Historia e Altin Danit, 41-vjeçarit dibran që u dorëzua tri ditë më parë në policinë e Tiranës ka bërë që në rrjetën e një dezinformacioni të hershëm të binte edhe ish-kryeministri Berisha, ku si duket “qytetari dixhital” nuk ka qenë i saktë në dërgimin e informacioneve. Ish-kryeministri, ashtu si edhe media, e përfshinë emrin e Altinit në një histori atentatesh, që sot e asaj dite, në fakt, nuk u mor vesh se çfarë ishin, për shkak të mbiemrit të tij.
Mirëpo, për fatin e keq të Altinit, emri i tij doli në skenë edhe mbrëmjen e së shtunës, ku u tha se, nën efekte të rënda alkooli, qëlloi me armë mbi një loto-sporti. Aty rikthehet në skenë Altin Dani, personi për të cilin Sali Berisha thuri edhe një status të gjatë në lidhje me ndikimin e tij në qarqe të caktuara të policisë e deri tek ministri i brendshëm.
Por ishin familjarët e Altinit që reaguan publikisht dhe komunikuan me Berishën, të cilit i kanë bërë me dije jo vetëm që nuk kanë të bëjnë me personin dhe personat që aludon ish-kreu i qeverisë, por madje ata s`janë bërë kurrë pjesë bandash as organizatash kriminale.
Kështu, ndodh që për herë të parë, Berisha të dalë publikisht dhe të përgënjeshtrojë gjithçka që kishte thënë në lidhje me Altinin, ndërsa “Shekulli” kontaktoi vëllanë e Altinit, Albanon, i cili jeton dhe punon në Itali. Albano teksa rrëfen dialogun në Facebook me Berishën, tregon:
“Dua vetëm diçka të dalë në dritë; ne s`jemi familje e atij lloji, që të jetojmë me krime. Kurrë në jetën tonë nuk kemi marrë para që s`ka dalë nga puna dhe djersa jonë. Unë jam dibran dhe Berisha e di fort mirë çdo të thotë me qenë familje me parime”.
Që prej momentit që Albano ka marrë informacionin për sherrin që kishte bërë Altini në Kombinat ka nisur të shkruaj në Facebook dhe t`i lutet vëllait të tij që të dorëzohet në polici. Lutjet i ka bërë publike dhe se për asnjë moment nuk është fshehur me idenë se vëllai i tij është ai “krimineli i frikshëm” prej të cilit duhet të fshihen pjesa tjetër e familjes, fisit apo shoqërisë.
Po ja si e tregon Albano çfarë po kalojnë gjithë familje me rastin e përfshirjes së emrit të Altinit në një histori atentatesh.
“Në atë moment kur e mora vesh nuk dija se çfarë të bëja. Fakti që nuk jam në Shqipëri as unë dhe as vëllai tjetër, i ka mbetur motrës që të lëvizë me gjithçka që i duhet për këtë rast. E vetmja gjë me të cilën mund ta ndihmoja motrën ishte t`i lutesha të dorëzohej, por pa ditur se si do të vijonte të lakohej emri i tij. Shkruajta në Facebook, duke iu lutur si fëmijë pasi unë e di mirë se si jetohet atje dhe se mendova se gjithçka do të shkonte mirë. Kur shoh emrin e tij nëpër TV dhe të nesërmen nëpër gazeta. Më iku mendja. Sërish e njëjta histori si një vit më parë. Kot më kot telefonove disa prej tyre, kuptohet atyre që munda tua siguroj numrin, por përgjigja që mora ishte: Kështu na e ka dhënë policia!
Atëherë doli Sali Berisha, doli edhe ai e shkruajti atë me të cilën po më çmendnin mediat. Po me atë, sigurisht që komunikohet shumë herë me lehtë se sa me mediat, komunikohet shumë herë më lehtë se sa me persona që ma përfshinë emrin e tim vëllai në një histori vrasjesh. Jo, ne s`jemi ashtu. Ne jetojmë në hallin tonë”, shprehet ai për gazetën Shekulli.
Ditën e djeshme në llogarinë personale të Sali Berishës, në Facebook, në krye të statuseve zinte vend edhe përgënjeshtrimi mbi gjithçka kishte thënë në lidhje me Altin Danin.
Ai saktësonte:
“Altin Dani nuk ka asnjë lidhje me bandën e Milit të Partisë, leitnati i Milit quhet Gilmondo Dani! Të dashur miq, autori i breshërive të kallashnikovit në Kombinat, të dielën në darkë, Altin Dani, nuk ka asnjë lidhje me bandën e Milit të Partisë as dhe me leitnantin e kësaj bande Gilmond Dani, që u plagos kohë më parë në përpjekjen në rrugën e Kavajës dhe Qaf Kashar. Dikush, me qëllim, dezinformoi mediat dhe serviri Altinin për Gilmondin. Kështu që, në statusin e hedhur për këtë çështje dua të saktësoj se nuk është Altini, por Gilmondi, personi që u ndalua nga një inspektor i policisë dhe që u lirua pasi ndërhyri direkt nga poligoni ku po bënte qitje me Milin dhe Saje qorrin, Ardian Çipa dhe, më pas drejtori i policisë së Qarkut të Durrësit, Pleurati që ka të deklaruar 3.2 milionë euro në bankë”.
Po sipas jush mqse ska qenë me bandën e Shullazit shumë mirë ka bëre që ka qëlluar me automatik pikën e basteve ; hajde kadahar hajde po mire mo sju bën më përshtypje jini mësuar me gjendjen e atjeshme, diçka krejt normale të kercasin plumbat pse si anulluan skedinen me ndeshjet e mbaruara. Sipas teje z.Mero duhet të merremi me Saliun që ngaterroi emrin sesa me veprimin e këtij apo jo ; Këta mqse janë të ndershëm armët pse i mbajnë me vete apo punë cubash!!!
O burra te perdorim kallashin qe te gjithe se jemi te justifikuar se nuk jemi ne banden e Shullazit. Pika gazetarit
Kjo asht si puna e Mark Frrokut qe s’ka ken kurre ne Belgjike …… Pune kriminelash! Edhe ne harte shqipnia duket si fole grethash. Mjere ai vend per ke ka mbete.
Ore, c’eshte ky perbindesh keshtu?! Nuk i mjaftuan 25 vite qe e shkerdheu (ndjese) Shqiperine, sic i kishte marre porosite penicilina dhe doli pa i hyre ferra ne kembe, qe na i nxiu jeten me Te enjtat e tij parlamentare llapaqeneshe e shpifarake, si nje grua e keqe, ose RROSHKOPE, si thone ne Myzeqe, tani me kete “qytetarin dixhital”, ky superagjent e hiperpsikopat i kalibrit nderkombetar, po i trazon jeten shqiptareve te ndershem, te cilet ne vend qe te nxjerrin buken e gojes me ndershmeri e te qete, duhet te mobilizohen e te vene ne levizje gjithcka per te pergenjeshtruar kete te cmendur te papermasuar. E, pra, ai vicidolas e di mire, qe kur nuk hyn ne pune pleqesia, hyn ne pune…E di vete ai. Perbindeshi sikur thote “Ja ku me keni, une e kam hallall dhe e bej hallall e borxhperdite. C’prisni”
E, besa s’duhet me ia prishe kaq vone qejfin, ketij qelbaniku, qe e qelbesoi tere jeten e vendit, pasi jo vetem qe s’i dhemb koka per halle jete, por ka mbetur pa marre titullin sulltan apo te quhet sheiku i vendit me te varfer ne Europe.
hahahaah te hodhi hi syve sikurse ilir meta per 21 janarin