Vito Kapo: Nuk e dua dekoratën që m’u dha në fshehtësi, kjo që bëjnë PS e PD është absurde

23 Dhjetor 2015, 10:25Dossier TEMA

Vito Kapo, ish-anëtare e Komitetit Qendror të PPSH-së, ka reaguar pas nismës për heqjen e dekoratave.

Ajo thotë se nisma e PS-së dhe PD-së është absurde.

Sipas ish-bashkëshortes së Hysni Kapos, poi u mohohet sakrifica atyre mijëra njerëzve që kanë luftuar për liri.

Ky është një vendim qesharak.

Është një vendim sa për të qarë, edhe për të qeshur.

Nuk mund t’ua mohosh sakrificën dhe meritën luftëtarëve për liri, atyre që rrezikuan jetën për lirinë e vendit.

Kjo që po kërkon të bëjë PS dhe PD është absurde.

Unë nuk e du dekoratën që m’u dha në fshehtësi.

PS dhe PD, siç duket, paskan frikë nga lavdia e Luftës Antifashiste që bëri populli shqiptar.

LANÇ është epopeja legjendare e popullit tonë dhe ne duhet të ndjehemi krenarë për sakrificën e të gjithë partizanëve, që sollën çlirimin e vendit”, thotë ajo për Sot.

11 komente në “Vito Kapo: Nuk e dua dekoratën që m’u dha në fshehtësi, kjo që bëjnë PS e PD është absurde”

  1. Nje skipetar tjeter says:

    Ndersa une nuk e dorezoj dekoraten qe ka firmosur shoku Ramiz!
    Une jam flamurtar ne zbatimin e mesimeve te Partise e te shokut Enver…
    Jo Edi …po nuk ka burre nene qe ma heq dot..!
    Edi me Saliun le te heqin ca emra sheshesh e pllajash qe kane vendosur si sheshi Gensher,pllaja Arvizuuuu etj..
    Po fletet e lavderimit do te dorezohen?
    Pastaj pas dorezimit nuk jeni me Pionieret e Enverit?
    Po EDI a do te dorezoi teseren e Frontit Demokratik???

  2. Shkodrania says:

    Rama kujton, se mund te fitoje nja dhjete vota te qelbura nga te persekutuarit, por harron idioti se humb qindra te tjera nga familjet e atyre qe kane pasur ne gjirin e tyre antifashiste apo partizane. Vertet politian injorant.

  3. Lëmi Llukës says:

    Avash ,avash Vito , merre më shtruar !
    Në ndërgjegjen time , ti dhe ” besniku i Partisë ” , yt shoq Hysni Kapo , jini të përjashtuar nga Partia, sepse , në oxhakun tuaj rritët monstrën Sali Berisha.
    Vazhdoni të talleni me ne ; ku janë dekoratat e heronjve antifashistë Hito Çako , Petrit Dume , Beqir Balluku dhe qindra të tjerëve që ju i trajtuat qënçe ?!
    Mbyllni gojën , ju , tradhëtarë të gjakut dhe djersës së derdhur !

  4. Bushi says:

    Eshte vertete absurde te mos u japesh dekorata njerzeve qe kane luftuar per çlirimin e vendit nga pushtuesit.Heqja e dekoratave veteraneve te LANCL-re do te thote te mohoshe ate lufte,qe beri populli shqipetar.Turp per maskarenjet Berisha,Bashmuti dhe Edi Rama e psikopati Bujar Nishanua.

    1. KOZi says:

      Atehere dekoraten me te larte e meriton Mehmet Shehu. Luftetare i Spanjes,Komandant ushtarak i shkolluar si oficer. Komandant i Brigates se Pare pra luftetare i terrenit. I betejes konkrete dhe jo punojes partie. Nderoni Mehmet Shehun. Shkoni me 29 nentor dhe vendosni nje tufe lule mbi varr dhe do jeni te besueshem se vertete konflikti behet per vleresim te luftes se dyte boterore.

  5. bob says:

    Akoma rrojne keto kermat, a çna qelbi era, bababa ……..

  6. LORA says:

    Vendim dinjitoz I Vito Kapos.RESPEKT.

  7. esen says:

    Nuk duhet diskutuar humb apo fiton vota. Duhet diskutuar cfare eshte e drejte dhe cfare nuk eshte e drejte. LANC-i duhet vleresuar dhe nderuar nga shteti shqiptar, sepse e radhiti Shqiperine ne anen e fitueseve te Luftes se Dyte Boterore, duke e shpetuar Shqiperine nga nje copetim tjeter ndermjet fqinjeve. Eshte e qarte se jo te gjithe jane dakord me kete, por prandaj ka pluralizem. Bashkepunetoret e pushtuesit nuk mund te jene dakord, qofte edhe per faktin se bene nje zgjedhje te gabuar qe rezultoi deshtuese.

    Nga ana tjeter, ata qe bene krime ne regjimin komunist, denime pa gjyq, tortura, vrasje etj etj. jo vetem nuk mund te mbulohen me lavdine e Luftes, por duhet vete te lypin falje dhe te presin nese shoqeria dhe ne radhe te pare viktimat e tyre do t’i falin apo jo. Nuk mund te nderohen as me dekorata, as me medalje dhe as me fjale. Vito dhe familja e saj kane merita per kontributin ne Lufte, por kane edhe faj per kontributin e pas Luftes ne krijimin dhe mbajtjen e nje diktature kunder popullit te vet. Prandaj nuk mund te nderohen sot!

  8. daut says:

    degjenerim apo degradim total te moralit njerezor, kete duan te bejne keta kushdo qofshin.heqin dekoratat atyre qe luftuan kunder pushtuesit dhe u japin atyre qe bashkepunuan me pushtuesin.japin dekorata prostitutave moderne per shkak te vrimes dhe pastaj cfar nuk bejne per ti thene prostitucionit e pornos modernizem.duket se perfitojne nga hutimi i shumices prej pornos.por kur shumica te kthjellohet atehere nuk di cdo bejne me dekoraten e vrimes…apo do te futen ne vrime…

  9. Liria says:

    O shoqja vita mos i ngaterro gjerat stalini qe fotografine e tije e mbaje ne shtepi ka luftuar 1000 here ma shum se ju dhe ishte strateg i padiskutueshem por ai eshte emeruar diktatori dhe krimineli ma i madhe i ge gjitha kohrave kurse me te vertete luftuat por pak anash se luften drejt per drejte e beri popullii icili luftoi per te na sjelle lirin kurse ju luftuat per pushtet si nuk pati asnjehere vota te lira per nje gjyse shekulli vec duhej te votoje vetem per ju fundirina per ndryshe shkonim ne burge

  10. dinjiteti says:

    POPULL muti njerez muti komb muti,SI MUND TE HIDHET POSHTE EPOKA ME PRODUKTIVE ME EDUKATIVE ME PUNTORE E ME E SIGURTE SIKUR NUK KA NDODHUR.A jeni ne vete,po ju te gjithe qe jeni ne parlament nga ai regjim keni dale ai regjim ju dha mundesi EDUKIMI,apo jo zoti BERISHA,e ke pare harten ku ke lind…KJO QE PO BEJME TASHTI ESHTE PASQYRE E GJITHE KOHERAVE,ESHTE PER TE ULURITUR E BERTITUR SI ARRITEM DERI KETU,QE TE MOHOJME E TE TALLEMI ME ATO QE DHANE JETEN PER TE LIRUAR KETE VEND NGA OKUPATORET….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje