Rama-Berishës: Po sillesh si avokat i LSI-së

28 Janar 2016, 12:34Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të sotëm në Kuvend, ka replikuar edhe me Sali Berishën, pasi ky i fundit vlerësoi propozimet e Ylli Manjanit për reformën në drejtësi.

Rama ka ironizuar me Berishën, duke thënë se tani ka filluar të bëjë avokatin e LSI-së.

Madje, është gati t’i dalë kundër edhe PD-së dhe RD-së, për të mbrojtur LSI-në.

“Tani ti je gati të bësh edhe avokatinë e LSI në gjyqin kundër PD.

 Pasi të fitosh këtë gjyq, duhet ta hapësh ti gjyqin kundër RD, për akuzat që ka bërë ndaj kryetarit të Kuvendit dhe kërkesën për dorëheqjen e tij, për vrasjen e dy deputetëve.

 Po sillesh si avokat pa pagesë i LSI”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje