E premte, 21 Janar 2011! Opozita e asaj kohe kishte thërritur protestën e radhës kundër qeverisë “Berisha”. Njerëz nga gjithë Shqipëria u derdhën në bulevard për të protestuar kundër korrupsionit qeveritar.
Mes protestuesve ishte edhe Hekurani, Ziveri, Faiku dhe Aleksi, të cilët fatkeqësisht nuk do të riktheheshin më në shtëpinë e tyre. Pesë vite më vonë kësaj ngjarjeje u dihen vetëm emrat e viktimave, por ende asnjë fajtor.
Edi Rama ka folur shpesh për 21 Janarin në Top Story. Ka folur kur ishte në opozitë, kur njoftoi martesën politike me Ilir Metën dhe flet sërish këtë të enjte. Në intervistën me gazetarin Sokol Balla, Kryeministri i mëshoi reformës në drejtësi, kur thotë se 21 Janari është një arsye më shumë për realizimin e saj dhe për dhënien fund të pandëshkueshmërisë.
Intervista e plotë
Sokol Balla – Pas 5 vjetësh, a është ridimensionuar ajo ngjarje në mendimet tuaja?
Kryeministri Rama – Ndoshta vetëm në kuptimin që është ende si 5 vjet më parë nga pikëpamja e vendosjes së drejtësisë, ndërsa nga emocionet dhe dëshpërimi për gjithçka ndodhi, është gjithmonë e freskët. Është njësoj si një vit më mbrapa.
Sokol Balla – Ndjeni përgjegjësi për atë që ndodhi? Po t’i riktheheshit ndoshta diçka duhej bërë ndryshe, që ato jetë mos humbeshin?
Kryeministri Rama: Ato jetë u shuan kur edhe protesta ishte shuar dhe nuk ishin as vrasje aksidentale, as vrasje në panikun e një përplasjeje të armatosur mes protestuesve dhe shtetit, por ishin pushkatime pa gjyq për të dhënë mesazhin barbar të qeverisë së atëhershme se kush guxon të imagjinojë një ballafaqim me qeverinë dhe për më tepër, kush guxon ta imagjinojë vendin pa atë qeveri, gjen vdekjen me plumb kokës.
Sokol Balla – Cili është përjetimi më i fortë që keni nga ajo ditë e gjatë?
Kryeministri Rama – Nëse nuk do të ishte 21 janari, mbase unë nuk do të isha kaq i ngurtë në qëndrimin për reformën në drejtësi, çka do të thotë, nëse reforma në drejtësi është një domosdoshmëri dhe ka qenë e tillë edhe pa 21 Janarin, pandëshkueshmëria e përgjithshme 21 Janarin ka simbolin e vet.
Sokol Balla – Pse nuk ka nga qeveria sot një akuzë konkrete penale ndaj ish-drejtuesve të Ministrisë, Qeverisë, Gardës? Flas për një padi të re.
Edi Rama – Ne kemi mbështetur rihapjen e çështjes nga ana e Prokurorisë me elementë të rinj që kemi dërguar. Nuk jemi ngutur në kuptimin që të ndërtojmë një akuzë që do të merrte një intonacion politik dhe do të dëmtonte një proces të drejtë dhe të pavarur, por kemi çuar prova të reja që i krijojnë mundësi Prokurorisë që të rihapë çështjen. Mos harrojmë që çështja është e pambyllur sepse është në gjykim dhe ne me durim dhe duke shtrënguar dhëmbët presim që si do të shkojë nga pikëpamja e gjykimit të kësaj drejtësie që është. Por, 21 Janari, e kam thënë edhe më parë, është një nga ato ngjarje që historia mëson se nuk mbyllen pa drejtësi dhe është rasti kur gjen kuptim të plotë fjala e popullit, që drejtësia vonon, por nuk harron. Drejtësia për 21 Janarin mund të vonojë, por nuk do të harrojë.
Sokol Balla – Ju thoni që 21 Janari ju ka bërë të vendosur për reformën në drejtësi…
Edi Rama – Ndoshta pa përjetuar 21 Janarin nuk do të kisha këtë vendosje kaq të panegociueshme me kulturën e pandëshkueshmërisë.
Sokol Balla – Ajo që doja të thoja, pa dashur të provokoj në këtë ditë, është se ju flisni për reformë në drejtësi, por harroni që sërish përballë janë po të njëjtët aktorë dhe po të njëjtat vështirësi. Përballë keni Partinë Demokratike, keni ish-ministrin e Brendshëm dhe ish-Kryeministrin dhe mesa duket përballë keni edhe personin për të cilin ju organizuat 21 Janarin, kësaj radhe zotin Meta. Kështu perceptohet. Cili është ndryshimi sipas jush?
Edi Rama – E vërteta meriton të respektohet dhe kjo nuk është e vërtetë. Reforma në drejtësi është një proces që Shqipëria e ka të nevojshëm dhe të domosdoshëm edhe pa 21 Janarin. Unë jam shumë i vetëdijshëm që padurimi, zhgënjimi, kërkesa e llogarisë së njerëzve për këtë drejtësi të munguar shpesh faturohet tek unë apo tek Qeveria, por duhet që njerëzit ta dinë që do të ishte një fatkeqësi e dytë, një 21 Janar i ftohtë nëse ne do të kishim përdorur pushtetin politik për të bërë një hakmarrje politike dhe nëse unë do të kthehesha në prokuror dhe gjykatës. Së pari, kjo është e pamundur në sistemin ku jetojmë dhe së dyti kjo është një shkelje shumë e rëndë, po aq e rëndë sa 21 Janari dhe pse pa jetë njerëzish…nëse do të kuturiseshism që të bënim një proces politik. Dua t’ju siguroj që shumica jonë është e vendosur për të bërë reformën në drejtësi dhe askush nuk duhet të keqkuptojë dhe keqinterpretojë diferencat në retorikë mes meje dhe kreut të Kuvendit dhe askush nuk duhet të harrojë që ky është një proces që ne ja kemi lënë Kuvendit. Në rastin konkret, nëse e shikojmë dhe gjykojmë Ilir Metën vetëm si kreu i LSI-së mund të keqkuptohemi. Ai është edhe kreu i Kuvendit dhe në këtë proces duhet të jetë mbi të gjitha kryetar i Kuvendit dhe si i tillë duhet të kërkojë konsensus deri në mërzi dhe bezdi për njerëzit që presin me padurim reformën në drejtësi sepse ky është roli që ka.
Sokol Balla – T’i rikthehemi 21 Janarit. Duket sikur gjithçka është e padrejtë. Ju jeni këtu, Meta është aty ku është, të tjerët janë atje…të vetmit që nuk janë, janë ata që humbën jetën në këtë bulevard. A mendoni që pavarësisht gjithçkaje, ne si shoqëri u detyrohemi një ndjesë familjarëve të atyre viktimave, qoftë edhe për vonesën në vendosjen e drejtësisë?
Edi Rama – U detyrohemi ndoshta ndjesë për vonesën, por është një ndjesë morale në rastin tim dhe tonë sepse faktikisht nuk jemi ne që kemi krijuar këtë sistem të korruptuar dhe të inkriminuar drejtësie. Ne jemi ata që po përpiqemi ta përmbysim këtë sistem! Ne jemi ata që me këtë reformë po kërkojmë dhe jam i bindur që do t’ja arrijmë që të ndajmë gjykatësit, që e meritojnë besimin e njerëzve dhe përfaqësimin e kushtetues së vendit për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e njerëzve, nga gjykatësit që meritojnë të jenë diku tjetër.
besojme akoma zoti rama.
Pse te japsh drejtesi do te thote te hakmerresh?
Hajde teveqel KM, hajde ?!
Po jo o edi ca thua, ste kerkon njeri te perdoresh shtetin per “hakmarrje”, ti ta perdoresh per qejfin tend te punesosh k.rvat dhe b… qe ke punesuar pa lidhje me ps eshte ok, po jo per te vene drejtesi. Mund ta perdoresh qe te pasurohesh pak ti me ilirin dhe lsi po jo per drejtesi. Mund ta perdoresh ti besh presion njerzve qe te dalin kryq ne fushate po jo per drejtesi, se per plera si ty drejtesia sot quhet “hakmarrje”. Por duhet te dish qe sot ti se ben “hakmarrjen” por neser do jesh edhe ti viktime e saj si puna e saliut sepse ate se ndal dot as ti as saliu
Keni degjuar pordhe me rigon,por kurerdhet ne fuqi erdhet me kete motiv,tani kane kaluar 5 vjet dhe na jep intervista koti fare.tog fjalesh qe skane fund.Mire tha Z.Kulla “te kam dhjere ne reforme”,akuza ka 5 vjet dhe nuk eshte mbyllur,pse mbylle akuzen,coje ne ghyq,e humbe gjyqin, coje ne Venecia,ne Versaje coje ku te dusah ,por te na thuash ketu qe vonon por nuk harron ,kur nuk dihet qendron apo jo ne pushtet
eshte te tallesh me gjakun e atyre qe ti qaje si aktor i teatrit.Po Ruci.Majko,po Xhafa dhe Veliaj ku jane ,apo presin reformen agrare nga Venediku,na thive ,tamam per te qeshur.
O te qifte nje gje e eger o Edvin,se na Kalle Daten me pallavra,
Rilindasi bojaxhi do te beje shtet.
Fut ne burg kush vjedh dritat
Due kush vjedh banken e le te lire.
Renon vrasesit ordine re
Dhe nuk de non vrasesit shteteror .
21 janari eshte krim poltik shteteror.
Edi rama u votua vetem per te bere drejtesi
Due jo si i majte,edi me te majten ka nuk ka fare lidhje.
Shprehje e gabuar kjo: “Do te ndajme gjyqtaret e ligj nga te miret dhe te besueshmit”. Duhet thene: “Do te perpilojme nje paket ligjore shtese per funksionimin dhe kontrollin e prodesve gjyqsore, ne menyre qe gjyqtareve tu dridhen leqet e kembeve, nese u afrohet dikush per te favorizuar apo disfavorizuar njeren pal”. Kjo paket do te veproje qe ne fazen studentore te pergatitjes se gjyqtareve,
Do te besonim po te kishe bere te pakten nje denoncim ne prokurori. Por ti nuk levize as gishtin per krimin makaber. Pastaj perse premtove qe do ta zgjidhje apo mashtrove sa per te marre pushtetin. Cfare mekanizmi elektoral I mbetet popullit sovran per ta zgjidhur kete padrejtesi?
Keshtu do te kalojne shume vite ,per Ramen me bla bla bla ,nuk se cfare te bej ,eshte i detyruar te flasi pa kufi deri kur te largohet nga qeveria . Neser do te thote ,doja te nxirrja fajtoret ,por nuk jam vetem ,e ka ne dore drejtesia .
Amani more ,nuk ja vlen me kalu kohen me keta .
Po kur prishe pallatin e bashes ne vlore nuk ishte prdorim I pushtetit per hakmarrje!!!!! Po hik re po na bo dh si filozof tashi. Vdeksh
Per te vene drejtesine e 21 janarit kryeministri jone thote se po ben reformen ne drejtesi. Genjen sepse reforma nuk ka fare lidhje me 21 janarin apo me ndeshkimin e gjykates se larte atje ku eshte dosja e 21 janarit, por maksimumi me ndryshimin e gjykatesve ose prokuroreve, domethene do ikin keta qe jane e do vine shoket e tyre. Rama eshte i zhytur ne krime njesoj si Berisha e Meta dhe nuk del dot nga kjo lluce e ai e di shume mire. Keq me vjen per ata qe vazhdojne te shpresojne te ky kokepalar genjeshtar ordiner qe eshte duke e vjedhur kete popull me keq se pushteti i kaluar. Pse nuk i ben kete pyetje Balla: Ka mbledhur ndonje prove materiale ose deshmi nga njerzite qe ishin tek bulevardi ne 21 janar Policia e Shtetit? Policia e shtetit mund te hapi ceshtje dhe te mbledhi prova pa nevojen e prokurorise ose gjykatesit. Apo kjo do dukej per Piktorin si veprim politik, atehere mashtroi perpara zgjedhjeve dhe po vazhdon te mashtroje dhe tani. Popull servil dhe mjerane…
VOLANI QË E NXJERR DREJTËSINË NGA PIKA E VDEKJES
S’e ve aspak në dyshim se ka një vullnet ankthmbajtës të Kryeministrit Rama për ta “zbardhur” dhe bërë drejtësi për 21 Janarin.
E ndjek dhe e mbështet atë me “zë e figurë” një pjesë konseguente e socialistëve të parekrutuar sëvoni si dhe një shumicë demokratësh që kanë më shumë se 25 vite që mbajnë mbi zverk një grup fashistoid, “udhëheqësish dhe liderësh”, dhe janë të dënuar përjetësisht të mos bëzajnë për t’i shpëtuar një rroposjeje të dytë.
Në rolin e “bilancierit” L S I –a bën Judën.
“Mekanizmi” është i dënuar të mbesë në të ashtuquajtuat Pika të Vdekjes.
Ku është Volani, ky “hamall” çudibërës që e nxierr këtë mekanizëm nga pikat e vdekjes?!
Unë njoh tre Personalitete me autoritet, dinjitet dhe integritet që, sëbashu dhe vetëm sëbashku – trio, mund ta bëjnë Volanin, ta zhbllokojnë 21 Janarin.
Ata janë dy “ horra” dhe një “aristokrat sfidant”: ish Presidenti, Bamir TOPI, ish Prokurorja e Përgjithëshme, Ina RAMA dhe Avokati i shquar, Spartak NGJELA.
Më bren dyshimi se, a e kanë vullnetin të punojnë sëbashku dhe se, a mund të sakrifikojnë diçka nga “rehatia” për ta shndërruar 21 Janarin në Mision të jetës së tyre(?!)
Ata janë “të brendshëm” dhe “të jashtëm”, konfidencialët dhe “supervizorët”, personat më kompetentë për të ditur se ku janë “spinotat bllokues” procedurialë, ligjorë, kushtetues, ndërkombëtarë, moralë e mafiozë të 21 Janarit!
Topi, Rama dhe Ngjela kanë shansin historik t’i provojnë qytetarisë shqiptare se, deri ku kanë arritur, ka qenë më shumë investim i tyre, diturie, burrërie, dinjiteti dhe integriteti se sa “dhuratë” e e Sali Berishës për t’i mbajtur tërë jetën të poshtëruar e të detyruar të jenë nderditës.
Topi-Rama –Ngjela, duhet të shndërrohen në “institucionin” e vetëm garantues të dhënies së Drejtësisë për 21 Janarin duke e nxjerrë nga kthetrat e “drejtësisë shqiptare mafioze”.
Këta duhet të përshpejtojnë maskaradën e radhës të së ashtuquajturës, Gjykatë e Lartë, të marrin aktin formal të padrejtësisë së radhës dhe t’i hyjnë punës ta çojnë çeshtjen në Pallatin Europian të Drejtësisë.
Besimi im është i patundur: Bamir TOPI, Ina RAMA dhe Spartak NGJELA janë shqiptarët e vetëm në Botë që, po të kenë vullnet, e çojnë në fund dhe bëjnë Drejtësi për 21 Janarin.
Ahhh sikur te kishe cerekun e zellit qe ke ndaj kuponave dhe koncesioneve, per drejtesi per 21 janarin, me siguri kockat e atyre te shkreteve do fillonin me gjet pak qetesi! Ne kete bote ka disa kategori njerezish: burra shteti, frikacake dhe te tredhur menderisht e fizikisht! Ti kurre nuk e ke patur BRUMIN per te bere pjese tek e para!!
Koment sh i sakte!!! Por per show dhe per tu hakmarr ndaj te varferve qe skane mundesi te mbrohen eshte i pari ky por per te godit salen sbehet se i kthehet ai dhe me nje pare vjen era m.. ky pastaj. Mire qe ska b.. te bej gje po pse genjente para zgjedhjeve dhe thoshte do japin llogari??!
Edi nuk eshte i paster. Ai fsheh dicka per 21 janarin dhe dridhet. Te lumte Sokol Balla . Me pyetjet e tua e ke vene me shpatulla pas murit Edi Ramen. Pergjigjet qe Edi i ka dhene Sokol Balles jane mashtruse , Une kam bindjen se dhe Edi Rama nuk premton per te sjell drejtesi dhe pune te mire ne drejtimin e shtetit.