Nga Ramiz Abdyli
Në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920) disa shtete, fituese të Luftës së Parë Botërore (Franca, Britania dhe Italia), kundërshtuan Protektoratin Amerikan në trojet e pushtuara shqiptare nga Serbia dhe Greqia. Këto shtete kundërshtuan edhe Protektoratin Amerikan në Shqipëri në kufijtë e pranuar në Konferencën e Londrës më 1913. Por, dështoi edhe përpjekja e Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë për copëtimin e Shqipërisë. Një meritë të veçantë për këtë fitore kishte delegacioni i ShBA-së, falë angazhimit të Kryetarit, Wodrow Wilson.
Përfundimi i Luftës së Parë Botërore (nëntor 1918) e gjeti Shqipërinë dhe trojet shqiptare të pushtuara nga ushtritë e shteteve fituese: Italia, Franca dhe Serbia. Italia kontrollonte pjesën më të madhe të Shqipërisë, Franca Korçën dhe Pogradecin, Serbia trojet shqiptare në ish – Jugosllavi, e pjesë të Shqipërisë Verilindore, të ashtuquajturën “Vijë Strategjike” dhe Greqia Çamërinë.
Përballë kësaj gjendjeje drejtuesit e Lëvizjes Kombëtare u vunë në veprim për t’u dalë zot trojeve të tyre: në Durrës u themelua Qeveria e Përkohshme Shqiptare, me Turhan Pashë Përmetin në krye. Atëherë Shkodra, ku vepronte komanda e ushtrive aleate, do të kthehej në qendër të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Në Shkodër u themelua edhe Komiteti “Mbrojta Kombëtare e Kosovës”, në krye me Hoxhë Kadri Prishtinën, Hasan Prishtinën, Bedri Pejanin e të tjerë. Ky komitet organizoi lëvizjen e armatosur në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Sanxhak e në Mal të Zi. Ndërsa gjenocidi mbi çamët dhe shpërngulja e tyre në Turqi po merrte përmasa tragjike.
Delegacionin shqiptar e mbante shpresa se çështja shqiptare do të zgjidhej në mbështetje të 14 pikave të Wilsonit për zgjidhjen e çështjes etnike mbi parimin e vetëvendosjes së popujve. Rrjedhimisht që “kufijtë nuk mund të caktoheshin mbi bazën e Fuqive të Mëdha (B.Fisher) dhe “marrëdhëniet midis shteteve ballkanike të ndërtoheshin mbi bazën e parimit të përkatësisë së kombësive”. Ata besonin në fjalën që ky burrështetas ia kishte dhënë Fan Nolit, në manifestimin e Ditës së Pavarësisë, 4 korrik 1918, ai do të kishte vetëm një zë në Konferencën e Paqes, dhe “këtë zë do ta përdor për të drejtat e Shqipërisë”.
Në rrethanat e dhunës e të gjenocidit që zhvillohej në tokat shqiptare, shtetet fituese të Luftës së Parë Botërore (ShBA-ja, Anglia, Franca, Italia dhe Japonia), do t’u diktonin shteteve të mundura (Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Perandorisë Osmane) kushtet e rendit të ri botëror në Konferencën e Paqes në Paris (18 janar 1919 – 21 janar 1920). Punimet e saj i ndoqën krahas delegacioneve të shteteve ndërluftuese, diplomatë, princër, gjeografë, ekspertë të ekonomisë, shërbime sekrete, daktilografë, gazetarë e të tjerë. Mendohet se atëherë në Paris kishin shkuar mbi 10 mijë veta për të ndjekur punimet e konferencës.
Në Paris do të udhëtonte edhe delegacioni shqiptar në krye me Turhan Pashë Përmetin, Atë Gjergj Fishtën, sekretar i përgjithshëm, imzot Bumçin, Mehmet Konicën, Luigj Guarkuqin, Lef Nosin, dr.Mihal Turtullin dhe Mehdi Frashërin. Dy të fundit do të lejoheshin të merrnin pjesë në punimet e Konferencës vetëm me vizat që iu dhanë nga delegacioni amerikan. Delegacioni shqiptar do të mbështetej gjithanshëm nga delegacioni i federatës “Vatra”, përfaqësuesit e shqiptarëve të Egjiptit, Stambollit, të Rumanisë, Zvicrës, si dhe Misionit amerikan në Shqipëri, Shoqatës shqiptaro-britanike, e kryesuar nga koloneli Aubri Hebert, Miss Edith Durham dhe gjenerali Philips, miq të Shqipërisë. Delegacionin e financoi me mjetet e tij veprimtari dhe atdhetari Fuat Pashë Dibra.
Që në seancat e para të Konferencës së Paqes, Shqipërisë nuk iu njoh e drejta e “shtetit asnjanës”, por e “etnitetit politik ekzistues” dhe propozohej që ai të merrte pjesë si nënshkrues i Traktatit të Paqes. Më pas, me insistimin e delegacionit të ShBA-së do të vendosej që delegacionit shqiptar t’i lejohej të propozonte pikëpamjet e tij. Madje delegacioni amerikan kërkoi që interesat shqiptare të mbroheshin nga një komision i Fuqive të Mëdha, në të cilin do të bënte pjesë edhe ShBA-ja.
Delegacioni shqiptar gjatë gjithë punimeve të tij ishte në bashkëpunim të ngushtë me delegacionin e ShBA-së për t’i koordinuar bashkëveprimet kundër synimeve të Italisë, Greqisë e Jugosllavisë, për copëtimin e Shqipërisë. Në këto rrethana dramatike për fatin e Shqipërisë delegacioni shqiptar i dërgoi dy memorandume Kryesisë së Konferencës së Paqes. Në memorandumin e 12 shkurtit 1919, kritikoheshin padrejtësitë që i ishin bërë Shqipërisë në emër të ruajtjes së “baraspeshës” dhe status quo-së dhe, kërkohej që të zgjidhej mirëfilli çështja shqiptare që nënkuptonte përfshirjen e të gjitha trojeve etnike shqiptare brenda kufijve të shtetit shqiptar. Rrjedhimisht kërkohej që Shqipërisë t’i njihej mëvetësia e garantuar nga Fuqitë e Mëdha më 1913, e t’i jepeshin asaj viset shqiptare të dhëna padrejtësisht fqinjëve me vendimet e Kongresit të Berlinit (1878) dhe Konferencën e Londrës (1913), që Shqipërisë t’i jepeshin viset shqiptare që i ishin dhënë Serbisë e Greqisë në Konferencën e Londrës (1913). Argumentohej se tokat shqiptare që duhej t’i ktheheshin Shqipërisë fillonin nga gjiri i Spicës (në veri të Tivarit), duke përfshirë Tuzin, Hotin, Grudën, Trieshin, Podgoricën, dhe duke ndjekur kufirin me Malin e Zi para vitit 1912, përfshinte Pejën, Mitrovicën, Prishtinën, Gjilanin, Ferizajn, Kaçanikun, një pjesë të kazasë së Shkupit, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën, duke arritur në Malin e Thatë (Galiçica), ndërmjet Ohrit dhe Prespës, malin Gramos dhe më tej deri në gjirin e Prevezës. Kryesisë së Konferencës delegacioni shqiptar si argumente për tokat e banuara me shumicë shqiptare iu ofruan edhe argumente kadastrale të Perandorisë Osmane, që përfshinin Vilajetet e Kosovës, Shkodrës, Janinës dhe pjesë të Vilajetit të Manastirit.
Mirëpo, kërkesat e delegacionit shqiptar, duke e parë se kërkesat për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare nuk po përfilleshin nga Italia, Franca dhe Britania, ndërsa pretendimet shteteve fqinje tek ato po gjenin mbështetje gjithnjë më shumë tek delegacionet e tyre. Në këto rrethana dramatike delegacioni shqiptar më 7 mars 1919 i paraqiti Kryesisë së Konferencës propozimin për “Protektoratin e ShBA-së në krahinat shqiptare, të mbetura jashtë kufijve të vitit 1913, për t’i administruar për një ose dy vjet, që atje të organizohej një plebishit, për caktimin e fatit të tyre të mëtejshëm”. Por ky propozim nuk gjeti mbështetje. Madje, pasoi etapa e kërcënimit edhe të kufijve të Shqipërisë, të garantuar nga Fuqitë e Mëdha në Londër me 1913. Përballë këtij rreziku delegacioni shqiptar propozoi “Protektoratin Amerikan në Shqipëri”, për të parandaluar kështu copëtimin e saj nga shtetet fqinje.
