"Do bajnë sikur janë pendue, por...", fjalët e fundit të At Zef Pllumit

19 Dhjetor 2015, 09:44Dossier TEMA

Në një rrëfim për gazetën ‘Mapo’, studiuesja dhe përkthyesja e veprës amanet të At Zef Pllumit “Rrno për me tregue”, Keda Kaceli thotë se përgjigjet kundër medaljeve dhe dekoratave nuk mjaftojnë, pasi “do ish dashur dikur një qëndrim më pak mirëdashës i vetë Kishës Katolike ndaj regjimit të djeshëm dhe atij të sotëm”.

Ajo së fundi ka ndër duar përkthimin në italisht të vëllimit II e III të veprës më të njohur të At Zef Pllumit, “Rrno për me tregue”. Kaceli për këtë rast kujton fjalët e fundit të françeskanit për persekutorët e tij, mbi të cilin ushtruan tortura të shumëfishta në diktaturë:

Jeni përkthyesja në italisht e veprës së At Zef Pllumit “Rrno për me tregue” , punë kjo e lënë amanet nga vetë Ati për ju. Pak ditë më parë, në mediat shqiptare bëri mjaft bujë lajmi se Shyqyri Çoku, hetuesi që vulosi burgosjen shumëvjeçare të At Zef Pllumit, është dekoruar një vit më parë nga shteti shqiptar. Cili është komenti juaj mbi këtë fakt?

Do i bie pak gjatë duke u nisur nga një thënie e çmuar e Shën Agustinit, e cila thotë “Ata që na kanë lënë, jo se nuk janë më, por janë të padukshëm, dhe mbajnë sytë e tyre plot lavdi, të ngulitur në tanët plot lot”. At Zefin e shtrenjtë, sa herë e kujtoj, më vjen ndërmend shikimi i tij mirëdashës, i gjallë, mbërthyes e i kthjellët në takimin tonë të parë dhe në atë të fundit. Takimi i parë me At Zefin ka qenë takimi më i rëndësishëm i jetës time, takim i cili do bëhej udhërrëfyes i veprimtarisë time të ardhshme.

Koha me Padër Zefin ndalej dhe e gjithë jeta merrte një dimension tjetër. Kultura e tij, bujaria e tij fisnike, besimi në Zot, atdhedashuria dhe dashuria për njeriun, dashuria për vlerat e jetës, kaq vyer dëshmuar në atë që unë e quaj Bibla e dhimbjes së gjithë Kombit, rrallë t’i hasje në të përditshmen e varfër të ne frymorëve. Po, ne frymorëve, pasi sot më shumë se kurrë del në pah se ai ishte njeri, njeri që jetoi për të rrëfyer të vërtetën e për të na e përcjellë, ndërsa ne të tjerët më heshtjen tonë vrastare të drejtësisë e të së vërtetës së moralshme, jemi thjesht frymorë. Kur ndërmora nismën e përkthimit të veprës së pavdekshme të At Zef Pllumit isha 25 vjeçe.

Sot, kanë kaluar shumë vite plot 10 nga atëherë, dhe shumë pak është bërë për të përcjelle veprën monumentale përtej kufijve të kohës. Padër Zefi më dashuri të papërshkrueshme dhe respekt të pashoq, ma besoi përkthimin në italisht të librit “Rrno vetëm për tregue” në 2005, dhe rrugëtimi i realizimit ka qenë shumë i gjatë. Vëllimi i parë i tij, në edicionin e parë italian i erdhi publikut në nëntor të vitit 2013 me titullin “Il sangue di Abele – Vivi për testimoniare” dhe në 2015 u ribotua nga Buongiorno Italia me titullin origjinal “Vivi solo per testimoniare”, dhe u shpërnda nga Mondadori së bashku më numrat e parë të revistës, siç ju e keni pasqyruar mjaft saktë në artikullin tuaj të mëparshëm “Shqipëria fantastikë e Kodrës, Vorpsit dhe Kacelit”. I kam premtuar Padër Zefit se veprën e tij do e përktheja me përkushtim dhe respekt për çdo presje të tij dhe ashtu kam bërë dhe po vijoj ta bëj me vëllimet II dhe III. Më pati thënë se do kisha vështirësi dhe kështu ka qenë. Jo puna, por njerëzit. Bashkëvuajtësit dhe bashkëfajtorët nuk ndihmonin.

Frika e dështimit të bën të dështosh por unë nuk pata frikë, por besim. Besim të plotë tek e Vërteta. Tek e mira. Sot, jam e lumtur që asgjë nuk më ndali pasi ekzistonte një dorë hyjnore që thuri plane më të bukura e më të mëdha për mua, dhe veprën e pavdekshme të Padër Zefit. Dhe kjo do mjaftonte kundër çdo medalje të turpit. Medalje që fyen çdo plagë në trupin e tij të masakruar nga torturat çnjerëzore. Medalje që fyen përkushtimin vokacionin dhe dashurinë e bashkëvllazënve të tij Fretërit Françeskane si dhe të nipave të dashur si Tonini, Sandri Kanti me familjet e tyre apo mbesa e dhembshur Angjelina, e të afërmit e Atit të shtrenjtë, me të cilët gëzoj miqësi e dashamirësi.

Ndjej dhe të përgëzoj deklaratën dhe punën e palodhur të Padër Vitor Demajt i cili ka ribotuar këtë vit tre vëllimet e librit “Rrno vetëm për me tregue” dhe “Cinarët” e At Konrad Gjolajt, libër po aq i rëndësishëm dhe dëshmi po aq tronditëse dhe e çmuar mbi vuajtjet e Klerit Katolik në Shqipërinë Komuniste si dhe asaj shtrese elitare të popullit që u vu në shënjestrën e kuqe të regjimit gjakatar si armike e popullit dhe pushtetit popullor.

Këto janë përgjigjet kundër medaljeve dhe dekoratave. Por nuk mjaftojnë. Pasi do ish dashur dikur një qëndrim më pak mirëdashës i vetë Kishës Katolike ndaj regjimit të djeshëm dhe atij të sotëm. Por më beso shumë ndjesi dhimbjeje zhgënjimi deri në indinjatë neveri si dhe ndjenja faji dhe turpi më zgjohen sa herë mendoj për varfërinë shpirtërore që na karakterizon ne, frymorët e Shqipërisë. I vetmi vend që jo vetëm nuk ka rrëzuar ende Murin e tij të Berlinit por – pas çerek shekulli përpjekje për demokratizim – ndërton paturpësisht Bunkerë në mes të Tiranës europiane. Them përpjekje pasi Shqipëria jonë e vogël dhe e gjakosur nuk ka parë ende demokraci të plotë dhe mjerisht këto vitet e fundit u rikthye bindshëm në një sistem autokrat paradiktatorial.

Si mundet ta quajë veten demokratike Republika jonë e Shqipërisë, kur sot udhëheqin po ata njerëz që udhëhoqën, dje në diktaturë? Si mundet ta quaj veten demokratike Shqipëria jonë kur qeveria është e përbërë nga bijtë e ish nomenklaturës komuniste? Si mundemi ta quajmë veten të lirë kur sot ne kemi ende urrejtje klasore që përcillet brez pas brezi?

A e di kush që gjithçka ka filluar me vjedhjen e pushtetit? Me grabitjen që komunistët i bënë vendit dukë vrarë elitën e mëparshme? Dukë ndezur luftën civile në të cilën sabotuan të gjitha Konferencat kundër okupatorëve? A e dinë shqiptarët që historia jonë është një lëmsh mashtrimesh dhe gënjeshtrash të pashoqe? Një përdhunim i së vërtetës me përmasa ç’njerëzore? Në një vend demokratik krimi ndëshkohet nuk dekorohet. Medalja e dhënë ndaj hetuesit kriminel dhe torturuesit të dhjetëra qindra të pafajshëm politikë, duhet te ishte një turp për më të fundit ndër funksionarët e Ministrisë së Mbrojtjes, jo më për krerët e Qeverisë. Madje Shoqja Ministre si nënë, si grua, si institucion, do duhej të japë dorëheqjen.

Po si nuk doli askush nga këta demokratët e orëve tona, të kërkojë ndjesën e nënave që kurrë nuk panë bijtë më sy e ikën natën në terr për të mos u kthyer më. Si nuk tregoi kush varret? Si nuk kanë humanizmin e mirënjohje që nuk iu prek një fije floku! Dhe dalin e qajnë Bunkerin? Po si nuk i mjaftuan 718.000 bunkerë që shëmtuan Shqipërinë për dekada dhe ende e shëmtojnë, si nuk iu nxi kurrë faqja këtyre të paudhëve, të pafe e paatdhe, për gjakun që ende nuk është tharë e thërret drejtësi? Edhe sa medalje do jepen deri sa të rikthehet vëllavrasja në tokën arbnore? Kjo nuk mban më! Është turp ndaj dinjitetit njerëzor!

Ju e keni takuar shumë herë At Zef Pllumin dhe keni shkëmbyer letra e mendime mes jush. Ju e njihnit mjaft mirë. Po të ishte ende gjallë, cili do të ishte komenti i tij?

Padër Zefi ishte një njeri i mençur dhe shumë i saktë në analizat e tij. Ishte gjithashtu shumë i ndjeshëm dhe serioz dhe hokatar si At Gjergj Fishta, me një ironi shpotitëse. Unë nuk dua të bëj sensacion e të tregoj se çfarë më tha pak ditë para se të ndahej me këtë botë, për të ikur përgjithmonë duke na lënë jetimë e gati të pastrehë, në të uriturit që ushqeheshim me dijen e tij, në folenë e Kulturës së tij. Padër Zefi, si i fundmi i Françeskanëve të mëdhenj, e njihte mirë racën njerëzore. Jam e bindur se do nënqeshte me urtinë e tij. Ai i njihte të gjithë.

Do thonte: “hajd shyqyr një teneqe xixëlluse ma tepër ngjoks që ishalla i ndriton në terrin e injorancës”, e dinte se flakada e shpresës që e mira të triumfojë duhet mbajtur e gjallë dhe ushqyer me vullnet e punë. Pasi më mirë se gjithkush ai e dinte se, krahas atyre që e lartësonin, dhe e respektonin do kishte të tjerë që do e përdornin dhe do e tradhtonin. Nuk bënte dallim të djathtë, të majtë. Më thoshte shpesh: “Padër këtu të djathtën nuk e njeh kush ndaj kam dërgu studentat me mësu e me sjellë dije e kulturë si para luftës”, e sa gjynah për ne, që shumë nga ata që ai dërgoi nuk u kthyen më, e disa bashkëpunuan me këta dekoruesit e sotëm.

Dita e takimit tonë të fundit ka qenë 6 shtator 2007 në Spitalin Gemelli në Romë. Padër Aureli (At Aurel Gjerkaj) më shoqëroi tek shtrati i At Zefit dhe biseduam gjatë. Kishte nder fjalët e tij zhgënjim e dhimbje por sigurisht shpresë të madhe se një ditë historia do shkonte në vendin e duhur, aty ku e vërteta ka shtëpinë. Ai nuk iku i shpaguar përkundrazi. Disa nga fjalët që më tha, në atë takim të fundit ku shëndeti i tij ish përmirësuar pak, ishin: “Padër të paktën bajnë sikur kanë kuptu dicka, sikur kanë një farë pendese, por nuk e kanë bija jeme. E kanë sa për sy e faqe, se prapë po ne jemi armiku. Sa plagë kam ende në trup sa Krishti dhimbe njerëzore! Duhet më duru shumë, me mësu e me studju fort e mos më humbë shpresën. Mundohu mos mbetesh vetëm, e po mbete, lutju Zotit e mos u dorzo. Ti je italiane, puno mirë për Itali e për Shqipninë tonë se e mira kthehet dikur për mirë”. Besoj se, ishte amaneti i tij pasi ndjente se po largohej. Pas disa javësh nga kjo ditë mora një sms me lajmin e tmerrshëm. Mora rrugën drejt vendlindjes dhe mora pjesë në funeralin e tij. Atë mbrëmje isha mysafire tek Fretërit në Kuvend dhe më pas e familjes së Toninit, ku zonja Terezinë më nderoi të flija në dhomën dhe shtratin e At Zef Pllumit, në shtëpinë e tyre në Shkodër. Nuk e di kush tjetër ka patur atë fat, dhe sigurisht atë përgjegjësi. Gjatë asaj nate pa gjumë, i vura detyrë vetes mes dhimbjes, që ta çoja në vend amanetin e Atit të mençur aq të dashur për mua dhe them se deri diku e kam nderuar atë, por ka ende shumë, shumë punë për të bërë.

Rrno për më tregue shkruan Ati, dhe sot, vite pas vuajtjeve komuniste e vdekjes së tij, çfarë tregojnë këto situata, kur emra persekutorësh nderohen?

Dekorimi është një turp i pashoq i gjithë shoqërisë shqiptare. Duhet një lëvizje qytetare e sinqertë që të marrë pozicion e të denoncojë publikisht këto akte që përcjellin me vetëdijen më të plotë krenari për krime të kryera. Nga politika nuk presim më asgjë pas çerek shekulli tallitjesh e nëpërkëmbjesh, por duhet të jenë qytetarët që të marrin në dorë fatet e tyre dhe të dënojnë krimet që ende sot pësojnë. Heshtja qytetare është bashkëfajtore e krimit dhe vrastare e moralit. Vrastare e së vërtetës. Medalja të tilla tregojnë nderimin e krimit dhe shkeljen e gjakut të pafajshëm të viktimave. Tregon se shoqëria jonë është në gangrenë dhe nuk di as ç’është respekti për dhimbjen. Mirë dosjet që u bënë strumentum regni, për të bërë të mundur që ata të vijojnë duke mbretëruar me klanet e tyre dhe në brezat e ardhshëm, por të paktën një vetëndërgjegjësim për të treguar varret ku groposën ajkën e Kombit duke e bërë Shqipërinë e mjerë një bordello pa dyer, ku geni i pastër u bë me biografi të keqe e për ta rregulluar atë iu desh të ngjizej me gen kriminelësh.

23 komente në ““Do bajnë sikur janë pendue, por…”, fjalët e fundit të At Zef Pllumit”

  1. tfgs1 says:

    ”……..do te bejne sikur jane pendue!
    paytyresi sunite,te vrasin naten e te qajne diten………..

    1. shishja e qumeshtit says:

      ik or turk i qelbur….ngordhsh o hale e janulles plehres………ptuuuuuuuuuuuuuuuu qen zgjebarak………….

  2. Peshku i kuq says:

    Kjo eshte nje idiote e perkryer, perpiqen te detyrojne edhe Zef Pllumin ta bejne bashkepunetor ne prostituimin e tyre publik duke i vene perkthimit italisht perpara parathenjen e Berluskonit. Kjo eshtenje gazetashitese qe ka bere nje perkthim skandaloz pasi duke mos qene katolike s’ka kuptuar asgje prej gjeje. Po ç’te presesh nga gazeta e Naim Çilit.

    1. antonio says:

      Kush qenka kjo kellire qe na kerkon te nisim LUFTEN CIVILE me njeri tjetrin???
      Filloje,moj kerme dhe do kuptosh se sa te vklen lekura!
      Ti je pjelle e kolaboracionisteve TRADHETARE,prandaj kurre nuk do pranosh te verteten ANTISHQIPTARE te te pareve vte tu!
      Mos na u nhiqni si shenjtore se katoliket kane qene mbeshtetes te hapur te FASHIZMIT italian!
      Plumbi i popullit ishte i mertituar per te gjithe fashistet!
      Cfare i keni sjelle ketij populli keto 25 vjet kapitalizem,moj kellire qe na derdellit per kohen e LAVDISHME TE ENVER HOXHES???
      Ne kemi qene e do jemi gjithmone ne pushtet!
      Ju keni qene gjithmone ne krahun e PUSHTUESVE te Shqiperise ndaj meritoni vetem PERBUZJE!

  3. G.Karagjozi says:

    Nje shkrim dhe Mendime Dinjitoze,Patriotike,Formuse dhe shume Humanitare. Populli Shqiptar ka shume nevoje per te Tilla ANALIZA sepse formohet e edukohet,integrohet ne nje shoqeri te civilizuar e kulturuar. Urime Zonja KACELI per punen e ndritur te bere per SOT E NESER. Te na rroje SHqiperia dhe te Gezohet nga Brezat.

  4. Gjyshi says:

    Po ti , pendohesh sadopak qe vjell helm sa here qe hap tastieren ? Ata ndoshta edhe pendohen, sepse mundet (!!!?) te kene patur ideale( sado te mbrapshta qe u vertetuan).

  5. Lani says:

    Nje shkrim qe te fut ne mendime e te trishton. Per autoren dhe gjithe ata qe jetojne jashte Shqiperise e mendojne se Shqiperia nuk po behet sic e deshirojne u kujtoj se ky vend nuk mund te behet duke shtypur ndonje celes magjik. Ky vend ka marre pamjen dhe do vazhdoj te kete fytyren e atyre qe jetojne aty. Dhe se fundmi, jane bere edhe boll gjera te mira ne keto vite. Shqiperia ka qene me diference te madhe larg qofte dhe vendeve qe e rrethojne. Kete e meson duke lexuar te gjithe ata qe kane shetitur dhe shkruar per kete vend qe prej shekujsh. Le te punojme per te kuptuar aresyet pse kemi qene e jemi ne kete gjendje dhe te kontribuojme gjithesejcili qe duke qene dhe modeste te bejme dicka per kete vend.

  6. Hajde Italjone says:

    E moj vajze Italjane”albaneze” çfar do te thuash ti se koha para 25 vitesh e beri shqiperine berdello?
    Jo jo, ju qe deshiruat demokraci me çeqe të bardha jeni pergjegjes per ket shqiperi të mjerë, se ne kohen e enverit nuk kishte berdello qeveri mafioze parlamentar vrases mashtrues dhe hajduta e shites atdheu.
    Ai hetuesi ne fjalë është dekoruar per pjesmarrje ne LNC dhe ka vepruar sipas ligjit të athershem dhe çfar torture i paska berë padre zefit? Gjith tani dalin engjej e shenjtor, duke e dirur se burgu eshte vuajtje dhe ska nevoje per libra torturash se po te kishin torturu sdo rronte deri ne 2006.

    1. Copy Rights says:

      Kete vajzen e ka marre partizane Kanani i PDse pasi nuk ka se si te mos kuptosh dallimin midis te kuptuarit dhe te mos dashur per te kuptuar. Fryji tollombaces tende moj vajze se ai stan ato balga ka…

  7. faikonica says:

    Jo,jo,jo…Ti znj Kaceli je vetem perkthyese .KUPTOVE?!Te ka lane amanet vetem me e perkthy,jo me u vetlevdu,me ba politike,me fitu fame e me marre medalje ti prej plageve te At Pllumbit!Mos e keqperdor,e kemi lexu disa here kryevepren e TIJ…Mos u mundo me ba karriere ala shqiptare prej jetes e kryevepres se TIJ…Mos u bani si Kaini,apo si politikanet tane qe shperdorojne edhe emrin e Zotit per nji grusht vota e 30 aspra!

  8. Davidi says:

    Nje injorant matuf katolik

    1. Erjon says:

      Ik mor komunist m……

    2. Patriot says:

      o Daid,At Zef Pellumbi dinte aq shume gjuhe sa moshe nuke ke ti,o djalle me fytyre njeriu.
      At Zefi ishte dhe mbetet kleriku qe beri sa mundo per fe dhe atdhe.
      Kurse ju o vemje komunistesh akoma sot e kesaj dite keni frike nga kleri qe ju beri te shkruani gjuhen e bukur shqipe.Turp

  9. Ardi says:

    po cfare behet ne kete vend…?! Del nje kokerr kurve e ben moral dhe na ben sikur me qene kush e di se cfare. Ai ishte nje prift dhe….kaq. ne kete vend populli ka qene dhe eshte akoma i persekutuar

  10. filipi says:

    Nje grusht mizash duan te dirigjojne kete qe i themi demokraci ne Shqiperi. Te gjithe kane plage dhe jeta pa plage nuk do te ishte kaq e mire dhe kaq e keqe. Zef Pellumbi ishte nje prift dhe per arratisjen e tij u denua sipas ligjeve te sistemit. Deri ketu, me duket, kemi zbatim ligji dhe kete kerkon dhe shteti ligjor i sotem. Eshte tjeter probleme ishte i drejte apo i pa drejte ligji. Beri burg dhe burgu nuk eshte kamping. Te besh burg do te thote te te privohet liria per nje fare kohe ose dhe tere jeten sipas kategorise fajit qe ke bere dhe qe eshte e pershkruar ne ligj. Me privim lirie do te thote qe te mos keshe te drejta te barabarta me njerezit e lire qe jetojne normalisht. Sot ngrihen shume teza dhe hipoteza brenda dhe jashte logjikes si e drejte per te folur dhe shkruar. Le te perplasen me njera tjetren dhe te fitoje me e mira. Kushdo qe ka shkruar nje liber sot, a thua se ka denuar veten e tij per ato faje qe ka bere?! Keshtu eshte dhe libri i Zef Pellumbit qe nuk del dot mbi te tjeret, keshtu eshte dhe jeta e tij qe kerkojne ta hymnizojne duke e nxjerre jashte frymes njerezore dhe jashte realitetit. Eshte tjeter gje simpatia qe mund te keshe per nje njeri dhe eshte tjeter gje qe te kerkosh me se s’ben qe ate ta besh prijsin e te tjereve kur ata nuk e pranojne. Keto nuk futen ne ullukun e logjikes, por te ndjenjes dhe ndjenja eshte gjithmone e perkoheshme. Keshtu ndodh dhe me keto flakuse qe u mbarohet energjia ne nje moment dhe do heshtin kur mundesite per tu furnizuar me argumentin do te shterojne. Edhe bota ka nxjerre njerez te medhenj qe kane bere vepra te medha njerezore, por gjithmone kane ngele njerez dhe jo hyjni abstrake. Prandaj mos i qendroni shume brohoritjeve per te bindur te tjeret per gjera hiçe. I leni njerezit ne realitetin e tyre se duke vepruar keshtu, u humbisni pak nga pak dhe ate te cilet ata kane qene.

    1. Shenjteria eshte edhe njerezore... says:

      Ndonse ka pak hidherim brenda rreshtave te tua, dukesh burre i mençim, Filip…
      Po, s’ka pse krijojme mite dhe mitologjira me qellime jo te mira e per njeriun.

      Por, se paku rasti ne fjale, duket se na cliron nga ai merak, Filip, nuk gjen dot shenja qe te na mbajne ne alert e merak, se mos prej Ate Zef Pllumit mund te na ngrihet ndonje qenie gjysaNjeri GjysaPolitikan, qe te na rri mbi kryet tona e te na çukit koken e shpirtin e melçine prometheane…

      Ate Zef Pllumi vete nuk e predikoi persosjen ketu posht ku ndodhi te rronte e ne rrojme sot e kesaj dite. Pra nuk aludoi qe ne ta lartojme si Shenjt te Rreme, si Idhull pa Krena, se paku une, nje jugor i deshiruar per kulture sa me te dlire te shqipes pavarsisht regjioneve religjioneve dhe dialekteve -te gjitha te bukura e te mrekullueshme, pse te mos i shohim kesisoj, Filip?- perkundrazi, sapo ai u shfaq ne kufirin me te mbrame te lirise se vete, iu qasen nje varg te panginjurish qe mes Lavdise kishin notuar, mes lukseve te pushteteve dhe presidiumeve te tjera ne ndihme te atyre qe i privuan shqiptaret edhe nga e drejat per te besuar ose mosbesuar ne deshire te vete…
      Ate Zef Pllumi nuk u zemerua kurre teksa shkruante librat e tij, as me ata qe e lodhen e munduan, ne duhet ta themi ate qe s’e tha ai: e torturuan, Filip, apo jo? Dhe kush e lexon te shkruaren e tij me qestesi, shikon sa e tjetert eshte atmosfera ne to, sa shume njerezor eshte mjedisi qe pershkruan ai, sa dhimbshuri e dashuri njerezore ka ne personat e personazhet qe ndodh te hyjne ne penden e tij…

      Mbase nuk duhet patur aq drojtje nga e shenjta, kur ajo eshte njerezore, Filip, dhe mbase ne e kemi aq shume mungues kete pigment ne jetet tona…Po, pothuaj te justifikuar jemi, se kemi kaluar ne nje truall kohor ku mezi e ndjeje ndonje oaz atje tej, i trembur apo ilegal edhe ai…

      Tani qe e kemi kete oaz, edhe pse vone, edhe pse jo fizikisht, le ta nderojme…

    2. dfg says:

      Harrojne keta katolike se INKUIZICIONIN keta e vune ne zbatim duke djegur ne TURREN e druve shkencetaret me te medhenj te botes!
      KUSH E DOGJI PER SE GJALLI GALILEO GALILEON VETEM PSE THA QE “TOKA RROTULLOHET RRETH DIELLIT”????
      Kafshoni gjuhen o HIJENA te zeza e mos akuzoni SOCIALIZMIN per krime se ju keni bere 1 milion here me shume!
      Edhe tani keni mbushur kishat tuaja me prifterinj PEDOFILE qe jane KRIME nga me te rendat ne bote!
      Dhe po merreni me Shyqin pensionist se ka zbatuar ligjet e kohes!

  11. fishkellima says:

    Zonje e nderueme dhe e respektume deri ne detaje Rama kerkoi ndjese publike se ka qytetari, eshte qytetar dhe di ku te kerkoje falje, po shiko te tjeret qe ata qe i benme varrin ketij populli

  12. Shkodrani says:

    Ka ardhur koha, nese nuk ka ikur akoma, qe te lihen nostalgjite e dhembshurite e te veprohet me fakte konkrete. Nostalgjite dhe dhembshuria carramane nuk I hyn askujt ne pune. Duhet veprim, perndryshe te gjithe do behemi si ato plakat e mortit, te depresuara, qe qajne e qeshin njekohesisht.

  13. FLAMUR_VLORE says:

    e ka q fort zefi kete prndaj e hyjnizon

  14. arben says:

    Kush te jep te drejten ty kukuvajke italo albaneze qe te perbaltesh te gjithe shqiptaret.Te kane besuar te besh perkthimin e kujtimeve te nje njeriu qe me te drejte apo te pa drejte u denua me burg per nje veper penale qe denohej sipas ligjeve te kohes.Kaq eshte e drejta jote si dhe detyra qe ke mare persiper.Ne qofte se do te meresh me politike dhe te qash hallin e shqiptareve bujrum.Kthehu ne Shqiperi dhe luaj rol aktiv ne jeten e vendit por nuk te lejon askush te abuzosh e te hedhesh balte mbi shqiptaret qofte dhe duke e vene kete balte ne duart e nje ish prifti qe ka ndruar jete.

  15. leonidha says:

    Mendoj qe studjuesja ka shume te drejte ne iiritim e saj per idsa gjera, ne disa te tjera gabon. Bunkeri nuk ishte shenje kunder ish te perndjekurve, por pikerisht isht simolika e asaj qe nuk duhej harruar- persekutimit dhe diktatures. Bunkeret neper male ska per ti pare kush nga te rinjte, kurse ai do ishte aty ne qender do e shihnin te gjithe dhe nuk do e harronin te kaluaren. Kush e harron te kaluaren nuk nxjerr mesime prej saj. Ky ishte qellimi i bunkerit.Keda duhet ti ndaj gjerat. Zotesia ketu qendron.

  16. akoma merren me shqiptaret ,po lerini rehat te shkreten…cfare ju kane bere..per ate zot lerini te hane njeri tjetrin se per ate i ka bere zoti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje