INTERVISTA/ Gaz Demi reagon për akuzat e PD-së: Kam një pyetje për Berishën, çfarë mendimi ka për miqësinë time me Shkëlzen Berishën?

29 Janar 2016, 18:39Politika TEMA

Prej dy ditësh, Partia Demokratike, po deklaron se biznesmeni Gaz Demi, president i Klubit Sportiv “Partizani”, qëndron pas disa projekteve të mëdha, duke aluduar se kjo kushtëzohet nga lidhjet e ngushta të tij me familjarë të kryeministrit. Z. Demi sqaron në këtë intervistë të shkurtër për ResPublica qëndrimin e tij për këto akuza.

ResPublica: Z. Demi, keni dy ditë që PD-ja dhe ish-kryeministri Berisha ju kanë nxjerrë në “lajme”…

Lajme? Nëse barcaletat me të cilat po merret PD-ja quhen lajme…

ResPublica: PD-ja thotë që ju doni të blini INSIG…

Edhe unë nga PD-ja e mora vesh që dua të blej INSIG-un. Në fillim, kur e pashë mendova se ishte një deklaratë e zonjushës së PD-së, por pastaj fatkeqësisht kuptova se ky ishte qëndrim i PD-së. Dua të sqaroj se nuk ka asgjë të vërtetë. Sigurimet nuk janë biznesi im, pa folur pastaj nëse vlen apo jo si biznes INSIG. Mund të them edhe pa komunikuar fare, se edhe Gon Papuli, që e njoh dhe e kam shumë mik, as është i interesuar për blerjen e kësaj kompanie dhe as që ka lidhje me këto barsaleta.

ResPublica: Po përse atëherë mendoni se PD-ja ju përmendi me emër dy ditë rresht?

Po e them hapur dhe pa asnjë rezervë: PD-ja, por edhe PS-ja e di shumë mirë dhe i njeh ata që unë po i quaj qelbësirat dhe sahanlëpirësit e çdo qeverie që përhapin thashetheme dhe bëjnë intriga. Jam i sigurtë se ata që po më lexojnë e kuptojnë shumë mirë se për kë e kam fjalën. Janë ata njerëz që shfaqen në krah të çdo qeverie prej vitesh e që luajnë me thashetheme të kësaj natyre, të cilat për fat të keq, arrijnë të dalin si qëndrime zyrtare. Po e theksoj: As merrem dhe As Dua të merrem me ta…Një gjë duhet të kuptohet, pasi në Shqipëri politika po bën pis këdo: Nuk mund të ketë punë të mira për vendin, as investime që të gjithë i presin, pa partneritet me biznesin. Dhe politika, të cilën unë e njoh nga afër në këto 25 vite, nuk ka të drejtë të përflasë njerëzit që investojnë në këtë vend, ashtu siç bën me veten.

ResPublica: Z. Berisha deklaroi në Parlament se “ka informacione të sakta” për Ju dhe miqësinë tuaj me Olsi Ramën…

Kam një pyetje për z. Berisha: çfarë mendimi ka për miqësinë time me Shkëlzen Berishën? Unë nuk e fsheh se jam mik me Shkëlzen Berishën dhe ai më ka mik. Kam mik dhe më ka mik edhe Olsi Rama. Unë jam biznesmen, jo politikan dhe nuk i përflas miqësitë e mia. Unë kam 25 vite në biznes. Po ta them prapë: në biznes, jo në punët e sahanlëpirësve që bëjnë intriga e që z. Berisha i njeh shumë, shumë mirë. Unë nuk e di ku është thënë e ku është shkruar që po bëre biznes të ndalohet që të kesh mik dikë, që edhe mund ta ketë babanë kryeministër, apo edhe vëllain.

ResPublica: Keni një mesazh për z. Berisha dhe PD-në që Ju kanë përfshirë këto dy ditë në debat publik?

Thjesht dua ta falënderoj z. Berisha si një politikan që gjatë kohës që qeveriste ka miratuar një nga projektet më të mëdha në fushën tursitike, ku përfitues si biznesmen jam edhe unë. Shikoni edhe vetë, ky është një nga projektet më të mëdha, me investime prej miliona eurosh, për të cilin unë jam krenar e që siç e shikoni edhe Ju, e shikon edhe PD-ja, e besoj, edhe z. Berisha, e ndihmon Shqipërinë dhe ekonominë e saj. Madje studimi i miratuar nga z. Berisha e ka dhjetefishuar vleren e tokes, prone e imja. Ky është biznesi, këto janë angazhimet e mia që nuk i kam fituar për shkak të miqësisë me njërin apo me tjetrin. Pasi, z. Berisha, që sot përflet miqësitë e mia, me siguri që nuk do të lejonte në asnjë mënyrë që projekte kaq të mëdha të kalonin në sajë miqësish, thashethemesh e sahanlëpirjesh. Këto janë lajmet për të cilat duhet shkruar. Por me sa duket sot janë disa që preferojnë barcaletat dixhitale.

21 komente në “INTERVISTA/ Gaz Demi reagon për akuzat e PD-së: Kam një pyetje për Berishën, çfarë mendimi ka për miqësinë time me Shkëlzen Berishën?”

  1. loli says:

    hahahahaha sa mire ja paska bere

  2. patriot says:

    Lokali i ketij tipit te kryqezimi i librit universitar eshte selia de facto e pjeses okulte te pushtetit “roze”.
    Eshte prottotipi i njeriut hije,qe ka bere pare si i pabese shembullor. ka abuzuar me miqesine e Nanos,vecanerisht fill pas ’97-es,kur urdheronte drejtoret e doganave me nje fjalor brutal si benin letrat ne rregull te kontrabandes masive me artikujt me te shitur ne treg. Aty kaverdisen, Fino,Klosi,Brace…etj.etj.etj……!….

    1. filipi says:

      ore ngelet duke u marr me teori konsiprative, popull idiot. ska asnjegje te keqe qe nje biznesman te njihet me politikanet, sa per gazin ne kete intervist aq mira ja ka bere sales sa ska ku te shkoj

  3. Korabi says:

    E mjera Shqiperi me keta “biznesmene” si Gaz Demi, qe mbante me leke keta zarat e PS-se kur ishin ne opozitr dhe tani po shperblehet, si e shperbleu Tos Nano ne kohen e vet me Hotel Butrintin. Pthu fare e keqe, te kam dhjere o 70% e atij populli qe shisni voten per nje thes miell, dhe shkoni te cirreni ne miting me barkun bosh, qe vini flamurin e partise mbi kasollen ku c’bie jashte hyn brenda. Te kam dhjere o popull muti qe beni be per Ilir Meten, Sali Berishen dhe Edi Ramen.

  4. ani says:

    Jo sa per miqesi duhet pyetur dhe PDIU ?!!!!…

  5. astriti says:

    UNE DI TE THEM NJE GJE, QE SHYQYR QE ERDHI KY TEK PARTIZANI QE TE SHOHIM FUTBOLLIN SHIPTAR, SA PER BIZNESMAN NORMAL QE DO KESH LIDHJE ME TE GJITHE , KESHTU FUNKSIONON NE TE GJITHE BOTEN

  6. Beni says:

    Te ishin politikanet shqiptare sa gjysma e Gaz Demit ky vend do ishte me patriotik e do kishte ecur perpara. Popull injorant qe perbuz biznesin e voton te korruptuarit e bythlepiresit. Vazhdoni vegjetoni ne spermen otomane se me gish ne goje keni per te ngel.

    1. Korabi says:

      Biznesmen Gaz Demi? Gaz Demi eshte nje llum nga “malavita” e Tiranes qe e kuptoi heret qe po te rrije me politikane si Nano ecje perpara. Ed Rama, ka nje dobesi per keta “te fortet”

  7. President says:

    Po me ke merresh o President! Berisha ka ik per lesh, leh kot.

  8. Ermali says:

    Po mire o vella INSIG eshte per te qare hallin! Privatizojeni! Po ky Berisha pse merret me llafe si bushtrat??????

  9. Sllave je says:

    Keshtu bo Berisha tperdor sa te perdor pastaj te pergojo! Mire ja bone! Forca Partizoni!

  10. Llotaria says:

    AAAAAAAAAAA sa bukur ia ka dhi…atit dhe te gjithe atyne qe jan mesu me lepi byth majtas – djathtas!

  11. Tino says:

    Vashdo Gaz Demi mos U mer me pelq… Ti vashdo perpara sic Po ben me partizanin qe Po e ben ekip modern me horizont nga Europa .. Pse sflet berisha per kunatin è lul bashes ..Dhe Olsi Rama eshte cun shum i mire… Ik or sal se è bere shqiperin banjo…

  12. Grid says:

    Goxha pergjigjie. Vetem keshtu trajtohen servilat e Sales

  13. Spiuni i Enverit says:

    O Gaz me qafsh kur ben si i ndershem dhe si biznesmen qe ke investuar per shqiperine. Vetem e ke rropur kete vend duke ngritur traun e doganes permes larjes se brekeve te Nanos, ke vrare njerez dhe sot na ben rolin e biznesmenit. Je i falimentuar dhe thjesht perpiqesh kujt tja ngopesh kestin e rradhes qe te nxjerr nga situata. Thuaji arsyet e miqesise me Shkelzenin, se mosha ste lidh, te dhena te tjera jo e jo, thuaje apo ste nderojne arsyet e verteta? Po me Olsin cne? Ai ka mbi 16 vjet ne amerike, tani ka dy vjet qe ka ardh, c’ju lidhi aman? Mos ke sens humori valle? Dhe je shoqerues per gajre?? Fol Gaz fol……

  14. Spiuni i Enverit says:

    O Gaz me qafsh mos bej si i ndershem, si biznesmen qe ke kontribuar per kete vend se thjesht e ke rropur. Ke marre thase me lek thjesht duke u ngrejtur trahu i doganes per llogarine tende thjesht se coje-merrje breket e Nanos. Ke urdheruar dhe vrasje njerezish etj etj. Te nderon apo te barazpeshon fakti se po permend miqesine me Shkelzenin? Taktike e gabuar. Se pranimi i asaj miqesie thjesht tregon se je i zi po aq ose me shume se Shkelzeni, se per nga mosha skeni lidhje, per nga ambientet apo shoqerite prape skeni lidhje, fol Gaz fol mos i mbaj gazrat perbrenda se era te ka dal. Po me Olsin more aman cte ka lidhur se ai ka mbi 16 vjet ne amerike dhe dy vjet qe ka ardh, ai eshte marre me studime mjekesore ti as sja ke haberin maksimumi ngjan si eksperiment mjekesor. Mos ke valle sens humori dhe te mbajne per gajre dhe meqe te therrasin Gaz? Fol Gaz fol, jepi gaz or Gaz

  15. Tifoz i kuq says:

    President, emri yt kot vazhdon e thuhet.
    Vertet kishe interes ne fillim dhe u terhoqe.
    Papuli eshte ok se zyrat e Insig jane me qera ne pronat e tij dhe merr nja 10.000 euro ne muaj.
    Dhe sa per , tenderin e hapur per INSIG eshte i percaktuar dhe e fiton BALFIN, ( Zamir MANE.)

  16. islam says:

    biznesmen??? cdo te thote kjo fjale??? mendoj se do te thote hajdut? perse,,,sepse enveri nuk la shqiptare me pasuri nga dolen keta qe kane miliona sado biznes te besh sa do fitoje,une e kam provuar vete.prandaj them se keta jane hajdute,sic doli taci nuk kishte paguar miliona ne shtet,keshtu behesh biznesmen…bjeri gajdes gajdexhi.

  17. islam says:

    tema perse nuk i nxjerr komentet e mia? pergjigju.

  18. islam says:

    tema perse nuk i nxjerr komentet e mia? pergjigju. po ku eshte se.

  19. islam says:

    ku je tema apo po qiesh ne bythe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje