Braçe replikon me Ben Blushin: Kjo nuk është e majtë, por populizëm

29 Janar 2016, 12:05Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe, ka replikuar me deklaratat e Ben Blushit në emisionin Top Story.

Braçe ka thënë se deklaratat e Blushit, edhe pse nuk e përmend me emër, janë populizëm.

“Kjo nuk është e majtë; ky është populizëm dhe ky e vret të majtën!! Çmimi i sheshtë dhe çmimi progresiv???????? ku ndodh kjo?

Unë e kuptoj që në këtë vend, ka njerëz që e kanë të vështirë të paguajnë faturat e mallrave e shërbimeve, energjisë elektrike së pari.

Por, ti thuash këtyre njerëzve se: Reforma në energji nuk ka përmirësuar financat e OSHEE (mblidheshin 36 miliard lekë dhe mblidhen 64 miliardë lekë);

Reforma ne energji ka vendosur një çmim të sheshtë energjie, të njëjtë si për atë që është milioner si për atë qe është i varfër; është tërësisht amorale, është tërësisht populizëm, nuk ka logjikë as ekonomike, as tregu, nuk ka pikën e lidhjes me të majtën, vret të majtën!!

Ne kemi subvencionuar çmimin e energjisë për të varfrit, një më një!!

Deri me sot kudo kam lexuar per tatim progresiv, jo për çmim progresiv.

Ky është zhvillim i ri që përmbys çdo teori të sotme!!

Do jetë më mirë? Po ja mendojeni: Kemi një kilogram domate, “çmimi i sheshtë” është 100 lekë; masa e re që propozohet bën që për të varfrit çmimi të jetë 50 leke, për milioneret 150 lekë!! Po si bëhet kjo?”, shkruan deputeti socialist.

10 komente në “Braçe replikon me Ben Blushin: Kjo nuk është e majtë, por populizëm”

  1. o Qull says:

    Edhe kjo behet krietar ekonomie te gjithe e paguajne 150 leke dhe atyre qe me kritere quhen te varfer u rimbursohet 100 leke. Mos flit budallalliqe se qysh kur ke ardhe ti ne krye te ekonomise shqiptare as qyrret nuk i shfryjne investitoret e huaj ne shqiperi.

  2. spartaku says:

    Shume mire e ka zoti Braçe.Per çdo gje ka ndryshime progresive.Kete e shikon i gjithe populli,por Blushi ka gjyslyke derrase qe nuk shikon.Energjija elektrike eshte ribursuar per te varferit dhe pensionstet.Me vjen keq qe Blushi shane partine e tij,qe e ka mbajtur me pekule(te mira).Kjo bene qe ai te urrehet nga masa e gjere socialiste.Qendrimi radikal i tij,çon uje ne mullirin e kriminelit Sali Berisha,qe ju harrofte emri.

    1. @spartaku says:

      Ti Spartak hyn te komentuesit qe kane leje te thone e te shkruajne cfare te duan! Thjeshte se sherimi juaj nga idiotesia eshte i pashprese! Te fala Lores!

  3. bracja says:

    Mjaf,ka shume momente qe behesh i semure,nga ato qe te degjojme ne parlament dhe nga keto realitete qe i njeh populli,por te vjen zor ti degjosh nga njerez te familje tende.Ne PPSH,e verteta,kishte nje çmim,per ate qe guxonte ta thoshin,burgu,ose pushkatimi.Po behesh edhe ti me i bezdisur se Saliu,e une po te kujtoj: KU SHKOI GJITHE AI INVESTIM,LODHJE.PERPELITJE,PER TE NXJERE NE PAH,GRABITJET E FULLANIT?ME VITE U SAKATAVE DUKE BERTITUR,E PERSE???? KU ESHTE RILINDJA JUAJ?? DREJTESIA,? JU TE PS KENI NJE GJE TE MIRE SE PO JA KALONI DISA HERE PD NE VJEDHJEN E GRABITJEN E KETIJ POPULLI.JU JENI MEGALOMANE E MATRAPAZE,MASHTRUS,E DEMAGOGE.
    MJERE NE QE VOTUAM PER JU.300 mije ishin ata qe u larguan ne 2015,dhe abstenuan voten per PS,dhe 300 mije te tjere do zhgaravisin emerin e partise tuaj.Ishalla vjen shpejt kjo dite se 18 muaj qe kane mbetur o Braçe,ne male nuk do kemi as gure,se druret i shitem.as zoq.as hardhuca,as milingona se do e keni bere shqiperine SAHARE.

    1. zuzuland says:

      kishte ate qe ai Fullani te pakten punen qe kishte e bente kurse ky nuk eshte i zoti per asgje. Ju sul fullanit se per mos miratimin e zevendesit te dyte ky ka patur me siguri nje rol te madh se per nje vit se vuri njehere ujin ne zjarr per te bere minimumin per zgjedheje e antarit te bordit. prandaj bertiste kunder fullanit si ai hajduti qe bertet vete hajduti dhe te gjithe kthejne koken ne krahun tjeter. Te mjeret ne kemi gjithe keto peme pa kokrra dhe kerkojme prodhim.

  4. maks says:

    deputiti i qytetit tim ver gishtin ne plag kush esht shkaku qe vendi ka vajt ne kete gjendje te mjerushme qe te gjith duan te ikin ne emigracion pse pasurit kombetare jepen me koncesion cfar fitimi ka populli brace boll me ka ardhur dita qe ju politikanet te largoheni nga jeta politike duam pastrim nga rrenjet

  5. Agim says:

    Te bashkohemi te gjithe socialistet te mbeshtesim blushin qe te shporrim rilindasit e mjaftit

    1. Arminius says:

      Te shporren nje ore e me pare hajdutet e popullit nga kryeminister piktor deri tek ministrat qe u ben pasanik me pasurit e shtetit

  6. Selim Rroshi says:

    Po gjith deputetet si ka mundesi te mbeshtesin nje cope idjoti si Rama qe shet mend si kapo po ne fakt asgje sdi ndaj i kan shkuar carap cdo pune.
    Konkluzioni llogjik del se jane te gjithe idjote si Rama se ska mundesi tjeter.

  7. tironci says:

    po ai fole 3 or mere brace..vetem per kete tem kerkon te replikosh??

    ato kriminelet ne PS kush i afroj??
    apo aq guxim ke ti…lepurushet e shokut EDI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje