“Kaubojsi” do të kandidojë përballë Ramës për kreun e PS-së: S'duhet të keni fobi

28 Janar 2016, 20:26Politika TEMA

Eduart Ndocaj duket se pretendon shumë nga politika.

Ai ka vendosur të kandidojë përballë Ramës më 19 mars, për kreun e Partisë Socialiste.

Po qarkullone nje lajm ne lidhje me mundesine e garimit te z. Ndocaj per Kryetar te PS.

Hyrja e statutit te PS fillon me nenvizimin se Demokracia e brendshme eshhte shtylla kryesore e funksionimit te PS.

Tashme kemi nje date te caktuar ne lidhje me zgjedhjen e Kryetarit te ri ose rikonfirmin. Kjo date eshte 19 Mars.

Gara demokratike dhe garimi jane pjese te rendesishme qe e shendoshin PS.

Askush nuk duhet te kete fobi per kandidimet si dhe kushdo qe mendon se mund te jap dicka te re mund e duhet te garoje per Kreun e PS.

Rrugetimi i z. Ndocaj nga 2013 deri me sot ka qene relativisht i gjate dhe i ndryshem nga te tjeret. Ne rrugetimin e tij z. Ndocaj ka pare shume gjera te papelqyera te politikes shqiptare.

Nje fryme e re eshte ne sherbim te nje politike te re e ne sherbim te qytetareve.

PS mbetet partia me e madhe ne vend me potenciale te jashtezakonshme.

Qytetaret ne keto tre muaj e kane frymezuar z. Ndocaj per te marr pergjegjesi e iniciativa me te rendesishme se sa ajo e mandatit te Deputetit.

Mandati i deputeti ne nje loje politike te nbyllur eshte i pamjaftueshem per te kontribuar ne proceset e rinivimit te mendesise politike e modelit politik shqiptare.

Cdo angazhim i konfirmuar nga Ndocaj do te jete serioz e do te shkoj deri ne fund”, thuhet në faqen e tij zyrtare.

Kujtojmë që Ndocaj u bë vetëm pak kohë më parë deputet, pas dorëheqjes së Arben Ndokës.

Përballë Ramës pritet që të kandidojë edhe Ben Blushi, edhe pse ky i fundit nuk ka vendosur ende përfundimisht.

2 komente në ““Kaubojsi” do të kandidojë përballë Ramës për kreun e PS-së: S’duhet të keni fobi”

  1. asd says:

    Po Maqo Lakrori nuk merr me pjese ? Apo Rama nuk do qe te bjere ne sy ?

  2. gjergji dhima says:

    Normale qe Ndocaj te kandidoj per kreun e P.S. Normaliteti sipas meje qendron mbi shume arsye, por une po ve theksin: Z. Ndocaj eshte formuar dhe ekonomizuar ne nje shtet Demokratik Itali dhe ndryshon nga te ekonomizuarit brenda vendit. Besoj se Z. Ndocaj do te vleresoje potencialet intelektuale brenda P.S, qe rrine ne hije, qysh prej ardhjes se Rames ne krye te P.S. Besoj se z. Ndocaj do te vleresoje maksimalisht opoziten, si rendesi jetike per konsolidimin e Demokracise ne te mire te Shqiprise dhe Shqiptareve. E veshtire te listohet per te garuar, per shkak te fobizmit qe ka mberthyer lidershipsat e sotem te P.S.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje