Në pjesën e dytë të shkëputur nga libri “Përmbysja e komunizmit”, profesor Servet Pëllumbi bën një përkujtim të ngjarjeve që rrodhën pas takimit të Ramiz Alisë me studentët. Profesor Pëllumbi përshkruan protestat e studentëve në Shkodër për mbrojtjen e pluralizmit dhe të partisë më të re, Partisë Demokratike. Pëllumbi tregon arsyen se përse u shtynë zgjedhjet që fillimisht u vendosën të mbaheshin më 10 shkurt të vitit 1991 dhe si nisi greva e urisë. Çfarë është katovica ramiziste dhe urdhri i Ramiz Alisë për të qëlluar mbi protestuesit. Çfarë u tha Ramiz Alia oficerëve të Ministrisë së Brendshme. Rrëzimi i bustit të Enverit dhe për pasojë fundi i sistemit. Zgjedhjet e para pluraliste dhe lindja e Partisë Socialiste. Pjesa e librit sillet nga gazeta Shekulli
Nga Servet Pëllumbi
Ngjarje të lidhura zinxhir me njëra-tjetrën
Ndërkaq, artikulohej jo vetëm në Rilindja Demokratike, por dhe në intervista, sidomos në “Zëri i Amerikës” se ndryshimi i pritshëm i sistemit politik në Shqipëri, nuk mund të bëhej e as të pritej si dhuratë e “nomenklaturës komuniste” dhe e Partisë së Punës së Sh- qipërisë, që kishte përgjegjësi direkte për dështimin dhe gjendjen e mjeruar ekonomike dhe që nuk kishte krijuar kurrfarë besimi te faktori ndërkombëtar, rreth mundësisë së një rotacioni të shpejtë të pushtetit. Madje, në logjikën e fushatës elektorale udhëheqja e partisë në pushtet dhe kandidatët për deputetë të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe levave të saj, nxitnin armiqësinë me partitë e reja politike, që do të ballafaqoheshin për herë të parë me elektoratin (fillimisht zgjedhjet ishin caktuar për më 10 shkurt 1991).
Me fjalë të tjera, vendi po kalonte situata tepër të vështira, sepse dominimi gati 50-vjeçar i komunistëve nuk mund të menaxhohej lehtë, aq më pak të fshihej nga vetëdija e njerëzve me një vendim që njihte të drejtën për krijimin e partive të tjera pretendente për të marrë së shpejti pushtetin. Përsëri në Shkodër nis demonstrimi popullor në mbështetje të pluralizmit politik dhe të Partisë Demokratike. Edhe para kësaj, Shkodra kishte qenë mbështetje e fuqishme për zhvillimet demokratike, kishte mbështetur Lëvizjen Studentore. Që këtu nisi goditja ndaj simboleve të Partisë së Punës së Shqipërisë, shkatërrimi i një monumenti të Enver Hoxhës, që fatkeqësisht u shoqërua dhe me akte vandaliste, me thyerje xhamash, me vjedhje, djegie dyqanesh e lokalesh te Kafja e Madhe, Pazari i vjetër, deri dhe me përdorim tritoli te Radio Shkodra.
Mbas kësaj, zgjedhjet u shtynë për më 31 mars 1991, me motivin që partitë opozitare të kenë më tepër kohë për fushatat e tyre. Mbase u mendua ky si një hap qetësues për situatë… Ndërkohë, më 15 shkurt u bë i njohur bojkotimi i mësimeve nga studentët e Universitetit të Tiranës, të cilët ndër të tjera kërkonin heqjen e emrit “Enver Hoxha”, që ky Universitet e mbante prej 3-4 vjetësh. Qeveria, me një deklaratë prej katër pikash të datës 16 shkurt, nënvizonte se “Emri dhe vepra e Enver Hoxhës nuk lidhet vetëm me Partinë e Punës së Shqipërisë. Si udhëheqës i Luftës Nacionalçlirimtare dhe themelues i shtetit shqiptar, En ver Hoxha i përket të gjithë popullit.
Prandaj, Këshilli i Ministrave nuk është dakord me kërkesën e paraqitur”. Duke e prezantuar veten si një qeveri që ndjek pa lëkundje politikën e një partie, të Partisë së Punës të Shqipërisë, qeveria e kryesuar nga Adil Carçani, si mjet presioni, me urdhër të Ministrit të Arsimit mbylli Universitetin përkohësisht, studentët u shpërndanë pranë familjeve të tyre dhe kështu mendohej se s’mund të bëhej as referendum që ishte menduar dhe as veprime të tjera protestuese. Pas kësaj, kërcënimi se do të kalohej në grevë urie, u bë fakt.
Situata u bë kritike, prandaj u thirr me urgjencë Plenumi i Komitetit Qendror të PPSH-së. Ndër të tjera, siç ishte zakon në raste të tilla ngjarjet shiheshin fillimisht nga ana parimore. Në rastin e dhënë, u theksua, së pari, demokracia ka rregullat e limitet e veta, së dyti, se në fazat e krijimit të pluralizmit politik e partiak gjithnjë ekziston rreziku i rrëmujës dhe anarkisë prej nga rridhte nevoja e mbështetjes së Deklaratës së Këshillit të Ministrave për të mos pranuar kërkesën politike të padrejtë të studentëve për heqjen e emrit “Enver Hoxha”, Universitetit Shtetëror të Tiranës! Mirëpo në prapaskenë, “Rrethi i ngushtë i reformatorëve” me në krye Ramiz Alinë, e dinin që studentët do të këmbëngulnin me grevë urie për heqjen e emrit “Enver Hoxha”, madje do thellonin kërkesat dhe me grumbullime të paligjshme, do të “turreshin” për të rrëzuar monumentin e Enver Hoxhës, në sheshin “Skënderbej”.
Urdhri i Alisë
Reagimi i Alisë pas rrëzimit të bustit Ishte data 20 shkurt. Nuk kish si të ndodhte ndryshe. Ndërrimi i sistemit, doemos, si hap të parë e të rëndësishëm do të kishte rënien e ideologjisë, të simboleve dhe “udhëheqësit të madh” Enver Hoxhës. Ramizi, për këtë, siç më tha në konfidencë i mençuri dhe kurajozi Sofo Lazri, që bënte pjesë në “grupin e Ramizit”, përgatiti vetë gjithçka, me njerëzit e tij të besuar edhe nga krahu tjetër”. Më datën 20 shkurt, pritej të zhvillohej demonstratë e madhe nën drejtimin e Partisë Demokratike që do të synonte të pushtonte ndërtesat e institucioneve qendrore, dhe më pas të rrëzonin dhe monumentin e Enver Hoxhës! Një lloj si dhe në raste të tjera të ngjashme, Ramiz Alia lajmëron mbledhje urgjente të Komitetit Qendror të Partisë.
Dhe këtu vihet në veprim Katovica ramiziste! Hap mbledhjen, paraqet rrezikun, i vjen shënimi nga sekretari për avancim të situatës së rrezikshme, kërkon mendim ç’të bëjmë, hidhen të parët ekstremistët e thonë: Të mbrohet monumenti, të qëllohet mbi demonstruesit…Pa mbaruar mirë fjalën ata që thonë: “o sot o kurrë”!, vjen shënimi tjetër “Ra monumenti!”. Ramiz Alia i pezmatuar u deklaron: “I dhashë urdhër Hekuranit të qëllonte, por ai nuk e zbatoi, se tha “nuk qëllohet mbi popullin”!
Një taktikë të tillë të Ramiz Alisë, që shprehte frikë e pasiguri, sepse gjithnjë ka qenë vetëm zbatues i “mësimeve e porosive të Enver Hoxhe-s”, e pohon Guro Zeneli, sekretar për shumë vjet i Ramiz Alisë. “Rënia e busteve, shkruan ai për të sfiduar mburrjet e disa “demokratëve”, filloi me heqjen e bustit të Stalinit. Busti u hoq natën me urdhrin tonë. Kush mund ta hiqte bustin e Stalinit dhe të Enverit po të mos donim ne?… Ata ishin urdhëruar nga udhëheqja. Ramizi e kishte problem, kërkonte që të hiqeshin bustet e monumentet që u kishte ikur koha”.
Pra, kështu ndodhi dhe me monumentin e Enver Hoxhës. Pjesëmarrësit që s’merrnin vesh nga taktikat “Katovica”, u revoltuan, Nexhmija ngrihet dhe duke qarë thotë: “Sot Enveri vdiq për së dyti”. Ramiz Alia thirret nga oficerët e Ministrisë së Brendshme për të dhënë llogari! Dhe shkoi menjëherë pa asnjë hezitim, por ua hodhi me disa lot dhe me lojën Ramiz-Hekuran Të dy të mirë e të larë! Më kritike u bë gjendja në Shkollën e Bashkuar “Enver Hoxha”, ku pati provokime nga jashtë për t’i detyruar ushtarakët të ngriheshin me armë në dorë për të vendosur një bust të Enver Hoxhës, në vendin ku ishte monumenti dhe për të luftuar kundër “forcave të errëta dhe veprimeve të tyre kriminale”.
Rrëzimi i bustit dhe mesazhi i Ramiz Alisë në RTSH
Demonstrimet në Tiranë vazhduan deri më 23 shkurt. Në sheshin para Shkollës së Bashkuar “Enver Hoxha”, pati të shtëna me armë nga tarracat e pallateve, pati të vrarë e të plagosur. Ndërtesat e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe Këshillit të Ministrave ishin rrethuar me tanke, gjë që dëshmon për gjendjen tepër të rendë në vend. Në rrethe, bustet e Enver Hoxhës u rrëzuan rreth orës 11, gjë që tregonte për veprim të koordinuar nga lart. “Vullnetarët e Enverit”, që krijuan shoqata të posaçme anë e mbanë Shqipërisë, filluan të rivendosin bustet: në Korçë, Fier, në Gjirokastër. Një numër i konsiderueshëm oficerësh të Brigadës së tankeve në Zall-Herr dorëzuan teserat e Partisë së Punës në mënyrë demonstrative, në shenjë proteste pse nuk u mbrojt monumenti! Në disa rrethe si Skrapar, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet…, grupe njerëzish që kërkonin armë.
Madje, Ramiz Alia në një moment çekuilibri e paniku, i jep urdhër Ministrit të Mbrojtjes që të ngriheshin në alarm rreth 15 brigada me rezervistë dhe pasi të kompletoheshin, të niseshin drejt Tiranës! Por pozitive ishte se mbeti mbështetje emocionale militantësh, nuk u bë kudo dhe mbi të gjitha, nuk arriti të shndërrohej në lëvizje politike apo popullore për rivendosjen e busteve dhe të monumenteve të Enver Hoxhës. Ramiz Alia, urdhra të tilla gojore i “harronte shpejt”! Prandaj, veprime të tilla nuk gjetën, as mbështetjen e strukturave të Partisë në pushtet, as të strukturave ushtarake dhe as të organeve të Punëve të Brendshme. “Vullnetarët e Enverit”, pas takimit që u bë me përfaqësuesit e tyre në Tiranë (te Piramida) me prezencën edhe të Nexhmije Hoxhës, në fakt e quajtën të kryer “misionin” e tyre!
Në realitet, kjo ishte rënia demonstrative e sistemit socialist, e bastionit të fundit të totalitarizmit komunist në Evropë. Meritë historike e popullit shqiptar, i patriotizmit të tij që diti të kapërcejë situata të tilla të vështira, por jo i “rezistencës gjysmë shekullore të nacionalizmit shqiptar”, siç e interpreton sot ndonjë historian jo objektiv. Mesazhi i Ramiz Alisë i orës 20, në Radio Televizionin Shqiptar, atë që ndodhi e quajti ditë dramatike, vepër “të turmave të irrituara që kanë humbur çdo arsye e logjikë”, por theksin e vuri gjetkë, te vetëpëmbajtja, sepse “janë vënë në rrezik, liria, pavarësia dhe sovraniteti kombëtar” (e përjashton për herë të parë socializmin nga reshti i vlerave të tilla!). Duke iu drejtuar popullit, e mburri atë me shprehjen sintezë: “Populli ka forca të shmangë katastrofën”.
U propozua ngritja e një Këshilli Presidencial, që faktikisht e shndërroi Ramiz Alinë në kryetar shteti dhe ai e përdori relativisht mirë për të ruajtur pushtetin. Në përballimin e kësaj situate nga më të rrezikshmet, Ramiz Alia, siç ka përgjegjësi për gatimin e saj, ka edhe meritën që e kapërceu relativisht shpejt situatën më kritike të krijuar në vend, deri në këtë kohë. Po kështu dhe për disa masa që lehtësonin garën elektorale shumë partiake me depolitizimin e institucioneve shtetërore (Vendimi i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr.350, datë 08,02,1991), për arritjen e marrëveshjes PP-PD, për qetësimin e gjendjes dhe të sigurisë në funksion të zgjedhjeve (Botuar në ZP dhe RD më 9 shkurt 1991).
Dhe së fundi, për ndërrimin e qeverisë më 23 shkurt 1991, duke dhënë dorëheqjen Adil Carçani, Kryeministër pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut (dhjetor 1981), pra dhe përgjegjës për dështime në qeverisje, për t’u zëvendësuar nga një intelektual i ri, Fatos Nano.
Zgjedhjet e para dhe Partia Socialiste
Zgjedhjet e para pluraliste u mbajtën më 31 mars të vitit 1991. Morën pjesë 11 subjekte politike me 1074 kandidatë. Megjithatë për faktorin ndërkombëtar, vëzhguesit dhe gazetarët e huaj rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjyes: 67.60 për qind për Partinë e Punës së Shqipërisë ose 169 deputetë, për Partinë Demokratike 30 për qind ose 75 deputetë dhe 2 për qind për organizatën “Omonia” të minoritetit. Partia Socialiste, si parti e re, u thirr në skenën pluraliste për të mbushur boshllëkun e krijuar në rrafshin e alternativave të sistemit të ri të vlerave dhe të zhvillimit të vendit, drejt demokracisë pluraliste…
Veçse edhe në këtë rast, Ramiz Alia tinëz donte të kishte pushtet mbi të, madje të merrte edhe teserën e anëtarësisë sepse si për të dhe për Berishën, Partia Socialiste e Shqipërisë nuk ishte parti e re, por veçse “PPSH”. Dhe kur hasi rezistencë, kur ne e quajtëm “politikan të së kaluarës komuniste”, ai u hodh në sulm kundër Partisë Socialiste, filloi ta quante atë në Letrën drejtuar Dritëro Agollit, “të frikshme përballë PD-së, pa iniciativë” etj., për çka unë personalisht dhe drejtues të tjerë të Partisë Socialiste kemi polemizuar publikisht me Presidentin e “depolitizuar”! Për qëllime aspak demokratike, Presidenti shfrytëzonte shpesh grupe deputetësh për t’i krijuar situata të vështira Partisë Socialiste. Deputetët (169) ishin votuar si deputetë të PPSH, por u konvertuan si deputetë të PSSH-së. Realisht Partia Socialiste ende s’ishte votuar nga elektorati. Për pasojë, grupin e deputetëve më tepër e drejtonte Ramiz Alia se sa kryesia e PS-së.
Ndërkaq, duke u bërë palë me drejtues të PD-së edhe pse opozita kishte marrë revanshin e shkatërrimeve dhe të destabilizimeve si metodë lufte kundër komunizmit, Ramiz Alia edhe duke qenë kreu i shtetit, i zgjedhur nga një Parlament pluralist, vazhdoi politikën “hiq e mos e këput” dhe të lëshimeve njëra pas tjetrës. U arrestuan në Bllok byroistët me akuzën qesharake se e paskëshin tepruar me kafet që kishin pirë! Me sa duket e quajti këtë një formë të mbrojtjes së tyre! Edhe pse plotësonte kërkesat e opozitës, nuk e pengoi, por e nxiti prishjen nga Berisha të Qeverisë së Stabilitetit të kryesuar nga socialisti Ylli Bufi (4 dhjetor 1991).
Zgjedhjet e dyta pluraliste që u mbajtën më 22 mars 1992, të paraprira dhe nga “Marrëveshja” Nano- Berisha e Triestes, shkurt 1992 (e pa konsultuar nga Nano me askënd në Partinë Socialiste që ai kryesonte në atë kohë), u fituan me shumicë prej dy të tretave nga PD e kryesuar nga Sali Berisha. Pjesëmarrja në këto zgjedhje vazhdoi të ishte e lartë, 90.35 për qind, kurse rezultatet ishin 65.71 për qind për Partinë Demokratike (ose 92 vende në Parlamentin me 140 vende), 27.14 për qind për Partinë Socialiste (ose 38 vende), 5 për qind për Partinë Socialdemokrate (ose 7 vende), 1.43 për qind për Partinë e të Drejtave të Njeriut (ose 2 vende) dhe 0.71 për qind për Partinë Republikane. Të nesërmen, më 23 mars 1992, Presidenti komunist Ramiz Alia bëri deklaratën, në të cilën shprehte shumë qartë dyzimin karakteristik të tij që u përsos më tej, u bë edhe më i rafinuar e më dinak nga pluralizmi politik. “Në këto zgjedhje, deklaroi ai, dikush u gëzua e dikush mbeti i pakënaqur.
Por, le të respektohet vullneti i shumicës, e qoftë për të mbarën e Shqipërisë. Unë shfrytëzoj këtë rast të uroj të gjithë popullin për ditë më të mira, të uroj fitimtarët për rezultatin që arritën dhe që të kryejnë me sukses punët dhe përgjegjësitë që u takojnë.” Më 4 prill 1992, Sali Berisha që grisi marrëveshjen e bërë në Trieste me Nanon, në shkurt 1991, pa vështirësi zgjidhet President dhe 22 marsin 1992, e shpalli si cakun historik “që ndau ditën nga nata”, pra që shënoi fundin e “komunizmit”…! Në të vërtetë, një ndarje e tillë ndodhi që një vit më parë me zgjedhjet e para pluraliste, më 31 mars 1991 dhe me mbylljen e kapitullit 50 vjeçar të Partisë së Punës së Shqipërisë (1941¬1991), më 12 qershor 1991 me formimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë si parti e majtë me program socialdemokrat.
I arshivoni per brezat qe do te lindin, se ne s’kemi nevoje. Ata mund ti hane kallep gjerat dhe te zihen me njeri tjetrin si zihen sot: Vrau 4 veta Lulezim Basha e Sali Berisha me dyfeqe te shtetit ne Bulevardin e Deshmoreve apo jo, U hodh ne ere Gerdeci apo jo, ju falen 300 km² det shqiptar grekut nga qeveria shqiptare apo jo, u vodhen e u shkaterrua gjithe pasuria kombtare e 50 viteve apo jo etj etj etj… Ne i shohim me sy, i degjojme me veshe, i heqim ne kurriz dhe na thone: mbyllni syte tu genjejme neve! Harram e paste ky popull qe s’diti as per veten e tij, por eshte kthyer pa nder, dinjitet e ne fund do te ngelet dhe pa kombsi se kete e percakton dhe globalizmi qe perkrah Rexhep Mejdani. U vafte mbare nga te doni!
Te jesh kaq pa fytyre o Servet ziu, apo te kesh rrjedhur kaq shume.
Si genjen keshtu tani qe as Ramizi, as Hekurani nuk jetojne?
Si nuk e le rehat Ramizin edhe te vdekur, si e si ti mohosh edhe ate merite qe ja njohin te gjithe?!
Si mundet ai te kish dhene urdher te qellohej, ministri nuk e zbatoi dhe ai vazhdoi ta lere minister? Po si nuk ke turp more ,,,po nuk ke faj sepse krijese e K Qendror dhe e Nexhmies je, Te mbajten atje e nuk te degdisen kur yt vella u fut ne burg. TI JE KATOVICA se Ramizi e ka shkruar qe nuk ka pasur Katovice. Do te lash veten nga ai qe je vertete. CFARE do beje ti ne ate situate te tensionuar per vendin qe tall Ramizin??
Harram te qofte e turpi te mbulofte. I turperuar je per ata qe kuptojne
Servet..urdheri i presidentit nuk diskutohet por zbatohet nga forcat ushtarake.Ne 1991 ushtaraket shqiptare vrisnin edhe femijen apo vellain e tyre po te kishin urdher sepse aq shume e donin ate vend saqe ne sot nuk kemi piken e ndjenjes.Ramizi ne versionin e kohes pa shume shtete te derdhnin gjakun lum,edhe sistemi ne fund do humbiste.Ndaj Ramizi beri nje loje te zgjuar ku luajti me te dyja krahet duke u thene fjale te mira.Si e zbatoj lilushi urdhrin e babes tij me 21 janar,qe kishim mbi 20 vjet demokraci,edhe sdo e zbatonte hekurani qe kishte sistemin komunist akoma??boll serveto me perralla.
Prof. Serveti rezulton i ftohte ne analize, dhe kuptohet qe niset nga deshmite e vete aktoreve te kohes. Ne besojme ate qe duam, deri ketu nuk ka problem. Problem eshte kur komentet behen sipas qejfit dhe per te mbivleresuar (ose nenvleresuar) X-in apo Y-in. Me nje fjale, respekt per mendimin dhe simpatite (ose antipatite) perkatese, por neveri per manipulimin me fakte te zbardhura me kohe, fakte qe nuk kane patur fuqi t’i ndryshojne as vete autoret e atyre, pavaresisht interesave apo konjukturave te kohes se atehershme dhe te tanishme. Une keshtu e shoh edhe ate qe deshmon Profesori. Thate, por sakte.
kjo eshte e vertet.Une kam qene vete deshmitar,kam qene ushtar ne Sauk,reparti i tankeve(ngjitur me shkollen e policise) dhe moren ne mbrotje varrezat e deshmoreve dhe RTSH.Po, kishte urdher per te gjuajtur kedo qe to vinte ne varreza e deshmoreve apo tek RTSH,por urdheri nuk u zbatua.
Tek RTSH populloi tentoi te na merrte armet sepse menduan se ne do te gjuanim,por ne i liruam rrugen dhe ato hyne mbrenda.Une jam nje nga ato qe kam refuzuar dhe shume te tjere mbas meje nuk zbatuam urdherin.Nuk eshte e vertete qe ushtaraket 1991 vrisnin edhe femijen etj etj.
Sepse po deshte besoje ose jo, ishin nje mire e oficereve,kaptereve si dhe ushtareve qe deklaruam se do bashkohemi me popull apo do ti fusnim me arme atij qe jep urdher..
A kishte ushtare qe ishin gati ta benin ate gje?Po dhe ato ishin nga kukesi(gje qe ishte gati te ndodhte,bile te jap edhe emra).Bile edhe erdhen rezervista(vullnetare te enverit)ne repartin tonenga kukese pjesa e madhe dhe hapen cadrat dhe kjo hasi ne kundershtine tone si dhe patem edhe konflikte me to.
Po ashtu erdhen edhe nga shkolla e bashkuar per te marre bustin e enver hoxhes dhe per ta vendosur ne qender te tiranes kur u rrezua ai i madhi,por hasi ne kundershti te shume ofeicereve e kaptereve.
Keta jane te verteta dhe une jam real dhe kjo qe po te them eshte e vertete dhe mund te verifikohet lehte.Ka edhe me teper por ….e mbyllim me kaq.
Falsfikatori rradhes
Kush tha qe pd planifikonte demostrate me 20 shkurt qe solli rrezimin e bustit
Dhe vete pd qe nuk shquhet per modesti,nuk pretendon qe ishte ajo qe e organizoi demostraten dhe rrezimin e bustit
Kush e ka jetuar ate kohe e di qe ne shume raste pd nuk organizonte asgje ,por shfaqej mbas pilafit per te rrembyer çte mundej
nuk eshte shkruajtur qarte te vret syrin kur e lexon kjo historia e sistemit diktarial eshte komsumuar shume mjeshtri mashtrimi servet je pjelle e sistemit diktatorial larg duart nga historia
OK, vetem se ne Shqiperi ka nje personazh me te rrezikeshem, me emrin Sali Berisha.
Atij I duhet mbyllur goja
O profesor Serveti, per ty demokracia eshte semundje e pa sherueshme, keshtuqe ke ngelur prapa shum, ne qe e duam demokracine mos na bej hepoteza, jo ramizi tha keshtu, hekurani ja priti ashtu, e ky tjetri keshtu. Kur ishte enveri gjalle te gjithe (byroistet e plenjumistet) ishin lluma, vetem perseritnin fjalet e tij me devotshmeri, por kishin vetem nje problem, se nuk ja dinin mendjen mire se cfare mendimesh kishte ne tru kryellumi.
Po te donte ramizi gjakdedhje bente si cke me te, edhe pa buke rronim, mundesisht edhe bar hanim (dmth populli nga intrigat tuaja, se byroistet,plemjunistet e partiistet) e marksizem lleninizmin nuk e tradhetonin.
Nje shkrim shume interesant por ajo qe me ben pershtypje jane komentet ofenduse dhe idioteske tipike shqitaro komunisto-pseudodemokrat i shume komentusve jo vetem per kete artikull por ne pergjithsi, cka tregon nivelin injorrant qe po ulet kembekryq mbare popullit shqiptar. Konica mesa duket i paska pare mendjen ketij populli qe me pare .Me te vertete eshte per te ardhur keq per kete lloj niveli qe te ben pesimist per te ardhmen e shqiperise. Kjo lloj shoqerie do te jete shume e lehte per tu perdorur mish per top thote populli, manipulimi i nje shoqerie te tille eshte fare e lehte. Nder 25 vjet dhe nje hapje me boten e jashtme shoqeria shqiptare akoma se ka kuptuar qe eshte drejt vetshkatrimit.
Servet Pellumbi ,njeri i urt i mencur i drejt i ndershem .. kush nuk e njef mos te haj kot o injorant ..po te kishit tru sa cereku i ketij zotnije ,sa mir do ishte …flasin halet e shajn malet
Ramizin e trdhi koha e ndryshimeve te medha Percillne Salihun qe
me shume realitet e pershkruan ecunin E keni dy ore video ne Bota sot
Ju plehu i enver Hoxhuces Jeni berllogu i botes i mbledhur mas
Edi Kerstiq madrillit Qe moralin e ka shite si i ri Djali i kiqes
Po si ban ta kete emnin Rame djali i kiqes Emni kiqa eshte emen shkine
U bani qirak Kiqo Me Spartak Kangjelin Po e rehabilitojne Enver
Stalin teveqelin Po juve jeni te mesuar Se jeni Balluka, Jeni
Sheha , Jeni Hazbihuca dhe edhe kur tu qon ne pushkatim Thueni
Te na rroj Partija ! Te na rroj Dijabeti E ai u qike nanuqken e i
pushkatonte Ju komentues Hazrolla jeni barikada e kthesave pozitive
Se jeni shtet me pushtet te gjagajdurave Kqyrne Shtypin, tv dhe
mjetet e informimit Asnje raportim per demostratat e PD
Salih Berisha I madhi i shqipenise thrret ne demostrata dhe
revulucion demokratik ! E ju komentues djem te komunishtave
Te pa tru e me koke magari flisni kunder Salih Shqipetarit