Kongresi i Partisë Socialiste më 19 mars pritet të sjellë shumë ndryshime në kupolën drejtuese.
Ka spekulime se Rama do të ndryshojë gjysmën e drejtuesve të qarqeve.
Tesheshi.com shkruan se përveç Shkëlqim Canit, që do t’i lihet sërish qarkut të Dibrës, Arben Ahmetaj nuk do të kandidojë më në Gjirokastër por në Tiranë, e përkatësisht në zonën e “21 Dhjetorit” apo ndryshe njësisë numër 7.
Ndërkaq, Mimi Kodheli nuk do të jetë më në qarkun e Lezhës por do të dërgohet ose në Shkodër ose në Pukë për t’i dhënë kësaj zonë imazhin e largimit të “të fortëve”.
Lindita Nikolla, ministrja e Arsimit është caktuar si e “regjente” e PS-së së Lezhës pikërisht për t’i dhënë mundësinë e kryesimit të listës në këtë zonë ku PS-ja pati edhe degradimin e listës së saj pas largimit të deputetëve me probleme penale por edhe personale.
Zv.kryeministri Niko Peleshi, siç pritet do të vendoset si kryesues i listës së Korçës, ndërsa Saimir Tahiri do të vazhdojë të kryesojë Tiranën, megjithëse ekziston një mundësi për në Durrës pasi në grupin e organizimit ai ka marrë në kujdestari Tiranën dhe Durrësin.
Blendi Klosi pritet të zbresë sërish në Fier, ndërkohë që edhe lista e Elbasanit do të ribëhet nga e para.
Ben Blushi nuk do të jetë më në Elbasan dhe për këtë gjithçka pritet të zgjidhet pas kongresit, ku deputeti socialist mundet të garojë me Edi Ramën për kryetarin e PS-së.
Në Peqin është dërguar minoritari Anastas Angjeli, i cili pritet të jenë një nga drejtuesit e qarkut të Elbasanit.
Ndërkaq, për zonën e jugut pritet zgjidhja e një konflikti mes Gramoz Ruçit dhe Koço Kokëdhimës, por edhe deputetëve të tjerë. Vlora, Gjirokastra, por edhe Fieri, do të caktohen pas Kongresit.
Ndërkohë, Tesheshi.com shkruan se në rast se Ben Blushi kandidon për kreun e partisë, aim und të përfundojë si numri dy i Partisë Socialiste, pasi gjasat që ai të fitojë përballë Ramës janë të pakta.
Sipas këtij portal, Rama ka parashikuar që kush kandidon përballë tij dhe merr më shumë vota se kandidatët e tjerë, nëse ka më shumë se një kandidat, bëhet automatikisht numri dy në Partinë Socialiste.
Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë konfirmim për këto lëvizje.
Me levizje me shume nenkuptohet heqje.Por per PS do te thote nga Tirana e cojme ne Gjirokaster.Ose nga Njesia 7 te ajo 12. Kjo eshte Rilindje dhe perfitoni ti hyni politikes sapo skeni precedent penal dhe keni vu pasuri keto tre vitet e fundit.
Dmth Ben Blushi do vazhdojë të shkruaj libra, se do ketë kohë të plot, ndërsa në parlament dhe media do të bëjë opozitën e pozitës.
E verteta! Per kuriozitet, po te drejtohem te pyes, se ku e bazon ti qe keta te ps-te nuk kane preçedent penal,dhe kane vene pasuri ne keto tre vjete?Ka ndonje vendim gjykate,apo e thua me hamendje? Nqs e thua me hamendje,eshte e besueshme?
Un nuk besoj se eshte dikush tjeter me i afte se Rama per drejtimin e nje partie.
Shihni si po ndryshon shtetin dita dites e jo me nje parti. Nuk mund te hedh poshte as vlerat e Blushit por qendron shume me poshte se Rama persa i perket aftesive drejtuese.