Propozimi për Protektoratin e ShBA-së në Shqipëri u hartua nga Charles TelfordErickson, drejtor i administratës së ShBA-së për minoritetet e huaja, që ishte delegat nderi i shoqatës “Vatra” në Konferencën e Paqes në Paris. Ishte një misionar amerikan me origjinë suedeze. Qe ndër amerikanët e parë që mbështeti çështjen shqiptare dhe zgjidhjen e saj të drejtë; sensibilizoi këtë çështje në qarqet politike të ShBA-së, sidomos te kryetari Wilson; bashkërendoi veprimtarinë me disa filantropë amerikanë në Shqipëri; dha një kontribut të veçantë për Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Paris, si dhe në Konferencën e San Franciskos 1945 për pranimin e saj në OKB. Erickson luajti një rol të rëndësishëm kundër mandatit të pretenduar italian në Shqipëri dhe, duke ndërgjegjësuar dhe bashkërenduar nismën e shqiptarëve për një protektorat të ShBA-aë në Shqipëri, që do të jetësohej përmes Lidhjes ë Kombeve e të tjerë. Për të gjitha këto merita Ch. T. Erickson do të cilësohej si “njëri nga miqtë më të mëdhenj shqiptarë, që iu përkushtua problemeve shqiptare me devotshmëri dhe me sakrifica të mëdha”.
Sipas propozimit të tij, që ishte në marrëveshje të Ch. T. Erickson me delegacionin shqiptar, Shqipërisë duhej t’i jepej mandati. Propozimi i tij u pasqyra përmes gjashtë parimeve të modelit të politikës së ShBA-së, të ndjekur nga presidenti Roosevelt.
Mbi parimet morale: Në fillim të tekstit të tij, Ch. T. Erickson vinte në dukje se ishin parimet morale ato që ShBA-ja ishte përcaktuar përfundimisht të hynte në luftë kundër shteteve të Trepalëshit (1917). Njëri nga këto parime ishte: “të përkrahurit e kombeve të vogla, mbrojta e të dobëtit kundër të fortit”. Ky parim, vinte në dukje Erickson, nuk do të zbatohej në rastin e Shqipërisë nga askush tjetër përveç ShBA-së. Fuqitë e tjera fituese insistonin në copëtimin e Shqipërisë, dukë lënë një territor të vogël “neutral” në Shqipërinë Qendrore, për të shërbyer si “jastëk (tampon) midis Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë. Por kjo Shqipëri, sipas tij, nuk do të ishte “as shtet, as krahinë, as komb, por një pre për intrigë, fyerje dhe kryengritje nga çdo anë”. Kështu, sipas tij “raca shqiptare, e cila, për më shumë se 2.000 vjet” kishte ruajtur “integritetin kombëtar” po copëtohej e po shkatërrohej.
Në interesin e një paqeje të drejtë e të qëndrueshme: Ch. T. Erickson ishte i bindur se Konferenca e Paqes, bashkë me Lidhjen e Kombeve, që do të krijohej me propozimin e Kryetarit Wilson, do të kishte “fuqi të plota për t’i çliruar kombësitë nga kontrolli i huaj” e për “të vendosur kufij etnikë”. Kështu, sipas tij, do të zgjidheshin konfliktet edhe në Ballkan. Megjithatë, ai tërhiqte vërejtjen se përballë okupimit të Shqipërisë nga Italia dhe Greqia “të një popullate 90-100 për qind shqiptare, Amerika është vendosmërisht dhe me kokëfortësi armike e pushtimit të huaj”; se në rast të një padrejtësie që do ta legalizonte dhe aprovonte Konferenca e Paqes, këtë do ta dënonte ShBA-ja “përpara gjykimit moral të botës” dhe se ajo “nuk do të ishte e sinqertë me vetveten nëse do ta nënshkruante një traktat të tillë”.
Një thirrje S.O.S që i drejtohet Amerikës nga një komb në rrezik: Arsyeja e tretë që Shqipëria duhej të hynte nën protektoratin amerikan, sipas Ch. T. Erickson, ishte se “gjithë kombi shqiptar i është kthyer Amerikës (ShBA) me duar të zgjatura për të shpëtuar”, duke tërhequr vërejtjen se “të refuzosh t’i përgjigjesh një thirrjeje të tillë është e njëjta gjë si të refuzosh t’i vish në ndihmë një vapori (anijeje) që mbytet”. Sipas tij, ShBA-ja duke qenë përballë kësaj kauze, për të cilën kishte shpenzuar njëzet trilionë dollarë gjatë luftës dhe kishin sakrifikuar mbi njëqind mijë bij të saj për “kauzën e lirisë dhe të drejtësisë njerëzore”, atëherë ShBA-ja nuk do të mund të qëndronte spektatore përpara një “Mynxyre..”, si në rastin e Shqipërisë, kur një komb po humbej e po qëllohej për vdekje”.
Në këtë mënyrë përkrahet ideali amerikan: Parimi i katërt i propozimit të Ch. T. Ericksonit për Protektoratin e ShBA-së në Shqipëri ishte “ideali amerikan”. Sipas tij në kohën kur “Evropa është përleshur, dhe është ngatërruar, duke mbjellë grindjen e në çdo vend ka korrur gjakderdhjen dhe fatkeqësinë”. Prandaj tërhiqej vërejtja se “ta çlirosh popullin shqiptar, ta ngresh nga mizoria e injoranca në mirëqenie e mirëvajtje dhe ta kurorëzosh me frytet e jetës më të mirë të botës, të vendosësh harmoninë e vullnetin e mirë midis racave ballkanike, duke mënjanuar Ballkanin nga pozita e tij si “zona e rrezikshme më e madhja në tërë botën”, do t’i jepte Amerikës të drejtën dhe autoritetin e përjetshëm për t’ua shpallur kombeve idealet e saj.
Është një pajisje sigurimi: Ch. T. Erickson e arsyetonte Protektoratin e ShBA-së në Shqipëri edhe për ndihmesën e madhe që do të kishte ajo në zhvillimin e saj ekonomik. Sipas tij, për organizimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar me mandat amerikan nuk do të nevojiteshin “shpenzime fondesh të mëdha”, e nuk do të kishte as ngatërresa të jashtme apo “kundërshtime të brendshme”: Shqipërisë do t’i nevojitet “një fuqi e vogël vullnetare me detyrë policore, disa oficerë për stërvitjen e një milion vendësve, disa ekspertë civilë për të organizuar departamentet e ndryshme të administratës së një Qeverie simpatike”, e tjerë. Këto, sipas tij, ishin konditat e nevojshme për një “mandat amerikan në Shqipëri”, që për një shtet prej 100 milionë banorësh nuk do të përbënte vështirësi ekonomike.
Një detyrë e përcaktuar e Amerikës në rindërtimin e botës: Erickson arsyetonte Protektoratin në Shqipëri përmes fakteve se ShBA-ja kishte një lehtësim për të marrë përsipër ushtrimin e kësaj detyre, që sipas tij ishte “një detyre fisnike”, sepse në këtë rast bëhej fjalë për një popull “çilimi”, të varfër e “jetim midis kombeve”, për të cilin nuk kishte pasur “mëshirën e askujt të përkujdesjes ndaj saj” dhe, nëse ky popull do të braktisej, kërcënohej të keqpërdorej, madje të shkatërrohej krejtësisht. Prandaj Erickson shpresonte se ideja e këtij Protektorati do t’i hynte në zemër “popullit të madh amerikan”, i cili do të ishte kryelartë “si një prind, që shikon fëmijën e vet të rritet e të shëndoshet”.
Në fund, Ch.T. Erickson tërhiqte vërejtjen se propozimi për Protektoratin ishte në favor të ShBA-së për të kryer këtë detyrë, për faktin se populli shqiptar “është një racë e përcaktuar qartë dhe jashtëzakonisht e shëndoshë, e bashkuar dhe e gjallë, e ndërgjegjshme dhe absolutisht e denjë për besim... një popull simbas zemrës s’onë”. Prandaj, thirrja që po i bëhej Amerikës, sipas tij, ishte si një thirrje e një borie ushtarake, duke shtruar pyetjen: “A mund të dyshojë kush çka për të qenë përgjigja?”
Propozimi për Protektoratin Amerikan në Shqipëri u kundërshtua nga Fuqitë e tjera aleate të Konferencës. Ndërsa për “parimet vilsoniane”, si: “drejtësia e popujve për vetëvendosje, përcaktimi i kufijve në përputhje me kombësinë etj.”, nuk përshkuan gjeopolitikën evropiane në Ballkan, i cili do të shprehej përmes sistemit të “aleancave dhe kompromisit”, që kështu të përmbusheshin “synimet e saj ekonomike dhe politike”.
Italia, e mbështetur nga Franca dhe Britania, bëri përpjekje të pareshtura për të jetësuar marrëveshjen e fshehtë të Londrës (1915), sipas së cilës i ishte premtuar nga tri shtetet aleate (Britania, Franca dhe Rusia), në kohën kur ShBA-ja ende nuk kishte hyrë në luftë, që i krijonte asaj lehtësime për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërinë midis Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë. Një pengesë e madhe për mbrojtjen e Shqipërisë nga ShBA-ja në Konferencën e Paqes përbënte çështja e Adriatikut – caktimi i kufijve perëndimorë të Jugosllavisë si shtet i ri i pasluftës dhe përcaktimi i interesave italiane në të gjithë bregun lindor të Adriatikut deri në kepin Stillo. Në këtë përleshje interesash të përpjesëtimeve të mëdha, Shqipëria do të sakrifikohej. Zgjidhjet e problemit të mundshëm të kufijve shqiptarë të vitit 1913 përfshinin një numër të madh propozimesh, që nga Federata Komuniste Shqiptare deri te Protektorati Amerikan. Ky i fundit mbetej edhe më tej në tavolinë të bisedimeve deri në fillim të vitit 1920.
Problemi shqiptar mori përmasa dramatike në gusht të vitit 1919, kur do të nënshkruhej marrëveshja midis Italisë dhe Greqisë, e njohur si Marrëveshja Titoni-Venizellos, e cila parashihte copëtimin e Shqipërisë midis tyre. Atëherë delegacioni shqiptar do t’i drejtohej Senatit amerikan “me një thirrje dëshpëruese se Shqipëria po mbytej nga imperializmi i fortë i fqinjëve të tyre. Dhe shpesa e tyre ishte gjithnjë Amerika”. Atëherë delegacioni shqiptar duke qenë në pozitë shumë të rëndë, qe i detyruar ta “vizitonte 3 herë në javë delegacionin amerikan’”, siç raportonte G. C. Buckler, duke kërkuar herën e radhës mandatin amerikan në Shqipëri.
Në këto rrethana Kryetari Wilson, duke shfrytëzuar rolin që luajti vendi i tij në fund të luftës, me anë të notës së tretë që ua dorëzoi shteteve aleate do të kërkonte që “çështja shqiptare të mos përfshihej në bisedimet e planifikuara midis Italisë dhe Jugosllavisë”. Rrjedhimisht, që të ndahej çështja e Adriatikut nga çështja shqiptare (dhjetor 1919). Efekti do të arrihej vetëm atëherë kur do t’i kërcënonte delegacionet e shteteve të tjera aleate se nëse nuk do të merrej në konsideratë propozimi i ShBA-së do të hiqte dorë nga marrëveshja me Gjermaninë. Vetëm atëherë Lloyd George dhe Clemenceau qenë të detyruar të merrnin parasysh zgjidhjen e çështjes shqiptare.
Megjithatë delegacioni britanik dhe ai francez do të pranonin mandatin italian mbi krahinën e Vlorës. Atëherë doli fuqishëm në skenë faktori shqiptar, kur me anë të luftës së armatosur Italia do të detyrohej të tërhiqej nga Shqipëria. Për rrjedhojë më 2 gusht 1920, Italia u detyrua të pranojë në parim pavarësinë e Shqipërisë. Po kështu forcat e armatosura shqiptare zmbrapsën forcat e ushtrisë jugosllave në luftën e Koplikut, në Malësinë e Shkodrës. Ndërsa Kryetari Wilson detyroi Jugosllavinë që të pranonte kufijtë veriorë shqiptarë të Konferencës së Londrës. Ndërkaq, në fund të atij viti Shqipëria do të pranohej në Lidhjen e Kombeve, që përbënte një fitore të madhe për të. /dialogplus.ch/
nje e keqe eshte me pak e keqe kur coptohet,kshq ishte nje zgjidhje e mire……….pune korrakesh!
Ulni kurrizin e shtrojuni punes te pagoni borxhet paraziten se perndryshe nuk ju do me njeri ne gjirin e tyre jan ngopur me poshteresit e juaja nje dicka e tille ju pret COPTIMI do merrni rruget me keq se i keni marre gjithe jetes
Greqia si ish-Jugosllavia. E dhjerë, mosmirënjohëse, e palarë, e zgjebosur, parazite, përtace, pijanece, e pabesë, gënjeshtare, e gënjyer, mashtruese, grua e lindjes, dashnore e perëndimit, turpi i Europës, llumi i Europës, shembull i neveritjes dhe poshtërsisë, vjedhëse, me borxhe, e pavarur ndihmojeni të gremiset.
Artikull i mbushur plot me injorance. Shqiperia u krijua si shtet artificial nga Shtete si Italia e Austria. Italia deshte te kishte nje protektorat perball ne Adriatik keshtu qe perzeu forcat greke qe kishin hyre ne Vorioepir e te cilat shpartalluan Turqit. Nga ana tjeter Austriaket deshin te ndalonin Serbet te zbrisnin aq posht ne Ballkan e i perzyen nga Shkodra e qytetet e tjera te Shqiperise. Shqiptaret pa bere asnje lufte kunder Turqeve fituan nje shtet xhaba. Nje pjese e Shqiptareve as qe deshte pavarsine nga Turqit e nuk deshin revolucion.
Ik or debil mesoje Historine ne shkolle e jo ne Kishen Greke vete Greqia eshte themeluar nga Fuqite e Medha si Franca Anglia Rusia dhe Gjermania me financat e saj e ti na ha m…ketu paska shpartalluar greku turqit ne toke shqiptare haaaaaas ore kastravec Serash ti je per te ardhur keq ore trulesh
Mos ja kundershto komentin,siq e ka thene ashtu eshte,arkiva e Wjenes nuk rrene,siq ka qene ashtu e pershkrun,nuk mundemi me thene merita se shqiprija u coptu jan te Austrjakve e jo te Italise,po edhe aty eshte interesi,sepse austris i interesonte deti e jo populli shqiptar,se shumica shqiptare e donte edhe pjeset tjera,sepse ne kete loje fitoj minoriteti katolik,ku mbeti i nxhitur me vllezrit malazez,kurrse shumica muslimane ishte si tampon zone mes ,krishterve ortodox dhe atyre katolik,me kete potez Austrija e la Italine me gisht ne goje,sepse qellimet e saja ran ne uj.
“Greket”nuk paten b…te clitoheshin vete nga turqit pa ndihmen e Perendimit ti me shkruan qe paskan mposhtur turqit ne “vorioepir” a je ne rregull nga trute o minorikkkk hajde hajde
Lexo ore njehere per Ballkan Wars e cilat ishin shtetet qe morren pjese kunder Perandorise Osmane e pastaj hajde ketu. Shqiperia eshte shtet artificial. PIKE ! Te mos ishin shtetet Itali e Austria as qe do tu vinte ne mendje Alvanozeve te krijonin shtet sepse nuk kishin ndergjegje kombetare, ishin te fundit qe mesuan nacionalizmin ne Ballkan. Deri atehere myslimanet ndiheshen puro Turq kurse Ortodokset Greke. Alvanozet gjate lufttrave ballkanike nuk luftuan kunder Turqeve, bile shumica kishin rolin e spiuneve te Turqeve. Alvanozet ishin vllai I vockel I Turqeve. Ja thona me ke beteje u fitua territori I Shqiperise ?
Ha ha ha ha ha Fotaqi nuk ja vlen me ju jeni komplet jasht cdo realiteti Shqiperia eshte formuar nga Italia dhe Austria por jo vetem Shqiperia por i gjithe Ballkani Shtetet e tij perfshij dhe Greqin do apo jo ti dhe te tjere si puna jote jane fakte historike dhe nuk mund ti tregojm sipas deshires
or fotaq nuk ka greqi or plako por shqiptari ne greqi qe nga gjuha arvanite qe flisnin ju a futen iluminatet me 1844 edhe u vendos gjuha gjoja helene qe flasin sot nga 100heronje qe ka greqia 80 jane shqiptare e thone vete grekerit edhe studjuasit greke ne nuk jemi helene por ilire po lene mo jemi popull heterogjene iliret ku bejne pjese epirotet thraket maqedonia dardania e dalmatet me nje gjuhe e kulture te jeret marrin meritat ne morem 5 fete edhe iken rrokopjerthi ju zotrote nuk mbroni as teorine e epiroteve me gjuhe arvanitka por direkt tek helenet keta jane zhdukur si thraket –ka dy histori fotaq nje qe shkruhet nga partite edhe njera nga historiane por qe fle neper arkiva se politika nuk e do te verteten se eshte kunder interesave te shteteve kapishe..
“Greket”nuk paten b…te clitoheshin vete nga turqit pa ndihmen e Perendimit ti me shkruan qe paskan mposhtur turqit ne “vorioepir” a je ne rregull nga trute o minorikkkk hajde hajde
Fo ta qi pse ke kaq ligesi ne shpirt????
Edhe Greket fituan shtetin nga lufta e arvanitasve (shqiptareve) edhe mbeshtetjen e marre nga Franca dhe Anglia. Greqia ua ka borxh krijimin e shtetit modern arvanitasve. Edhe nje pjese e grekerve nuk donin te luftonin turqit. Ata qe luftuan me zell osmanet ishin arvanitasit, qe ate periudhe perbenin nje pjese te konsiderueshme te popullsise ne Greqi.
Ajo pjese e grekeve qe nuk donin te luftonin ishin turqit e ngulitur aty te ardhur me hordhite osmane jane keto hale jevgjite qe sebashku me hordhite e tjera te ardhura me 1922 me shkembimin e popullsive te konvertuar ne ortodoks na bejn sot “Helenin e Lashte ” dhe sebashku me disa MQ arvanitas jane antishqiptaret me te poshter
shoku, te gjithe shtetet e ballkanit qe dolen nga perandoria otomane shtete artificiale ishin. asnjeri nuk u krijua vet, as greqia e as serbia. te gjithe e njohim historine. dihet qe greqia u krijua nga gjermanet dhe nga kryesisht nga anglezet. jo me kot dy familjet mbreterore ne greqi ishin njera gjermane dhe tjetra daneze (shume e afert dhe e mbeshtetur nga ajo angleze). ne te njejten menyre rumania u krijua nga francezet dhe ruset, po ashtu serbia e mali i zi, e bullgaria investim total rus. kroatet mbeshtetteshin nga gjermanet dhe hungarezet si aleatet kryesore te tyre ne ballkan, shqipetaret nga austiaket dhe deri diku anglezet per te ndalur avancimin serb e bullgar ne ballkan. mos na tregoni perralla tani se ndonje vend i fitoi vete pavaresine. ishin marreveshjet qe dilnin pas lufterave ruso-turko ato qe krijuan shtetet e ballkanit, kujto ketu traktatin e shen stefanit dhe kongresin e berlinit. fakti qe populli yne u njoh vone si milet nen perandorine osmane beri qe vendi yne te copetohej ne kete menyre, perndryshe sot mund te flisnim per nje shqiperi 75-85 mije km2.
po pse mor injorant Greqine nuk e krijuan, apo harrove qe edhe me flote detare nderhyne Anglia, Franca e Rusia dhe shkaterruan floten Turke ne Navarino, po francezet nuk zbarkuan 14000 ushtare ne Peloponez per te shkaterruar Ibrahimin e Egjiptit, mo shkerdhate per Shqiperine cila ushtri e huaj shkrepi qofte dhe nje dyfek ne favor te shqipetareve, e harruat shkaterrimin qe i sollem ushtareve greke ne KORCE, me thuaj mor qyrrash qofte dhe nje beteje qe fituan gjoja vullnetaret kriminele nga Kreta me forcat e udhehequra nga Cerciz Topulli, historia behet me fakte dhe jo pallavra, me gjej qofte dhe nje hero te revolucjonit Grek qe nuk fliste shqip, yyyyy qyrravece dardha e ka bishtin mrapa.
FOTAQI , APO EDHO KAI PERA THA MAS KAVEIS PIPA.
Fotaq harove te shkruash qe Greqia e fitovi pavarsine nga shqiptaret??????
Ajo serbia e greqia e qelbur bene hajer sepse kishin tutoret e tyre ndaj per ne Amerika eshte jetike. Boshti yne strategjik duhet te mbetet gjithnje ai proamerikan dhe ka ardhur koha qe te dilet me nje platforme per tu bere pjese e SHBA sikurse Hawaii etj sepse BE eshte domein i sllavo-ortodoksise.
Ik mor jevg greqie se le nom.Thuaj shyqyr qe linde ne trojet shqiptare dhe more disa zakone burrerie se po te kishe lindur ne gerrqi do kishe dale nga barku i gerrkes me kar te ngul ne bythe ,si te gjithe gerrqit.
e kush pjerdh n amerik per shqipni mer?
porto rico qe esht ne dyert e majamit po hapet bythsh prej kohsh me u bo shteti ameriks po nuk e pranojn.
esht vasal amerikan por jo shtet i USA
t jesh shtet i USA duhet te kesh zhvillim,e jo te jesh nji tuf kacakesh me apo pa kollare si hajdut malesh..
s mjafto te kesh deshir te arrish dicka. kjo esht elementare. duhet ta meritosh ate qe kerkon ta kesh. se po te kesh vec deshir dhe nuk e meriton atehere behesh qesharak. sic jan shqiptart neper bot.
esht njisoj sikur te dali ne televizjon Lek Plepi dhe t thot se don me u martu me Sharon stonen.,apo me rihanen e kenges..
do gajaset krejt hollivudi..
prandaj krejt bota qesh me shqipnin dhe shqiptart. se bejn cudira..
shtet qesharak. njers qeshark.
shikoni se cfar hajgaresh pjellin shqiptart.
heroi kombtar “kalors i krishtnimit” me emer myslimon!!!
“demokrati me i madh i t gjith kohrave ne shqipni,Xhorxh Vashingtoni shqiptar” sal katunari pra ,nji ish komunist i flakt!!!
i thu kurves shqiptare n semafor “c kemi kurve” ,ajo t hidhet n fyt “ke shan kurv ti me”!!!
tash po kujtojn se po i plas ameriks me i bo shtet te tyre.
amerika t fut ne USA nese je shtet si zvicra. atehere po. por po t jesh morracak si porto riko,prit mas liste!!!
po shqiptare,kta katunar te pacivilizu kujtojn se jan zemra e botes dhe gjithkush mendo per ta!!
debila me dy brir si djalli
ikni qihuni o shqiptare se ngelet tu honger vec kare
hani edhe bolet e mija
andej kendej nga shqipnija
kd
Une nuk e mohoj qe edhe Greqine e kan ndihmuar forcat e mdhaja si Anglia e Rusia. Nje nga betejat me te rrendesishme ne historine greke ishte beteja e Navarinos, ne jugperendim te Peloponezit( kerko per Battle of Navarino). Midis forcave rusoangleze edhe atye Turkoegjiptjane. Un e them kete se shum shqiptare injorojne faktin se shteti i tyre eshte “dhurate” nga Italia e Austria per arsyet e tyre. Besojne se gjith shtetet e Ballkanit kan perfituar nga shtetet e Evropes kurse vetem Shqiperise jan bere padrejtesira e nuk eshte ndihmuar nga asnje shtet te madh.
Ben gabim qe nuk kerkuan ndime edhe ndonje shtet tjeter!
Ju debilat greke,nese mund tju themi greke,po flasim me gjuhen e politikes ditore,se po te flasim me gjuhen e historis se vertete,do ju pys juve greke?????!!!!! Dini diq per mbretin OTTO te bavaris,keni lexuar diq,per histori te vertete,apo lexoni vetum ato fakte qka ju keni deshire,Dini gje per suljotet,per marko Boqarin,Dini diq per Ali pash tepelen,edhe pse ne nuk e adhurojme ai ishte qe investoi tere kryengritjen greke kunder turqeve, edhe ajo lufte qe u be ishin pjesa dermuese Arvanite,apo ju ishit aq te brumosur ne nacionalizem,saqe ska popull ne bote qe jua kalon,phu phu phu po rrace genjeshtare,si nuk beni njeher real te flisni te verteten,por e gjith ngritja e juaj eshte bere me genjeshtra,pse e mashtroni veten,apo ja u ka enda,ta genjeni veten,mua njerezit mete dobet ne moral me duken kur me genjeshtra mundohen te jen dikushi,por nete vertete genjshtaret jan lloji me i dobet si qenje njerezore.
Historira kafenesh nga bazhibozuke te mbetur te Turqise ne Ballkan. Sa te ekzistojne mbetjetet e Turqise ne Ballkan, Shqiperia as ka qene dhe as do te behet. Edhe Pavaresine ja dhane Shqiperise fale popullsise se saj te krishtere me 35% Ortodokse dhe 15% Katolik se po te ishte per Haxhi Qamilat e Ballkanit as nuk diskutohej. Vari lesht c’fare pret nga artikuj te shkruajtur nga Ramiz Abdyl dhe gjithe Abdylat e tjere jashteqitjet Otomane ne Ballkan.
Debil shko hap ndonje liber Historie dhe leri vizitat ne Kishen e koqevyshkurit se ju ka shkerdhyer cdo qelize te te menduarit normal .Cmenduri
Amerika n,to vite nuk ka pas ROL nderkombetar
Krijimi i shteteve ka qone plotesisht ne dore te LORDEVE te Aglise