INTERVISTA/ Mimoza Ferraj: Ramizi i dha rolin e tij Berishës në '90-ën. Me mafien në pushtet u ndesha 5 vite më parë

8 Dhjetor 2015, 19:29Dossier TEMA
INTERVISTA/ Mimoza Ferraj: Ramizi i dha rolin e tij Berishës në

Nga Jonida Hitoveizi

 

Mimoza Ferraj ka qenë një nga protagonistet e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që rrëzoi komunizmin.

Ajo është kthyer herë pas here në Shqipëri me shpresën për të qenë pjesë e reformave, sidomos ato në fushën e drejtësisë, por deri tani pa sukses, pasi siç thotë ajo, 5 vite më parë kur erdhi me një dëshirë të tillë, u ndesh me mafian në pushtet.

Në një intervistë për TemA TV, Ferraj thotë se studentët që bënë Lëvizjen e Dhjetorit për përmbysjen e komunizmit ishin vendosur nga Ramiz Alia.

Sipas saj, Alia dhe mafia e Sigurimit të Shtetit kishin ideuar se kush nga ata do të drejtonte Shqipërinë për 15 vitet e ardhshme.

Por sot, ish-studentja vlonjate mendon se është po ajo strukturë e vjetër që kontrollon politikën dhe, si Berisha apo Rama janë aktorë të tyre, të cilët paguhen për punën që bëjnë.

Duke u kthyer tek Partia Demokratike, nismëtare për krijimin e së cilës ajo ka qenë 25 vite më parë, Ferraj thotë se Lulzim Basha duhet të largohet urgjent nga drejtimi i saj dhe se duhet reformuar në qelizë.

Kështu mendon edhe për pastrimin e politikës nga krimi, për të cilën Ferraj, e cila punon sot në Gjykatën e Lartë  të shtetit Nju Xhersi, thotë se pa një reformë të thellë në drejtësi dhe pastrim të parlamentit dhe partive Shqipëria nuk do të bëjë dot hapa para.

Intervista e plotë në TemA Tv.

 

11 komente në “INTERVISTA/ Mimoza Ferraj: Ramizi i dha rolin e tij Berishës në ’90-ën. Me mafien në pushtet u ndesha 5 vite më parë”

  1. Treviso says:

    Ndryshimet per mire ne partine Demokratike duhet te behen me force se, me deshire asnjehere nuk do ndodhin.

  2. agostin says:

    Zonja Mimoza! Te aftet siq jeni dhe juve , i kane te mbyllura rruget ne Shqiperi.Mafia, done vite e vite te largohet nga ai vend, ne Shqiperi nuk ka Falkone e Borselino, qe sakrifikuane jeten per drejtesi,prandaj vendi vazhdone te eci ne buze te gremines .

  3. koli says:

    …..puna jote ma e mire eshte; kryej ate emisjon qe te ka krijuar natyra ; mos ma ……………. se te njof personalisht ne cdo ane e mynyre…….si ore sapo ikni na shqipnia dhe siguroni socialin aty ku jeni ………filloni llomotitjet e gati qyrranat ne tirane tu hapin dritare se tjeter gje nuke dine vec tu lepijne b….. kesaj klike, pra ti zonje dhe une jena rehate……Kamet e lehta faqe bardhe…….po tani c thua per …..vdekje fashizmit – liri pps-lsi……o pjelle e djallit

  4. Visar says:

    Diktaturen nuk e rrezuan studentet e Dhjetorit, diktaturen e rrezoi populli shqiptar qe u ngrit me aksione qe nje vit me pasre ne Shkoder dhe rrezoi monumentin e Stalinit, u ngrit populli I Kavajes me aksione revolucionare demokratike, u ngrit Shkodra ne aksione, e pastaj udheheqjen e reviolucionit demokratik e mori populli demokrat e trim I Tiranes, Ishin te rinjte punetore te Tiranes qe pas Korrikut 90, nedesheshin per dite me sampistat e inkuadruar ne toga, te armatosura deri ne dhembe. Ishte populli democrat e heroik i Tiranes, rinia trime punetiore qe me aksione te guximshme dogji makinat e sigurimit, dogji cerdhet e sigurimit te klubi i Ministrise se Brendhme e te Bar Sahati. Ishin keto aksione te rinise Tiranase qe i futen tmerrin Ramiz Alise dhe thirri studentet tu komunikonte atyre qe Blloku komunist pranonte pluralizmin politik ne Shqiperi.
    Kjo eshte krejt e verteta. Greva e urise e studenteve dhe Demostrata e tyre ndodhen shume vone, kur diktatura komuniste ne Shqiperi kishte marre fund.

  5. faro says:

    Nga biseda e kesaj zonje ne nje tv doli qe kjo ishte ftuar nga pd dhe nuk degjoiva ndonje prpozim konkret te saj. Pse ka ardhur?
    Cfar e ka penguar kete te prononsohej vijimesisht ne shtyp?

  6. trapi says:

    SE KAM PARE NDONJEHERE NE PD OSE NE LEVIZJE..KA LEVIZ …

  7. pjatalarsi says:

    Ky problem ishte i qarte per te gjithe qysh ne pranvere te vitit 1990. Dhe ashtu shkoi. C’ka ketu per tu habitur!?

  8. Sali Qeni qeni i qenit says:

    Kur flasin dhjeristet te bejne te vjellesh! E shemben komunizmin studentet! Po kjo eshte injorance, siç eshte injorance te thuash se Salen e emroj e dergoj Ramizi. Dhjetoristet kane qen me te vertete njerz te dhjere se kur Sali QENI shkilte te drejtat e njeriut e bente tradhti (sipas kushtetutes) dhjeristet nuk hapnin gojen. Sigurimi i Shtetit! E çfare jane keto prralla? Sigurimi sigurisht qe ka kryer krime siç bejne te gjitha sherbimet sekrete por Sigurimi i Shtetit nuk ka pasur nje denoncim per krime pas 1990, per krime sigurimsat jane denuar vetem perpara 1990 e dine mire njerzit. E shikoni se denoncimet behen ne prokurori dhe jo ne gazeta e kafe. Se ke prova moj Zonje nxirri pse vono. Mos te shpifim per te tjeret kot se nuk e patem fatin te na vleresonte Sigurimi e Ramizi. Kush ben krime denohen nga ligji eshte e thjeshte, Sali QENI ka 20 vjet qe duhet te jete ne burg e kjo na thote e dergoj ky e beri ai. Per çfare te ka ngel hadri se nuk ke vjedhe edhe Ti.

  9. Tunxh, bir says:

    Keto deme qe u bene nga kjo proteste, po nuk u zhdemtuan nga personat pjesemarres, kjo Qeveri ta harroje voten e ketij Populli. NE Populli, jemi shumica ndersa keta Vandale me ne krye Kriminelin sali, jane nje pakice e ndyre, por keshtu sic po shikojme, duket qe dhe kjo Qeveri spo e con ujin ne mulli.

  10. Karaburuni says:

    E ndoqa me vemendje intervisten e Znj. Mimoza Ferraj, nje interviste e qarte si kristali dhe qe ka si rezultante domosdoshmerine e nje permbysje te madhe, per fat te keq dhe tashti pas 25 vjetesh, kur fqinjet ballkanik kane bere rruge me zigzake por perpara, disa shume perpara.

    Reforma ne drejtesi- duhet te bere nga shqiptare qe nuk jetojne ne Shqiperi, te pakten keto 20 vjetet e fundit.
    Palamentareve te gjithe te inkriminuar, sic thate ju me te drejte, duhet tu behet llogaria nje per nje dhe gjithe pasurite e fituara mbi rrogen baze, me ligj ti kalohet fondeve publike, jo me gjyqe.

    Shqiperia mund te klasifikohet si i vetmi vend ne bote ku punohet me moton: Mjere ai qe ka te drejte!

    Duhet bere nje thirrje Te shetojme Shqiperine, gjithe te larguarve nga Shqiperia dhe kane studjuar dhe jetojne ne Europe apo SHBA, te kthehen- te sakrifikojne, sepse Shqiperia po shkermoqet nen thundren e xhelateve e xhahileve shqiptare. Nu ka me kohe, po shkermoqet Shqiperia jo partite apo qeverrite.

    Me ka bere pershtypje nje kerkese juaja personale per problemet e disa pronave, trashegimi familjare dhe u vlersova jashtzakonisht shume.

    Pse? Sepse megjithse jetoni ne nje vend ku e kini te sigurte jeten tuaj dhe te familjes saj, kerkonit te drejten, pra mundin, djersen e te pareve tuaj. Akt i larte i ndershmerise se njeriut me prestigj, qe kerkon cdo gje qe i perket me ligj.

    Iket e zhgenjyer nga pushtetaret e kohes, ish kolege ne demonstratat e para te tetorit, 1990.
    Kush do ju jepte te drejte, kriminelet dhe hajdutet e pronave? Aktualisht ne krye te kesaj piramide, te Drejtorise se KKP eshte nje vajze e nje ish antari te byrose politike qe ju permendet me shume neveri. Ku ishe hic gjekundi.

    Me tej akoma ne vend qe te nxirren perfudime nga tragjedia nen komunizem nga ministrja e mbrojtjes/Kmministri dekorohet Kapter Shyqi sepse ka rrahur, thyer kockat e Prof. Sami Rrepishtit dhe te burgosureve tetjere politike e klerikeve te Shkodres.

    E kuptoni ku jemi si komb ne c’shkalle degradimi, ku ka shume opionione qe mbeshtetin jo Prof. Rrepishtin-viktimen por Kapter Shyqon-vrasesin-persekutorin.

    Puna ka arritur deri aty qe keta njerez qe nuk kane punuar kurre gjithe jeten, por kane masakruar kete popull mbi 50 vjet, dekorohen dhe dalin ne bulevard me portretin e Tiranit Hoxha.

    A dalin gjermanet me portret te Hitlerit, sepse ai ne fakt donte te zjgeronte hapsiren jetike te Gjermanise, a mund te dalin ruset me portrete te Stalinit, sepse dhe ai beri lufte?

    Kurren e kurres te dy keta kane vrare mbi 50 milion njerez.

    Edhe kur 81 parti komuniste denuan krimet e Stalinit, vetem Tirani Hoxha u ngrit ne mbrojtje te tij- kupto krimet nga vitet 1944 deri ne 1961 duke u hapur rruge krimeve te mepasme deri sa vdiq dhe deri ne vitin 1990 me vrasjet ne kufi nga Alia.

    Eshte koha per reflektim. Me shqiptaret sot pothuajse nuk do te merret njeri, per fat te keq jane te braktisur nga te gjithe.

    Po diskutohet hapur c’fare duhet bere me keta qe nuk dine te qeverrisin?

    Edhe une mendoj se me intelektuale te shkolluar dhe edukuar ne SHBA dhe Evrope mund te fillohet rruga e shpetimit kombetare.

    Nje web site duhet hapur dhe tu dergohet gjithe njerzve te mesiperm.

  11. ed says:

    ku punonon kjo kengetarja!!!!ne gjykaten e larte ne New Jersy!!! Po cpune ben kjo atje?

    Se qenka dhe fallxhore e i dinka te gjitha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje