Ajo cilësohet si “Bisha” për shkak se është një veturë se super sofistikuar.
“Vetura është fortesë lëvizëse e përbërë nga çeliku, alumini, titani dhe qeramika. Një pjatë e çelikut lëviz poshtë veturës për ta mbrojtur atë nga bombat apo granatat. Kabina është komplet e mbyllur në raste të sulmeve bio-kimike. Ndërsa gomat Kevlar janë rezistente ndaj çdo shpimi. As rezervuari i karburantit nuk do të eksplodoj, pavarësisht se çfarë goditje merr. Mjete për luftimin e zjarreve, furnizime të oksigjenit, dhe disa litra gjak të presidentit gjenden në bagazh, vetëm në rast nevoje. “Bisha” udhëton me presidentin dhe gjithmonë është e parkuar në mënyrë strategjike për të krijuar një barrierë nga njerëzit. Kur është jashtë vendit, vetura e mban flamurin e SHBA-së dhe flamurin e shtetit në të cilin gjendet. Topa të gazit lotsjellës dhe kamerë ‘nightvision’ janë të fshehura në pjesën e përparme të veturës. Telefoni brenda veturës e ka një linjë direkte me nënkryetarin dhe Pentagoni. Vetëm dritarja e shoferit hapet dhe këtë deri në vetëm 3 inç. Dyert e blinduara e të trasha 8 inç, janë aq të rënda sa një derë e kabinës 757”, këto janë karakteristikat e “Bishës”.
Por si do të jetë makina e re presidenciale?
Sipas General Motors ajo do të jetë më e sofistikuar dhe me forma të papara deri tani.
Do të jetë gati në fillim të 2017-ës.
Ajo do të ketë një koncept si makina e tanishme dhe me telajo si të “GMC Topkick”, por sigurisht më moderne.
Ende nuk ka shumë detaje rreth saj, por GM thotë se do të jetë makina më e mirë e të gjitha kohërave.
Makinen e re do ta quajne berisha
Si gjithmone perkthim fjale per fjale nga shqypot te ashtuquajtur gazetare apo perkthyesa.. (even the fuel tank will not explode – as rezervuari i karburantit nuk do te eksplodoj).. Mjerim gjuhesor, analfabete me diplome..