Ka vdekur Baba Arshi Bazaj, Baba i Teqes së Detroitit në SHBA, ndërtuar nga Baba Rexhepi. E kam takuar për herë të parë në vitin 2004, kur nuk kishte shumë që kryente detyrën e Babait të Teqes. Në moshën 98 vjeçare më pat impresionuar me fatin se punonte ende me një traktor të vogël në oboorin e pafund të Teqes, të shoqëronte deri tek varri i Baba Rexhepit dhe të tregonte pa fund histori që ndërpriteshin në vitin 1945, kur ai pat ikur nga Shqipëria.
Kishte qenë qysh 9 vjeç si fëmijë shërbëtor në Teqen e Koshtanit në Tepelenë, të cilët e quante më të madhen e zonës, dhe mbante mend si i vogël këdo që ka pas shkelur në atë Teqe, që nga Selam Musai e deri tek komit të egër si Hamit e Mero Lamçe, për të cilët fliste sikur i kishte takuar dje.
“Na sillnin mall në Teqe”, – më tha kur unë e pyeta nëse e mbante mend Selam Musain.
–E mbaj mend posi. Ai i shkurtri nga Salaria…Kur erdhi nga Lufta e Labovës, qesh 9 vjeç dhe na solli gjithë atë mall që ua kishte marr grekëve.
-Po ai i thashë, është Hero i Popullit tani.
U hutua pak dhe më pa në sy me dyshim.
-Jo jo do jetë tjatër tha. Ky që them unë u vra në Vlorë pastaj.
Biseda vazhdoi me humor duke biseduar për të nëjtin njeri, por që ishte bërë “Hero i Popullit” në vitet gjashtëdhjet, kur Baba Arshiu nuk ishte më në Shqipëri dhe nuk kishte më lajme nga kjo anë e botës.
Mbante mend më pas Luftën e Dytë Botërore, përfshirjen e Baba Rexhepit me nacionlaistët, por dhe një lloj besimi që kishte se komunistët nuk do ta preknin fenë e tyre, ngaqë “dy kryesorët, i kishin prindërit shërbëtorë të fesë bektashiane. Pastaj erdhi zhgënjimi i tij duke u arratisur për SHBA.
Baba Arshiu ndërroi jetë në moshën 109-vjeçare. AI ka
lindur në Sevaster të Vlorës më 1906.
Ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Baba Rexhepit, një prej dijetërëve të rrallë të fesë bektashiane, që ka botuar dhe libra në gjuhën angleze rreth saj dhe historikut që lidhet me shqiptarët. /M.Baze/
kush mund te me thote mua , se ç’lidhje ka mjekra dhe qylafi i ketij turkut , me flamurin amerikan te vendosur atje mbi oxhak,
Shko dhe pyeti besoj se do te japin pergjigje
REST IN PEACE
O tema baba arshi paste rahmet ju lutem here tjeter mos na jepni lajme kaq tronditese se na shkaterruat fare i lehte i qofte dheu baba arshiut ne krenohemi kudo ne bote me emrin e tije shqiperia ishte me fate te linde nje kollos te tille ku vendet e tjera na veshtronin me lakmi
a presin ngushellime tu bejme nje vizite…
..edhe une u trondita sa u dhjeva ne breke. Te fala samarxhinjeve.