Qeveria dhe maxhoranca nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga rruga e reformave, pavarësisht akuzave të opozitës dhe kostos elektorale që mund të kenë këto reforma.
Ky ishte qëndrimi i ritheksuar nga kryeministri Edi Rama në takim me të rinjtë vlonjatë këtë të premte.
“Të tjerët e kanë më të lehtë të kritikojnë dhe e kanë më të lehtë sepse nuk kanë asgjë në dorë. Nuk kanë fatin e vendit në dorë. Ne nuk e kemi aspak të lehtë sepse në kemi fatin e vendit, por jemi të vendosur që të mos tërhiqemi asnjë milimetër nga kjo rrugë reformash, që po të ishin bërë në këto 20 vjet, sot do të ishim në të tjera kushte. Ne nuk mund të tërhiqemi nga reformat në emër të frikës së po humbasim ndonjë votë apo se po prishemi me njëri-tjetrin. Boll ka humbur kohë Shqipëria! Nuk mund të humbasim edhe 20 vite të tjera”, deklaroi Rama.
Kryeministri Edi Rama konsideroi programin e maxhorancës si më ambiciozin e ndërmarrë ndonjëherë në 20 vitet e fundit dhe radhiti para të rinjve vlonjatë arsyet se përse, sipas tij, ata duhet të zgjedhin Partinë Socialiste për t’u anëtarësuar.
Partia Socialiste, tha ai, që po reformon vendin, nuk ka sesi të mos reformojë veten, raporton TCh.
“Reforma e thellë e vetvetes në PS ka një bazë se duke qeverisur vendin PS ka mundësi t’u thotë të gjithëve se përse është partia ku duhet të përfshihen dhe duhet të gjejnë bashkë me të tjerët fuqinë për të çuar Shqipërinë përpara”, u shpreh Rama.
Ne fakt reforma kryesore eshte ndalur, dhe keq fare madje! Apo jo edvin? Sikur ishte per ca muaj me para? Apo jo?
Blushi ka humbur besueshmerine prej kohesh, qe me LMN, qe me braktisjen e bazes, e qe me zgjedhjen e tij per ta bere luften banaqeve te mediave dhe jo ne tryezat e bazes socialiste.
Si mund te mohosh rezultatet e pabesueshme te reformes ne energji.
Ajo nuk eshte reforme vetem e edi rames por e partise socialiste ne radhe te pare, e njerezve me vizion e perkushtim te kesaj familjeje politike qe eshte e vetmja qe ka treguar se me kapitalin e saj njerezor mund te sjelle ndryshim e transformim europian ne shqiperi.
Jam shume dakort me kryeministrin kur thotr qe kto reforma nuk duhen te ndalojn apo te bllokohen. Boll kemi pritur 25 vjet edhe nuk duhet te ndaloj edhe bllokimi i partis demokrarike. Sa do qe te dhimbshme mund te jene kto reforma per te ardhmen jane te domosdoshme per ekonomin tone!
Ka dy vjet qe Rama ve tullat gabim.
Reformat e nisura te vazhdohen me tej e te dergohen deri ne fund. E rendesishme eshte qe tendenca thelbesore eshte forcimi i institucioneve shteterore. Refroma ne energji, ne formalizimin e ekonomise, etj, jane hapa per tu pershendetur. Gjithsesi ka shume pune per te bere ne keto vite demokraci gjerat shpesh here kane shkuar si mos me keq dhe kjo per faj te politikes.
bukuria e kesaj eshte qe ne jemi te qete dhe kemi besim te plote te kryeministri jon dhe skemi pse meremi me disa media dhe nje parti te deshtuar ne lulzim bashen ne udheheqjen e kesaj partije te deshtuar , ne kemi besim dhe reforma ne drejtesi do eliminoj shume gjera , do kishim te pakten nje dere ku mund te perplasemi dhe deputet dhe ministrat ne ardhme sdo ken mundesi te na mashtrojn dhe te na vjedhin !! jemi 100% me ty rama
o dridhe like ti ke te drejte qe duhej bere me para po le te themi qe gjerat po rregullohen dhe edi rama do ja dali ta realizoj kete premtim , se ky ska faj qe po vonohet , ka probleme nga partit e tjera qe sduan sepse jan te inkriminuara te tera , edi rama brenda ketij 3 mujorshi do ta bej kete gje
Reformat e deritanishme kane qene efektive dhe vazhdimesia e tyre eshte e rendesishme qe gjerat te vihen ne vendin e duhur. Ne duam te jemi si bota, por harrojme qe ata kane investuar si popull qe te jene aty ku ne duam te shkojme. Pergezime qeveriae se tanishme qe me pune dhe kembengulje po i jep drejtimin e duhur ketij vendi.