Një vajzë 17 vjeçare ka udhëtuar për gjithë natën nga Tirana drejt Durrësit, ku ka qëndruar gjashtë ditë rrugëve, për t’I shpëtuar abuzimit nga familjarët e saj.
Vajza 17 vjeçare nga Shkodra, por me banim në Tiranë, tregoi se dhuna në familje dhe mundësitë për t’u abuzuar me të në gjirin e familjes ishin shkaqet kryesore, që e kishin çuar në marrjen e një vendimi të tillë, largimin nga gjiri I familjes. E mitura ishte larguar nga shtëpia e saj në Tiranë, ku jetonte bashkë me familjen , në drejtim të qytetit të Durrësit. Në qytetin bregdetar u gjet nga një zonjë, e cila megjithëse dëshironte të ruante anonimatetin, pasi e sistemoj në shtëpinë e saj , denoncoj rastin në emisionin investigative “Fiks Fare”. Në momentin kur e kishte gjetur vajzën, zonja në fjalë kishte realizuar nje bisedë me të, të cilën dhe e kishte filmuar. Në bisedë tregohej që e mitura e kalonte natën jashtë dhe se kishte frikë të denonconte sërisht rastin e saj në polici.
Menjëherë pasi morën denoncimin e zonjës, gazetarët e emisionit “Fiks Fare” shkuan në Durrësit ( tek Vollga), vend ky ku vajza ishte gjetur. Në intervistë e mitura tregon rrjedhën e jetës , ardhjen bashkë me familjen e saj nga qyteti I Shkodrës për t’u vendosur përfundimisht në Tiranë. Ajo shpjegon se kjo ishte hera e katërt që largohej nga shtëpia ku jetonte. Largimet nga shtëpia kishin filluar që në muajin gusht të vitit 2015 . Në të gjitha rastet që ishte larguar , familjarët e kishin gjetur dhe e kthenin në shtëpi me dhunë. Vazja tregon se kishte bërë një denoncim për të afërmit e saj në policinë e shtetit , pasi me të miturën kishin tentuar të abuzonin seksualisht dy të afërm të saj. Xhaxhai i vajzës dhe vëllai i saj kishin tentuar të përfitonin nga e mitura.
-Më lër të të prek pak… Ta bëj një herë me ty… Janë këto fjalët që i vëllai i thoshte rregullisht. Ndërsa xhaxhai e prekte dhe puthte, derisa e mitura bërtiste, që ta dëgjonin të afërm të tjerë. Megjithëse në këtë gjendje vajza nuk mund t’i ankohej të atit, pasi edhe ky ushtronte rregullisht dhunë fizike mbi të. Por shkaku kryesor ishin fjalët e të ëmës, e cila i thoshte se vëllezërit mund të vriteshin me njëri tjetrin për shkak të saj. Pas denoncimit të pare bërë në polici , e kishin strehuar në një qendër, por kjo e fundit nuk mund ta mbante pa firmën e të atit.
Vajza e tronditur thotë që po ta çojnë në shtëpi do të largohej sërish . Ajo kërkon një punë dhe një shtëpi, që t’i harrojë të gjitha.
Gazetarët e “Fiks Fare “ iu drejtuan për ndihmë Shërbimit Social Rajonal të Durrësit, meqë e mitura u gjetë në këtë qytetet.
Në këtë institucion specialistja , Olta Dedej tregoi se fillimisht do t’i bëhej vlerësimi i gjendjes psikologjike të vajzës dhe do të merreshin masa që ajo të strehohej në një qendër sociale.
Menjëherë pas verifikimit të rastit një grup nga Shërbimi Social Rajonal shoqëroi vajzën për në kryeqytet, në rajonin numër 3 të policisë. Atje vajza e shoqëruar nga psikologu, denoncoi për të dytën hërë, dhunën e ushtruar ndaj saj.
Në datën 26 janar të 2016 e mitura mori një urdhër mbrojtje nga të afërmit me vendim gjykate.
Të dhënat zyrtare nga komisariati numër 3 në Tiranë bëjnë me dije se vajza ishte cilësuar si e zhdukur që në datën 19 janar 2016. Kohë kur e ëma kishte denoncuar largimin e saj nga shtëpia.
Pas denoncimit të vajzës materialet janë dërguar në prokurori, ku ka nisur një proçedim penal për të afërmit e saj.
Për arsye të rrethanave në të cilat ndodhet vajza nuk bëhet me dije vendi ku është strehuar, për të bërë të mundur ruajtjen e jetës së saj.
Po mire mo kush i provon keto qe thote vajza te jene te verteta?
Mero te lutem puneso dike qe te analizoje dhe te beje nderhyrjet e duhura ne keto shkrime qe po masakrojne gjuhen shqipe. Per 20$ ne dite ofrohem te punesohem prane gazetes TEMA.
C’behet keshtu me keta njerez ?!-Familja duhet te jete mbrojtje e siguri,foleja ku njeriu te ndihet i qete e i sigurte…sidomos femijet e sidomos femrat .
DROGA PO U HEQ TRURIN E NDJENJAT NJERZVE.POSHTE TRAFIKANTET E DROGES!
Mendoj qe nese kjo drame eshte e vertete nuk duhej bere kurrsesi lajm,,,,sepse vajza eshte minorene.
Sidoqofte,shoh nje stisje ne kete informacion.Si mund te jene edhe nena edhe babai kunder femijes,njekohesisht?????
Kjo duhet të jetë çështje gabelësh, nuk është shoqëria kjo.
ose te vertetohen keto akuza dhe ata te shkojne ne burg ose gazetari te shkoje ne burg keto sjane lojra per te shitur gazeta