Tahiri përplaset me Adriatik Llallën: Zbardh “21 janarin” dhe vrasjen e deputetit Xhindi

27 Janar 2016, 15:54Politika TEMA
Tahiri përplaset me Adriatik Llallën: Zbardh “21 janarin”

Ministri i Brendshëm i kërkon hapur dhe publikisht Prokurorit të Përgjithshëm të zbardhë ngjarjen e “21 janarit”, ku humbën jetën 4 protestues të opozitës së kohës.

Deklarata nuk ishte vetëm një gjest politik nga salla e konferencave të partisë, por u artikulua në sallën ku ministri dhe kryeprokurori ishin të ftuar në analizën e policisë.

“I nderuar Prokuror i Përgjithshëm ka shumë gjëra që mund të bëjmë më mirë nga trajnimi më i mirë i policisë dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore për të çuar përpara çështjet, nga bashkëpunimi me Prokurorinë, nga delegimi i çështjeve për të mos pasur delegim preferencial nga prokurorët kur disa çështje delegohen edhe disa të tjera jo edhe deri te hetimi, siç e thatë dhe ju i çështjeve të rëndësishme, ngjarje kriminale të cilat kanë ngecur. Ka ngjarje që kanë ndodhur tani afër, ka ngjarje që kanë ndodhur pak më larg por duke filluar nga 21 janari dhe vrasja e katër protestuesve në bulevard, te vrasja e deputetit dhe të shumë ngjarjeve të tjera deri te korrupsioni duhet të ketë veprim aktiv të Prokurorisë dhe Policisë për t’i çuar përpara këto hetime përndryshe qytetarët nuk kanë asnjë motiv që të besojnë se këtu ka ndëshkueshmëri”, deklaroi ministri i Brendshëm.

Prokurori Llalla nuk iu përgjigj drejtpërdrejt Tahirit, edhe sepse kishte folur më herët në panel, por gjatë fjalës shprehu kritika për kapacitetet dhe eficencën e Policisë Gjyqësore.

Llalla ka premtuar arrestime të bujshme, por sot ai ia ka hedhur fajin policisë pse nuk ka ndodhur kjo gjë.

Ai kritikoi kupolën drejtuese të policisë për lëvizjet e shpeshta të oficerëve dhe për vonesat në përgjigjet e ekspertimet shencore .

“Prokurorët kanë shqetësimin për lëvizjet e shpeshta të oficerëve të policisë gjyqësore, gjë e cila ul ritmin e hetimeve. Nga ana tjetër, gjatë vitit 2015 u konstatua një problematikë e spikatur lidhur me ekspertimet në Policinë Shkencore. Burimet e reduktuara në kapacitete njerëzore dhe në mjete teknologjike kanë ndikuar në uljen e ritmit të hetimeve”.

Dosja e “21 janarit” pret prej vitesh një vendimmarrje nga Gjykata e Lartë.

Por Ministria e Brendshme ka depozituar edhe disa padi për ish-ministrin Lulzim Basha për shpërdorim detyre dhe ish-drejtues të lartë të Policisë, për mos ekzekutimin e urdhër-arresteve të prokurorisë.

5 komente në “Tahiri përplaset me Adriatik Llallën: Zbardh “21 janarin” dhe vrasjen e deputetit Xhindi”

  1. grammer says:

    kta shqiptart paskan pjerdh komplet!
    leqe te pjerdh kan qen perjet
    ai titulli ne ekranin e madh esht me gabim drejtshkrimor.
    i ngatrruar nga kuptimi dhe i vendosur ne menyre te papershtatshme gramatikore

    1. e verteta says:

      Po na bon te zgjuarin me me shume gabime drejtshkrimore se ai titull ku qellimisht 21 janari eshte ne thonjza…

      Kesaj i them une kerkese per drejtesi…..ku nje minister del mbi organet kompetente ….dhe jo vetem kjo…duket sikur Tahiri po I bie perqark dhe larg larg qe nje Gramshjot do ta kishte veshtire ta kapte….
      kjo eshte nje shplarje goje nga Taku.

  2. Jimmy says:

    Panel neqoftese nuk e fini nuk eshte shqip por anglisht
    Panel=grup ekspertesh ne nje fushe te caktuar (politike, pushteti lokal apo qendror, naftes e gazit, hidrocentrale, miniera, dhe keshtu me radhe)
    Zoti Mero!
    Gazeta juaj duhet te kete ne politiken e saj perdorimin e fjaleve shqipe, sepse eshte gazete shqipetare.
    Te shkruash ne nje gazete shqipetare fjale te huaja si landfill, bigger, panel, look, cash, training, shopping, cashier, part time, news, live, streaming …. eshte tregus i injorances ne gjuhesi, munges kulture dhe respekt per gjuhen shqipe

  3. durresi says:

    Ishalla o zot nuk e fillon hetimin dhe ia le me mire kolegut te tij qe do ta zevendesoj pasi te behet reforma e drejtesise. Sinqerisht nuk i besoj as ketij dhe as gjygjtareve prandaj do te deshiroja shume qe deri sa drejtesia te reformohet ashtu si duhet eshte mire te mos merren fare me ngjarjen e 21-janarit. Me kete lloj drejtesie pergjegjesit e atij krimi do t’ia hedhin lumit dhe e shlyejne borxhin me drejtesine nje here e mire. Prandaj, do tu thoja familjareve te viktimave qe te bejne edhe pak fare durim…

  4. Ledjon says:

    Arrestime te bujshme thote KRYEprokurori!!!!!!!!!!!!
    Nuk ishte arrestim i bujshem dhe Fullani?????
    C’fare ndodhi me pas u pa,fullani i pafajshem!
    hetimi ndai metes,nuk ishte i bujshem?
    Na dolen me vone 3 ekspert te mare nga nuk e di une,
    dhe nzoren provat e pa verteta,po keshtu, ky zotnia doli i pafajshem!
    Keshtu qe mos na hapni barkun me me muhabete kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje