Në një intervistë prej 100 minutash, trasmetuar në Rai 1 gjatë emisionit “Porta a Porta” të gazetarit Bruno Vespa, kryeministri italian Matteo Renzi ndër të tjera, u ndal edhe tek zgjerimi i BE.
Duke theksuar se Europa përbën një seri vlerash që kërkojnë bashkim e jo përballje burokratësh, ai u shpreh se do i pëlqente që Shqipëria të ishte pjesë anëtare e saj duke përmendur kryeministrin Edi Rama si personin që këmbëngul pa reshtur për këtë.
“Zgjerimi ishte një gjë shumë e mirë. Ndoshta duhej të shiheshin pak më me kujdes detajet e procesit, por sot unë jam pro anëtarësimit të Shqipërisë. Në Ballkan do të shtohen vështirësitë nëse nuk ndërhyjmë në kohë. Miku im , Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, na sjell gjithnjë në mendje se sa e rëndësishme është për ta të jenë pjesë e Europës”, ka thënë Renzi.
Sipas Renzit, Europa për momentin po kalon një krizë identiteti çka për të cilën të gjitha vendet anëtare duhet të kontribuojnë për të kundërtën. Duhet ta ndihmojmë Europën të bëjë realitet ëndrrën e saj të madhe Europiane, u shpreh ai. Me tej, kryeministri italian, u ndal edhe tek argumentet e ditëve të fundit dhe kritikat ardhur ndaj tij prej zyrtarëve të lartë të BE, duke u përgjigjur se nuk mund të mbyllë sytë para vështirësive që cënojnë pikërisht këtë mënyrë jetese dhe nivel kulturor që paraqet ky kontinent, raporton TCh.
“Unë dua të ketë më shumë Europë. Kërkoj një shërbim civil europian. Nuk jam nga ata që për fëmijët e mi të kërkoj më tepër liri lëvizje nëpër botë që siguron marrëveshja Shengen, por edhe vullnetin e fortë për të besuar në vlerat e përbashkëta. Ndaj, kur ndodhen ngjarjet e Parisit u tha :Shikoni, ne nuk po ju japim fonde vetëm për policinë, shpërblime për forcat e sigurisë, për investime në periferi, por do ju japim ndihma edhe për shkollimin, për muzetë, për kulturën. Sepse kjo është Europa”, shprehet Renzi.
Dalloj dy servile ne nje fografi.
Bolle talle “bythen” o Renzi. Ne jemi te pa Korigjueshem, kemi 25 vite qe nuk behemi shtet. Haruat ngjarjet me Turten e 100 vjetorit, sote jemi shume me keq se perpara 4 vitesh dhe ti po na flet per Europ. Jemi i vetmi Kryeqytert pa nje Stacion Autobuzash, treni, pa infrastrukture, me rrugica qorre ne qender te Teranes ….
Renzi ec I fusim I dor basketboll po leji kto pordha…..
e ci kushtoi nje fjale goje italianit…kur e di qe plelhrat vazhdojne rrugen drejt shqiperise..italiani e kupton mentalitetin e servilit dhe shqiptarit prandaj me te qeshur me te ngjeshur…
asd! Servile te kujte jane, sipas llogjikes tende?
Po eshte e vertete , me njerez si ju te tre : (asd , ….. , e verteta ) , sigurisht qe , kurre nuk behet Shqiperia . Kryeministri Renci , flet mire dhe me dashuri per vendin tone , ju e mrrni per se mbrapshti . Nuk eshte e para here , qe Renci , por edhe te gjithe ish kryeministrat italiane te meparshem , perfshi edhe Berlusconin , kane perkrahur Shqiperine drejt Evropes . Italia ka qene dhe eshte avokatja e vendit tone ne Evrope e Bote . Ka votuar gjithmone ne favor te Shqiperise dhe nuk ka asnje interes nga neve , si Turqia e te tjere , qe ndertojne xhami e ndjellin fondamentalizmin islamik .
Renzi te shohin Italine qe nuk ka bere asgje , aq sa ka bere per Firencen . Jane te dy njesoj vetem premtojne .Renzi nuk ka per te fituar ne zgjedhjet e ardheshme .
po cjane keto “duhet te jete anetare e BE”, akoma tek pyetja “duhet apo ajo”, ju dhjefsha mu ne BE, bejeni per interesin tuaj se te ishim tamam shtet dhe milet do canim vete se nuk kane marre fund kombe qe nuk jane ne BE dhe jane ne Europe perkundrazi. Na cane trapin, ketej Serbia fluturon drejt BE pas kaq luftrave, ketej Shqiperise i varin medaljen e stabilitetit ne rajon!!!!!!!