Para dhe pushtet (2): Nga “fukarai” Bashkim Dedja, tej Fatmira Hajdari dhe pasaniku Gjin Gjoni

27 Janar 2016, 12:16Politika TEMA
Para dhe pushtet (2): Nga “fukarai” Bashkim Dedja, tej Fatmira

(Vijon nga dje)

Gjyqtarët konsiderohen si zyrtarët më të pasur në Shqipëri.

Pasuritë e tyre janë shpesh të pamendueshme, në krahësim me të ardhurat në Shqipëri.

Kjo ka bërë që ndaj tyre të ketë dyshime të forta për korrupsion.

Më poshtë po sjellim pasuritë e disa nga gjyqtarëve kryësorë, të publikuara në Money&Poëer (One Stop Integrate Data Source).

Kujtojmë që bëhet fjalë për pasuri të deklarauara.

Altina Xhoxhaj

Emër Subjekti                                                          Altina Xhoxhaj

Funksioni dhe institucioni                             Gjyqtar – Gjykata Kushtetuese

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet

1) Të ardhura nga paga si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1 894 950 lekë.

2) Të ardhura si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, 112 500 lekë.

3) Të ardhura si trajnuese, projekti i BERZH-it për trajnimin e gjyqtarëve, 1 500 euro.

Të ardhura Qiradhënie  Të ardhura nga qiraja e apartamentit në Tiranë, 3780 euro, kontrata e lidhur më 1 nëntor 2013, rifreskuar më 1 nëntor 2014.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

1) Bashkëjetuesi Arben Idrizi, të ardhura neto nga paga si sekretar i Përgjithshëm në institucionin e Presidentit të Republikës, 1 490 880 lekë.

2) Bashkëjetuesi, Arben Idrizi dieta, shërbime jashtë vendit në funksionin e sekretarit të Përgjithshëm, 1 885 dollarë.

Të tjera                                    Kursime nga të ardhurat nga paga e vitit 2014, 1 100 000 lekë.

Ardian Dvorani

Emër Subjekti                                                   Ardian Dvorani

Funksioni dhe institucioni                             Gjyqtar – Gjykata e Lartë

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet

1) Të ardhura nga paga si gjyqtar i Gjykatës së Lartë 1 595 860 lekë.

2) Të ardhura nga mësimdhënia, si pedagog i jashtëm i Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Sevasti e Parashqevi Qirjazi”, 32 5382 lekë.

3) Të ardhura nga mësimdhënia, si pedagog i jashtëm i Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Luarasi”, 213 058 lekë.

4) Të ardhura nga mësimdhënia, si pedagog i jashtëm i Shkollës së Magjistraturës. 27 002 lekë.

5) Të ardhura nga mësimdhënie, si pedagog i jashtëm i Shkollës së Avokatisë, 144 000 lekë.

6) Të ardhura nga mësimdhënia por edhe si bashkëhartues i tekstit, trajnues dhe mësimdhënës në projektin e OSBE-së për avokatët e rinj, 3 750 euro.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

1) Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime nga puna si drejtore e Përgjithshme e INSIG sha, 1 137 944 lekë.

2) Bashkëshortja, të ardhura nga shpërblime si anëtare e Bordit të Byrosë shqiptare të Sigurime, 1 800 000 lekë.

Të tjera

1) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 141 528 lekë.

2) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 61 dollarë.

3) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 10 402 lekë.

4) Detyrim për shlyerje huaje nga prindërit, detyrimi financiar i pashlyer, 1 350 000 lekë.

5) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 113 760 lekë.

6) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 654 121 lekë.

Ardian Nuni

Emër Subjekti                                                    Ardian Nuni

Funksioni dhe institucioni                             Gjyqtar – Gjykata e Lartë

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet

1) Të ardhura nga paga dhe shpërblime si gjyqtar i Gjykatës së Lartë, 1 595 860 lekë.

2) Të ardhura nga mësimdhënia, trajnimet dhe aktivitete të tjera ne Shkollën e Magjistraturës, 88 920 lekë.

3) Të ardhura nga mësimdhënia në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, 1 176 861 lekë.

4) Të ardhura nga mësimdhënia në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, 381 456 lekë.

5) Të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin “BEDER”, 150 000 lekë.

6) Të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin Europian të Tiranës, 4 112 euro.

Të ardhura nga Bonuse

1) Të ardhura si pagesë nga aktiviteti me Unionin e Gjyqtarëve, 900 dollarë.

2) Të ardhura nga veprimtaria me “Chemonics International”, 59 400 lekë.

Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh           Të ardhura si anëtar i Grupit Këshillimor pranë ministrit të Drejtësisë, 225 000 lekë.

Të ardhura Qiradhënie  Të ardhura nga qiraja, 7 000 euro.

Të tjera

1) Gjendja cash, shtuar me 1 500 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

2) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 7 000 euro, pjesa takuese 50 %.

Bashkim Dedja

Emër Subjekti                                                      Bashkim Dedja

Funksioni dhe institucioni                             Gjyqtar – Gjykata Kushtetuese

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet

1) Të ardhura nga paga si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, 2 257 073 lekë.

2) Të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm i Shkollës së Magjistraturës, 61 200 lekë.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare  Bashkëshortja, të ardhura nga paga si mësuese tek shkolla “Jeronim De Rada”, 548 588 lekë.

Të tjera                Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiar të pashlyer, – 16 240 561 lekë, e marrë në vitin 2013, me principal 16.8 milionë lekë, afat shlyerje 20 vjet, këst mujor 110 116 lekë, bashkëshortja si dorëzanë.

Gjin Gjoni

Emër Subjekti                                                                 Gjin Gjoni

Funksioni dhe institucioni                             Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë – Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)

1) Para Kesh (Cash) në vlerën 400 000 lekë.

2) Depozitë bankare në vlerën 1 000 dolla

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet

1) Të ardhura nga paga si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, 1 333.652 lekë.

2) Të ardhura si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë 112 200 lekë.

Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh           Të ardhura si anëtar i Bordit të Shkollës së Magjistraturës, 36 000 lekë.

Të ardhura Qiradhënie  Të ardhura nga qiraja e një lokali, në Rr. Bogdani, 24 000 euro.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

1) Bashkëshortja, të ardhura nga tërheqja e dividendit që i përket vitit 2013, për shoqërinë ADFD shpk, 13 000 000 lekë.

2) Bashkëshortja, të ardhura nga tërheqja e dividendit që i përkasin vitit 2013 për shoqërinë ADFD shpk, 36 000 000 lekë.

3) Paga dhe shpërblime si konsulentë ekonomike pranë shoqërisë ADFD shpk, 8 751 000 lekë.

Të tjera

1) Bashkëpronar me bashkëshorten i një kontratë sipërmarrje, 79 000 euro.

2) Kredi në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer – 57 186 euro, me afat 15 vjet.

3) Overdraft në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer – 17 085 lekë.

4) Kartë krediti, kartë e dytë bashkangjitur kartës primare në emër të Elona Çaushit, mbuluar nga Elona Çaushi.

5) Kartë krediti, në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, 1 960 euro.

6) Kredi në një bankë të nivelit të dytë, për blerje makine, detyrimi financiar i pashlyer 3 028 euro.

7) Bashkëshortja, pronare me 100 % e shoqërisë ADFD shpk, me adresë Aba Business Center.

8) Bashkëshortja, pronare me 100 % e shoqërisë Bio-Gourmet shpk, me adresë Rr. “Ibrahim Rugova”.

9) Bashkëshortja, pronare me 100 % e shoqërisë Prestige-Group shpk, me adresë TEG.

10) Bashkëshortja, pronare me 100 % e shoqërisë Best-Buy-Drug-Store shpk, me adresë “Aba Business Center”.

11) Bashkëshortja, pronare me 100 % e shoqërisë Albcos shpk, me adresë “Nasi Pavllo”.

12) Bashkëshortja, pronare me 100 % e shoqërisë Vintage-Neë-and-Second-Hand shpk, me adresë Rr. “Nikolla Tupe”.

13) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 270 495 euro.

14) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 8 998 lekë.

15) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë në Strasbourg, Francë, pakësuar me 10 828 euro.

16) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 147 euro.

17) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 64 lekë.

18) Bashkëshortja, gjendje cash 10 000 euro.

19) Bashkëshortja, kontrata huaje, detyrimi financiar i pashlyer – 160 400 euro.

20) Bashkëshortja, rimbursim shëndeti, shuma e shlyer 767 euro. Bashkëshortja, dhënie borxhi shoqërisë Prestige-Group shpk, detyrimi financiar i pashlyer – 1 500 euro.

Fatmira Hajdari

Emër Subjekti                                                    Fatmira Hajdari

Funksioni dhe institucioni                             Gjyqtar – Gjykata e Apelit

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet    Të ardhura nga paga, 1 222 880 lekë.

Të ardhura Qiradhënie  Të ardhura nga qiraja, 50 000 lekë/muaj.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

1) Të ardhura nga pensioni familjar dhe pensioni suplementar, për ish-bashkëshortin, Azem Hajdari, 720 000 lekë.

2) Djali, të ardhura nga punësimi pranë bashkisë së Tiranës, 787 821 lekë.

3) Vajza, të ardhura nga punësimi pranë kongresit amerikan në SHBA, 2500 dollarë/muaj.

Të tjera

1) Djali, bashkëpronar i një trualli me sip. 890 m2 mbi të cilin një palë e dytë ka ndërtuar një pallati 10-katësh në proces legalizimi, e ku kontrata krijon të drejta pronësie 50 me 50 mes palëve kontraktuese.

2) Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 2 500 000 lekë, detyrimi financiar i pashlyer, 160 000 lekë.

3) Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 19 000 000 lekë, detyrimi financiar i pashlyer, 15 115 193 lekë.

9 komente në “Para dhe pushtet (2): Nga “fukarai” Bashkim Dedja, tej Fatmira Hajdari dhe pasaniku Gjin Gjoni”

  1. Mona says:

    Nje gje nuk kuptoj. Shume nga keta gjykates, japin mesim ne shkolla te ndryshme. Jo ne nje por ne tre kater shkolla. Po ne pune te shtetit kur shkojne keta, apo naten? Per keta nuk zbatohet kodi i punes per 8 ore pune?

    1. loli says:

      O mona, ku thote kodi i punes qe orari eahte detyrimisht 8 ore??

    2. adri says:

      gjin gjoni eshte i varfer perpara fatmira hajdares. fatmira nuk ben gjyqe por sundon. E vetmja qe nuk pyet a ka njeri te gjalle ne shqiperi thua se e ka cliruar. Ajo Duhet larguar e para nga detyra . Eshte e vetmja qe nuk justifikon pasurite dhe parate qe ka me rrogen dhe te ardhurat qe ka marre nga puna. Ketyre soj gjyqtaresh duhet tju sekuestrohet gjithcka pasi eshte pasuria e popullit bile tu merren dhe rrobat e trupit . Keta nuk jane gjyqtare.

  2. syzet e miopit says:

    kjo ishteaspirata perdemokraci, dhe e realizuan ate si demokrazi…..
    shyqyr qe pensionistet nuk lexojne dot per shkak te moshes,
    se me keto shifra do luanin nga mendja

  3. Treviso says:

    E lexova dhe dje artikullin ku fliste per te ardhurat e sistemit te drejtesise, qe se kan bere ndonjehere. Me bene dy gjera pershtypje.
    1- Te gjithe gjygjtaret dalin debitore. Kjo tregon se nuk i del rroga, dhe pse pjestaret e tjere te familjes i kishin te ardhurat me te medha.
    2- Gjygjtare me kursin 3 mujore te Plepave, se 3 muajt e tjera jane lare ne plazh duke u kualifikuar si kurs 6 mujore shkojne dhe japin mesim neper universitete!!
    Profesor Gjin Gjoni me 3 muaj kurs magjistrature?! Cfar kuadrosh pret shteti nga mesimdheja e Gjin Gjonit dhe gjin gjonave te tjere?
    Pres te prononsohet kryeministri dhe ministrija e arsimit qe mendojne se kan bere reforme ne arsim. Si munde ta pranojme si reforme e bere kur neper universitete japin mesim barinj delesh apo dhijshe?

  4. sulo Permeti says:

    Te gjithe pasurine qe ka grabitur azem Hajdari eshte nje perandori e madhe ekonomike.Bashke me te vellane e madh(ish sekretar PPSH ne Tropoje) ,menaxhojne tani gjithcka kane vjedhur e grabitur.Ata e dine sh mire qe Azemi u vra nga dora e Saliut-tani ata po heshtin se i humbasin te gjitha.Kane blere prona si jashte vendit ashtu edhe jashte.Edhe rilindja e Rames ben nje sy qorr,per nje prone te paligjshme gjigande ne rrugen MINE PEZA.Jane shpenzuar mbi 2 milion euro per ta bere sic eshte sot.E menaxhon vellai i Azemit si kafene luxoze,5 kate te tjere rrine bosh qe prej 2010-ai e di sec fsheh aty….Te gjitha objektet rrotull kesaj godine u prishen si te paligjshme,kjo jo qe su prek ,por morri teritor edhe mbi bunkerin e afert me te.Turp per Ramen qe perdor shume fytyra!!

  5. sulo Permeti says:

    Te gjithe pasurine qe ka grabitur azem Hajdari eshte nje perandori e madhe ekonomike.Bashke me te vellane e madh(ish sekretar PPSH ne Tropoje) ,menaxhojne tani gjithcka kane vjedhur e grabitur.Ata e dine sh mire qe Azemi u vra nga dora e Saliut-tani ata po heshtin se i humbasin te gjitha.Kane blere prona si jashte vendit ashtu edhe jashte.Edhe rilindja e Rames ben nje sy qorr,per nje prone te paligjshme gjigande ne rrugen MINE PEZA.Jane shpenzuar mbi 2 milion euro per ta bere sic eshte sot.E menaxhon vellai i Azemit si kafene luxoze,5 kate te tjere rrine bosh qe prej 2010-ai e di sec fsheh aty….Te gjitha objektet rrotull kesaj godine u prishen si te paligjshme,kjo jo qe su prek ,por morri teritor edhe mbi bunkerin e afert me te.Turp per Ramen qe perdor shume fytyra!!
    SULO

  6. edi las vegas says:

    keto injorante te pas 90 kush jua jep kete rruge si me qen ne amerike kur rroga e nje punetori asht 5 dollare dita punes qysh nuk jua ulni rrogat ose i hiqni nga puna dhe merrni njerz te rinje me rroge te ulet

  7. MURAT says:

    KETO JANE HAJDUTET E MODERUAR TE SHQIPTAREVE. PARA PA DJERSE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje