Maksut Shehu
Nga Halil Matoshi
Maksut Shehu, doajeni i gazetarisë së Kosovës, përherë i ngjante Petro Markos. Maksi ka shkruar portretet më të bukura të bashkëkohanikëve dhe ka mbrojtur pavarësinë e gazetarisë shqipe në Kosovë. Më 1973 ai shpërfilli Sigurimin e Shtetit në Tiranë duke pirë raki e folur për femra. «Është nevrik, grindavec, mendjemadh, feminist dhe pijanec», shkruanin në raportin 25-faqesh të spiunazhit Hamit Boriqi e Odhise Grilo për Maksut Shehun, i cili vizitoi Shqipërinë bashkë me shkrimtarët kosovarë Vehbi Kikaj, Rifat Kukaj, Agim Deva e Qamil Batalli më 1973.
Ai, Maksi, ishte shkrimtar, gazetar dhe, mbi të gjitha, zotëri i vërtetë.
Të tillë e kam njohur.
Maksut Shehu i «Rilindjes», arrogant dhe i mirësjellshëm dyzash, porse i kujdesshëm dhe mirëdashës me secilin punëtor dhe, mbi të gjitha, protektor dhe i dashur për gazetarët e rinj. Pos gazetarëve të vjetër, që e kishin koleg dhe mik të mirë, asnjë fjalë të keqe nuk dëgjoje për të as nga gazetarët më të ri që i përkitnin kryesisht rrymës së nacionalizmit shqiptar.
E lëvdojnë të gjithë.
Maksi, siç e kanë quajtur të gjithë te «Rilindja», shkruante portretet më të bukura për njerëzit e politikës, shkencës, artit dhe kulturës, duke e përmendur vetëm në fund emrin e personazhit për të cilin shkruante.
Ishte artist në gazetari, latues i fjalisë së shkurtër, telegrafike, por të zgjedhur dhe emotive.
Shpesh i rreptë, madje disave u dukej tamam një hetues, porse edhe njeri që di të kërkojë falje për secilin veprim të tij.
Këtë e dëshmon edhe shkrimtari Musa Ramadani në librin e Agron Y. Gashit «Rrëfimet e Maestros».
Ai ka bërë qindra portrete bashkëkohanikësh, i ka skalitur me fjalë, me plot emocione e ndjeshmëri, por jo me patetikë.
Fjalia e shkurtër ishte stili i tij që të rrëmbente. Ky lloj shkrimi pas Ali Sutajt, i cili i jepte shkrimit një dorë prej filozofi e kulturologu, mbetet i papërsëritshëm në gazetarinë shqipe, megjithëse nga gazetarët e vjetër e kishte një stil të vetin tashmë edhe Ramiz Kelmendi, pastaj edhe Agim Mala, Veton Surroi.
Të linte përshtypje tabloja si në akuarel e portreteve të tij, s’kishe si të mos e pëlqeje edhe kur shkruante për Titon, por edhe, për shembull, për Qamilin e Vogël me një titull shumë sinjifikativ, që mbahet mend: «Si dukati i vogël je».
Ka shkruar edhe portretet e Ibrahim Rugovës dhe Nexhmije Pagarushës. Romani i tij për fëmijë «Nipi i minatorit» është përkthyer në gjuhët serbokroate e maqedonase, madje edhe sot është lektyrë shkollore për klasën VII në Maqedoni, kurse në Kosovën e tij, që i dha shumë libra e shkrime, ai as që përmendet më, sepse historia është monopolizuar. Shkova në Pallatin e Shtypit më 1984, përkatësisht doja ta takoja Maksin për një intervistë, pasi kisha realizuar një kolonë me intervista në gazetën e studentëve «Bota e re», duke nisur me Muhamedin Kullashin, Gani Bobin, Zenun Çelajn etj.
Të vetmin njeri që e njihja nga afër ishte Ali Shala, redaktor i Sportit, i cili më kishte angazhuar si korrespodent për ta përcjellë atëbotë Ligën e Dytë të Kosovës në Futboll,
përkatësisht duhej të raportoja për lojërat e klubeve Shkëndija e Llukarit dhe Graçanica. Me Aliun njihesha nëpërmjet të birit Blerimit, që e kisha shok klase në shkollë të mesme. Aliu me ne të rinjtë ishte tepër i butë dhe i sjellshëm.
Pasi ma porositi një kafe turke në zyrën e tij në Katin IV, e thirri Maksin dhe më njoftoi me të.
Kur Maksi hyri në redaksinë e sportit, unë u çova në këmbë. «Është shok i djalit tim», i tha Aliu.
Maksi ma shtriu dorën dhe më tha:
«Edhe ju gazepqarë, a?» Dhe, buzëqeshi lehtë.
I thashë se doja ta intervistoja për gazetën e studentëve, por ai në vend se të më falënderonte për faktin se e kisha përzgjedhur për të biseduar me të, i ngriti vetullat dhe si gërmushëm më tha:
«Unë nuk jam Lepa Brena, koleg – unë jam gazetar!»
Desha ta lusja, ta përgjëroja, t’i thosha se është gjynah të më kthente pa intervistën, se e kisha menduar e planifikuar gjatë, se…
Mirëpo, ai nuk shprehu kurrfarë keqardhjeje.
Thjesht, m’i mbylli të gjitha shtigjet me një fjalë: «Jam gazetar!»
Domethënë, unë pretendoja të bëhesha si ai dhe që në shkollë të mesme flisja për gazetat, gjë që më bëri ta kuptoja drejt qëndrimin e Maksit.
Kurrë më nuk i kam trokitur në derë për intervistë.
Thjesht ia çmoja shumë kredon: «Jam vetëm gazetar!»
E gazetarët intervistojnë, hulumtojnë e shkruajnë për hallet e botës, porse vetë nuk kanë pse e për çka të flasin.
Janë njerëz pa biografi.
E po, beli, kjo më duket e padrejtë: biografitë e tyre «mbyllen» në arkat e policive sekrete.
Këtë e dëshmon rasti M. SH. me biografi në dosjet e disa policive sekrete. Gazetarët vërtet kanë shumë për të thënë, porse Maksi e preferonte modestinë.
E kam takuar dhjetëra herë.
Më përgëzonte për shkrimet e mia, pos që më kritikonte për fjalinë e gjatë. Shpesh shumë të gjatë!
«Lexuesin» – më thoshte – «duhet kuptuar, ai ka halle, është i lodhur nga puna dhe stresi i ditës, nga fukarallëku, s’ka nerva të lexojë fjali të gjata. Kënaqet kur ia thua atë që ke për t’ia thënë shkurt e shqip. Përndryshe, e hedh gazetën dhe ia fut gjumë!?»
Maksit i pëlqente shumë vetja. Porse më vonë e kuptova se nuk ishte fare egocentrik. Ishte shumë bashkëpunues dhe i hapur me të tjerët. Ai, së fundi, edhe pas çlirimit të Kosovës, ndonëse me shëndet të rrënuar, provonte të shkruante dhe ta jepte kontributin e tij për Kosovën e re.
Gazetari i vjetër te «Rilindja», Zenun Çelaj, në pyetjen e gazetarit të Illyria-s se, meqë ka punuar me shumë njerëz me emër në gazetari, cili prej tyre ka qenë më i rëndësishëm për të, nga pikëpamja profesionale, përgjigjet: «E veçoj Masar Myrtezain. Ai jo vetëm m’i ka dhënë njohuritë e para, por edhe më ka mësuar ta dua gazetarinë. Por, kam pasur fatin të isha afër edhe me Ramiz Kelmendin e Maksut Shehun, e me shumë kolegë të tjerë të vlerësuar, me Haki Hoxhën, Shemsi Mehmetin, Vehap Shitën e Sedat Didën, Asllan Fazliun, Ymer Pulën e Rexhai Surroin. Nga secili kam mësuar».
Kurse gazetari i brezit të mesëm, Mehmet Gjata, thotë: «Në vitin 1981, nuk më kujtohet muaji, ka ardhur kryeredaktor Maksut Shehu. Për mendimin tim, ai ishte kryeredaktori më i arrirë, më i miri, më profesionisti, më i përkushtuari nga të gjithë kryeredaktorët shqiptarë, këndej dhe andej kufirit. Ka qenë organizues shumë i mirë, ka ardhur direkt nga gazetaria. Në kohën kur ka ardhur kryeredaktor, ka qenë korrespondent i “Rilindjes” në New York, Amerikë».
Gazetari Gjata, që tashmë i ka kaluar të gjashtëdhjetat, nuk mund të flasë për jetën e tij, e të mos e përmend njeriun, që siç duket ka lënë mbresa të thella tek ai.
«Maksut Sheku ka qenë një kryeredaktor, të cilin jo vetëm unë që e kujtoj, por krejt ata që kanë punuar me të e kujtojnë me fjalët më të mira. Ka qenë profesionist i shkëlqyeshëm, njohës i mirë i profesionit dhe i rrethanave, ka ditur të rezistojë në kohët më të vështira, ka ditur t’i mbrojë gazetarët dhe e ka ndarë të mirën e të keqen me gazetarët. Ka menduar gjithmonë edhe për kushtet ekonomike dhe sociale të gazetarit», thotë ai.
Madje, sipas tij, ai ishte përkushtuar shumë për t’ua zgjidhur çështjen e banimit sa më shumë gazetarëve, qoftë duke blerë banesa me fondet e «Rilindjes», qoftë nëpërmjet kredive për ndërtimin e shtëpive. Ndër përfituesit e kredisë për shtëpi ishte edhe Gjata, i cili e kujton rastin kur ai udhëtonte për në Podujevë, porse ishte vonuar në gazetë dhe Maksi ishte përkujdesur që t’ia siguronte dhomën më të mirë në Grand Hotel Prishtina. Po ashtu, ai kujdesej, sipas Gjatës, që kur raportonin gazetarët nga terreni të kishin me vete mjaft para, që të dëshmonin dinjitet para të tjerëve, e kur kishte dimra të acartë ai kujdesej që ekipeve të gazetarëve t’u siguronte edhe helikopterë për të depërtuar në zonat e bllokuara nga bora.
Po ashtu, fjalët më të mira për Maksin i ka edhe Veton Surroi, i cili e cilëson mik të familjes dhe të tijin, meqë me të si kryeredaktor e kishte filluar punën si gazetar te «Rilindja».
E cili medium dhe cili kryeredaktor bën sot diçka të tillë për informimin e publikut dhe dinjitetin e gazetarit?
S’ka më!
Parapsikologët thonë se në lartësi njerëzit shohin ëndrra tek mbledhin vezë nëpër kashtë.
Ose thjesht tek janë hipur në një qershi për të ngrënë frytin e parë të verës. Makut Shehu në serinë e shkrimeve për shqiptarët në Neë York kishte shkruar edhe për ëndrrat e tyre të lartësive. Edhe për ëndrrën e Rrok Camajt, xhamafshirësin e Kullave Binjake nga Malësia e Madhe. «Njeriu i lartësive që kurrë më nuk dëshiron të kthehet në tokë» – ishte një nga fjalitë e Maksit. Një paralajmërim, një kod a një parandjenjë ishte kjo?
Rrok Camaj nga kati kulmor i 110-të fshinte xhamat deri në «Grand Zero».
Për punën e tij të guximshme kishin shkruar të gjitha gazetat e mëdha të Amerikës dhe kishin raportuar shumë rrjete televizive. Edhe korrespondenti «njujorkez» i gazetës «Rilindja» të Kosovës, Maksut Shehu, kishte botuar 30 e sa vjet më parë një seri shkrimesh për Rrok Camaj dhe punën e tij.
Gazetari Gjekë Gjonlekaj kujton: «Në katin e 110-të të kullës ishte restoranti i famshëm “Dritaret e Botës” (Ëindoës of the Ëorld). Nga dritaret e atij restoranti luksoz shihej Neë York-u, bile shumë pjesë të Neë Jersy-it, deri edhe Kenektikat».
Gjekë Gjonlekaj e kujton rastin me Gjelosh Gjokajn, i cili ishte mahnitur nga madhështia e kësaj kulle, por të nesërmen në mëngjes ishte ankuar se kishte parë ëndrra të tmerrshme që ishin pasojë e atyre lartësive qiellore.
«Ne ishim ulur në restorant, ndërsa Rroku lëvizte poshtë e lart prej katit të 110-të deri në fund, në kabinën e tij i lidhur me rripa. (…) Ai tregonte për ndryshimet atmosferike në hapësirat e këtyre kullave. Disa herë kishte vënë re se në pullazin e këtyre kullave binte borë, ndërsa në tokë binte shi».
Gjonlekaj e kujton edhe momentin e sulmit më 2001. «Ndërsa po zbrisja nga autobusi për ta marrë trenin ekspress në qytezën Bronxville, në periferi të Neë York-ut, në platformën e atij stacioni njerëzit dukeshin tepër të shqetësuar. Ishin grumbulluar dhe dëgjonin si të trishtuar lajmet në radion e një qytetari. E dëgjuam të gjithë lajmin e shembjes së Kullës Veriore.
Në atë moment më kaploi një dhimbje e madhe dhe të gjithë njerëzit aty më pyetën pse dukesha kaq i trishtuar? Ua shpjegova amerikanëve se në ato kulla punonte kushëriri im i parë, Rrok Camaj. Nëna e tij Pashka dhe babai im Nika ishin motër e vëlla. (…) Pas një ore e mora lidhjen telefonike në shtëpinë e tij dhe fola me të shoqen Katrinën. Menjëherë e pyeta nëse Rroku ishte në punë? – Po, tha ajo shumë e trishtuar. Rroku më bëri telefon, tha Katrina, pasi e kishte parë me sytë e tij shembjen e Kullës Veriore. Ai ishte ndodhur në katin më të lartë të Kullës Jugore, e cila akoma nuk ishte shembur. Prej atij momenti e deri më sot nuk është gjetur asnjë shenjë për Rrok Camajn».
3000 të vrarë, në mesin e tyre tre shqiptarë, dhe të tretë malësorë. Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj, Rrok Camaj. Emrat e tyre do të shënohen në Monumentin e Lirisë në Qendrën Botërore të Neë York-ut. Vendi i quajtur Rrafsh me Tokën (Ground Zero). Më 11 shtator 2011.
Gjatë udhëtimit në Shqipëri, nga 13-25 nëntor 1973, pesë shkrimtarët kosovarë, Vehbi Kikaj, njëkohësisht përgjegjës i grupit, Maksut Shehu, Rifat Kukaj, Qamil Batalli dhe Agim Deva ishin vëzhguar deri në imtësi. Ata s’mund të konsideroheshin vizitorë të thjeshtë. Në çdo rrethanë duheshin survejuar për të kuptuar nëse pas udhëtimit të tyre fshihej ndonjë nuancë për aktivitet spiunazhi. Shoqëruesit e shkrimtarëve Odhise Grillo dhe Hamit Boriçi i kishin parë me dyshime kolegët nga Kosova. Ndërsa e analizojnë secilin prej tyre, Grillo dhe Boriçi, veçojnë biseda ose pyetje që dëshmonin «natyrën e dyshimtë të tyre». Kështu së paku raportohet viteve të fundit në shtypin e Tiranës. Po shkrimtarët janë të dyshimtë për nga vokacioni i tyre, e sidomos përballë një shteti paranoik, të rrethuar me tela gjemborë, siç ishte «vendi i shqiponjave» në epokën e Enver Hoxhës. Po ashtu, kanë rrëfyer edhe raste refuzimi të takimeve, si rasti i një mjekeje të njohur në Tiranë, po ashtu shkrimtari Agim Shehu e regjisori Pirro Mani, edhe pse u njoftuan, nuk u paraqitën në takim me shkrimtarët nga Kosova. «Kosovarëve u mbeti hatri» – shkruajnë në raportin e tyre për Sigurimin, Boriçi e Grillo. Dy njerëzit e «degës së brendshme» megjithatë japin edhe detaje që përshkruajnë dashamirësinë e kosovarëve për Shqipërinë. «Na keni krijuar kushte për t’u takuar me të gjithë ata që kemi kërkuar – na thanë – jeni lodhur për ne. Na falni – e kemi ndjerë veten jo si në shtëpinë tonë – na thanë – por në shtëpinë tonë» – shkruajnë Boriçi e Grillo.
Maksut Shehu ishte takuar me profesor Ahmet Gashin. Shkoi e takoi. Biseduan për të kaluarën, për njerëz të njohur dhe për të tashmen. Asgjë tjetër. I dhuroi profesorit një pako kafe. (Tek më vonë Maksi do të botonte në Prishtinë një libër në kujtim të profesor Gashit).
Pastaj «sigurimcat» raportojnë se Maksut Shehu ishte takuar me një njeri që tha se ishte daja i vet. Ai banon në rrugën «Besim Imami, nr. 85». Atje e çoi shoferi.
«Ata, në bisedat e ndryshme me ne, dhe me të tjerët, ngrehën një sërë problemesh që mendojmë se duhen pasur parasysh. Vihet re se grupi, me përjashtim të ndonjërit, ishte tërësisht nën ndikimin e propagandës armiqësore, që është bërë dhe bëhet ndaj vendit tonë. Rifat Kukaj, redaktor në Radio-Prishtina për emisionin e fëmijëve. Është inteligjent, më i zgjuari në tërë grupin, njeri i përmbajtur, pa impulse, qesh me ironi dhe flet me thumba. Qysh kur erdhi derisa u largua për të kishte dy tema: femrat dhe pija. Ata, jo njëherë, vunë në dukje mundësitë materiale që kanë për të blerë e mbajtur makina personale, siç kishte Maksuti, për të ndërtuar vila, siç ndërtoi Qamili etj. Fakti që një pjesë e tyre kishin valutë të huaj (M. Shehu e R. Kukaj), dollarë, marka dhe shuma të mëdha dinarësh, tregon se ata u përkasin shtresave të pasura intelektuale. Është e kuptueshme se revizionistët titistë, me të holla e me mënyra të tjera, i kanë blerë njerëzit e propagandës. Dhe, këta të fundit bëjnë një jetë të izoluar nga populli, jepen pas qejfeve, karrierës, parave, pas pijeve dhe modave, ku më shumë, e ku më pak. Kemi mendimin se pikëpamjet e tyre duhen kuptuar si pikëpamje të një shtrese të caktuar shoqërore, si opinion i përgjithshëm i qarqeve të shkrimtarëve e gazetarëve të Kosovës së sotme. Në tërësi, grupi përbëhet nga shkrimtarë jo të qartë dhe mikroborgjezë. Megjithëkëtë, duhet bërë diferencime. Vehbi Kikaj dhe Qamil Batalli na duket se janë më të thjeshtë, sikur kanë e ruajnë diçka nga populli, akoma nuk janë borgjezuar plotësisht. Rifat Kukaj nga veshja e mënyra e të sjellit është prototipi i një intelektuali mikroborgjez. Me fjalë tjera, tregohet si i lidhur me popullin dhe krejtësisht kundër jetës luksoze. Karakteristike ishte se kur e sillnin fjalën për Shqipërinë, për bashkimin e Kosovës me atdheun, ishin të një mendimi dhe flisnin me emocione. Janë, pra, nacionalistë.
Të gjithë ishin anëtarë të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë. Nuk bëjnë asnjë dallim ndërmjet komunistëve të vërtetë dhe revizionistëve. Duket se nacionalistët kosovarë, përfaqësues i të cilëve ishte edhe ky grup, i kanë varur shpresat për të ardhmen e Kosovës, për bashkimin e saj me mëmëdheun, me inteligjencën. Ata deklarojnë se suksesi i dëshiruar do të arrihet me dy rrugë: a) me arsimimin (shkollimin) e rinisë. Thanë: “Sot kemi 20’000 studentë në Prishtinë”; b) me këmbënguljen për t’i shfrytëzuar të gjitha të drejtat që u janë siguruar me Kushtetutë. Dhe, thanë se do të vijë koha që edhe OKB-ja ta thotë fjalën e vet. Kjo vihej re në biseda, si tendencë e përgjithshme. Punëtorët nuk i zënë në gojë fare. Për fshatarësinë kanë mendimin se është një turmë e prapambetur, pa kulturë, pa kërkesa, që rend pas interesave ekonomike, që për të fituar para ikën në Gjermaninë Perëndimore, në Turqi e gjetkë. Bijtë më të mirë të fshatarësisë janë ata që po shkollohen.
Të gjithë pjesëtarët e grupit kanë shprehur besimin e madh te Titoja, se të gjitha këto të drejta i kanë nga ai dhe luten për jetë të gjatë të tij, se kush e di kush ia zë vendin. Këtu është një kontradiktë. Këta edhe luten për jetë të gjatë Titos, edhe tregojnë shumë anekdota për të.
Qamili, Rifati e Vehbiu nuk kanë as dëshirë për të shkruar për Titon».
Sipas Grillos dhe Boriçit, edhe Maksut Shehu interesohej nëse Shqipëria dispononte apo jo raketa dhe pyeste detaje rreth fletërrufeve. Ata veçojnë edhe thënien e kolegëve të Shehut, sipas të cilëve ai kishte udhëtuar si reporter në më shumë se 60 vende të botës. «Maksut Shehu në fillim na tha se kishte disa ditë që ishte pa punë, pasi qe larguar nga RTV Prishtina për arsye të kushteve të vështira dhe se së shpejti do të kalonte përsëri te “Rilindja”. Duket se është kuadër i vjetër dhe besnik i regjimit titist. E mburr shumë Titon dhe Fadil Hoxhën. Ndonjëherë edhe Veli Devën».
Më tutje në raport theksohet: «Në vitin 1948 thotë se ka qenë zëvendëskomandant i brigadës kosovare në rrugën Shamac-Sarajevo, ku ka punuar edhe brigada shqiptare “Qemal Stafa” (brigada shqiptare atëbotë ikën nga aksioni). Thotë dhe të tjerët e aprovojnë se ka qenë në rreth 60 shtete si reporter. Më 1967 ka qenë në Bashkimin Sovjetik, por pretendon se nuk shkroi asnjë rresht, pasi ndodhën ngjarjet e Çekosllovakisë dhe ai nuk solidarizohej me to. Duket se ka urrejtje për sovjetikët e për sllavët, në përgjithësi.
Është nevrik, grindavec, mendjemadh, feminist dhe pijanec. Kudo do të duket, t’i shkojë e tij dhe e ka shpirtin e kundërshtimit.
Mburret se është takuar me njerëz të mëdhenj, si Nehru, Arafat, se ka shoqëruar e përsëri është ngarkuar ta shoqërojë Titon nëpër shtete të tjera.
Tha: “Sa të kthehem do ta shoqëroj Titon, i cili do të vejë në Indi për ta marrë çmimin Nehru”. Një herë tjetër tha: “Na kanë ftuar të zgjedh se ku dëshiroj të shkoj korrespondent i “Rilindjes”, në Paris, Londër, Moskë, Uashington. Unë nuk dua të largohem, se kam fëmijë. Dëshiroj të vij korrespondent në Shqipëri».
Raporti jep hollësi edhe për marrëdhëniet mes grupit të shkrimtarëve kosovarë: «(Maksut Shehu) Disa herë është grindur me shokët e vet dhe i ka ofenduar rëndë edhe në sytë tanë. Shokët e tij, me përjashtim të Agim Devës, heshtnin. Bile dhe Qamili, që me sa na thanë e kishte dajë Maksutin. Kur ishim në Gjirokastër e në Sarandë, dy ditë rresht piu konjak që nga mëngjesi gjer në darkë. Kur ishte i pirë tentonte të takonte njerëz të ndryshëm dhe të bisedonte me ta. Kur bisedonim, shpeshherë thoshte: “E di, e di këtë gjë, pasi e njoh mirë Shqipërinë”. Kur i tregonin ndonjë ngjarje, objekt apo hero tonin, ai përnjëherësh mundohej të kalonte në ndonjë ngjarje, objekt apo hero jugosllav. Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë foli për Sutjeskën dhe dëshmorët e saj, në Gjirokastër kur pamë përmendoren e Bule Naipit dhe të Persefoni Kokëdhimës, na foli për heroinat e Beogradit që kishin rënë gjoja qysh më 1941, bile edhe më të vogla në moshë etj. Përsëriste vazhdimisht se do të shkruante mirë për Shqipërinë dhe nuk do ta pranonte asnjë kompromis me botuesit. Interesohej shumë për çmimet dhe rrogat. Na ka pyetur disa herë për këto. Donte të dinte nëse kemi raketa. Këtë pyetje e bëri duke udhëtuar për në Sarandë, kur ishte i pirë. Kur e mori përgjigjen se ne kemi çdo gjë për ta dëmtuar armikun, bëri sikur u entuziazmua.
Nuk linte rast pa u mburrur për djalin e vet, që e quakan Mehmet Shehu.
Kur fliste për udhëheqësit tanë, thoshte: “Enveri, Mehmeti”, ne shtonim: “Shoku Enver, shoku Mehmet”, ai thoshte “dakord, dakord”.
Duket se e njihte shtypin tonë, sepse përmendte emra gazetarësh e artikujsh nga “Zëri i Popullit” dhe “Bashkimi”. Është interesuar për një Hamit, i cili ka qenë shok i ngushtë i vëllait të tij dhe tani duhet të ishte me pozitë në Sigurim.
Ky Hamiti paska qenë në Beograd, në ambasadën tonë, pas çlirimit.
Ne i thamë se nuk e njohim një Hamit të tillë.
Me siguri e kishte fjalën për Hamit Keçin.
Donte të dinte hollësira dhe pyeste për shkrimtarin Kapllan Resuli (pse u dënua, sa u dënua etj.) dhe e shau, duke thënë: “Edhe njerëzit e tjerë të familjes i ka spiunë”. U interesua dhe për Mustafa Greblleshin. Kur i thamë se në Kosovë është shkruar për Mustafanë dhe i është ribotuar një vepër (“Ditari i një bojaxhiu”), bëri sikur harroi dhe tha: “Po, po, më kujtohet, jam hutuar”.
Bënte vazhdimisht sikur interesohej për “Kapitalin” e Marksit dhe deklaronte se dy vëllime i kishte në shtëpi dhe i lexonte. Priste të dilte i treti. Në të vërtetë, i treti ka dalë prej kohësh. Lidhur me këtë tha se “edhe në Jugosllavi, në shqip, së shpejti do të botohen gjithë veprat e klasikëve të marksizëm-leninizmit”. Interesohej gjer në hollësi të dinte ç’rrugë ndjekin fletë-rrufetë, kur i kritikuari pranon, kur nuk pranon etj. Bile shpesh na thoshte me shaka se do të na vinte fletë-rrufe neve shoqëruesve për kujdesin që treguam. Disa herë na foli kundër Ibrahim Uruçit dhe tha se gjoja e kishte njohur që ishte njeri i keq dhe e kishte sharë qysh në Kosovë.
Shpesh përsëriste se ishte partizan dhe komunist i 41-shit (ai vetë ishte i datëlindjes 1930). Kur u zu në gojë puna e Lindjes së Mesme, tha se e kishin caktuar korrespondent të “Rilindjes”, por nuk pranoi të shkonte se e dinte përgatitjen e dobët ushtarake të arabëve. Maksuti, në një bisedë për Ismail Kadarenë, deklaroi: “Parisi ka marrë përsipër t’ia japë çmimin Nobel Ismailit, pasi, siç dihet, prej andej janë propozuar shumë njerëz që e kanë marrë”. Vehbiu iu përgjigj: “Nuk besoj ta propozojnë, pasi zakonisht këtë çmim e marrin antikomunistët”. Ne mendojmë se Maksuti është një tip sharlatani e aventurieri, që tashmë është shfrytëzuar dhe i është pirë lëngu. Megjithatë, dukej se shokët e tjerë, me përjashtim të Agimit, ia kishin frikën.
Maksuti disa herë është takuar me atasheun jugosllav në “Dajti”. Ka qëndruar me të veçmas e ka biseduar gjatë. Ditën e fundit atasheu kishte shkuar në dhomën e Maksutit në “Dajti” dhe vonuan të zbrisnin. Telefonin e kishin lënë hapur. Kur zbritën, Maksuti e kishte një pako me cigare “Kent”, prej të cilave u dhuroi edhe shokëve.
Maksuti deklaroi se para se të vinte në Shqipëri “e takova Fadil Hoxhën në Prizren, ose në Pejë”. Sipas fjalëve të tij, edhe ai u gëzua dhe më tha që “t’u bësh të fala të gjithëve në Shqipëri, edhe atyre që më duam, edhe atyre që s’më duan».
23 nëntor 2006. Jepet një lajm i shkurtër dhe i varfër në mediat e Prishtinës, se ndërroi jetë Maksut Shehu. «Të enjten, në Prishtinë, pas një sëmundjeje të shkurtër ndërroi jetë njëri prej doajenëve të gazetarisë kosovare, Maksut Shehu (76), varrimi i të cilit do të bëhet nesër në Prishtinë. Shehu ka punuar në të përditshmen “Rilindja” që nga vitet e saj të hershme dhe do të kujtohet sidomos për reportazhet e tij dhe për periudhën që kaloi si korrespodent i gazetës në SHBA. Gjatë viteve të ‘80-ta, Shehu punoi si kryeredaktor i “Rilindjes”. Përveç shkrimeve publicistike, fejtoneve, ditarëve…, Shehu merrej intensivisht edhe me krijimtari letrare, duke shkruar poezi, prozë, për fëmijë e për të rritur. Që nga fillimi i viteve të ‘50-ta, kur edhe e botoi vjershën e parë, emri i tij haset përherë në letrat shqipe. Varrimi i tij bëhet nesër, në orën 12.00, në varrezat e Prishtinës».
Maksi komunist, Maksi nacionalist, Maksi grindavec, pijanec, Maksi gazetar, njeri i mirë, që dinte të kërkonte ndjesë. Ndër më të mirët gazetarë të të gjitha kohërave në gazetën emancipuese të shqiptarëve kosovarë, «Rilindja».
Ish-gazetari i vjetër i «Rilindjes» dhe shkrimtari Nexhat Halimi në romanin e tij «Jakia e Mijit» (dorëshkrim) e ka personazh edhe Maksin. Maksut Shehun.
Ai shkruan: «E doja Maksin, atë fytyrë zeshkani, me flokë gjeniu, hijerëndë herë-herë, me shpirt në fyt gjithherë. Fliste vetëm me zemër! “E bukur për vdekje”, qe një nga thëniet e tij, të përditshme, pa të cilën çdo gjë do të ishte më e varfër, më e pa gjak. Pa atë varg – pa shpërthimet shpirtërore, ai s’do të qe asnjëherë ai – Maksi…».
Maksut Shehu ishte ndër prijatarët, lavërtarët dhe mbjellësit e farës së gazetarisë shqipe në Kosovë.
Legjendar.
Krijues dhe engjëll mbrojtës i saj.
Ishte zotëri i vërtetë Maksi dhe mbi të gjitha: i rebeluar!
ky ka qen burr i mir e njof un punonte per UDBne ne ato kohra.
How to use an iPod Touch as a secure calling and messaging device
Published: 2015-Sep-12
Updated: 2015-Oct-10, revision 64
Feedback: yawnbox AT riseup DOT net, GPG key
IMG_20150922_152941-02
Modern communication technologies are abundant, but legacy phone calling and texting (SMS, MMS) are inherently insecure. Communications content in addition to metadata is collected and stored by various organizations and for many years. People have a responsibility to safeguard their personal communications with strong encryption technologies because only then will your friends and family be able help collectively defend your rights. In professions where privacy is expected between you and clients (law, journalism, etc), policy should dictate to either communicate securely or not at all.
Encryption technology is not new but default strong encryption in mass-market devices is. We’re slowly evolving. The political cost of default security is at an all-time low while the social expectations of strong encryption are at an all-time high. Modern telecommunications largely depend on legacy communications infrastructure which is unfortunate:
All cell phones transmit insecure content and metadata because cell networks were designed for surveillance.
All cell phones not broken, off, or in airplane mode can be easily tracked.
All cell phones contain baseband processors with system wide access that can be remotely controlled.
The majority of SIM cards require registration using government-issued ID.
Android’s default is unencrypted storage.
Androids get slowly patched, if at all.
Carrier modified versions of Android are poorly developed.
Until the next version of Android, apps have near limitless access to other local data.
Microsoft’s and Amazon’s phones are a joke in terms of capability and security.
“Nobody is listening to your telephone calls” –President Obama
President Obama is technically correct. It is not possible for the US government employees to listen to every phone call. The data requirements for maintaining recorded phone calls is feasible, but what is cheaper and more effective is to transcribe voice data to text. The solution is easy: don’t give it to them.
What is bad for the FBI is also bad for all other malicious actors. It is up to us to cause the social change that in turn lowers the financial liability and cost of default security.
The financial cost of surveillance equipment is also at an all-time low. Mobile IMSI catchers can be built and deployed by anyone technically savvy enough to learn how to build one, and law enforcement has large budgets for more feature rich devices. The most effective way to assure that you are not a victim of cell tracking or attack is to not use those systems.
The Apple iPod Touch
ipod2
The modern iPod fills a much needed space. WiFi only. Generations 5 and 6 support iOS 8 which is the minimum requirement for Open Whisper System’s free and open source Signal application.
Note: WiFi only iPads could also be used and may be a better solution for people with poor eye sight.
Please review my post Signal, TextSecure, and RedPhone ecosystem notes if you would like to learn more about Signal’s capabilities and limitations. Also review my post TextSecure, RedPhone, and Signal threat modeling if you would like to learn more about Signal’s threats and adversaries in comparison to legacy cellular telephony.
Advantages
Network: the iPod does not have inherent baseband insecurities or SIM card insecurities.
Network: you can control which WiFi networks to expose your device to.
Data at rest: The iPod employs default device encryption.
Data at rest: Signal employs default message database encryption and isolation.
Data in motion: Signal only uses modern protocols and state-of-the-art encryption.
OS security: Apple pushes security patches relatively quickly and the iPod is a more challenging device to infect with malware when used correctly.
Verifiability: Signal allows users to compare and verify encryption key fingerprints.
Verifiability: Signal is a free and open source software project that is publicly audited.
Scalability: other people with an iPod, iPhone or Android can freely install and use Signal.
Liability: when employed in a work place with supportive policy, work-oriented communications are compartmentalized from personal devices.
Disadvantages
Configuration: using Signal on an iPod requires additional steps to get setup.
Network: WiFi access is not as abundant as cellular data.
Privacy: iOS requires an Apple ID account to download apps — alternative information can be given if Apple is an adversary in your threat model.
Cost
If you use your iPod minimally to maintain good system health, there is no reason to get anything above 16GB. That is enough free space to upgrade to iOS 9. A new 16GB iPod has 11.7GB usable. A USB wall charger is not included when buying a new iPod, you must buy one or use an existing one (don’t plug it into any computer). If you will be making voice calls with Signal, a required additional purchase is any manner of corded headset.
Apple’s prices:
16GB – $199
32GB – $249
64GB – $299
128GB – $399
16GB – 229€
32GB – 279€
64GB – 339€
128GB – 449€
U.S. Costco prices, only available with membership:
16GB – $189 in store
32GB – $229 in store
64GB – $289 online
Phone number
Signal, for the foreseeable future, requires a phone number to use for registration. Since an iPod does not have a SIM card or any other phone service, we have to use a phone number that you have SMS or voice access to. It is possible to use any manner of burner phone number, but this guide will not instruct how to do that since there are inherent risks with using a number you don’t have long term control of. If someone gains SMS or voice control of a phone number you use with Signal were to register that number with their own Signal device, you would no longer be able to communicate with that number, and someone else could impersonate you if your contacts blindly trust a new key fingerprint.
PC Magazine has a decent article covering VoIP options.
Below are some example procedures when using the following services, or modify them to fit your needs:
Landline
If your home or work has a landline phone number that can be called directly–no extensions to jump through–then you can register that number with Signal. This is ideal for journalists or lawyers who already have landline numbers that people already have in their phone books.
Enter your landline phone number into Signal for registration.
Click verify this device.
Click call me instead.
Open Whisper Systems will call your landline number and provide you an auditory verification code. Enter that code into Signal to verify.
Skype
Skype allows anyone to buy a phone number for $18 every 3 months or $60 every 12 months. Skype can’t receive SMS so you will need to install the desktop client onto your computer and be able to receive a Skype call.
Enter your Skype phone number into Signal for registration.
Click verify this device.
Click call me instead.
Open Whisper Systems will call your Skype number and provide you an auditory verification code. Enter that code into Signal to verify.
Google Voice
Google Voice is a great option for most people in the United States as long as you have a number you can forward calls to. Google will provide any US Gmail account a free, long term phone number. Voice has the added benefit of setting up voicemail which could be useful in case legacy phone calls attempt to call — you can let them know in voicemail to call back with Signal or RedPhone.
Enter your Google Voice phone number into Signal for registration.
Click verify this device.
Open Whisper Systems will send a verification code to your Google Voice account via SMS. Enter that code into Signal to verify.
Twilio
Twilio allows anyone to register a voice and SMS number for $1 a month.
Enter your Twilio phone number into Signal for registration.
Click verify this device.
Open Whisper Systems will send a verification code to your Twilio account via SMS. Enter that code into Signal to verify.
Operational security practices
Define a strict use case for your iPod for when certain groups of people ask. If you routinely travel, possibly through airport or border security, you don’t want to raise suspicion of your device. It is an iPod after all, people will have expectations that it is for listening to music. You may be coerced to provide access to the device to prove its legitimacy. Plan ahead.
If your iPod is for professional services (like law, journalism, etc) only certain groups of people, maybe clients, should be aware of your communications practices. Your organization may even make certain policy decisions like making it public information that you can be reached via Signal for secure communications.
If your iPod is for personal use, since you can’t risk connecting the iPod to computer systems to sync files, perhaps use it for photography and picture viewing.
Also:
Buy your iPod Touch in cash or at least in person.
Don’t risk infection or leave behind security certificates: do not connect your iPod into any computer system or automobile.
Only charge the iPod via wall charger or firewalled USB charger.
Don’t use any third-party apps that aren’t Signal. No Web browsing, social media, or email.
Keep the iPod physically safe — maybe even keep it in an actual safe when not in use.
Firewalled charging options:
SyncStop (a USB adapter, formerly “USB condom”)
PortaPow Fast Charge Only USB Adapter
PortaPow 1ft Charge Only Apple Lightning Cable
PortaPow 5ft Charge Only Apple Lightning Cable
Directions
Be aware that several privacy settings must be reconfigured once you upgrade to iOS 9. Review these settings once you update.
Set up your iPod:
Connect to WiFi
Disable location services
Set Up as New iPod Touch
Sign in, or Create an Apple ID
Don’t use iCloud
Don’t use Siri
Don’t send Diagnostics
Configure your iPod:
Settings > Bluetooth > Off
Settings > Passcode Lock > Simple Passcode (Off – set an alpha-numeric passphrase)
Settings > Passcode Lock > Erase Data (On)
Settings > Privacy > Advertising > Limit Ad Tracking (On)
Settings > Software Update > Download and Install
Set up Signal:
Open the App Store
Don’t install any new apps other than Signal.
Search for an install “Signal – Private Messenger” by Open Whisper Systems
Open Signal
Enter the phone number that you’ve chosen to use (VoIP, landline, etc)
Depending on how you need to verify Signal (SMS or call), perform that action (see examples above)
If and when it asks, allow Signal to send notifications
Once Signal is installed:
Settings > Notifications > Signal > Show on Lock Screen (Off)
Signal > Settings > Privacy > Fingerprint (Tap to copy)
Verifying Signal contacts
Signal’s fingerprint is a shortened version of your “public” encryption key. It is not automatically shared with anyone until you start a text conversation with one of your Signal contacts. Your fingerprint has no utility for voice calls.
You will need to know how to access your above mentioned encryption key fingerprint in order to publicly or privately share it. Journalists or lawyers, if you use text (instant messaging) with your clients, should post it on their personal contact page. Your fingerprint will look like this:
05 b8 6d 44 95 5c 5b 6b f5
61 09 22 33 05 b2 c4 c5 db
f3 85 4a 4b a1 e8 aa 12 36
70 20 19 00 0e 4c
For verifying voice calls when using Signal/RedPhone, after a call has been made and you or your contact picks up, two randomly generated words will appear near the bottom your screen. The common practice is for the call sender to say the first word and the call receiver to say the second word for cryptographic integrity verification. This is not required, both participants could say both words. It is just important that both words are present, and the same, on both the sender’s and receiver’s screen.
Cheers!
shumica e kosovarve kan qen spiuna te udb
nje Maksut nuk mund te jete kurre ”Maxi” aq me teper te krahasohet me te madhin Petro Marko….!!!!
Refuzoj ta lexoj shkrimin e ketij luftetari te paepur per percarjen e kombit.
Nga titulli di te them qe spinulleku ishte mese,ose mbase me shume se normal midis gazetareve ne Shqiperi.E pse duhet te ishte I ndryshem me shqiptaret e Kosoves???
Spiunlleku ishte “norme morale,virtyt,pjekuri politike dhe morale”.
Autori e id mire kete gje,ne mos e ka jetuar ,e ka lxuar,pa diskutim.Por zgjedh te shkruaje per nje arsye dhe vetem per kete arsye:
te fuse sa me shume xixa midis shqiptareve.
Ky eshte qellimi I autorit!
Zoti autor(nuk me vjen per mbare te ta them emrin,keshtu besoj ju vjen dhe shume te afermeve te tu),lodhesh kot ne qellimin tend te mbrapshet!
O grekidhier! Problemin nuk e ke kapur mire.. Shkrimi i matoshit eshte anti-shqiptare. Te shkon per shtat, lexoje o gomare! Shikoje ,mundohet te percaje shqiptaret..diversion mes krahinave! eshte fatkeq i lig, krizen e tij te identitetit,morale te semure, profesionale , kerkon tia veshe shoqerise shqiptare>Perfundimishte i pasherueshem.. Me ‘gene’ te perziera serbo vllaho jugosllave!!!!!!!Nje krim , e humbes i madh! Ti o grekdhier ke ma moral se ‘matoshat’ , qe nuk dine se nga orientohen!
halil matoshi , ky bythmut I koheve moderne
Ky MAKSI edhe e kishte porositur kete, mos shkruaj gjate se ste lexojne, Po ku na cau mender k….n. Epo te tere partizane pas lufte dolen. Nga 2 milion kosovare dhe 3 shqiptare Kane dale 7 milion te persekutuar. Po ne UDB dhe sigurim kush I bie te kete punuar.
Ky Mutoshi eshte nga ata qe i terbon ideja e afrimit te Kosoves me Shqiperine. Dhe i deh ajo e afrimit te Kosoves me Turqine. Pra eshte nje mbetje osmane dhe asgje me shume.
Na cave carin or Halil ! Me sa lexova une kuptova se ky Maksuti nuk paska qene gje tjeter vecse pikerisht ashtu sic thone ato ´spiune,qe i quan ti , Griloo e ai tjatri 1 Pavaresisht se kush ishin keta spiune , ata nuk i shpiken keto thenie e qendrime te ketij RR.K.-se Maksut. Mjafton te marresh shembullin qe kur permendeshin Heroinat Buke Naipi e Persefoni Kokedhima , keto vajza antifashiste qe u torturuan e u exekutuan , ky birbo-ja Maksut ,pernjeheresh na sillte shembuj me kurvat e Beogradit ! Apo genjeshtrat e tij se ka qene komunist i ´41-it , kur i binte te ishte 11 vjec! E pra keto budallalleqe te ketij (vertet) pijaneci e megallomani , nuk i shpiken keta ´spiunet´, sic i quan ti !
Dhe e fundit qe dua te te them mor Halil , nuk e di , por sec keni nje gje ju , ti dhe ai Berat Buzhala; sec keni nje menyre te sjelluri e te shkruari qe shkaktoni tek njerezit e thjeshte , nje fare sikleti , neverie dhe me thene te drejten ndjehen keq kur ju kane bashkebisedues apo kur lexojne keto ´shkrimet´tuaja .Here tjeter sapo te shoh emrin tuaj , nuk do i hedh syte shkrimit . Kurse persa i perket kontakti , fale pozicioneve te ndryshme qe kemi(ju´vipa´.une punetor),kam fatin qe te mos ua shof fytyren e t´ju degjoj zerin !
Na cave carin or Halil ! Me sa lexova une kuptova se ky Maksuti nuk paska qene gje tjeter vecse pikerisht ashtu sic thone ato ´spiune,qe i quan ti , Grillo e ai tjetri! Pavaresisht se kush ishin keta spiune , ata nuk i shpiken keto thenie e qendrime te ketij RR.K.-se Maksut. Mjafton te marresh shembullin qe kur permendeshin Heroinat Bule Naipi e Persefoni Kokedhima , keto vajza antifashiste qe u torturuan e u exekutuan , ky birbo-ja Maksut ,pernjeheresh na sillte shembuj me kurvat e Beogradit ! Apo genjeshtrat e tij se ka qene komunist i ´41-it , kur i binte te ishte 11 vjec! E pra keto budallalleqe te ketij (vertet) pijaneci e megallomani , nuk i shpiken keta ´spiunet´, sic i quan ti !
Dhe e fundit qe dua te te them mor Halil , nuk e di , por sec keni nje gje ju , ti dhe ai Berat Buzhala; sec keni nje menyre te sjelluri e te shkruari qe shkaktoni tek njerezit e thjeshte, nje fare sikleti, neverie dhe me thene te drejten ndjehen keq kur ju kane bashkebisedues apo kur lexojne keto´shkrimet´tuaja .Here tjeter sapo te shoh emrin tuaj , nuk do i hedh syte shkrimit . Kurse persa i perket kontakti , fale pozicioneve te ndryshme qe kemi(ju´vipa´.une punetor),kam fatin qe te mos ua shof fytyren e t´ju degjoj zerin !
Te dashur moderatore ,ju lutem botoni komentin e dyte se i pari ka gabime ortografike. Faleminderit !
kam pothuajse dy vjet qe nuk lexoj shkrime te Halel Matoshit dhe Enferr Robellit per aresye qe eshte e panevojeshme ti argumentoj.
Ne fakt ne kete artikull me genjeu titulli..por megjithate betohem se shkrime te HM dhe ER nuk do i lexoj kurre..
dikur kam njohur nga larg disa shofere kosovare ne Kam tropoje qe merrnin mineral dhe conin ne gjakove..shqipfoles me te ndyre nuk me kane zene syte..
udb-ashet e kosoves kane hapur letrat dhe arkivat e sigurimit shtetit shqiptar….por nqs do hapin arshiven e UDB….besoj se do dali ndonje maksutoviq…ose batalion apo brigade me viqa…
tema e janulles,e ka per zemer kete turko-serbin, matoshovic. nje dite matoshin,nje dite barken. tema eshte bere streha e llumit antishqiptar. nje njeri si bazja e ka ene marionete e sales,nuk e ka problem te jete rdhe marionete e greko-serbeve. besoj se kjo eshte lehtesisht e dallueshme per cdo lexues qe di te pakten shkrim e kendim.
Gazetaret e kohes se Kafshes se Gjirokastres ishin fshataret leckaman te krahinave dhirritese dhe delerritese te jugut.
Kishin nje merite te vecante ama, SERVILIZMIN. Dhe nje lehtesi: mungesen e nje konkurrence profesionale pasi i kishin zhdukur ata pak intelektual qe kishin qene para 45′
Keshtu qe c’do gazetar qe shkelte ne Tirane, u ngjallte turpin, pasi ishin koshient qe niveli profesional qe kishin, ishte ai fshatar dhe servil dhe gjenin paqe vetem tek spiunlleku, qe ishte e vetmja vlere qe partia Puniste i kishte injektuar
ky mutoshi eshte agjent serb.do te fuse percarje midis Shqipetareve dhe Kosovareve,flet nje shqipe primitive,e quan kosoven komb me vete qe ska lidhje me Shqiperine,eshte njeri i rrezikshem por shyqyr qe eshte injorant.
Ne shqiptaret jashte Shqiperise londineze,kur kishim frige nga njeri-tjetri,duke friguar se dikush ishte spiun,thoshim:-Folini diçka rreth ushkuri…sepse,vetem kjo bisede ishte e pasankcionueshme!
shumica e kosovarve kan qen me udb
Mut-oshi eshte nje agjent I hapur serb!Eshte paguar dhe paguhet vetem per te percjelle percarje ne mes te shqiptare.Natyrisht vecse nje injorant,idiot si ai mund te pranoje ,,,te percaje shtepine e vet.Kjo nuk ka lidhje me spiunet e asaj kohe,,por me agjentet e rrezikshem te kesaj kohe si Mut-oshi me company.
Turp per Temen dhe gazeta apo media te tjera ne Shqiperi qe botojne shkrimet e ketij MUT-oshi-pjelle serbe.
Kur do fillojne arrestimet ne tirane pasi kemi shume qe vijne ere squfur,kemi ne parlament prokurore gjykates etj etj.
Ky Matoshoviçi bene mire qe bene shkrime te tilla,po nuk e di i lexojne shkrimet e tij kosovaret apo jo…Se per trimeri, per komb e atdhe, per flamurin kuq e zi,kush nga krahinat shqipetare ka dhene me shume gjak se Kosova…e kete Matoshoviçi e di mire se ka lexuar…po simpatia e thelle per serbet ia ka errur syte.
A e kini vene re si i shkelqejne syte kur flet per shkrimetaret serbe,apo akademistet e tyre qe kane mbrojtur disertacione me temat ”…e shfarosjes se popujve..( e nenkuptohet e kombit shqipetar te krahines se kosoves )”Ndofta me shume eshte misioni qe i kane ngarkuar…..po si dihet deri ku do shkoje antishqipetarizmi i tij,historia ka treguar se kosova ka nxjerre burra qe…ste falin per keto gjera
Ky Halil Matoshi është një legen që në çdo mënyrë don ta përçan popullin shqiptar ku dhe ka zbuluar një gjuhë të re ,, kosovarqe ” .
Mua si shqiptar i Kosovës me vjen te vjell kur e dëgjoj si flet shqip dhe e paramendoj sa keq ju tingëllon shqiptarëve të Shqipërisë.
Si Halil Matoshi qe eshte nje legen muti i mbushur buzembuze edhe shume udbasha si Halili kane marre detyra t’i perçajne shqiptaret e Shqiperine, sepse, UDB dhe KOS i kane pasur dy grupe kundershtare brenda vete sherbimeve te tyre jygosllave me “shqiptare” dhe “shqiptaret” si Halili kane luftuar kunder “shqiptareve” si Maksuti!…
DRENICA E KUQE
O xmut po per çfar intelektualesh na thua ti o injorant qe kishte SHQIPRIA ne kohen e zogut ku nuk kishte as nje universitet nje vend mesjetar ishte shqipria para çlirimit me 98 perqind analfabet, me nje mbret injorant dhe anadollak apo e ke fjalen per intelektualin ASMON GAZEPI te asaj kohe,sa injorant mban kjo bot po kur vinin kta fshatar nga kosova ne at koh ne SHQIPRI ne kishim 30 vjet me universitete o kaqol dhe kta politikan qe tallin bythen me ty sot nga ai sistem kan dal, mos fol me byth po me mend ne kok se le nam,nuk i pirdhte njeri kta kokrrat e kurves kur vinin nga kosova e kuptoni qe para se te vinin kta zhulca qe lepiheshin si langaraq ne at koh i kishte ardhur biografia nje jav me par ne SHQIPERI, si e kujtoni ju sistemin e shkuar, nese nuk e keni jetruar pyesni po ky rrumbythje qe tregon ky spiuni UDBse kur vinte ne SHQIPRI rrinte si muti ne shi se me njerez si ky katundari nuk fshinin bythen intelektualet SHQIPTAR te atyre viteve,njerez pa byth shani nje te kaluar te ndritur te kti kombi kur ishte e vetmja koh kur ne ishim te pa varur e kishim tamam shtet ku na rrespektonte ter bota, tani na njofin vetem ber drog e prostitucion,
Shkrim fantastik.
E vetmja gjë që nuk kuptoj është se ku e paskan spiunuar.
Punë Marashi, punë idioti.
Vari lesht.
It’s perfect time to make some plans for the future and it is time to be happy. I’ve read this post and if I could I desire to suggest you few interesting things or tips. Maybe you can write next articles referring to this article. I desire to read even more things about it!
Great post.