Nexhmije Hoxha shfaqet herë pas herë në shtypin shqiptar.
Këtë radhë e veja e diktatorit Enver Hoxha ka botuar një shkrim për Haki Stërmillin.
Shkrimi është publikuar në gazetën Dita.
Ja çfarë shkruan ajo:
“Haki Stërmilli, ky bir i shquar i Dibrës, ishte atdhetar i madh, demokrat, që luftoi për një Shqipëri të lirë, të bashkuar e demokratike. Ai ishte shkrimtar, njeri përparimtar, që u përpoq edhe për emancipimin e shoqërisë shqiptare e, veçanërisht, të vajzave dhe gruas shqiptare.
Babai im më pati treguar, kur unë isha në moshë për të kuptuar, se Hakiu ishte njeri i mësuar, më shumë se ç’u kishin dhënë shkollat turke në Dibër dhe Manastir.
Ai ishte i lidhur me politikanë patriotë të kohës, antifeudalë dhe antizogistë, ishte pjesëtar aktiv i organizatës “Bashkimi”, e krijuar dhe e drejtuar nga Avni Rustemi.
Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit (1924), e detyruan Hakiun të emigrojë në Itali, Francë, Austri e Rusi, duke bashkëpunuar me KONARE-në (Komitetin Nacional Revolucionar, që, më pas, u quajt Komiteti i Çlirimit Nacional”, me patriotë dhe revolucionarë, si Fan Noli, Halim Xhelo etj.
Nëna, nga ana e saj, më pati treguar se familjet tona bashkë kishin qenë në Dibër, bashkë ishin larguar për në Elbasan, kur Dibra u sulmua, u dogj e u rrafshua nga serbët, gjatë Luftës Ballkanike më 1912, pothuaj në një kohë qemë kthyer e vendosur në Manastir. Hakiu kishte ardhur në Shqipëri disa vite para nesh. Ai kishte lëvizur, për veprimtari patriotike, në shumë qytete.
Pas një emigracioni të gjatë në shumë vende të Evropës, u kthye në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe, kur ishte në Shqipëri, mbreti Zog e burgosi Hakiun. E shoqja, me dy djemtë, u largua nga Manastiri, erdhi në Tiranë, për të qenë më afër të shoqit dhe për ta ndihmuar. Për një kohë, ajo ndenji në shtëpinë tonë. Atëherë, mësova një anë të panjohur të jetës së Haki Stërmillit. Nën presionin e mentalitetit dhe zakoneve të rënda të anëve tona, të Dibrës, sipas të cilave gruaja që humbet burrin, nuk duhej të largohej nga shtëpia dhe vëllai i burrit duhej të martohej me të, pavarësisht nga diferenca e moshës.
Unë kam shkruar, në një nga librat e mi të kujtimeve, se pikërisht në rrethin e Dibrës, kur ndodhesha në ato anë me njësitë partizane, m’u ngjit pas një djalë, që nuk ishte më shumë se 14-15 vjeç, dhe kur unë doja ta bindja se ishte ende i vogël për të marrë pjesë në brigada partizane, shoqëruesi im më tregoi historinë e tij: ai kërkonte të ikte nga shtëpia, se “donin ta martonin me të kunatën, që kishte mbetur e ve nga vëllai i tij, e cila ishte shumë më e madhe dhe me fëmijë”.
Edhe e shoqja e Haki Stërmillit ishte më e madhe në moshë, ajo kishte qenë gruaja e të vëllait të tij. Ishte një grua e shkurtër, topolake, as e bukur, as e shëmtuar. Por ishte e mençur, e urtë, shumë e duruar, gjë që duhej në kushtet e vështira, që kishte kaluar e kalonte, duke u kujdesur për të dy djemtë, të madhin, që e kishte nga burri i parë, vëllai i Hakiut, dhe të voglin, Refikun, që kishte nga Hakiu.
Qëndrimi i Hakiut ndaj gruas së vet, dëshmon për ndershmërinë e humanizmin e lartë të këtij intelektuali shqptar, që e ndiente se nuk do të ishte e drejtë që zakonet e rënda prapanike, të vendit të tij, të binin mbi gruan fatkeqe dhe t’ia bënin jetën ferr. Ai, nga ana e tij, e trajtonte dhe e respektonte si bashkëshorte. Sipas mendimit tim, nuk është e rastit që Haki Stërmilli u mor me emancipimin e shoqërisë shqiptare e veçanërisht të vajzave dhe grave. Kjo duket edhe në veprat e tij, si shkrimtar, duke thurur në to pikëpamjet e tij politike e shoqërore, të cilat shpalosen më gjerë në romanin e tij “Sikur të isha djalë”.
Siç dihet, ky roman bëri aq përshtypje te vajzat e gratë shqiptare, aq të shtypura në ato kohë, por ngjalli interesimin edhe në qarqet intelektuale, te progresistë, shkrimtarë, publicistë, bashkëveprimtarë politikë, shokë dhe miq.
Edhe unë, ndonëse 15 vjeçe (1936, kur u botua ky roman) i shkruajta një letër, ku përshëndes guximin e tij që preku një plagë të shoqërisë shqiptare dhe pas falënderimeve, në emër të vajzave të shkolluara e shtëpiake, që ishin në shumicë dërrmuese, shprehja bindjen që “do të vijë dita që, ne vajzat, pa qenë nevoja të bërtasim “Sikur të isha djalë”, të bashkueme nën flamurin e “Lirisë” do t’a gjejmë “vetë” rrugën e shpëtimit…”.
Në fillim nuk qenë veprat e tij letrare, të cilat ende nuk i kisha lexuar, por tregimet e prindërve të mi, që nxitën tek unë dëshirën e kuriozitetin për ta njohur Haki Stërmillin më nga afër.
Pasi kishte dalë nga burgu, ai kishte mundur të gjente punë si nëpunës në një firmë të huaj, që shiste në Shqipëri llampat elektrike të firmës OSRAM. Hakiu ishte i vetëm, shitës dhe njëkohësisht administrator, në një dyqan, që ndodhej në rrugën “Mbretërore” (që pas Çlirimit u quajt Rruga e Barrikadave). Mua dhe gjithë shoqeve të mia, kur shkonim në Institutin Femëror Pedagogjik, ku studioja, dhe kur dilnim nga shkolla, na pëlqente të kalonim në arteriet kryesore të qendrës së Tiranës, ku kishte dyqane, që na dukeshin të bukura. Në ato rrugë kishte shumë njerëz, shumica burra dhe djem, shumë pak gra ose aspak, pothuaj vetëm nxënëset dhe personeli i Institutit, dhe pak intelektualë, që njiheshin me gisht.
Unë kaloja rrugës “Mbretërore”, ku ndodhej dyqani ku punonte H. Stërmilli. Kur dera e dyqanit qëllonte e hapur, ndalesha, fusja kokën, si me druajtje. Hakiu sa më shihte, ngrihej nga tryeza e tij dhe më ftonte të ulesha në karrigen përballë.
Hakiu rrinte gjithnjë i veshur dhe i mbajtur me sqimë, me këmishë të bardhë e kravatë dhe me kostum civil. Ai ruante pamjen e një intelektuali.
Në bisedat me të, dukej që e interesonin problemet sociale, prandaj më pyeste: ç’mendojnë vajzat e Institutit, nga janë ato, ç’mendojnë për të ardhmen e tyre? Po, ashtu më pyeste se ç’mund t’i thosha për vajzat shtëpiake… Pastaj kalonte bisedën duke dashur të mësonte për njohuritë e mia letrare, ç’lexoja, çfarë më pëlqente etj…
Në ato vite, 1936-‘37, botohej revista “Bota e Re”. Unë e lexoja rregullisht dhe me dëshirë. Më shumë ndalesha në komentet për shkrimet e guximshme që botoheshin në të, dhe për problemet sociale, lexoja sidomos poezitë e fuqishme dhe tregimet tepër mbresëlënëse për gjendjen e mjerueshme të njerëzve të thjeshtë të popullit, veçanërisht të grave dhe të fëmijëve.
Në vitet në vazhdim, shpërtheu lufta antifashiste në Spanjë kundër fashizmit të Frankos. Nazifashizmi hitlerian e musolinian po jepte shenjat e synimeve agresive në Europë dhe në kontinente të tjera. Kundër këtij rreziku, u ngritën e shkuan në Spanjë vullnetarë nga shumë vende të botës, mes të cilëve edhe intelektualë antifashistë të shquar. Në ndihmë të kësaj lufte dhe këtyre vullnetarëve, edhe në Shqipëri u hap një fushatë për sigurimin e ndihmave për vullnetarët. Për këtë, H. Stërmilli m’u drejtua mua, për të kontribuar në këtë drejtim, duke punuar me vajzat e Institutit dhe me të njohur të mi. Por ne, nga ana jonë, me porosinë e Qemal Stafës, e kishim filluar punën për mbledhjen e ndihmave për vullnetarët antifashistë të luftës së Spanjës.
Haki Stërmilli e tregoi atdhetarizmin e tij edhe gjatë Luftës sonë Nacionalçlirimtare kundër pushtimit nazifashist 1939-1944. Ai, i veshur si një fshatar i thjeshtë, me brekushe e qeleshe, u bashkua me Haxhi Lleshin dhe Baba Faja Martaneshin, kalonte nga çeta në çetë, vëzhgonte, shkruante skica, mbante ditar, në bazë të të cilave shkruajti librin “Në shtigjet e lirisë”.
Si personalitet i shquar politik, Haki Stërmilli mori pjesë në Konferencën e Labinotit (në shtator të 1943), ku u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe, si i tillë, ai u caktua në delegacionin e gjerë të Frontit Nacionalçlirimtar që mori pjesë në Mbledhjen e Mukjes.
Pas Çlirimit të vendit, ai, për një kohë, u emërua drejtor i Bibliotekës Kombëtare, pastaj drejtor i Muzeut të parë të Luftës Nacionalçlirimtare të Tiranës. Me qëllim që të kontribuonte nga afër në ngritjen dhe zhvillimin e kulturës së bashkëqytetarëve, të rinjve e të rejave, të krahinës së tij, ai i dhuroi bibliotekën e vet personale Shtëpisë së Kulturës të Peshkopisë.
Pas vdekjes së Haki Stërmillit, më erdhi në zyrë, për takim, djali i tij, Refiku, shumë i alarmuar, dhe më tha se njerëz të paskrupullt po “i vidhnin librat e bibliotekës së babait të tij”. Unë, menjëherë, dërgova inspektorë të sektorit përkatës, për të parë gjendjen në vend. Fatkeqësisht, biblioteka ishte dëmtuar në mënyrë të pariparueshme.
Me keqardhje e them që nuk munda të shkruaja a të bëja diçka për këtë njeri, sa të shquar, aq edhe modest.
Haki Stërmilli nuk arriti, sa ishte gjallë, të shohë botimin e 3 vëllimeve nga veprat e tij, të zgjedhura me shumë dashamirësi e profesionalizëm të lartë, nga studiuesi dhe shkrimtari i letërsisë dokumentare, prof. Nasho Jorgaqi.
Në mes të 20 e ca veprave, ku shquhen romani “ Burgu” (1935), me përshtypjet e tij nga jeta në burgun e regjimit zogollian, dhe romani “ Sikur të isha djalë” (1936), ka shkruar shumë drama, si “Dibrania e mjerueshme” dhe “Dashuni e besnikëri”, ku dëshmon për luftën heroike të dibranëve dhe të kosovarëve kundër shovinistëve serbë.
Haki Stërmilli, ishte një bir i shquar i Dibrës dhe i gjithë trevave shqiptare. Meriton të kujtohet e të nderohet, në vite, edhe nga brezat e ardhshëm, si atdhetar, antifashist e shkrimtar progresist”.
PO SIKUR TE ISHA VIKTIME E ENVERIT DHE NEXHMIJES A DO PUBLIKONTE GAZETA TEMA LETREN TIME?
Ne te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore kriminelet gjakatare si Nexhmije Hoxha jane ndeshkuar me kohe nga Drejtesia Demokratike, pinjolleve te tyre nuk u lejohet te marrin dhe mbajne poste ne administraten shteterore dhe Kushtetuta e ketyre vendeve u ndalin rreptesisht te bejne biznes me fonde publike dhe qeverite bashke me partite qe drejtojne vendin u kane kerkuar falje viktimave te komunizmit.
PO NE SHQYPNI?
Me kete reportazh vaj medeti me lote dhe qurre bolshevike te krimineles gjakatare Nexhmije Hoxha duket qarte se Mafia e Kuqe me pushtet jo vetem qe nuk ka ndermend te kerkoje falje per krimet e Enverit, qe mbushi lumenj me gjak njeriu fare te pafajshem ne vendin tone, por perkundrazi keta kriminele inkurajohen edhe me medalje e dekorata edhe me pensione shtese nga buxheti i shtetit edhe u jepten poste ne administraten shteterore edhe marrin edhe fitojne tendera te rendesishme me fonte publike, por edhe kane tribunat e tyre ne median kombetare si nje rezil i Shqypnise ne syte e Botes.
PSE KESHTU?
Sepse eshte ashiqare se Koha e Qepes e Enverit akoma vazhdon sot 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit si nje atavizem qesharak i shqyptareve qe Bota i quan akoma me bisht nga prapa.
Po ik ore pirdhu. Ju ka bere shpelarje truri Saliu dhe kujtoni qe shqiptaret jane te varfer sot per faj te Enverit. Shikoni ore cfare monstrash kemi ne parlament dhe neper gjykata dhe pastaj flisni. Enveri ka 30 vjet qe ka vdekur, komunozmi 25 dhe ne i biem te njejte melodie. Nderroni vrimen e fyellit qe te ndryshoje melodia.
Nje turkoshqiptare me emrin nexhmie mund ti mesonte shqiptaret se cfare eshte humanizmi ?
Gabohesh Adriatik.
Ajo eshte shqiptare me shume se ty.
Ajo morri pjese ne lufte,punoi per Shqiperin qe te dale nga erresira dhe te civilizohet..
Ajo e meriton emrin shqiptare trime dhe burrnesh
Per fat te keq eshte shume vone. Kjo zonje nuk beri asgje per Haki Stermillin, sebashku me burrin e saj. Sa ishte gjalle Haki Stermilli nuk u nderua dhe nuk u vu ne vendin qe meritonte. U la nje drejtor biblioteke kur ai ishte nje nga figurat me te shquara te kombit shqiptar. Teper vone dhe ne kohen dhe nga njeriu jo i duhur. Haki Stermilli kur u fut ne burg nga Zogu u be nje peticion i intelektualeve europiane per ta liruar nga burgu qe perfshinte figura nga me te shquarat (shkrimtare boterore). Midis tyre ishte dhe i famshmi ALBERT EISTEIN (Albert Aishtajni) qe nenshkroj lirimin e Haki Stermillit. Per fat te keq Enver Hoxha i persekutoj te gjithe intelektualet e shquar shqiptare sepse shikonte rrezik se mos i merrnin pushtetin ose e hijezonin me shkelqimin e tyre. Nexhmije Hoxha, eshte teper vone. Tani nuk e degjon njeri zerin tend. Vendin e kane marre profashistet dhe prozogistet a ballistet e kriminelat qe nuk kuptojne dot figuren e Haki Stermillit dhe lartesine e tij ne historine e kombit shqiptar.
https://youtu.be/NRiDlABGXaw
E gabim shume mjeran i kohes. Ti kerkon lufte, por mbaroi ajo pune. Une e lexova me shume deshire shkrimin duke patur parasysh edhe romanin “sikur te isha djale”, por nuk e dija jeten e Haki Stermillit kaq te detajuar. Falenderoj zonjen qe na e solli ketu me shkrimin e saj te besueshem duke qene edhe nga nje zone me te, por edhe per pozitat qe ka pase ne kohe dhe qe e njeh mire Haki Stermillin. Kur shkova emigrant, punova ne shtepine e nje oficeri te larte te vendit qe ishte ne pension. Pashe bibloteken e tij shume te madhe, syte me shkuan tek disa libra te Hitlerit, Mao Ce Dunit, Stalinit, Curçillit etj. Menjehere e pyes: Po librat e Hitlerit perse te duhen? I do historia-me tha. Dhe kuptova gjitheçka qe s’kishte me nevoje per komente. Prandaj mos u beni mjerane, por merreni kesaj bote sa me shume dije qe tu a transmetoni brezave qe dhe ata, ne nje shkalle me te larte, te vazhdojne rrugen e transmetimit. Historia eshte vlere me e madhe se aiphoni. Se kjo eshte nje copez nga historia e intelektualeve shqiptare te asaj kohe te veshtire dhe jo e paradave te sotme.
ik o trap,mbaji uturakun saliut,se Nexhi edhe pse po kap te 100 vitet,ben na nje mut e i ve emrin tend e te Sales
Rrofsh nexhi !
Nje kriminele e papenduar,Pa minimalen pendese me nje falje nga prapa Shqiperia nuk behet.Kane vrare popullin e vet, kane vrare shoket e vete.
Ik o Nexh, kush e ka mendjen te historite e tua ?!
Kujtojme me nostalgji kohen e te Lavdishmit, por per lloqe kavaje, s’ta ka ngene njeri o Nexh, se pop’lli osht’ pa buke edhe rrugeve, neper kafene. Me 60 leke shtyjne diten shqiptaret, e keshtu edhe jeten.
Shume me interesante do te ishte te na rrefeje se si Enveri bashke me ty, tinez te gjithe byrosteve te tjere, i pergatisnit kurthat shokeve tuaj, po ashtu byroiste, per t’i varrosur se gjalli dhe per t’i degdisur grate e femijet e tyre neper te gjitha birucat e ferrit komunist, ku shume nga keta i detyruat qe ta vrisnin veten, per t’i shpetuar makabriteteve te policise suaj! Mbi Enverin e Ty rendojne me mijera vdekje e vuajtje mizore te bashkeatedhetareve tane, kurse, tani ti, si nje Hirushe na rrefen shpirtmiresite tua! Ore, a po kujton ti se po ia hjedhe kombit tone? Se mos nje komb i tere eshte kaq budalla sa t’i haje keto pacavure tuaja, te nje Hirushes se zeze!? Po te kishe ti vetem pak skrupull, gje qe te mungon fare, kurre nuk do te dilje ne opinion. Hirushja e zeze si futa, po te them se burri yt e ti jeni te vjellurit e kombit tone, se ju ia bete gjemen me te zeze ketij kombi per hic me pak se 50 vite, ndaj mos na perdhuno prape me jashteqitjet tua trunore.
KENI PUNUAR ME MEND O NEXHI…SALIU ,RAMA JANE PJELLA E JOTE SI DHE TE TJERET…
Nje antifashiste e madhe, qe i ben nder jo vetem brezit te saj,por te te gjithe brezave ne Shqiperi. Lavdi vepres Suaj, e nderuara Nexhjmije!
sss
sa here del nexhmija aq here kalojne ne cmenduri ca komentues qe notojne si gjarpernj ne forume interneti..
Disa thone: na i mori pronat nexhmija me enverinnnnnnnnnnnnnnnnnnnnn..
ne dakort te nderuar shkoni te pularia dhe merrjani se i ka fhsehur te VRIMA….merrni dhe Rita Petron SI SPECIALISTE.
Disa thone:NA VRAU NEXHI ME ENVERIN…DAKORT…shkoni shikoni karriket elektrike ne shba..apo litaret qe u varen kundershtaret ne italy-greqi-france
Sot krimet ,gabimet dhe fajet e personave të implikuar me pushtuesit e vendit tentohet të justifikohen me antikomunizmin e tyre. Këtë gjë bënë edhe shumë nga kolaboracionistët e vendeve perëndimore, mirëpo përfunduan në litar ose para togës së pushkatimit.
Mendoj se eshte hedhur aq shume balte mbi luften n-cl,diten e clirimit 29 nendorit,mbi veteranet,ushtaraket,deshmoret,lapidaret ku do te vecoja hedhjen ne plehrat e Shkodres te Heronjeve te Vigut dhe ne krahun tjeter I ngrihet lapidary atij qe ja mbathi ne 7 prill 1939 me florinjte e vjedhur dhe me popullin e carmatosur.
Megjithese I takoj atyre shqiptareve qe nuk e ve ne diskutim 29 nendorin 1944 dhe e vleresoj po aq sad he 28 nendorin do ju lutesha shquptareve dhe shqiptareve ,veteraneve dhe atdhetareve…Mos e festoni 29 nendorinme ate vend qe eshte me shume se I pushtuar se ai eshte I poshtruar nga paria e tiranes dhe nga paneli dipllomatik I akredituar ne Tirane.Mos harrojme se anglo-ameriknet ishin ato qe ndihmuan Enver Hoxhen ne L2B dhe ishin po keta qe na lane ne duart e dy Josif-eve Titos dhe Stalinit dhe tani bejne rolin e budallait
Nese ne Shqiperi sot mund te mungoje nje analizim i mirefillte, ashtu sic e meritojne figurat e shquara te historise apo edhe ato te diskredituarat shume vite me pare, sic eshte ajo e Xhafer Deves, kjo nuk do te thote se shqiptareet e shkolluar, apo ata qe kane premisa te njohin te verteten e historise se tyre te terhiqen ne erresiren e mungeses se informacionit, per shkak te papergjegjshmerise se politikes, apo per shkak te konfuzionit te pergjithshem qe mund te krijoje nje tranzicion i sterzgjatur, sic po ndodh me te tashmen shqiptare. Ne lihemi ne ‘konkluzionet’ e ca matufeve-servile qe hane ne cdo regjim e na japin mend., sic eshte historia e turpshme e perpjekjeve per falsifikimin e dates se clirimit – 29 Nentorit, etj etj.
Fenomeni i shume-perhapur tek ne prej viteve 90 e ketej, me perpjekjet per te erresuar cdo gje te lavdishme dhe per te revizionuar dhe pastruar, jashte te gjitha limiteve, figura te diskredituara te historise shqiptare, eshte e po behet me shume agresiv… Te rinjte e sotem dhe te rinjte e te nesermes historine duhet ta lexojne ashtu sic eshte, sepse ne te kunderten cmimi qe shqiptaret do t’i paguajne historise se te ardhmes do te jete shume i rende dhe do te kete emrin Harrim. Harrim i momenteve qe nuk duhen harruar, harrim i Heronjve te Vertete dhe hapje vend ne Panteonin e Lavdise per figurat, qe e kane vendin ne stolin e turpit ne perjetesi.
Sot figura si Abaz Kupi, Anton Harapi, Xhafer Deva, Lef Nosi, Hasan Dosti, Rexhep Mitrovica, Abaz Ermenji, Mit’hat Frasheri, Muharrem Bajraktari, Gjon Markagjoni e te tjere, po na paraqiten befas si patriote te medhenj, pershkruhen te zezat e komunizmit ndaj tyre dhe se ato burra te pamposhtur i paskan sherbyer Shqiperise me pergjerim. Per shume prej tyre permendet vetem kalimthi, se i paskan sherbyer nazisteve gjermanit vec per “pak kohe”, vec per “t’i sherbyer” atdheut e “shpetuar” ate nga komunizmi.
Si mund te merret guximi te revizionohen keto figuara te mbuluara me turp, sepse “me pare” paskan qene burra te mire e patriote apo se me pas, komunizmi i paska “persekutuar”?
Por e verteta mbetet e vertete dhe komunizmi nuk hyn fare ketu.
Perse valle njerez si keta Historia Boterore i ka quajtur Kolaboracioniste, apo Kuislinge?
Ky epitet famekeq vjen nga emri i Vidkun Quisling, qe bashkepunoi me nazistet kunder kombit te tij, Norvergjise. Ne Shqiperi ato qe moren poste ne kohen e pushtimit italian apo gjerman, ishin thjesht tradhetare te atdheut. Te tille u konsideruan “koleget” e tyre ne bote qe bene te njejten gje.
Perse u dashkan te rishikohen figurat e tyre ? Nese Xhafer Deva paska qene burre i mire, ka dashur Kosoven e Shqiperine pa mase, kjo mund te permendet deri ne kohen qe u be bashkepunetor i Nazisteve.
Perse? Ne Luften e Dyte Boterore, figura, me pare te respektuara, qe do permendeshin per mire per gjenerata te tera, por vetem per ate hap te gabuar, qe ju bashkuan nazizmit, jane damkosur si tradhetare nga vendet e tyre. Burra shteti, mareshalle, admirale e gjenerale, diplomate e njerez me emer ne fusha te ndryshme, qe per nje arsye a tjeter (ajo tashme nuk ka rendesi) ju sherbyen Nazisteve, quhen e jane denuar si Kolaboracioniste.
Le te marrim shembullin me primar. Mareshallin Petain, qe sot historianet franceze e quajne thjeshte Philip Petain dhe te denuar si tradhetar te atdheut, e qe quajne Mareshal Hauteclocque, liderin e rezistances Philippe Leclerc de Hauteclocque.
Petain, nje hero i Luftes se Pare Boterore, zgjodhi qe qe ne te Dyten te behet bashkepunetor i gjermaneve dhe udhehoqi Qeverine Kuislinge te Vishise. Fati i tij dihet ne mbare boten, pas lufte gjykohet e denohet me vdekje (me pas falet nga presidenti De Gol) e sot konsiderohet simboli i turpit per mbare Francen. Askush nuk i referohet atij si burre i mire. Apo si burre i persekutuar, apo se gjyqi pas lufte a denoi pa te drejte.
E pra, Peten deri ne veren a 1940 respektohej ne mbare boten per emrin e mire, por sic De Gol (qe e kish njohur personalisht) tha nje here “ Peten ka qene nje njeri i madh, por ai Vdiq ne 1925), por reputacioni i meparshem ‘heroit te Verdunit nuk e shpetoi nga damkosja e perjetshme, ne France, ne Bote e ne Histori, u quajt dhe ashtu do mbetet, nje Tradhetar.
Peten per nga fama, arritjet e reputacioni ka me shume peshe se Xhafer Deva apo kolaboracionistet nga Shqiperia, por ndajne bashke nje fat – te gjithe bashkepunuan me Okupatorin e ne proces tradhetuan atdheun.
TANI, ne u dashka te shkruajme bemat e tyre dhe te flasim mire per ta? Por si? Cfare kane bere? Apo se persekutoi dhe vrau dhe derdhi gjak popullsie te pafajshme ne rruget e Tiranes me 4 Shkurt te vitit 1944…?? Vepra e tij eshte fakti qe e denon, ashtu si ne shume vende bashkepunetoret me gjermanin e filluan kete ne vitet 40-41, ne Shqiperi dhe kur lufta shihej qarte se kish marre krahun e humbjen per Gjermanine Naziste, Kuislinget Shqiptare u lepinin cizmet e krijonin Regjenca e te tjera grupe, bile deri ne tetor te 1944.
Per ata njerez eshte shkruar nje here e pergjithmone fati i tradhetise,
njerez si Xhefer Deva e kane marre nje here e mire vulen e turpit nga Historia
A kane qene burra te mire Kolaboracionistet Shqiptare deri pak para Bashkepunimit me Hitlerianet e Fashiste te tjere eshte pa rendesi per shqiptaret. Akti i tyre “final” eshte i parevokueshem e askush nuk mund te ktheje dot kohen pas, nuk mund t’i rishikoje ne nje drite tjeter apo te perpiqet te na i paraqese ata ne nje version pozitiv.
Tradhetare ishin dhe te tille do te mbeten! Ashtu si gjithe kuislinget ne te gjithe Europen e okupuar nga Nazi-Fashizmi. Ky eshte nje fakt i palevizshem. Pavaresisht se historia ne Shqiperi u be rremuje ne keto 20 vjetet e fundit dhe historia a pa anshme e shkencore nuk mund te pretendohet ne keto vite. Per kete le t’i referohemi Historise Boterore
te te njejtes periudhe – Luftes se Dyte Boterore dhe te bejme sic bene te gjithe, pra le t’i quajme Tradhetaret – Tradhetare dhe Heronjte e vertete – Heronj.
Xhefer Deva ka qene nje Kuisling, si shume shoke te tij, qe bashkepunuan me okupatorin dhe i tille do ngelet perhere. Te njejte do ngelen dhe Kuislinget a tjere, Dosti, Harapi, Ermenji, Mustafa Kruja e soji i tyre. Nuk mund ta kthesh dot kurre nje kuisling ne Atdhetar…por ne Shqiperi c’fare nuk ndodh…!
Eshte e trishtueshme qe vitet e fundit po behen perpjekje per rehabilitimin e tij nga kuislinget Berisha dh Basha. sic bene dhe me Zogun Nderrimi i tabeles se deshmoreve te 4 shkurtit 1944 pikerisht ne pervjetorin e Kosoves dhe venia e emrit te Rugoves ketij pinjolli te Deves eshte me teper se skandaloz.I neveritshem ishte dhe qendrimi i Ilir Metes i ketij mender “ antifashisti”qe kur ishte ne kualicjon me PD ne bashkine e Tiranes u be kuisling i Bash-Berishes.
Por ajo qe ka nje rendesi te vecante eshte qendrimi i disa amerikaneve shqipfoles ne Amerike qe per te luftuar gjasme komunizmin po perdorin si arme zogizmin dhe kuislinget qe ne fakt con te nje percarje kombetare me efekte shkaterruese permanente
Dihet qe Xhaferr Deva i perket atyre krimineleve te L2B qe duhej te dorzohej per gjykim nga shteti amerikan.Jo vetem kaq por Xhaferri u perdor nga CIA per veprime diversioni ne vitet 50’ por deri ketu nuk ka ndonje problem se ishte lufte e ftohte.
Por pas 1992 te na vine pinjollet e ketyre kuislingeve per te vendosur “demokracine”kjo nuk shkon.Aq me teper kur Ylli ne ngjitje Lulzim Basha ka parametra te njejta si nje VRASES I qytetareve te Tiranes ne 21 janar 2011 ku qeverite euroatllantike mbyllen syte dhe toleruan nje akt fashist.
4 shkurti 1944 dhe 21 janari 2011 perbejne nje simetri perfekte,dhe eshte koha qe Amerika dhe Bashkimi Europjan duhet te kerkojne ndjes shqiptareve dhe menyra e vetme per ta shfaqur ate eshte denimi i nazi berishizmit dhe Lul Bashicit ketij Xhaferr Deve junior.
Te pakten Xhaferr Deven e justifikoj ne nje fare menyre se gjermanet krijuan Shqiperine e Madhe eshte fakt..Kurse Serberisha u vu si dhender Serbie ne kohen fatkeqe kur ambasdori I pare amerikanme nje serbishtfoles si elezbiberaj nga mbrapa erdhi nga Beogradi kur jugoser
bet kishin lidhje vellazerore dhe kjo e keqe do te na ndjeke dhe disa dhjetra vjecare..deri kur te hapen dokumentet e deklasifikuara..dhe do ta kuptojme se pse poshtrojne 29 nendorin dhe ato trima qe I dolen zot vendit kur paria u be kuislinge dhe I sherbeu pushtuesit
https://youtu.be/NRiDlABGXaw
shife cili flamur esht ma i madh nè kèt video a ather justifikoj kto pro rus
Te lumte penda o neneloke shqiptare. Mendjendritur akoma ne kete moshe te pleqerise. Lum si ne.
Nje shkrim nga i cili meson.Kujtime te nje revolucionare qe luftoi per clirimin e vendit,per rindertimin dhe ndertimin e tij.E shquar per emancipimin e shoqerise dhe ne vecanti te femres shqiptare.Nje shkrim me vlere i cili te orienton per te vleresuar ku ishim ,ku shkuam dhe ku jemi sot.Respekt i vecante per autorin e librit “Sikur te isha djale”
koqja Nazmie!C’mendim kishte shoku Vjener Hoxha per zotin Haki Stermilli
nga Dibra. se thone qe bashkshorti juaj ka qene shume liberal!
Haki Stermilli ishte shkrimtar patriot dhe demokrat. Lindi në Dibër te Madhe.Në vitet 1920-1924 hyri në lëvizjen demokratike dhe u bë një ndër drejtuesit e shoqërisë “Bashkimi”. Fati i tij ishte qe nderroi jete ne 1953,ndyshe do te kalbej ne burgjet e nexhmies si shume shkrimtate patriot e domokrat te tjere.
Per antienverin: gazetat sot nuk pyesin per te djathte e te majte, por pyesin vetem per lekun! Gazetaret sot kane nje nuhatje te tille per parane, sa nuk e kishin as qente e kufirit dikur ndaj gjurmeve! Per cdo lloj devize gazetaret mbyllin dy syte, dy veshet dhe gojen!
Komentuesi Milliarder i shkerdhyer komunst,si duket ende jeton ne koherat e diktatures vrastare komunisto-partizane,eshte nje egoist psikopat qe lavderon tradhetaret partizan qe lane trojet etnike nen cizmen e hekut titisto-rankoviqiste.Lavderon ata,por edhe veprimet e tij te kriminelit qe masakroi atdhetaret qe deshten trojet e bashkuara etnike.Ky milliarder i shkerdhyer nga Milladini,Mugosha,spiuni Koci Xoxe etj.traumatizuan popullin e pafajshem dhe tani,ende njollosin figurat e shquara te kombit si:Xhafer Deva,Mit-hat Frasheri,Rexhep Mitrovica,Ermeni,M.Kruja,Rugova etj.qe luftuan per bashkim kombetar dembabadem.Ky komunist egoist dhe te tjeret si ky,perdhosin figurat qe tere jeten e tyre luftuan per clirimin e Kosoves dhe afrimin e saje me memen e tyre Shqiperine.Ky anti shqiptar dhe sojet si ky tradhetare komunist,dekoruan cetniket dhe shovenet jugosllav,per “meritat” e tyre ne vellavrasjen shqiptare dhe gllaberimin e tokave etnike kombetare.Po ky kriminel komunist,nuk flet asgje per masakrimin e kosovareve te pafajshem ne Tragjedine e Tivarit(1945), te rinjet nga 14 vjec,qe u kidnapuan nga partizanet cetnik jugosllav dhe kaluan,me pelqimin e tradhetareve partizane shqiptar, permes Shqiperise ne varrin e vdekjes,kur vec kishte perfunduar LDB.Ky kriminel dhe te tjeret si ky do e varrosin perseri shtetin londonez ne diktature edhe me te mjere se ajo e Hoxhes.Turp per keta kriminel qe do mbesin gjithnje tradhetare te kombit te pergjysemuar dhe te coptuar gjeografikisht dhe kombetarisht.
Ti ke rene viktim e propagandes sersbe. Te keshilloje te mos merresh me politikese se njohirit e tua jane barabar me zero ti Etniku!
Respekt per kete grua historike, patriote e intelektuale! Kur te ikin keta njerez mbas disa dekatave do vleresohen realisht, kur revanshizmi i bashkepuntoreve te fashizmit te zbehet dhe te vleresohen ashtu si e meritojne te vleresohen si ne boten e qyteteruar.Sot ne politike dominon sharlatanizmi.