FOTO/ Një konteshë austriake rrugëve të Shqipërisë me makinë të hapur në vitet 1930!

25 Janar 2016, 09:58Dossier TEMA

Një konteshë austriake, rrugëve të Shqipërisë me një makinë të hapur në vitet 1930!

Edhe sot, kjo do të bënte përshtypje.

Artan Lame, studiues, lajmëron se Marion Grafin Donhoff (1909-2002), ka qenë një konteshë austriake, nga ato gratë energjike, të mbetura pa qëllim pas fundit të “belle epoque”, që vinin vërdallë nëpër skutat e Evropës për të gjetur emocion.

Ai shkruan se në vitin 1936, bashkë me një shoqen e saj, bën një udhëtim me makinë nëpër Shqipëri, duke u bërë një prej sensacioneve më të forta të kohës.

Dy femra, vajza të reja, që udhëtonin me veturë të hapur -gjëja më moderne e kohës-, udhëve të zhavorta të Shqipërisë post’osmane.

Ngjan si temë për film.
Në foto, Marion e fotografuar nga shoqja e vet, në një nga kthesat e Qafë Krrabës.

Kjo foto që ka shërbyer edhe si kopertinë për librin e kujtimeve të saj, është një prej më të bukurave.

E mbushur plot kontraste, kontradikta e trishtim, mes vajzës së re që sheh për së larti dhe plakut shqiptar të ngrirë përdhe në të shkuarën e vet”- thotë studiuesi Artan Lame.

9 komente në “FOTO/ Një konteshë austriake rrugëve të Shqipërisë me makinë të hapur në vitet 1930!”

  1. Vladimir says:

    Me te vertet shume e bukur. A nuk mund te gjenden foto dhe kujtime te tjera te kesaj zonje?

  2. Ben says:

    Marion Gräfin Dönhoff.
    Marion Hedda Ilse Gräfin Dönhoff (* 2. Dezember 1909 auf Schloss Friedrichstein in Ostpreußen; † 11. März 2002 auf Schloss Crottorf bei Friesenhagen, Rheinland-Pfalz) war Chefredakteurin und Mitherausgeberin der deutschen Wochenzeitung Die Zeit.
    Lindur me 2 dhjetor 1909 ne Schloss Friedrichstein ne Ostpreusen ( Prusine lindore ) Gjermani afer Köningsberg ,sot qysh prej 1946 Kaliningrad Rusi
    vdekur me 11 mars 2002 ne Schloss Crottorf bei Friesenhagen, Rheinland-Pfalz, Gjermani.
    Kryeredaktore dhe bashkepronare e gazetes gjernane “Zeit”
    dmth nje konteshe prusiane e jo austriake.
    Kur do mesoni te shkruani sakte, lexoni te pakten ca minuta ne wikipedia perpara se te botoni nje artikull.

  3. bobi says:

    Problemin e ka Lame dhe jo publikuesi.

    1. demokrati says:

      Lame eshte nje lloj lubonje i palustruar. Merret me histori djali, kur nuk qullos dot nje leter pergjigje, te lexosh letrat e institucionit qe drejtohet nga ish zevendesministri i ndertimit qe ka pergjegjesine nuer 1 per katrahuren e paligjshmerise ne Shqiperi eshte njr humor i zi . Nje injorant, tipik nga ata qe kur nuk bejne dot hazer ne profesionin e vet, bejne “diversion” per hobi.C’pret nga ky dallkauk qe nuk di ta gjej ne harte memece ku eshte Pursia Lindore apo Koninsbergu.

  4. Miushi lakuriq says:

    Nuk e kuptoj c’do te thote kjo ? Cfare cudie ka ketu se nje austriake paska shetitur me veture ne Shqiperi me 1936 ? Pse athere nuk kishte jete ketu ? Aq me teper se austriaket kane qene dhe jane dashamires me ne ?
    Kur nuk keni pune,mos levizni deren !

  5. hamdiu says:

    Kontesha kishte ardhur per qef (ne gjuhen popullore quhet hajdar) por gjeti ca pleq te mbaruar. E shkreta kontesh.

  6. Lili says:

    Vetem ne kohe e Enverit ,turistet nuk kishin te lire me vizituar Shqiperine!

    1. Percelluesi says:

      Mire bente qe nuk linte te huajt te vinin.Gjysmat ishin perverse dhe gjysmat agjente ashtu sic jane dhe sot

  7. elvin says:

    edhe nga logoja mbrapa makines duket qe eshte nga gjermania. Logoja D qe ngjitet nga mbrapa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje