, Sali Berishës nuk i bëjnë përshtypje këto turpe, përkundrazi po vazhdon të shtojë hajdutëritë dhe krimet ndaj këtij populli e këtij vendi, tashmë duke përdorur bandën ne presidence.prokurori shik e gjetke per te zbatuar nje 2 prill apo 14 shtatot.

    AMORAL & TINZAR

    1. Spiunimi kundër Hysen Sheshorit, të dënuarit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, duke paraqitur një “trakt” të shkruar prej Hysen Sheshorit. Sali Berisha ka ulëritur në atë gjyq: “Ky është armik, kërkoj të dënohet me vdekje, me varje në litar”.

    2. Puçi ndaj (ar)mikut Azem Hajdari, si kryetar i Grupit Nismëtar të Themelimit të PD, pak ditë pasi SALI INTRIGA u fut në lëvizjen studentore me nofkën “misionari”.

    3. Puçi ndaj Aleksandër Meksit, duke e spostuar me intriga e prapaskena nga kryesimi i PD, duke organizuar dhe realizuar uzurpimin e kreut të kësaj partie, të cilën e sundon me intriga e prapaskena edhe pas 20 vitesh.

    4. Lëvizja vëzhguese me veturën e ish-Sigurimit të Shtetit në 20 shkurt në Sheshin “Skënderbej”, ditën kur shqiptarët po rrëzonin bustin e diktatorit, njohur për shqiptarët nga video “Berisha”.

    5. Skandali me dekoratën e akorduar për supermashtruesin Nikola Arsidi, pas të cilës qëndronin 1.6 milionë dollarë të vjedhur prej dyshes SALI-ARSID.

    6. Prapaskena puçiste ndaj Eduart Selamit, duke e spostuar nga kryetar i PD dhe nga Shqipëria, me presione e makinacione tipike “SALI INTRIGA”.

    7. Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD me heqje imuniteti, me shpifje si “spiun e hajdut” në gazetën “RD, me presione SHIK-u, me kurthe në atentate dhe enigma “SALI” e nxjerrjes së tij nga mbledhja e kryesisë së PD, natën kur e vranë.

    8. Takimi me krye-terroristin e kryetrafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe genocidit të regjimit të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u planifikua trafiku mafioz i armëve e naftës.

    9. Fshehja e etnisë serbe të bashkëshortes së tij Svoboda Ramoviç, ndryshuar (përkthyer nga serbishtja) në gjendjen civile shqiptare, me emrin Liri Berisha.

    10. Publikimi i 230 fotografive, që Sali Berisha (blloku) dhe familja e tij kanë bërë me familjen e Enver Hoxhës dhe me krerët e lartë të ish-diktaturës komuniste, të cilës i ka shërbyer me devocion dhe krime nga kolegëve, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

    MASHTRUES

    1. Mashtroi pronarët për kthimin e pronave, duke nxjerr ligje të qëllimshme për mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarëve të rinj” të shpikur prej pushtetit “SALI”, të cilët ishin pjesëtarët e klaneve të Saliut.

    2. “Bashkë-vuajtësi SALI”, mashtroi ish-të përndjekurit politikë për integrimin e tyre me strehim, punësim, shkollim e dëmshpërblimin financiar të viteve të burgut, por nxori ligje, me të cilat ka 20 vjet që i mashtron e i tall.

    3. Mashtroi shqiptarët për ndarjen e barabartë të pasurive kombëtare, por i grabiti ato me klanet e tij të ardhura në pushtet, duke i shitur për “5 kacidhe” dhe duke i shkatërruar ekonominë dhe ndërmarrjet ekonomike.

    4. Mashtroi shqiptarët, se do të kryente privatizimin e ekonomisë kombëtare, duke pasur pronar të vetëm punëtorët, por hodhi në rrugë dhunshëm si skllevër afro 1.2 milion punëtorë e specialistë.

    5. Mashtroi 65% të popullsisë në fshat, se do t’i pajiste me shërbim shëndetësor, me arsim modern, me rrugë, me ujë, ndriçim e transport publik, por i zhduku dhe ato shërbime jetësore që kishin, duke detyruar banorët të braktisin dhe boshatisin afro 800 fshatra e të zbresin pa asnjë shpresë nëpër qytete.

    6. Mashtroi shqiptarët e mbetur të pastrehë pas vitit 1990, se brenda vitit 1993 do t’i strehonte, por strehoi vetëm “byronë politike të PD” dhe militantët e tij gjeografikë, ndërsa 75 mijë familje e atij viti vazhdojnë të dëgjojnë mashtruesin “SALI” prej 20 vjetësh.

    7. Mashtroi fëmijët shqiptarë (ishin nga 1-3 vjeç) për kënde lojërash në çdo qytet e lagje banimi, por shkatërroi me kioska dhe ato që ishin, ndërkohë që sot (ata janë 20-23 vjeçar) mashtruesi “SALI” po u premton përsëri kënde lojërash nëpërmjet mashtruesit LULI.

    8. Mashtroi shqiptarët me premtimin për punësim, duke u thënë se në çdo qytet do ngrihen fabrika e uzina, por i ka kthyer 27 qytete në geto mjerimi me pasoja të rënda social-ekonomike.

    9. Premtoi arsim europian për të gjithë, por për shkak të varfërisë dhe mbylljes së shkollave në zonat rurale, ka lënë afro 20 mijë fëmijë analfabetë dhe 45% të shkollave në “hangar kuajsh e stalla bagëtish”.

    10. Mashtroi shqiptarët për futjen në BE, por ka 20 vite që është bllokuar ky proces për pushtetit “SALI”, që drejtohet nga SALIU, i cili vazhdon demagogjinë e tij me pazare të pista, duke e lënë Shqipërinë larg dhe jashtë BE.

    KRIMINEL

    1. Rrëmbimi e masakrimi deri në paralizë fizike dhe hedhja në një gropë në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës e dy gazetarëve, Zamir Dule i “Koha Jonë” dhe Bardhok Lala i “Dita Informacion”.

    2. Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nëpërmjet bandës së tij “SHIK”-u, duke mbrojtur dhe graduar ekzekutorët me poste të larta në Pushtet-Bandën “SALI”.

    3. Djegia e Shqipërisë në vitin 1997, për shkak të piramidave të tij financiare hajdute zyrtare, duke shkrumbuar pronat publike, institucionet e shtetit, pronat private, me bilanc edhe vrasjen e afro 3000 shqiptarëve.

    4. Vrasje-mbytja në Otranto e 118 shqiptarëve (84 të mbetur në fund të detit) në 28 mars 1997, të cilët ikën për të shpëtuar prej luftës civile që shkaktoi pushtet-krimi “SALI”.

    5. Vrasja e 16 minatorëve në minierën e Bulqizës, për shkak të koncensioneve të pista në treg-trafikun e mineralit të kromit, duke shfrytëzuar si skllevër afro 700 minatorë me familje të uritura për bukë.

    6. Vrasja e dy ushtarakëve, plagosja e 20 banorëve dhe shkatërrimi i fshatit Dhemblan në Tepelenë, nga afera qeveritare e demontimit të municioneve

    7. Shkatërrimi i institucioneve në 14 Shtator 1998, pas sulmit të opozitës “SALI” për të marrë pushtetin me dhunë, duke kthyer edhe PD për 1 muaj në repart tankesh e topash luftarakë.

    8. Vrasja e 26 skllevërve burra, gra e fëmijë dhe shkatërrimi i 3000 bizneseve nëpërmjet aferës kriminale të pushtet-familjes “SALI”, organizuar në “fabrikën e vdekjes” në Gërdec, të ngritur prej mafies shtetërore për demontim e trafikim municionesh.

    9. Përmbytja e Qarkut të Shkodrës prej afer-krimit të import-eksportit të energjisë elektrike, duke shkatërruar 40 mijë biznese, 30 mijë familje, 200 mijë bagëti dhe mijëra hektarë të mbjella.

    10. Në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, vrau 4 demonstrues e plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën e Republikës për të qëlluar mbi popullin që kërkonte punë dhe bukë.

    SUPERHAJDUT

    1. Ngritja e firmave piramidale, nëpërmjet të cilave pushtet-krimi “SALI”, u zhvati 3 milion shqiptarëve financat personale, të siguruara nga shitja e pasurive dhe emigracioni, nëpërmjet parullës “Paratë janë të pastra, firmat janë banka zyrtare”.

    2. Kontrabanda e naftës dhe armëve, zhvilluar nëpërmjet firmës “SHQIPONJA-PD-SHIK”, e cila punonte në favor të sundimit gjakatar anti-shqiptar të Milosheviçit, duke shkelur embargon ndërkombëtare ndaj Serbisë.

    3. Dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, nën maskën e projekteve të Bankës Botërore, rrafshojnë banesat dhe bizneset e banorëve të Jalës, duke përdorur me dokumente false pronësie e projektesh, policinë ndërtimore të pushtetit “SALI BABA”.

    4. Djali i Sali Berishës, urdhëron forcat e policisë të pushtetit “SALI BABA”, për të përzënë nga trojet e tyre banorët e bregut të Vlorës (Dukat-Rradhimë), duke paraqitur si pronarë legjitimë të tokave, ortakun e tij Rrahman Selmanllari.

    5. Miku-ortak i familje-pushtetit “SALI”, bosi i skandal-krimeve ekonomike të Europës Damir Fazllic, trafikanti i parave të pista dhe armëve me vendet nën embargo ndërkombëtare, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në krah të kryeministrit, me statusin si anëtar i këtij këshilli.

    6. Pas mashtrimit me 300 mijë euro për një “spot turistik shqiptar” për kanalin “CNN”, ministri i “kulturës erotike” të pushtetit “SALI”, tashmë këshilltar qeverie Ylli Pango, punëson femra në ministri, në shkëmbim të moralit.

    7. Zbulohet dokumenti zyrtar i QKR, që kishte licensuar firmën fantazmë të Damir Fazllic të quajtur “SRF-DLP”, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit Lulëzim Basha, firmë e cila shërben si “lavatriçe” e trafikut të parave të pista, me dispeçeri qendrore klan-mafien e pushtetit “SALI”.

    8. Pushtet-familja “SALI” rezultoi me dokumente zyrtare e financiare, se kishte blerë në Porto Romano nëpërmjet mik-ortakut Damir Fazlliç sipërfaqen që pushtet “SALIU” e kishte përcaktuar me vendim qeverie, si shesh ndërtimi për parkun energjetik “FAZLLIÇ-ARGITA”.

    9. Pushtet “SALIU” firmosi një marrëveshje të fshehtë me qeverinë italiane, për depozitimin e plehrave në territorin shqiptar, në shkëmbim të një afere të pisët financiare, të komanduar nga mafia italo-shqiptare e import-riciklimit të plehrave në Ballkan.

    10. Pushteti “SALI-LULI”, i strukturuar në lidhje kusarësh, vodhi 242 milion euro nga investimi i rrugës Rrëshen Kalimash, duke mos zhvilluar tender për projektin e kësaj rruge, madje duke mos deklaruar as vlerën e investimit financiar të saj.

    11. Pushteti “SALI-LULI”, nëpërmjet një akti-tradhtie kombëtare, i fali Greqisë sipërfaqen detare territoriale shqiptare, që u ndalua prej Gjykatës Kushtetuese.

    12. Ministri hajdut Genc Ruli, me firmën e pushtetit “SALI” ka dhënë në mënyrë mafioze, në kundërshtim me ligjin e konkurrencës publike, plotë 220 licensa koncensionesh për hidrocentrale, 110 prej të cilave i kanë në pronësi familjarët e kryeministrit, deputetët, ministrat, politikanët dhe familjarët e tyre, ndërsa të tjerat i kanë përfituar miqtë dhe ortakët e pushtet-krimit “SALI”.

    13. Krye-sekseri i qeverisë Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit SALI, rezulton si kontrollues i klanit të aferës kriminale vrasëse masive të Gërdecit dhe bashkëbisedues përcaktues në dëshminë e biznesmenit Kosta Trebicka, vrarë “në gjueti harabelash” pas publikimit të emrit të djalit të kryeministrit SALI, si i përfshirë aktiv në këtë aferë kriminale.

    14. Arrestohet në mjediset e Ambasadës të SHBA në Tiranë, sekretari i Ministrit të Jashtëm Ilir Meta (Blloku), eksponenti Almir Rrapo, i skeduar si person në kërkim prej Drejtësisë Amerikane për akte kriminale si vrasje, trafiqe droge e femrash.

    15. Ministri i super aferave të pista Genc Ruli, firmos privatizimin e Sport-Klub “Partizani”, duke i dhënë Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit (Berisha) truallin ku ngrihej ky sport-klub, mbi të cilin pushtet-familja SALI po ndërton pallate.

    16. Z/kryeministri i pushtet-kusarëve “SALI”, aleat ortaku i PD “integruesi” Ilir Meta, kapet me bllok në dorë, duke bërë pazare me tendera, liçensa, koncensione, vendime gjyqi e punësime në zyrat e shtetit, ku vetëm një fletë e bllokut ishte “çek” prej 700 mijë euro!

    17. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët.

    18. Rezultoi se pushteti “SALI” organizonte, kontrollonte dhe mbronte trafikun dhe tregun shqiptar të naftës “VIRGIN”, rubineti i të cilës ka çuar 76 milion euro vjedhje e përfitime në xhepat e kupolës së pushtetit dhe familjes kryeministrore.

    19. Pushteti “SALI” ka organizuar dhe realizuar trafikun e armëve dhe municioneve me Libinë, duke furnizuar regjimin e Gedafit, mikut të kryeministrit Berisha dhe kandidatit Lulëzim Basha.

    20. Dhe për të rehatuar veten pas krimeve, mashtrimeve, vjedhjeve e skandaleve të pushtetit të tij të degraduar e anti-shqiptar, kryeministri Sali Berisha, po me taksat e shqiptarëve bleu një benz luksoz “sheikësh” me vlerë 700 milion lekë.

    21….nderpritet rromani I krimeve te makbethit viqidolit

    O ZEF TRIMI…KUR DO HAPEN DEFTERET E BERISHES TUAJ DHE SPIUNAVE TE LEZHES…

    SA PER DIJENI LEZHA KA NUMRIN ME TE MADH TE SPIUNAVE TE ATIJ XHAXHIT QE TI PO JA RRIT LAVDINE..

  3. dfg says:

    Dridheni akoma nga tmerri,qe shkrimit tuaj zhgarravine t’i vini emrin e autorit sharlatan!
    Vazhdob skenari antishqiptasr i UDB-se vserbe per te shpifur dhe share SOCIALIZMIN,sepse nuk ka se me cfare te mburret nga KAPITALIZMI!
    Ky kelyshi me babaib oficer pranon vete se DHJETORISTET kane qene pjese e SIGURIMIT,bile nga qe nuk e thone dot kete poshgtersi,vazhdojne akoma te na cajne trapin me mbrockullat e tyre!
    Vete thone se rreth 20 mije vete kane qwene te internuar e burgosur atehere,qe bejne vetem 0.05 % te popullsise!
    Shume pak kane qene denuar!
    Qe te jetonte shumica rehet,duhet vte PUSHKATOHESHIN mbi 50 mije ARMIQ te Shqiperise,qe sot hiqen si demokrate!
    Paska prure Hasani televizor nga Basdhkimi Sovjetik!!!
    Hapu DHE te futet!
    Po ku e gjeti televizorin ky Hasani ne vitin 1961,kur nuk kishte as atje televizor???
    Ky Marku malok na derdellit se ne 1986 paska pare banane per here te pare me sy!
    Po malok kie qene,o Mark dhe nuk eshte cudi qe edhe sot ta hash bananen me lekure!
    Se bananet ne Shqiperi u tregtuan qe ne vitet 1970-te dhe ishte cmimi 8 leke per kg!!!
    Gjuhen ruse,thote ky sharlatani Kadia,kelysh oficeri,ne e mesuam para se te prisheshim me BS!!!
    Po ti,o maskara nuki e ke ditur qe edhe ne vitin 1980,kur une mbarova maturen ne shkolle mesohej rusishtja,anglishtja,frengjishtja, gjermanishtja dhe italishtja???
    Nuk dini as te mashtroni o TURINJ TE URRYER antishqiptare!!
    Kush paska interes sot pas 25 vjetesh KAPITALIZEM MJERAN te kujtiohet SOCIALIZMI kur njerezit NUK KANE BUKE TE HANE???
    AKOMA DO VAZHDONI ME GOGOLIN KOMUNIST t’i trmbni njerezit???
    LAVDI HEROIT KOMBETAR ENVER HOXHA!!

  4. lezha says:

    Me vjen keq pamvaresisht se shkrimi eshte real,Pse? sepse tregon tama fytyren e shqiptareve,diten ne kishe naten ne xhami.Durhami kur e pyeste Kostandin Sulejmanin pse ke mbiemrin myslyman: ai thoshte,te premten vete ne xhami se jam Sulejman dhe te dielen vete ne kishe se jam Kostadin,nuk i dije se me ke eshte zoti dhe une vete tek te dyja.Pra kjo eshte e vjeter,komplet te pafe.Diten jam me PPSH naten me Vatikanin.Pra keta njerz jane mesuar te hane ne dy sisteme,nuk i ben pershtypje fare se kush eshte ne fuqi,ata jane me ate qe fiton.Sidomos leshianet shiko Frangaj,Lesi,Gjini,Manjani,Bumci,Marku me hunde etj etj ,tegjithe pa parjashtim jane ushunjza te pushtetit.

  5. fap! says:

    Per ngjarjet ne Qytetin “Studenti”,Po!

  6. guri shabani says:

    Shume fakte te bukura dhe historira qe per ata te moshes trete jane reale ,por ka shume emra dhe mbiemra te ndryshem dhe une nuk kuptova autorin e ketyre rradheve,sepse here del mesues,here gazetar dhe se fundmi oficer.

  7. lekua says:

    Tani me gjithe keto te mira ha dhe vrimen e Rita Petros, por kujdes bananen, zoti mesues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje