Zgjedhja e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë me shumicë të thjeshtë apo të cilësuar është në të dyja rastet sipas standardeve.
Ka qenë ky vlerësimi që kanë dhënë ekspertët e Komisionit të Venecias në konferencën për shtyp të mbajtur në përfundim të takimeve të zhvilluara në Tiranë.
“Çështja më e diskutueshme ka qenë shumica që duhet të përdoret për zgjedhjen e drejtuesve të organeve të ndryshme. Ekspertët kanë propozuar që të zgjidhen me 3 të pestat, ndërsa opozita që të zgjidhen me 2 të tretat. Të dyja këto opsione janë sipas standardeve evropiane, ndaj nuk ka nevojë për ndërhyrjen e Komisionit të Venecias”, ka deklaruar kreu i delegacionit të ekspertëve, Tomas Markert.
Por, ka theksuar ai, çështja e shumicës nuk është e vetmja çështje e rëndësishme sa i takon amendamenteve të Kushtetutës.
“Në kuadër të procedurës së përzgjedhjes duhet të sigurohemi që kandidatët të kenë standarde. Sipas nesh, ekzistojnë disa opsione për zgjidhjen e kësaj situate dhe besoj se forcat politike në Shqipëri duhet të bien dakord”, ka nënvizuar Merkert.
Duke komentuar takimet e zhvilluara gjatë ditës, ekspertët kanë thënë njëzëri se bëhet fjalë për një çështje të komplikuar dhe e vuri theksin tek pikat ku duhet të fokusohet ajo.
“Kjo reformë është e domosdoshme për Shqipërinë. Kjo nuk është një reformë e thjeshtë, por duhet kohë për ta realizuar dhe duhet të rregullojë statusin e prokurorit, gjyqtarit dhe të luftojë korrupsionin. Ne e mbështesim vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kemi dhënë detaje dhe rekomandime në takimet e zhvilluara, ndaj raporti i ndërmjetëm ka shumë faqe. Do të kemi edhe komente përfundimtare në raportin përfundimtar, por mund të them se reforma është në rrugën e duhur”, ka vijuar Markert.
Ai ka vlerësuar se, ekspertët shqiptarë kanë bërë një punë të mirë në hartimin e draftit dhe se kanë pasur një bashkëpunim të mirë me ta.
Të pyetur nga Top Channel nëse, është e nevojshme një njësi hetimi e posacme kundër korrupsionit? A është ajo e tepërt, apo duhet të jetë e pavarur nga prokuroria, ata kanë dhënë këtë përgjigje:
“Ka precedentë pozitivë të njësive të posaçme që merren me korrupsionin. Rumania ka një njësi speciale kundër korrupsionit, Kroacia ka dhe së fundmi edhe në Malin e Zi po krijohet një e tillë. Ndërkohë, Italia ka zyrën e Antimafias, që është e ngjashme, dhe ne jemi shprehur se këto janë standarde në përputhje me BE-në. Nuk është e imponuar një zgjedhje e tillë, por ajo ka funksionuar në raste si Shqipëria”./ TCH
Lesh Arapi ,eshte kacurel.
Me 2/3 do te thote qe opozita te behet maxhorance ne tavoline !
Shqiperia eshte e tradhetuar nga nderkombetaret!
Imagjinoni sikur Mero Baze te mos paguheshe nga ish-KGBja dhe Edi Rama por do te ishte neutral. Titulli mund te ishte: “Venecia, bie alibia e Rames se 2/3 sic kerkohet nga Opozita eshte jashte standarteve te BE. Venecia thote, 2/3 eshte ok nqs. Rama nuk ngul kembe si mushke te kape drejtesine”
Ajo qe thone komisioneret e Venecias eshte e drejte por jo per ne por per Europen qe din te vendose ne baze te drejtesise dhe jo te politikes.
Nuk e kuptoj ku e sheh Mero qe Venecia paska rrezuar opoziten dhe jo qeverine apo keshtu i pelqen Meros
Shaban , prandaj quhet mazhorance se supozohet qe ka mendimin e shumices jo te te deshtuarve qe kaluan superminorance , qe ka probleme ka plot , po duhen gjerat te marrin forme , edhe venecia vertete hodhi poshte pd se ngulte kembe e bente moralistin qe se beri 8 vjet kur qe ne pushtet e thonin qe me 3/5 kapet pushteti drejtesise , por venecia i pranon te dy versionet , qe do te thote respektohet shumica , edhe vendimi eshte i saj te vendose ate qe kane formuluar , e mos na cani rrocken duke fut me komente zullumi c’orintim te atyre duke perfshire dhe juve qe lexoni dhe meron dhe fahri sumatricen kryeredaktori skenaristi komunist bahriu , apo kur kalon disa vjet ju ka ik njolla atyre qe na lane me partine , si bashkim hoxha etj etj ,.
Nuk e dime se cfare do t’i thote “qytetari dixhitalb” bajges Sali, tani qe edhe ekspertet e Venecias i hodhen ne koshin e plehrave (hale) pretendimet e SHQUP-it.