Templarët, Masonët, Iluminatët dhe gjithë shoqëritë sekrete në botë

20 Janar 2016, 17:39Bota TEMA

Sa herë që përmendet emri i ndonjë prej këtyre grupimeve tërheq vëmendjen për shkak të misticizmit të tyre.

Janë organiza botërore sekrete që njihen nga kushdo, por qëllimet e tyre dhe mënyra e veprimit janë mister.

Ja cilat janë shoqëritë sekretë më të njohura në botë:

Grupi Bilderberg

Meshkujt më të pushtetshëm e të pasur të botës kohë më parë u mblodhën në Hotelin Bilderberg. Bëhet fjalë për një organizatë të përbërë nga më të pushtetshmit mes të cilëve politikanë, senatorë, burra dhe gra të biznesit. Ata janë, ata që kontrollojnë Ekonominë e Botës dhe shkaktarët e krizave ekonomike, ose të paktën kështu mendojnë njerëzit që besojnë se Grupi Bilderbeg qeveris këtë botë.

Masonët

Një tjetër organizatë e famshme falë Dan Broën. Ky sekt është i famshëm, duke qenë se i bën masonët si dominuesit kryesorë të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, madje mendohet se filmi i Will Smith, “Hankock” si protagonist ka në të vërtetë një nga krijuesit e fondacionit John Hancock.

Iluminatët

Ose më mirë i njohur si Urdhri i Iluminatëve mbështesin kultin e syrit që sheh gjithçka, sy i vendosur edhe në kartmonedhën e një dollari. Madje mendohet se janë pikërisht iluminatët, të cilët kanë sulmuar kishën, kanë qenë përgjegjës të revolucioni francez dhe kanë një objektiv të ri: një urdhër të ri botëror.

Skull & Bones (kafka dhe kocka)

Shoqëri sekrete me qendër në universitetin e Jeil distinktivi është një kafkë dhe dy kocka. Në fillim ishte një organizatë sekrete e përbërë kryesisht vetëm nga meshkuj, por më 1992 filluan të pranonin edhe anëtare femra brenda organizatës. Aktualisht janë lançuar dy filma që hedhin dritë për këtë shoqëri.

“Kryqi i trëndafiltë”

Kryqi i trëndafiltë në ndryshim nga shoqëritë e tjera mendojnë fuqimisht në zhvillimin e fuqive të njeriut. Sipas anëtarëve të kësaj shoqërie qeniet njerëzore mund të ndryshojnë duke ndryshuar mendimet, zakonet dhe ndjenjat.

Urdhri Martin-ist

E krijuar më 1890, është një shoqëri me karakter të fshehtë, për këtë urdhër nuk mund të flitet shumë duke qenë se informacioni ende është i pakët, megjithatë deri tani nuk është gjetur asnjë e dhënë që ky urdhër të ketë si objektiv dominimin e botës.

Templarët

Janë një urdhër murgjish ushtarakë. Në fillim jetonin vetëm me lëmoshë, quheshin fillimisht Kavalierët e Varfët të Krishtit. Si fillim betoheshin se do të mbronin rrugën për në tokën e shenjtë për pelegrinët e rinj që do të dyndeshin drejt Jeruzalemit nga Evropa pas Kryqëzatës së Parë. Megjithatë arritën të fitonin pushtet aq sa nuk paguanin taksat.

Paria e Sionit

U zbulua nga Dan Broën dhe vepra e tij “Kodi i Da Vinçit”, një tjetër shoqëri sekrete me mision të rëndësishëm për të ruajtur Gralin e Shenjtë, padyshim shoqëria me më influencë pas asaj të të pasurve./Express

6 komente në “Templarët, Masonët, Iluminatët dhe gjithë shoqëritë sekrete në botë”

  1. Pilo Lala says:

    Keto emra te sajuara nga disa njerez te pafuqishem, jane dokrrat e kohes tone.
    Iluminati apo Masonati do vendoste nje Zezak President te Amerikes?

    Keto Shoqata kaq te medhaja, ku te pakten bejne pjese 30-40 Familje, vazhdojne te ruajne kaq sekrete?
    Ne kemi mesuar sekretet e Hitlerit, Stalinit, dhe shume diktaturave qe kishin shume sekrete.
    Keto Familje dhe Saga nuk kane pasur asnjehere rivalitet ekonomik, te zihen?
    Edhe Mafia qe vepron me ligje te hekurta, eshte shperndare, dekonspiruar kushedi sa here, per shkak te prishjes pazareve.

    Kur dikush nuk di te jape pergjigje per nje ceshtje, te mbyll gojen, kete e di Iluminati.
    Cuditem si ka akoma njerez qe u besojne ketyre perrallave.

    1. Edkari says:

      Ky palloshi kryeminister i vendit tone e heq veten sikur eshte ne lidhjen masone…….
      I jep rendesi vetes tamam si kaposhi maje plehut…………..tamam si kaposhi maje 1 milion kokpalareve qe e sollen.

  2. Alban Dardani says:

    — Po SUPER-KUPOLA qe i organizon, kontrollon dhe manaxhon te gjitha keto ,
    JU LUTEM , KUSH ESHTE ….????

  3. elona says:

    Kush e ka shkruar kete artikull aman?Pse ore Dan Brown i ka zbuluar keto?Une para tij kam
    lexuar shume libra te tille konspirativ me autore si Jim Marrs,Zacharia Sitchin ,Zhak Atali etj…qe flasin per keto dhe shume me shume.Qeke komplet gazetar facebooku.

  4. Mund te besojme se kane egzistuar edhe te tjera me sekrete por sa kane jetuar dhe a jetojne ende kete nuk e ka thene njeri ose zbuluar njeri.Ka ende rruge dhe qyteterime te vjetra te pazbuluara dhe studiuara shenjat e te cilave egzistojne akoma por percaktimet e tyre nuk jane te sakta ashtu si edhe per keto qe flitet ne shkrim.

  5. Adam says:

    Harruat ‘Harry Poter”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje